Filmi artistik “Sirin”, sipas skenarit të Klaudija Botino dhe Senad Šahmanović, me regji të Senad Šahmanović, kompania e produksionit “Cut-Up” d.o.o. nga Podgorica, është filmi kandidat i Malit të Zi për Oscar-in e 96-të të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit në kategorinë e Çmimit Ndërkombëtar të Filmit në vitin 2023.
Vendimi është marrë njëzëri nga Komisioni Përzgjedhës i Ministrisë së Kulturës dhe Medias, i përbërë nga: Sehad Çekiq, producent – kryetar dhe anëtarë: Relja Erakoviq, drejtor i fotografisë, Gojko Berkuljan dhe Vuk Markoviq, regjisorë, Vesna Vujosheviq Laboviq dhe Julija Milaçiq. Petrović Njegoš, aktore dhe Biljana Vušovic, producente.
Nominimi për Oskar vjen pas një procesi të rreptë të seleksionit, ku filmi “Sirin” u dallua për narrativën e tij të fuqishme dhe performancën e jashtëzakonshme të aktorëve.
Rikujtojmë se një rol të rëndësishëm në këtë film e luan aktorja kosovare Maylinda Kosumovic.
Filmi “Sirin” këtë javë do të ketë premierën e tij edhe në Kosovë në festivali PriFest ku është edhe pjesë në programin kryesor garues të filmave të metrazhit të gjatë ballkanik.
Co-producent i këtij filmi është edhe Buka Production nga Kosova. / KultPlus.com
PriFest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, sonte nis edicionin e tij të 15-të, i cili do të mbahet nga 12 deri më 17 shtator 2023. Festivali premton një linjë tjetër emocionuese të kinemasë ndërkombëtare dhe rajonale, por të gjithë sytë janë te filmi i hapjes, “Toka brenda meje” (“The Land Within”), nga regjisori Fisnik Maxville.
Përveç filmit të regjisorit Maxville, PriFest do të sjellë edhe një mori filmash, ndërsa në programin kryesor garues të filmave të metrazhit të gjatë ballkanik, e në këtë kategori janë pesë filma.
TOKA BRENDA MEJE – nga Fisnik Maxville/ Zvicër, Kosovë/ Premierë Kosovare (118 min)
Pas shume vitesh ne mërgim, Remo, jetim, kthehet në fshatin e tij të fëmijërisë në Ballkan. Ai duhet të ndihmojë kushëriren e tij te adoptuar, Una, me zhvarrosjen e një varri masiv që përmban shumicën e anëtarëve të familjes së tyre të varrosur atje gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekrete familjare që do t’i bëjnë Remon dhe Unen të vënë në dyshim të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Një film mbi mundësinë e së vërtetës në një vend që di vetëm mbijetesën.
SIRIN – nga Senad Sahmanovic/ Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Herzegovinë/ Premierë Kosovare (90 min)
Ngjarja ndjek Natalinë, e cila u largua nga ish-Jugosllavia menjëherë pas fillimit të luftërave të viteve te 90-ta. Ashtu si shumë njerëz të tjerë nga kjo zonë, ajo emigroi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë dhe një të ardhmeje më të sigurt. Pas disa vitesh të kaluara jashtë vendit, ajo dëshiron të përshtatet plotësisht me jetën në një mjedis të ri, me dëshiren qe të ndryshojë identitetin e saj dhe të fshijë origjinën e saj. Një rast i pazakontë ligjor në lidhje me trashëgiminë e një gruaje të moshuar të pasur që nuk kishte familje do ta kthejë atë në vendin e saj të origjinës, në Mal tëZi.
BLAGA’S LESSONS – nga Stephan Komandarev/ Bullgari, Gjermani/ Premierë Kosovare (90 min).
Një mësuese e pensionuar e cila ka mbetur e vejë së fundmi bie pre e një mashtrimi telefonik, duke i humbur kështu kursimet e jetës dhe duke mbetur pa para për varrin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Jeta e saj përmbyset kur e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për t’i kthyer paratë e saj, deri sa merr një ofertë joshëse por të dyshimtë për punë. Gjithcka ndryshon kur ajo i merr gjërat në duart e saj dhe paratë fillojnë të qarkullojne, këtë herë duke shfaqur atributin e saj më të çmuar: Vlerat e saj, pasi ajo transformohet ngadalë në mashtruese. Në këtë dramë/thriller, Stephan Komandarev (“Drejtimet” Un Certain Regard 2017) rrëfen hap pas hapi udhëtimin e një gruaje që vërtitet në ciklin vicioz të realitetit të jetës jashtë rehatisë së saj.
ESCORT – nga Lukas Nola/ Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosovë/ Premierë Kosovare (120 min).
Në një udhëtim pune, Miro kalon natën me një eskortë për herë të parë në jetën e tij pasi dikush ia çon në dhomë të hotelit. Pasi bëjnë seks, ai e gjen vajzën të vdekur në tualet. Miro, një burrë i suksesshëm dhe i lumtur, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, mbulon aksidentin fatkeq me ndihmën e dy punonjësve të hotelit. Megjithatë, së shpejti ato fillojnë t’i kërkojnë t’ua kthejë të mirën. Në fillim janë gjëra të vogla, por shpejt kërkesat e tyre dalin jashtë kontrollit. Dy bashkëpunëtorët në “krimin” e tij luajnë papritur një rol të madh në jetën e tij që nuk do të jetë kurrë e njejtë.
NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR – nga Gentian Koçi/ Shqipëri, Portugali, Greqi, Kosovë/ Premierë Kosovare (99 min).
Dy vëllezër në të tridhjetat me probleme dëgjimi , binjakë identikë dhe të pandashëm, zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen gradualisht, por në mënyrë të pakthyeshme. Ata luftojnë plot emocione për t’i dhënë kushteve të tyre ekzistenciale të patolerueshme një kthesë tjetër.
