“Stardust”, filmi biografik për muzikantin David Bowie

Tashmë janë publikuar pamjet e para të filmit biografik të ikonës së muzikës David Bowie.

Filmi me titull “Stadust” e sjell historinë e Bowiet, i personifikuar në film nga Johnny Flynn, në udhëtimin e tij të parë në Amerikë, në vitin 1971, vizitë kjo e cila thuhet se e ka inspiruar në krijimin e personalitetit të njohur si Ziggy Stardust.

Klipin e parë të filmit e ka publikuar portali “Variety” dhe në të e shohim Bowien duke i ndarë brengat rreth albumit të tij me publicistin Ron Oberman, i cili në film portretizohet nga aktori Marc Maron.

Në filmin “Stardust” luan edhe aktorja e njohur e filmave “The Hunger Games”, Jena Malone, e cila e portretizon gruan e parë të muzikantit, Angie. Regjinë e këtij projekti biografik e ka bërë regjisori i shpërblyer me çmim “Emmy”, Gabriel Range, ndërsa skenari është punuar nga Christopher Bell.

Familja e Bowie e kishte distancuar veten tërësisht nga ky film. Djali i tij regjisor, Duncan Jones, e kishte konfirmuar se nuk e kanë autorizuar realizimin e filmit “Stardust”, dhe muzika e babait të tij nuk do të përfshihej në këtë projekt.

Filmi ishte planifikuar të lansohej në kuadër të festivalit të filmit “Tribeca”, por kjo ngjarje është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavisurit. Prandaj “Stardust” do të transmetohet përmes një portali online, ndërsa nëpër kinema do të filllojë së shfaquri në fund të këtij viti. / KultPlus.com

Së shpejti filmi biografik për Michael Jacksonin, por pa akuza

Producenti i ”Bohemian Rapsody”, Graham King, e ka filluar një projekt të ri. Mediat amerikane raportojnë se edhe mbreti i popit, Michael Jackson, do ta ketë biopikun e tij. King po e studion trashëgiminë e mbretit të popit për ta bërë një film kushtuar jetës dhe arritjeve të tij muzikore.

Skenari i filmit nuk do të përqendrohet në pjesët kontroverse të jetës së Michael të paraqitura në dokumentarin “Leaving Neverland”, i cili e ka ndarë publikun në ata që e dënojnë mbretin e popit dhe ata që nuk u besojnë akuzave.

Image

T’ju rikujtojmë se qysh në fillim të vitit u publikua dokumentari i lartpërmendur, i cili bën fjalë për historinë e James Safechuck (41) dhe Wade Robson (36), shkruan KOHA Ditore. Ata pretendojnë se ishin abuzuar seksualisht nga Jackson, ndërsa në film zbuluan sekrete të shumta të ndyra dhe të errëta të ish-yllit të popit.

Në pronën e madhe të Jacksonit ekzistonin hapësira të shumta me tematikë, ku ai u shoqërua me fëmijët, si dhoma rozë, ajo e trenit dhe dhoma ushtarake. Edhe pse ai për vete pohoi se vetëm i pëlqente të shoqërohej me fëmijët, edhe para se të dilte dokumentari ishte përfolur për vite me radhë se në rançin “Neverland” po zhvilloheshin lojëra pedofilike.

Image

Jackson ka qenë shok për vite me radhë me Macaulay Culkin, yllin e filmit “Home Alone”. Ishte spekuluar se Culkin ishte një nga viktimat e Jacksonit, por aktori i ri gjithmonë e kishte mohuar këtë, duke u thënë të gjithëve se ata e kishin pasur një miqësi të mrekullueshme. / KultPlus.com