Regjisori Luan Kryeziu ka hapur audicion për aktorët për filmin artistik të metrazhit të gjatë “Loja e jetës”, përcjellë KultPlus.
Kërkohen aktorë për rolet kryesore, rolet përkrahëse meshkuj, femra dhe fëmijë. Mosha e kërkuar 9 deri në 60 vjeç.
Filmi është kooproduksion Kosovë – SHBA, ndërsa xhirimet planifikohen në USA, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni.
Për tu bërë pjesë e filmit të ardhshëm, ju duhet të dërgoni portfolion tuaj me të dhënat, bashkangjitur CV-në, showreel dhe tri fotografi në e-mail [email protected]. / KultPlus.com
Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e filmave me buxhet të lartë, të mbushur me skena aksion dhe që trajtojnë tema komplekse, pasi regjisori i famshëm kinematografik, Christopher Nolan, tashmë e ka lansuar trilerin zyrtar të filmit të tij të ri “Tenet”.
Në këtë projekt të shumëpritur luajnë aktorë të listës A në Hollywood, si: John David Washington, Robert Pattinson dhe Elizabeth Debicki.
Me skenar dhe regji të Nolanit, filmi “Tenet” e sjell historinë e një agjenti sekret në detyrë për ta parandaluar shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, transmeton Koha.
Xhirimet e filmit kishin filluar në maj të vitit 2019, si dhe kanë zënë vend në shtete të ndryshme të botës, si: Danimarka, Estonia, India, Italia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Amerika.
Me një buxhet prej 205 milionë dollarëve, që është projekt origjinal më i shtrenjtë i regjisorit Nolan, filmi duhet t’i arkëtojë deri në 500 milionë dollarë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet.
Studioja prapa këtij projekti, “Warner Bros”, kishte vendosur ta lansonte atë nëpër kinema nga 17 korriku i këtij viti, por duke qenë në fund të trilerit nuk është shkruar fare kjo datë, lë të nënkuptohet se ka gjasa të lansimi i tij të shtyhet deri në përfundim të pandemisë. / KultPlus.com
Babai i këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, Mitch, e ka bërë të ditur lajmin se një film për jetën e vajzës së tij mund të lansohet vitin e ardhshëm.
69-vjeçari, Mitch Winehouse, ka sugjeruar se projekti në fjalë do ta sjellë një portretizim më të sinqertë të këngëtares, e cila vdiq në vitin 2011, krahasuar me dokumentarin e Asif Kapadias të lansuar në vitin 2015, “Amy”, për të cilin thotë se e kishte portretizuar raportin e tij me të bijën, në mënyrë jo të saktë.
Duke folu për emisionin e Paul Dananit, “The Morning After”, Winehouse tha: “Jemi duke e përgatitur një film të këndshëm, po ashtu një mjuzikëll i Broadwayt do të vijë së shpejti, dhe kështu do të vëmë drejtësi duke e portretizuar bijën time Amy, ashtu siç ishte.”
Mitch po ashtu tregoi se skenari i filmit i cili do të jetë biografik, është në realizim e sipër, transmeton Koha.
Ai tha se do të jetë i përfshirë në çdo aspekt të realizimit të këtij projekti, përfshirë edhe përzgjedhjen e aktores e cila do ta portretizojë vajzën e tij të ndjerë.
“Përzgjedhja e aktorëve do të bëhet me ndihmën time dhe propozimet e producentëve të filmit. Ne do të fokusohemi te ndonjë aktore jo të famshme, teorikisht do të ishte mirë të jetë ndonjë grua çifute nga veriu ose jugu i Londrës, e cila duket dhe tingëllon sikur Amy,” ka shtuar tutje Winehouse.
Dokumentari i regjisorit Asif Kapadia, “Amy”, pas lansimit kishte arritur ta fitojë një shpërblim “Oscar” dhe dy nominime për çmim “BAFTA”, por Mitch Winehouse vazhdimisht e kishte quajtur këtë projekt një “turp”, pasi besonte se e portretizon atë si person lakmitarë. / KultPlus.com
Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Schauerfilm’ me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar ‘Çmimin e art’ (Gold Award) në Festivalin European Screen Awards, përcjellë KultPlus.
Filmi njëzetë minutësh me elemente të zhanrit fantastik trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër formë labirinthi misterioz, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme.