PriFest do të mbajë sonte ceremoninë e hapjes në ora 19:00 në Kino Armata, ndërsa filmi pasues nis në ora 19:30. / KultPlus.com
Festivali i Filmit në Venecia këtë vit mirëpriti jo pak nga regjisorët, aktorët e producentët shqiptarë.
Kujtojmë që Erenik Beqiri me filmin “A Short Trip” fiton çmimin e filmit më të mirë të shkurtë “Best Orizzonti Short” në festivalin prestigjioz të filmit në Venedik. Me këtë çmim, Beqiri me filmin e tij gjithashtu fituan nominimin e festivalit për garën e filmit të shkurtë në European Film Awards 2023 (EFA).
Filmi si produksion francez dhe me kastë të aktorëve nga Shqipëria dhe Kosova, ka hapur rrugën edhe për suksese të tjera të shumta.
Ndërkaq, filmi “Housekeeping for Beginners” nga Goran Stolevski me bashkëproducente nga Kosova Blerta Bashollin, u shfaq premierë më 6 shtator në Venecia Orizzonti, i cili fitoi çmimin “Queer Lion”, poashtu në Festivalin e Filmit në Venedik.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka uruar regjisorët, aktorët dhe gjithë ekipet e filmave për këtë sukses.
Filmi i parë pjesëmarrës nga Kosova në Festivalin e Venedikut ishte “Ballkoni” nga regjisorja Lendita Zeqiraj në vitin 2013.
Ndërsa në vitin 2021 filmi “Vera Anderron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit fitoi çmimet ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 vjet’. / KultPlus.com
PriFest po i numëron ditët deri në hapjen e edicionit të 15-të, e që për këtë edicion tashmë janë prezantuar disa nga kategoritë e prezantimit, shkruan KultPlus.
Në këtë vit, Industria e Filmit të Izraelit do të jetë në fokus të PriFest, për të cilën kanë njoftuar edhe organizatorët. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e këtij festivali.
Focus: Israel
Jemi të lumtur të ju njoftojmë që sivjet Focus Programi tradicional i PriFest do të përqendrohet te industria filmike e shtetit të Izraelit.
Me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Kosovë, në PriFest do të vijnë kineastë dhe organizatorë të festivaleve nga Izraeli, për t’i prezantuar filmat dhe projektet e tyre, si dhe për të marr pjesë ne platformën rajonale të industrisë së filmit PriForum.
4 projekte izraelite do të garojnë në Best Pitch, ndërsa do të shfaqen 1 Premierë Botërore, 1 Premierë Ndërkombëtare dhe 1 Premierë Kosovare si pjesë e programit Focus: Israel. Tri filmat që do të shfaqen janë:
Karaoke nga Moshe Rosenthal, Izrael / Premierë Kosovare (103 min)
Meir dhe Tova (60) jetojnë një jetë të klasës së mesme në periferi të një qyteti të qetë, të rrënuar nga një ndjenjë e pashprehur e zhgënjimit dhe keqardhjes. Kur Itsik Marziano (55), i cili më parë punonte si agjent i modeleve në Miami, vjen për të banuar në ndërtesën e tyre, epshi i tyre për jetën rindezet. Çifti magjepset nga beqari ndërkombëtar mendje-hapur, i cili nuk u nënshtrohet pritshmërive sociale. Meir përpiqet të ndryshojë pamjen e tij, në përpjekje për t’u shndërruar në një njeri modern, ndërsa Tova përpiqet ta kthejë Itsikun në mikun e tyre më të mirë. Por shumë shpejt, ata obsesionohen me Itsikun dhe shtyhen me fqinjët e tyre për pëlqimin e tij. Në përpjekjen e tyre për ta bërë atë për vete, e gjithë ekzistenca e tyre iu kthehet mbrapsht.
Bound nga Yotam Nissim Sas, Izrael / Premierë Ndërkombëtare (15 min)
Në periferi të Jerusalemit, një grup fëmijësh përfshihen në një luftë që del jashtë kontrollit drejt pasojave katastrofike. “Bound” paraqet mënyrën se si dhuna e formëson hierarkinë, por shpëtimi vjen vetëm me sakrificë e dhembshuri.
Revived nga Uriya Hertz, Izrael / Premiere Botërore (17 min)
Një natë në një gej bar në Jerusalem, Aaroni e humb çantën e tij. Në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi pa të, ai merr ndihmë nga Sefi, banakieri. Fatet e të dyve do të lidhen sonte.
Së fundmi, Kosova dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje bilaterale për koproduksion të filmave. PriFest do ta organizojë një diskutim me panel gjatë festivalit për ta prezantuar këtë traktat dhe për të eksploruar mundësi të reja për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet industrive filmike të dy shteteve.
Shkëlqesia e Saj Tamar Ziv, Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, shprehi kënaqësinë e saj për praninë e madhe të kineastëve izraelitë në edicionin e 15 të PriFest, që do të mbahet gjatë përvjetorit të 75-të të Pavarësisë së Izraelit dhe përvjetorit të tretë të njohjes së Kosovës nga Izraeli. “Me marrëveshjen në fushën e koproduksionit kinematografik, unë besoj që bashkëpunimi jonë vetëm do të thellohet. Dua ta falenderoj PriFest-in dhe Drejtorin Fatos Berisha që e kanë vënë në fokus Izraelin sivjet, si dhe që i kanë ftuar 12 kineastë dhe organizatorë të festivaleve nga Izraeli për të marr pjesë në këtë festival të rëndësishëm. Jam e bindur që vitin tjetër do të shohim një rritje të numrit të koproduksioneve ndërmjet Izraelit dhe Kosovës”, tha Ambasadorja Ziv.
Drejtori i PriFest, Fatos Berisha, tha se e pret me ëndje Programin Focus të këtij edicioni: “Kënaqësi e madhe është për neve që po e presim një delegacion të madh të kineastëve nga Izraeli. Dua ta falenderoj znj Ambasadore Tammy Ziv për mbështetjen e saj. Ne në PriFest besojmë se ky është fillimi i miqësive dhe bashkëpunimeve të reja ndërmjet kineastëve të dy shteteve”.
