Rachel Zegler, e cila do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë në dhjetor, në “West Side Story”, të drejtuar nga Steven Spielberg, pritet të luajë princeshën e Disney-it, Borëbardhen, në një “live-action” të historisë së këtij filmi.
“Aftësitë e jashtëzakonshme vokale të Rashelit janë vetëm fillimi i dhuratave të saj. Forca, inteligjenca dhe optimizmi i saj do të bëhen një pjesë integrale e rizbulimit të gëzimit në këtë përrallë klasike të Disney,” tha drejtori Marc Webb në një deklaratë, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.
Webb, filmat e tjerë të të cilit përfshijnë “(500) Days of Summer” dhe “The Amazing Spider-Man”, është nënshkruar për të drejtuar shfaqjen e re të Snow që nga maji 2019.
Prodhimi parashikohet të fillojë në vitin 2022. / klankosova.tv / KultPlus.com
“N’art + woof films” është një nga studio më të mëdha multidisiplinare në Kosovë, veprimtaria e së cilës e përfshinë industrinë e filmit, marketingut si dhe dizajnit grafik.
Qëllimi i kësaj
studioje është t’i rrënojë kufijtë e komunikimit vizual, por njëkohësisht të
injektojë vlera narrative dhe artistike në këto fusha.
Ideja bazë është që të
krijohet mundësia për të fuqizuar imagjinatën dhe për ta ruajtur energjinë
krijuese si edhe potencialin.
E gjithashtu të
krijohet dëshira për inovacion dhe përvoja të reja.
Prodhimet e studios
kanë dalë edhe jashtë hapësirave shqiptare, e janë përzgjedhur për pjesëmarrje
në festivale të njohura ndërkombëtarisht.
Kjo studio së fundmi ka
hapur një audicion për filmin e metrazhit të gjatë artistik “Hotline” me skenar
dhe regji të Dren Zherkës.
Për të konkuruar në
këtë audicion, detajet mëposhtë.
Për filmin e
metrazhit të gjatë artistik “Hotline”
me skenar dhe regji nga Dren Zherka.
Për role të ndryshme, duke filluar nga kryesore, dytësore e role të treta.
Ftojmë dhe inkurajojmë të aplikojnë edhe personat që nuk janë aktorë apo nuk
janë duke studiuar aktrimin.
• Aktore / Femra (Mosha 20-60)
• Aktorë / Meshkuj (Mosha 20-60)
Të
interesuarit të dërgojnë në email adrësen e produksionit:
[email protected] së paku 3 foto të kandidatit/es me këto informata:
• Emri dhe mbiemri i plotë i kandidatit/es
• Data e lindjes dhe vendbanimi aktual
• Informatat e kontaktit (emaili dhe telefoni)
Aktorëve
profesional ju rekomandohet të dergojnë “showreel” apo skena te
shkëputura nga filmat e xhiruar paraprakisht.
Rekomandohet por nuk është obligative edhe një video e shkurtë e kandidatit/es
(jo më e gjatë se 3 min. ku tregon diçka rreth vetës ose tregon ndonjë
eksperincë të veçantë që ka përjetuar).
Në subjekt të emailit të specifikohet emri dhe mbiemri, gjinia dhe mosha. Pas shqyrtimit të materialit të dërguar, produksioni do t’i kontaktojë kandidatët potencial për audicion. /KultPlus.com