‘Schauerfilm’ që mban titullin e përdorur si parashenjë për ekspresionizmin gjerman në vitet e tridhjeta në kinematografi, është shpallur fitues në kategorinë e filmit të shkurtër evropian në edicionin e shtatë të festivalit European Screen Awards i cili është dashur të mbahet nga data 15 – 21 maj 2020, në Jakarta të Indonezisë, por i cili është mbajtur online për shkak të pandemisë COVIT19.
Është ky çmimi i katërt për këtë film nga 11 festivale ndërkombëtare në të cilat është shfaqur deri më tani. Ditët në vijim, filmi do të shfaqet në Fantastic Film Festival në Barcelonë, festival i cili poashtu do të mbahet online, kurse gjatë muajit qershor do të shaqet në New Directors – New Films Festival dhe në Dublin Independent Film Festival.
Filmi ‘Schauerfilm’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina.
Në rolet kryesore të këtij filmi paraqiten: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Flutura Mustafa, etj.
Drejtor fotografie është: Besnik Hasolli. Zëri: Gëzim Rama. Skenograf: Uran Duli, Kompozitor: Mendi Mengjiqi. Regjisore: Lorena Sopi. / KultPlus.com
Këtë të mërkurë, me datën 13 maj, Dokufest do ta shfaqë filmin ‘Ballkoni’ të regjisores kosovare Lendita Zeqiraj në lagjen Bazhdarana. Filmi do të fillojë në orën 20.30 dhe do të projektohet tek parku i lagjes.
“Ne ju ftojmë të rrini n’shpi dhe ta shikoni filmin prej ballkonit”, thuhet në njoftim.
Shfaqja e filmit është pjesë e programit DOKU N’BALLKON, që ka për qëllim t’u përkujtojë qytetarëve të Prizrenit që në këtë kohë pandemie të kujdesen për shëndetin e tyre duke mbajtë distancën sociale.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna Prizren. / KultPlus.com
Quhet Becoming, filmi dokumentar i drejtuar nga Nadia Hallgren që tregon jetën dhe përvojat e ish-zonjës së parë Michelle Obama.
Në 6 maj filmi do të shihet në Netflix në të gjithë botën.
“Ato muaj që kam kaluar duke udhëtuar, duke takuar njerëz në qytete në të gjithë botën, më bënë të kuptoj se ajo që kemi të përbashkët është e thellë dhe e vërtetë. Në grupe të mëdha dhe të vogla, të rinj dhe të moshuar, unikë dhe të bashkuar, u takuam dhe ne ndamë histori, duke mbushur ato hapësira me gëzimet, shqetësimet dhe ëndrrat tona”, theksoi Michelle.
“Becoming” rrëfen jetën e ish-Zonjës së Parë në një kohë të ndryshimeve të thella, jo vetëm në një nivel personal, por edhe për vendin për të cilin ajo dhe burri i saj kanë bërë një shërbim me ndikim të madh për tetë vjet, brenda Shtëpisë së Bardhë.
Është një mundësi për një vështrim të ngushtë në jetën e një prej grave më të njohura në botë, ndikim i aftë të ndikojë në miliona njerëz. Filmi merr shikuesit prapa skenave, ndërsa ish-Zonja e Parë bën një turne në 34 qytete dhe thekson fuqinë e komunitetit për të bërë dallimet dhe frymën e lidhjes që vjen me ndarjen e tregimeve. /atsh/ KultPlus.com
Historia e komunitetit të shqiptarëve arbëreshë në Itali, lidhjet e tyre të forta me origjinën, traditat e kulturën që për gati 6 shekuj i mban të bashkuar me njëri-tjetrin në jetën e tyre të zakonshme në disa qyteze të vogla në jug të Italisë, është rrëfyer në një film kinematografik me metrazh të gjatë me titullin “Arbëria”.
Filmi është shfaqur në sallat kinematografike italiane në territorin e rajonit të Kalabrisë edhe është pritur mjaft mirë nga publiku.
Por, pas kërkesës së njerëzve, filmi “Arbëria” tashmë vjen edhe online në Vimeo për të gjithë ata që duan ta shohin.
Në këtë kohë izolimi, mënyra më e mirë është të kalosh kohën duke parë një film të tillë ku përthekohen tinguj e ngjyra të një prej kulturave më të pasura dhe më të bukura në botë.
“Arbëria” është realizuar nga skenaristja e regjisorja me origjinë kalabreze Francesca Olivieri, e cila jeton në Francë dhe është prodhuar nga shtëpia kinematografike Open Fields Production në bashkëpunim Lucana Film Commision, Calabria Film Commision, Ministria italiane e Kulturës e nga Enti Publik i shoqatës së autorëve e botuesve italianë.