PriFest do ta mbajë edicionin e 15 nga 12-17 shtator në Kino Armata, Prishtinë.
Filmi i Christopher Nolan ka kaluar shifrën prej 550 milionë dollarësh në arkat globale dhe është pritur me kritika të mira.
I shfaqur në kinema muajin e kaluar, Oppenheimer është një biografi tre-orëshe mbi sprovat dhe mundimet e fizikanit teorik J Robert Oppenheimer, personazh i interpretuar nga Cilian Murphy, dhe shpikjen e bombës atomike .
Pjesa më e madhe e filmit ka të bëjë me punën e Oppenheimer në laboratorin e Los Alamos të kohës së luftës dhe përndjekjen e tij politike të mëvonshme në duart e zyrtarit qeveritar Lewis Strauss, i luajtur nga Robert Downey Jr në film.
“The Independent”, shkuran se sipas parashikimeve më të fundit nga Box Office Mojo, Oppenheimer tejkaloi rekordin e mëparshëm, Dunkirk , i realizuar gjithashtu nga Nolan, i cili arriti në 527 milionë dollarë në arkat botërore. Filmi luajti Tom Hardy, Harry Styles dhe Murphy, dhe është vendosur në sfondin e evakuimit të Dunkirk gjatë Betejës së Francës./ KultPlus.com
Vetëm tre javë nga premiera e filmit në kinema dhe shkrimtarja/regjisorja, Greta Gerwing, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke kapur shifrën e 1.03 bilion dollarë.
Gerwing është regjisorja e parë femër që ka arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Duke u nisur nga fenomeni i “Barbenheimer”, nuk është aspak e çuditshme që “Barbi” ka arritur këtë sukses. Dhe për të qenë realist, suksesi i pabesueshëm i kukullës, thuajse ishte i pritshëm.
“Kam rreth 30 vite në këtë biznes dhe fenomeni “Barbie” apo “Barbenheimer”, aq sa është i paprecedentë, ishte dhe paparashikueshëm,” shprehet Paul Dergarabedian, analist mediatik në Comscore.
Sipas Dergarabedian, vetëm 50 filma në histori, duke marrë parasysh edhe inflacionin, kanë mundur të arrijnë shifrën bilion dollarë.
Ai ka shtuar gjithashtu se fushata e marketingut për filmin, ishte treguesi i parë që “Barbie” do thyente rekorde në shikueshmëri.
Në një intervistë të dhënë rreth një muaj më parë për Collider, Margot Robbie, e cila luan edhe rolin kryesor në film, është shprehur mjaft e sigurt për suksesin e filmit.
“Mendoj se ju kam thënë që mund të kapin shifrën një bilion dollarë, që ndoshta po e teproja, por kisha besim në filmin që po bënim”, ka thënë aktorja.
Pavarësisht kritikave që mund të ketë marr, “Barbie” është padyshim fenomeni i këtyre ditëve. / KultPlus.com
Filmi kosovaro-shqiptar “I Love You More,” me skenar dhe regji nga Erblin Nushi, do të ketë premierën botërore në Vancouver Queer Film Festival, përcjell KultPlus.
Prodhuar nga Tilia Entertainment (KS) dhe Action Production (SHQ) ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosoves dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Në “I Love You More” dëshira shumë e nevojshme për t’u dashuruar, e detyron Benin të vendosë familjen dhe ëndrrat e tij në linjë për një djalë që nuk e takoi kurrë.
Në këtë film në rolet kryesore luajnë aktorët: Don Shala, Shengyl Ismaili dhe Luan Jaha.
PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – do ta mbyll programin garues të filmit të metrazhit të gjatë në edicionin e 15-të të festivalit, me shfaqjen e filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, të regjisorit Gentian Koçi dhe producente Blerina Hankollari, përcjell KultPlus.
Drejtori i festivalit Fatos Berisha shprehi gëzimin e tij që Programi Garues i filmave Ballkanik do të mbyllet me një koproduksion të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Jam shumë i lumtur që sivjet do ta hapim dhe mbyllim programin garues me filma që janë koproduksione me Kosovën”, tha ai. “Për më tepër, këta filma veç se janë dëshmuar me premiera botërore në festivale të kategorisë A”.
Shfaqja e “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” demonstron përsëri përkushtimin e festivalit për të sjellur para publikut filma që festojnë trashëgiminë e pasur kinematografike të rajonit.
Ky film është përzgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë në Oscars.
“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është produkt i një bashkëpunimi mbresëlënës ndërmjet Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës. Në film luajnë aktorë të shquar si Edgar Morais, Rafael Morais dhe Drita Kabashi, aktore me origjinë nga Kosova e cila po luan për herë të parë në një film në gjuhën shqipe.
Disa prej aktorëve tjerë nga Kosova që luajnë në film janë Shkumbin Istrefi, Hajat Toçilla dhe Alban Goranci. Producent kosovar i filmit është Liridon Cahani.
Ky film është përkrahur nga Qendrat Kinematografike të Shqipërisë dhe Kosovës.
Filmi e dërgon audiencën në një udhëtim emocional në Tiranën e sotme. Agimi dhe Gëzimi, dy vëllezër binjakë identikë në të tridhjetat, që nuk dëgjojnë që nga lindja, jetojnë nën të njëjtën çati. Ana, e dashura e Gëzimit, një vajzë tejet e hareshme, i viziton ata shumë shpesh. Një mbrëmje, Agimi në timon, duke u kthyer në shtëpi bashkë me Gëzimin, kur papritur shikimi i tij turbullohet. Për pak sa nuk ndodh një aksident fatal! Tek okulisti, disa ditë më vonë, dy vëllezërit zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje shumë të rrallë gjenetike, ata do të verbohen me shpejtësi të ndryshme, por në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme. Të zhytur ngadalë drejt një errësire të heshtur e të padurueshme, në pamundësi për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe me botën, me Anën të vetme përkrah tyre, dy vëllezërit duhet të marrin së bashku një vendim të fortë rreth një filxhani kafeje, me këpucë të reja veshur.
“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” e pati premierën botërore në programin kryesor garues të Tallinn Film Festival.
PriFest ka kënaqësinë ta prezantojë premierën kosovare të “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” në edicionin e 15-të. PriFest do të vazhdojë me përkushtim ta promovojë kinemanë kosovare dhe rajonale, si dhe filmbërësit e saj.
Nga 12 deri më 17 shtator, PriFest do të shfaq një përzgjedhje të shkëlqyeshme të filmave, kështu që ruani datat dhe ejani ta shijojmë së bashku mrekullinë e filmit. / KultPlus.com
Shfaqja e filmit “Oppenheimer”, në kinematë e Kosovës krahas me kinematë në tërë botën, përveç Japonisë, krijon ndjesinë e të qenit i barabartë me qytetarët e globit, të paktën në këtë segment. Kjo ndjesi është tejet e rëndësishme kur dihet fare mirë se në vendet si Kosova qytetari ballafaqohet me shumë sfida dhe pabarazi. Prandaj, për mua, fakti se edhe ne tash kemi mundësi ta shohim këtë film paralelisht me qytetarët e botës është jo vetëm lajm i mirë por edhe përparim.
Entuziazmi për ta parë filmin “Oppenheimer”, është i lartë, duke marr parasysh se është projekt ambicioz i regjisorit Christopher Nolan dhe njëherësh, një prej filmave më të pritur të këtij viti.
Filmi paraqet një vështrim biografik të një prej personazheve më të diskutueshme dhe më interesantë në historinë amerikane. I bazuar në biografinë e vitit 2004 “Prometheu Amerikan: Triumfi dhe Tragjedia e J. Robert Oppenheimer” të fizikanit teorik J. Robert Oppenheimer, udhëheqësit të Projektit Manhattan që prodhoi armët e para bërthamore, shkruar nga Kai Bird dhe Martin J. Sherwin për një periudhë njëzet e pesë vjetësh. Këtu, Nolan trajton një nga trashëgimitë më të kontestuara të shekullit të 20-të – atë të J Robert Oppenheimer, “babai i bombës atomike” si një enigmë matematikore që duhet zgjidhur.
Filmi nis me mitin e Prometheut, me fjalët: “Prometheu e vodhi zjarrin prej perëndive dhe ia fali njeriut, për këtë ai u lidh në një shkëmb dhe u torturua përjetësisht.” Ndryshe nga Prometheu shprehet Oppenheimer pas testit të parë të bombës atomike Trinity duke cituar një rresht nga një shkrim i shenjtë hindu “Tani unë jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”, i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme dhe të tmerrshme të bombës atomike që ai kishte krijuar.
Rrëfimi nuk është linear, ngjarjet shfaqen paralelisht duke kapërcyer nga fundi në mes dhe fillimi në fund. Pra historia nuk ndërtohet gradualisht; përkundrazi, Nolan të hedh papritur në vorbullën e jetës së Oppenheimer me skena të gjalla të tij gjatë periudhave të ndryshme dhe sfidave të cilat e përcjellin. Në Oppenheimer, jeta private, e brendshme dhe politike e njeriut është një, secila komponent e këtij ekuacioni të madh e përcakton shpirtin e një njeriu. Duket se motivi për t’iu përveshur punës në krijimin e bombës atomike, gjatë luftës së dytë botërore ishte që Amerika ta ketë një armë të tillë e para Gjermanisë, duke pas parasysh përparimin e nazizmit dhe siç shprehet Oppenheimer “t’i jepet fund të gjitha luftërave” por siç duket ai ishte tepër naiv për të kuptuar se krijimi i bombës atomike edhe mund të ndihmoj në përfundimin e luftës por me çfarë çmimi për njerëzimin!
Periudha të ndryshme të jetës së tij shfaqen në film, duke nisur nga koha e tij në Gjermani si doktorant, deri në pozitën e profesorit në UC Berkeley ku edhe bënë emër si studiues i fizikës kuantike. Por në thelb ai është më shumë se kaq, aty e shohim se ai u dërgon para antifashistëve që luftojnë në Luftën Civile në Spanjë, se nxit sindikalizimin e punëtorëve dhe profesorëve të laboratorit dhe mbështet komunistët vendas por asnjëherë nuk bëhet anëtarë i partisë komuniste megjithëse inkurajohet nga vëllai i tij. Në një grupim komunistësh ai e takon gruan e tij të ardhshme e cila po ashtu ishte komuniste.
Fillimi i filmit nis me seancën dëgjimore të vitit 1954 të Komisionit të Energjisë Atomike të SHBA-së e cila rezulton me akuzën se Oppenheimer (ndër të tjera) kishte fshehur lidhjet e tij me komunizmin. Kjo si duket ishte mënyra e qeverisë për ta heshtur atë, pasi që në periudhën e pasluftës qëndrimet e tij për çështjen e armëve bërthamore ndërrojnë dhe nuk përputhen me qëndrimet e Amerikës në Luftën e Ftohtë. Seanca dëgjimore ishte kapitulli më i errët i jetës së Oppenheimer.
Në fund të filmit, Oppenheimer më në fund kupton atë që shumë nga kolegët e tij e kanë thënë që në fillim. Asgjë nuk do të jetë e njëjtë për shkak të tij. Nuk ka paqe tani, ka vetëm frikë nga asgjësimi bërthamor.