Në qendër të këtij filmi është historia e Aidës, një stiliste e suksesshme mode e cila jeton prej vitesh në një qytet metropolitan evropian. Aida me origjinë arbëreshe e lindur dhe e rritur në qytezën e vogël Shën Katerina Arbëreshe, e pozicionuar mes Calabrisë dhe rajonit të Basilicatës, pas vdekjes së babait të saj rikthehet në vendlindje.
Në një takim brezash ekskluzivisht femëror (nga e mbesa tashmë adoleshente të cilën e kishte lënë të sapolindur e deri tek halla e moshuar) Aida zbulon vetëdijen e përkatësisë së saj arbëreshe, krenarinë e harruar e përmes një udhëtimi në vendet e kujtimeve fëminore, gjen gjuhën, traditat e atmosferën e madhështisë së kulturës arbëreshe.
Roli i Aidës interpretohet nga artistja nga Roma por me origjinë kalabreze, Caterina Misasi, e njohur në interpretimin e disa filmave si “100 vitrinat”, “Një mjek në familje”, etj.
Në kastin e aktorëve merr pjesë dhe aktorja me origjinë shqiptare Brixhilda Shqalsi, këngëtarja e njohur arbëreshe Anna Stratigo etj. / KultPlus.com
Gjatë kohës që koronavirusi nisi të pushtonte titujt kryesor të mediave, por përpara se jeta të bllokohej totalisht, një regjisor i pavarur konceptoi, xhiroi dhe përfundoi postproduksionin e një filmi në lidhje me pandeminë. Falë pajisjeve digjitale relativisht të lira, sot është shumë më e lehtë që një film të prodhohet në mes të ngjarjeve reale, por askush nuk e priste që të vinte kaq shpejt një prodhim për koronavirusin, duke pasur parasysh që pandemia po vazhdon ende.
Mostafa Keshvari ka realizuar filmin “Corona”, i cili për 63 minuta tregon se çfarë ndodh kur 7 njerëz, njëri prej të cilëve është prekur nga koronavirusi, bllokohen brenda një ashensori. Keshvari është shprehur në një intervistë se ky film flet për frikën, për një studim të shoqërisë, njerëzve dhe zgjedhjeve të tyre morale.
Ai ka treguar se gjatë kohës që i erdhi në mendje ideja për filmin ishte duke lexuar në ashensor lajmet që shkruheshin për aziatikët që dhunoheshin, sepse shiheshin ata si fajtorë, mbartës të virusit.
“Atëherë pati shumë incidente. Askush nuk e mendonte se një person i bardhë mund të infektohej nga virusi. Por virusi nuk është diskriminues. Në jetën reale të gjithë përballemi me diskriminim të llojeve të ndryshme. Prandaj mendova se nëse i bëja bashkë të gjithë këta njerëz në një film dhe i bllokoja diku, atëherë ata mund të nxirrnin në pah ngjyrat e tyre të vërteta”, ka thënë regjisori.
Mostafa ka treguar se për 2 javë ka shkruar skenarin dhe se për filmin ju deshën 10 ditë të tjera për ta xhiruar. “Morëm me qera një hapësirë dhe ndërtuam një ashensor. Në buxhet shumë të ulët. Aktorëve ju thashë të improvizonin. Ju thashë imagjinoni sikur koronavirusi është vërtetë në këtë ashensor”, ka thënë Mostafa.
Ai kishte planifikuar që filmi të shfaqej në festivale, por për shkak se eventet kulturore janë anuluar ka vendosur ta transmetojë online. / KultPlus.com
Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” është filmi përfaqësues i Shqipërisë në festivalin “International Sofia Film Fest”, në kategorinë “Balkan Competition”.
Me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, me producent Eno Milkani filmi “Derë e hapur” do të konkurrojë në këtë festival bashkë me të tjerë prodhime nga vende të ndryshme të botës. Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin.
“International Sofia Film Fest” do të nisë më datë 12 mars dhe producenti Eno Milkani tregon se është festivali i 17-të që ky film shqiptar merr pjesë, ndërsa do të vijojë dhe në të tjera prezantime në konkurrime jashtë. “Në Sofje nga Shqipëria merr pjesë ky film dhe është festivali i 17-të, por dhe ka akoma festivale që jemi përzgjedhur për vitin 2020. Do të jetë në edicionin e 21-të të Festivalit të Filmit në Leçe në prill dhe më vonë në Munih. Këto janë të konfirmuara. Tani presim nga agjentja jonë edhe për festivale të tjera”, – pohon producenti Milkani.