Përfundimisht filmi e bënë atë që edhe duhet ta bëjë, e dramatizon jetën e Oppenheimer dhe njerëzve të tjerë historikisht të rëndësishëm në orbitën e tij në mënyrë estetikisht të guximshme. Pothuajse të gjitha personazhet dhe të gjitha ngjarjet përdoren në mënyrë metaforike dhe simbolike, duke plotësuar mozaikun e misterit të ndikimit të këtij shkencëtari që sajoi shpikjen më të tmerrshme të të gjitha kohërave. / KultPlus.com
Regjisori i filmit fitues të Oskarit “Titanic”, James Camoron, ka mohuar se po punon në një projekt të lidhur me tragjedinë zhytëse të OceanGate, ku vdiqën pesë persona teksa po eksploronin anijen Titanik.
Cameron shkroi në Tëitter: “Zakonisht nuk u përgjigjem thashethemeve fyese në media, por më duhet tani. Unë NUK jam në bisedime për një film OceanGate, as nuk do të jem ndonjëherë”.
Përveçse është regjisor, Cameron ka bërë më shumë se 30 vizita në rrënojat e Titanikut dhe është ndër të paktët njerëz që kanë zbritur në pikën më të thellë të njohur në shtratin e detit të Tokës.
Hamish Harding, Shahzada Daëood, Suleman Daëood, Paul-Henri Nargeolet dhe Stockton Rush u vranë teksa u përpoqën të arrinin rrënojat historike të anijes në një zhytëse të njohur si Titan. Vdekja e tyre u konfirmua kur rrënojat u gjetën pas një kërkimi ndërkombëtar. /21Media/KultPlus.com
Barbie është lodra më e njohur në botë që nga debutimi i saj në 1959, ku më pas është kthyer në një elementet kryesor të kulturës si dhe në një pikë kontakti për ikonat e pop-it.
E megjithatë, Barbie-t i është dashur deri në vitin 2023 për të bërë debutimin e saj në filmin live-action. Më 21 korrik, kukulla do të zbukurojë më në fund ekranin e madh. Ndërkohë që ka pasur një numër filmash dhe serish të animuar Barbie në Nickelodeon dhe shërbimet e transmetimit, Barbie do të jetë filmi i parë live-action me kukullën që luan premierë në kinema.
Barbie është qëllimisht një kukull mbi të cilën vajzat mund të projektojnë ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Kjo e bën veçanërisht të vështirë krijimin e një historie specifike për filmin.
Kur CEO i Mattel, Ynon Kreiz mori drejtimin e kompanisë në vitin 2018, ai vendosi se ishte koha të angazhohej për një film Barbie. Filmi do të ishte hyrja e parë në një univers kinematografik në zhvillim të bazuar në lodrat e kompanisë. Në vitin 2018, Robbie nënshkroi për të luajtur dhe producent Barbie, dhe Ëarner Bros njoftoi se Greta Gerwig dhe Noah Baumbach ishin bashkuar si skenaristë një vit më vonë.
Këtu është historia se si Barbie arriti në ekranin e madh , dhe pse iu desh kaq shumë kohë që ajo të arrinte këtu.
Shfaqja live-action e vitit 2016 nga Amy Schumernë Comedy Central, nuk u miratua pasi ajo tallte burrat të cilët nuk e shikonin atë si “tërheqëse sa duhet” dhe kompanitë që shfrytëzonin gratë për t’u shitur atyre produkte.
Ishte e vështirë të imagjinohej që Mattel, një kompani që kishte shpenzuar miliona për të ruajtur një imazh të përlyer për kukullën e saj, t’i nënshtrohej humorit të Schumer. Mattel donte që Barbie të frymëzonte. Çdo paraqitje komike në mënyrë të pashmangshme do ta rrëzonte imazhin e kukullës. / KultPlus.com
Nesër, në kopshtin e CNP-së do të bëhet hapja e ‘Kino n’oborr’, ku për një muaj radhazi do të shfaqen pa pagesë filma të ndryshëm kosovarë, shkruan KultPlus.
‘Luaneshat e Kodrës’ me regji të Luana Bajramit, është filmi i parë që do tu paraprijë filmave të tjerë, duke u shfaqur që nesër me fillim nga ora 20:00.
Në rolin kryesor të këtij filmi do të jenë aktorët nga Kosova, Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj dhe Andi Bajgora.
Filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ ishte i pari nga Kosova që pati premierë në Festivalin e Kanës në kategorinë ‘Director’s Fortnight’. Brenda tij përfshihet historia e tre grave të reja të cilat vendosin të ikin nga jeta e tyre e përditshme dhe të krijojnë një bandë.
Ky projekt është realizuar nga CNP-ja në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, përmes të cilëve do të organizohet shfaqja mujore e filmave kosovarë.
Kujtojmë se që prej nesër, me datë 13 korrik me fillim nga ora 20:00 do të hapet mundësia e shikimit falas të filmave kosovarë. / KultPlus.com
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT dhe UNFPA, do të bëjnë lansimin e dokumentarit për shënimin e “Ditës Botërore të Popullsisë”, përcjell KultPlus.
Qëllimi i këtij dokumentari është vetëdijesimi i popullsisë rreth temave që kanë të bëjnë me ditën botërore të popullsisë e që këtë vit tematika ka të bëjë me barazinë gjinore dhe ndërtimin e paqes.
Dokumentari është zhvilluar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Përfshirje, Barazi dhe Besim” financuar nga UN Peace Building Fund dhe zbatuar nga UNFPA.
Ngjarja do të mbahet me datën 11 korrik 2023, nga ora 11:00 në “Kino Armata” në Prishtinë. / KultPlus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se është hapur thirrje për audicion për filmin e metrazhit të gjatë “Me fjalë tjera” me regji të Val Jasharit.
Ftohen të gjithë aktorët të marrin pjesë në audicion për filmin në fjalë, në datat 21. 22 dhe 23 Qershor 2023.
Për të aplikuar në audicion ju duhet të dërgoni të dhënat: emrin, mbiemrin, moshën, një fotografi, video prezantuese dhe CV (për ata që kanë punuar më herët) në e-mail: [email protected]
Audicioni mbahet në Prishtinë dhe data e fundit e aplikimit është 18 qershor 2023. / KultPlus.com
Ditën e djeshme ka përfunduar xhirimet filmi i metrazhit të shkurtër “Keep Going” me regji të Valmira Hysenit, shkruan KultPlus.
Për katër ditë xhirime në Istog dhe rrethinë, regjisorja ka përthekuar materialin e nevojshëm për të sjell një film emocionues dhe frymëzues i cili në qendër ka personazhin të quajtur Hana. Ajo është në përfundim të shkollës së mesme dhe përpiqet t’a arrijë ëndrrën e saj, të luajë futboll profesionist, mirëpo babai i saj, Sherifi, ka një plan tjetër për të, e që është të vazhdojë studimet akademike.
Me një histori të fuqishme dhe interpretim të shkëlqyeshëm, filmit i japin jetë aktorët kryesorë e shumë të talentuar si: Eli Gashi, Luan Jaha, Adriana Matoshi dhe Era Balaj por edhe i gjithë ekipi i përkushtuar në prodhimin e këtij filmi.
Valmira Hyseni, regjisorja e filmit, ka ndihmuar në krijimin e një vizioni unik dhe tërheqës për “Keep Going”. Përgatitja dhe xhirimet e filmit kanë qenë një rrugë jo e lehtë, por ekipi ka punuar me pasion dhe vendosmëri për të sjellë përpara një projekt të veçantë.
Filmi “Keep Going” që për skenaristë ka Valmira Hysenin dhe Zgjim Terziqin, synon të japë mesazhe të rëndësishme për të gjithë ata që përballen me sfida dhe pengesa në rrugën drejt arritjes së qëllimeve të tyre.
Pas përfundimit të xhirimeve, filmin tashmë e presin etapat e mëtejshme të prodhimit, përfshirë montazhin, muzikën dhe efektet e tjera e ku për gjithçka po përkujdeset produksioni Plan Bee Films. Deri atëherë publiku është në pritje të rezultatit të punës së palodhshme të gjithë ekipit. / KultPlus.com
Një atmosferë dasme ku kënga kishte pushtuar çdo cep të shtëpisë ishte shfaqja e parë që ju dha publikut, por përkundër faktit që filmi po niste me një moment gëzimi siç është ai i dasmës, diçka e pazakonte po ndodhte njëkohësisht dhe këtë detaj publiku e vëren qysh në minutat e parë.
Pak lot e dy fytyra të rënduara, ishin ato të çiftit që po kurorëzonin dashurinë e tyre. Këtë ndjesi e përforconte edhe më shumë muzika shoqëruese në film dhe pamjet vizuale të cilat të jepnin ndjesinë e diçkaje misterioze dhe shpesh t’i rriste bebëzat e syrit e t’i përshpejtonte të rrahurat e zemrës.
Është kjo përshtypja e parë të cilën ta jep filmi “I fshehur” me skenar dhe regji të Arsim Fazlija i cili dje u dha premierë në Cineplexx në Prishtinë, shkruan KultPlus.
“I Fshehur” është një film i shkëlqyeshëm që nxjerr në pah një histori bazuar në ngjarje të vërtetë. Ky film dramatik përshkruan rrugën e një çifti të martuar të cilët përballet me një problem të pazakontë, i cili në shkencë njihet si fenomen parapsikologjik, ndërsa në kontekstin fetar, quhet pushtim nga demoni. Nëpërmjet skenarit tërheqës dhe regjisë me shije të veçantë, Arsim Fazlija përshkruan me imtësi dhe ndjeshmëri sfidat që përjetojnë personazhet kryesorë. Ndërsa paraqet një çift të dashuruar që me profesion ishin mësues, filmi gradualisht ndërthuret me momente tensioni dhe frike, duke krijuar një atmosferë e cila shton misterin dhe shkakton ankth te publiku.
Përshkrime të bukura vizuale dhe interpretim i jashtëzakonshëm:
Një aspekt i veçantë i filmit ishte edhe paraqitja e dy interpreteve kryesorë të filmit, të cilët dhanë një performanca të jashtëzakonshme. Ata përjetësojnë me një mjeshtëri të rrallë, shqetësimin, vuajtjen dhe shpresën e çiftit të martuar, duke sjellë emocionet në një nivel të thellë. Nora (Gresa Pallaska), gruaja e shqetësuar, që në sytë e burrit dukej një e çmendur, luajti me ndjeshmëri dhe pasion duke e bërë publikun të futet thellë personazhit të saj, ndërsa Dini (Naser Rafuna), ishte bashkëshorti i cili përjetoj një transformim dramatik, por që fajin gjithmonë e kërkonte dikund tjetër, në këtë rast tek Nora.
Interpretimi i tyre i fortë bëri që audienca t’i bashkëngjitet emocionalisht personazheve dhe të ndihet pranë tyre gjatë udhëtimit të tyre të vështirë.
Në aspektin vizual, “I fshehur” përdor vështrimin artistik të kamerës dhe teknikat kinematografike për të krijuar një atmosferë të errët dhe të shtrembër. Imazhet e shtrembëruara dhe dritat e errëta përcjellin mjeshtërisht tensionin dhe përshkruajnë ndjesinë e një botë të çoroditur dhe të pushtuar nga forcat misterioze. Pa harruar, elementet e dizajnit të tingujve dhe muzikën e kompozuar mirë që shtojnë ndjeshmërinë dhe intensitetin emocional të secilës skenë.
Dialogu i thellë dhe sfida midis shkencës dhe besimit fetar:
Filmi ofron edhe një pasqyrë interesante të ndërveprimit midis shkencës dhe besimit fetar. Ai shpalos debatet e ndërlikuara në lidhje me shpjegimin e ngjarjeve.
Dialogu i thellë dhe i mprehtë midis personazheve ndihmon në zgjidhjen e konfliktit të tyre të brendshëm dhe zhvillimin e historisë.
Rrëfimi i bazuar në një histori të vërtetë:
Bazuar në një histori të vërtetë, “I fshehur” na jep një perspektivë të rrallë dhe të fuqishme mbi sfidat e jetës reale dhe forcën e dashurisë dhe besimit në përballje me të keqen e papritur.
“I fshehur” është një film i rëndësishëm dhe emocionues që na fton të shqyrtojmë thellësisht sfidat e jetës dhe ndikimin e besimeve fetare në përballje me fenomene të pazakonta.
Megjithëse filmi eksploron temat e pushtimit nga demoni dhe fenomeneve parapsikologjike, ai nuk pretendon të japë përgjigje të qarta dhe të definojë çfarë është e vërteta. Përkundrazi, filmi na inkurajon të mendojmë dhe të vlerësojmë kuptimin e ndryshëm që secili prej nesh mund të ketë mbi këto çështje të kompleksuara.
Në film luajnë aktorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut si: Naser Rafuna, Gresa Pallaska, Bajrush Mjaku, Adrian Aziri, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Hamdi Rashiti, Muzafer Etemi, Bashkim Ramadani, Teuta Ajdini, Ajete Rexhepoviq, Hysen Binaku, Mendim Murtezi, e shumë aktorë të tjerë.
Një pjesë e këtyre aktorëve si dhe regjisori e producentja e filmit, menjëherë pas shfaqjes mbajtën një konferencë për media.
Fillimisht fjalën e mori producentja e filmi, Drita Mamuti Fazlija e cila u arsyetua edhe për mungesën e aktorëve kryesorë të filmit në këtë konferencë, dukë thënë se për arsye të angazhimeve të aktorëve dhe zgjatjes së premierës së filmit në Kosovë, ata nuk janë prezent.
Më shumë rreth konceptit të skenarit dhe regjisë, foli Arsim Fazlija i cili fillimisht falënderoi të pranishmit, dhe tutje tregoi se qëllimi kryesor i tij ka qenë që filmi më shumë të bazohet në lojën e aktorëve e jo në skenat vizuale e pikat e tjera.
“Ajo që më ka intriguar më tepër që t’i qasem kësaj teme si ide, është përshtypja që më ka lënë se si një person kalon në karakter tjetër, gjë që shkenca e quan si karakter i shumëfishtë, ndërsa feja si xhindosje. Unë pasi e kam parë rastin që është ngjarje e vërtetë, kam bërë hulumtime dhe jam takuar me psikologë, psikiatër e teologë dhe e kam parë sa shumë telefonata kanë për raste ë tilla, e aty e kam kuptuar se sa është i përhapur në shoqërinë tonë ky problem, thuajse u xhindos gjithë qyteti dhe kjo më ka lënë shumë përshtypje”, u shpreh regjisori duke vazhduar tutje të tregoi se edhe me ekipin e filmit kur e ka diskutuar si problem të gjithë e kanë njohur, por sipas tij ky është një problem që të gjithë e mbajnë të fshehur, askush nuk e flet, prandaj edhe filmi titullohet “I fshehuri”.
“Ne nuk ja kemi vënë pikën që të themi është problem psikologjike, psikiatrik apo fetar, ne thjesht jemi marr me problemin me të cilin ballafaqohet një çift në këtë rast. Këtu gjithashtu e kemi trajtuar edhe çështjen se pse njeriu zgjedhe të shkoj te hoxha përderisa ka psikiatër e psikologë. Ndoshta kjo ndodhë sepse njeriu gjithmonë është i prirur të gjej rrugën më të shpejtë. Ky është realiteti jonë”, u shpreh regjisori.
Ndërsa aktori Bajrush Mjaku tregoi përshtypjet e tij të para pas leximit të skenarit si dhe foli për lojën e dy aktorëve kryesorë në film.
“Unë pasi e kam lexuar skenarin jam intriguar, pasi kjo temë është e njohur në familjet tona dhe mendoj që janë të rrallë çiftet bashkëshortore që në fillimet e tyre nuk kanë mosmarrëveshje, ndoshta jo deri në këtë pikë, por ka. E mirë është të shërohen, nuk ka rëndësi ku e gjejnë shërimin. Filmi ka një qasje shumë serioze dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij filmi“, th Mjaku i cili krejt për fund shtoi edhe disa fjalë të mira për aktorët kryesorë të filmit e në veçanti për Gresa Pallaskën të cilën e vlerësoi si një aktore shumë dimensionale dhe të jashtëzakonshme.
Filmi “I fshehur” nga sot do të shfaqet në Cineplexx të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.
Filmi është financuar nga Agjencioni i Filmit të RMV në vitin 2018. Incizimi i filmit filloi po në 2018-n dhe ka zgjatur deri në fillimin e vitit 2019. Premiera e mbyllur (për shkak të Covid-19) u dha në 2021, e më pas filmi ka udhëtuar në festivale ndërkombëtare, të vendit ku edhe ka marrë disa çmime. / KultPlus.com
Jason Reitman do ta bëjë një film bazuar në fillimin e shfaqjes së famshme, Saturday Night Live.
Filmbërësi në fjalë do të bashkohet me bashkëskenaristin e Ghostbusers:Afterlife, Gil Kenan, për ta shkruar projektin që tregon prapaskenat e premierës së episodit të parë të kësaj shfaqjeje që kishte dalë më 11 tetor, 1975.
Sipas raportimeve nga Deadline, filmi do të bazohet në ngjarjet e vërteta në natën hapëse të SNL-it, nga intervist të thukta që janë bërë nga Reitmani dhe Kenani, me të gjithë aktorët, shkrimtarët dhe ekpin që kishin qenë atëkohë, natyrisht nga ata të cilët ende janë gjallë pasi që yjet si John Belushi dhe Gilda Radner ka kohë që kanë vdekur./klankosova/KultPlus.com
Filmi “Virgjëresha Shqiptare” me regji të Bujar Alimanit, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare po vjen premierë në Cineplexx.
“Virgjëresha Shqiptare” në Cineplexx (Albi Shopping Mall) nis të shfaqet nga sonte, datë 27 prill.
Filmi “Virgjëresha Shqiptare” është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore. Ky film është fitues i shumë çmimeve në PriFest, gjithashtu në festivale të tjera si në festivalet e filmit të mbajtur në Finlandë, Poloni e shumë vende. / KultPlus.com
Më 9 prill, me rastin e Ditës Botërore të Familjes, Cineplexx sjell filmin e animuar , ‘The Super Mario Bros’, event ky i cili do të pasohet edhe me shumë shpërblime dhe aktivitete për fëmijë, shkruan KultPlus.
Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30, ku do të ketë aktivitete me face painting dhe balloon artist falas.
Bazuar në botën e lojërave Mario të Nintendo-s, filmi fton publikun në një univers të ri dhe emocionues, me plot aksion dhe komedi. Sa i përket ngjarjes së filmit, gjatë udhëtimit të tyre, vëllezërit Mario dhe Luigi ndahen aksidentalisht ku Mario zbret në Mbretërinë e Kërpudhave dhe Luigi në ishullin lundrues të banuar nga Boëser i ligë. Me ndihmën e Princeshës Peach, Mario bëhet gati të përballet me Bowser-in e gjithëfuqishëm për të shpëtuar vëllain e tij dhe për të ndaluar Bowser për të pushtuar botën.
Aktorët kryesor mbrapa zërave janë: Chris Pratt, Anya Taylor-Joy dhe Jack Black.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
6x Gift Cards për spa për 4 anëtarë të familjes në Four Points by Sheraton Prishtina City nga Marigona Hill
3 lodra të Super Mario nga The Entertainer
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Okaidi
5x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland
Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:
3 lodra të Super Mario nga The Entertainer
5x Gift Cards nga Area 52 Trampoline Park/KultPlus.com
Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj në aktrim si pjesë e kastit për filmin e ardhshëm të Greta Gerwig, ‘Barbie’.
Duke vërtetuar se, një herë e përgjithmonë, jeta në plastikë është vërtetë fantastike, superylli shqiptaro-britanik i popit sapo është shpallur si një nga shtesat surprizë në listën e Barbie, e cila përfshin titullarët e shpallur më parë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.
Në një poster që u shpërnda gjerësisht në mediat sociale pas njoftimit, Dua mund të shihet duke pozuar me një parukë blu, me një nëntitull të posterit që shpall se ‘kjo Barbi është një sirenë.’ / KultPlus.com
Filmi i metrazhit të shkurtër “Pritje” që trajton jetën dhe pritjen e Ferdonije Qerkezit, i realizuar nën regjinë e Artan Korenicës, më në fund po vjen me premierë për publikun, shkruan KultPlus.
Regjisori Artan Korenica ka njoftuar për KultPlus se pjesë e kësaj ngjarje do të jetë edhe vetë Ferdonije Qerkezi e cila do të qëndrojë e ulur në tavolinën e saj të pritjes e ku ju fton t’i bashkoheni për të parë nga afër ekspozitën dhe filmin e për të qëndruar afër saj në këtë ngjarje që do të mundohet të përthekojë sadopak dhimbjen e saj të përhershme.
“Mirë se vini në tavolinë” është shprehja që e shoqëron këtë ngjarje e ju bën ftesë të bashkoheni në këtë premierë të rëndësishme e cila do të mbahet më datë 8 mars, nga ora 18:00 në Muzeun Etnologjik të Kosovës.
Sipas njoftimit, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 22 Mars 2023. / KultPlus.com
Njëri nga filmat e shumëpritur nga Marvel Studios, Ant-Man and the Wasp: Quantumania arrin në Cineplexx më 16 shkurt, me eventin Superheroes Night ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do të mbahet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.
Presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige thotë se Ant-Man and the Wasp: Quantumania është filmi më i rëndësishëm në MCU që nga Avengers: Endgame. Paul Rudd dhe Evangeline Lilly rikthehen në rolet e tyre si Ant-Man dhe Wasp ku në këtë pjesë gjejnë veten duke eksploruar Quantum Realm së bashku me vajzën e tyre, duke ndërvepruar me krijesa të reja të çuditshme dhe duke hyrë në një aventurë që i shtyn ata përtej kufijve të asaj që ata mendonin se ishte e mundur. Sida e tyre e rradhës përfshinë shfaqjen e një karakteri të ri, Kang the Conqueror (luajtur nga Jonathan Majors), i cili do të luajë një rol të madh në hyrjet e Marvelit që do të vijnë, duke përfshirë “Avengers: The Kang Dinasty” që pritet të dal në kinema në vitin 2025.
Gjatë eventit ‘Superheroes Night’, të enjten do të dhurohen këto shpërblimet në Cineplexx:
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.
Filmi shqiptar ‘Virgjëresha Shqiptare’ do të ketë premierën në Gjermani më 9 shkurt 2023, përcjell KultPlus.
Por, mbrëmë, ekipi i filmit ka festuar premierën e filmit në Gjermani ku kanë përjetuar një eksperiencë plotë ngrohtësi e në prani të komunitetit shqiptar.
Rina Krasniqi, aktorja e cila luan rolin kryesor në këtë film, përmes një statusi në rrjetin social facebook, është shprehur se ky ishte një nder dhe privilegj, teksa falënderon mbështetjen e komunitetit shqiptar.
“Një nder dhe privilegj. Një shtëpi plot dhe një eksperiencë plot ngrohtësi teksa festuam premierën e filmit tonë në Gjermani, duke e përfunduar atë me praninë dhe mbështetjen e komunitetit tonë madhështor shqiptar, të cilin i falënderoj thellësisht për mbështetjen e tyre të pandarë! Për ekipin tim dhe kastin tim, shtylla kurrizore e këtij projekti. Ndiqeni filmin që shfaqet në Kinemanë Gjermane duke filluar këtë të enjte më 09.02. / KultPlus.com