I prodhuar nga shtëpia kinematografike “Bunker Film +”, me producent Eno Milkani, filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Producenti Eno Milkani tregon se “International Sofia Film Fest” në Bullgari është një festival i rëndësishëm filmi që “Derë e hapur” merr pjesë. “Filmi “Derë e hapur” është në konkurrim zyrtar. Të gjithë jemi të gëzuar që marrim pjesë në një festival të rëndësishëm për rajonin”, -ka thënë producenti, Eno Milkani.
Filmi do të shfaqet në datat 17 mars në “Cinema Odeon”, më 27 mars në Institut Francais-Cinema “Slaveikov”, më 18 mars në kinema “Lumiere Lidl” dhe qendrën kulturore “G8”.
Në rolet kryesore vijnë dy aktoret, Luli Bitri dhe Jonida Vokshi, për të vijuar dhe me të tjerë emra, që regjisori i ka besuar rolet. Filmi tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare, e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas dëbimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet te motra e saj e madhe, Rudina. Të dyja motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do të bëjë ç’të mundet për të mos shkuar atje.
Më herët për filmin e tij “Derë e hapur” regjisori Florenc Papas ka pohuar se qëllimi është të tregojë një histori shqiptare, që ndikon shoqërinë tonë dhe që është e pranishme akoma. “Sot në Shqipëri jetojnë dy breza, ajo e prindërve tanë të cilët janë rritur në sistemin komunist dhe brezi i ri, i lindur në demokraci aty ku dhe unë bëj pjesë. Kjo përplasje midis këtyre brezave është aq e pranishme sot kudo edhe pse e vështirë ta pranojmë. ‘Derë e Hapur’ merret me jetë tematike edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera-herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri”, pohon ai.
Si regjisor për punën në film, Papas vlerëson edhe dy aktoret dhe shprehet se puna ka qenë intensive. “Nuk jam bërë pishman për zgjedhjet e aktorëve, por përkundrazi. Janë dy aktore me një kimi dhe ndjeshmëri të thellë”, – pohon ai.
“Derë e hapur” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë/Konica.al / KultPlus.com
A është filmi “1917”, i bazuar mbi një histori të vërtetë? Po edhe jo. Filmi dramatik me ngjarje nga Lufta e Parë Botërore, me skenar dhe regji të Sem Mendes, tregon historinë e dy ushtarëve të rinj britanikë të cilët urdhërohen nga komanda të kalojnë në “tokën e askujt” (hapësirën mes 2 llogoreve armike), që të parandalojnë një sulm të planifikuar britanik, i cili kishte të ngjarë të sillte vdekjen e qindra ushtarëve.
Këta dy ushtarë nuk kanë ekzistuar vërtet, madje asnjë nga ata për të cilët flitet në film. Por ndërsa personazhet në film janë imagjinarë, ngjarjet e vitit 1917 u bazuan mbi një tërheqje të vërtetë strategjike që ndodhi në fakt nga ushtria gjermane, koduar me emrin “Operacioni Alberich”.
Ideja për filmin “1917, regjizorit të njohur i erdhi nga gjyshi i tij, Alfred Mendes, që ishte një lajmëtar për britanikët në Frontin Perëndimor. Mendes dëshironte të nderonte kujtimin e gjyshit e të tij, por edhe të gjithë trupave që luftuan në Luftën e Parë Botërore.
“Unë kisha një histori familjare, që ishte një fragment i treguar nga gjyshi im. Është historia e një korrieri që ka një mesazh për ta dërguar diku. Ajo histori më intrigoi shumë që kur isha fëmijë. Padyshim, unë e kam zgjeruar dhe ndryshuar shumë atë. Gjithsesi, ajo e ka ende thelbin e saj”- deklaroi Mendes në një intervistë për “Time”.
Mendes dëshironte që filmi të bazohej mbi ngjarjet e vërteta të Luftës së Parë Botërore, dhe të ishte sa më i saktë në aspektin historik. Kur ishte duke hulumtuar mbi skenarin e filmit, Mendes gjeti një ambient perfekt:Operacionin Alberich. Deri në vitin 1917, Fronti Perëndimor ishte shndërruar në një luftë të egër llogoresh, dhe forcat gjermane mezi po rezistonin.
Ato kishin kaluar nga ofensiva në mbrojtje, përballë presionit të pamëshirshëm nga trupat britanike dhe franceze, me Betejën e Verdunit dhe Betejën e Somës, që dobësuan shumë gjermanët. Erik Ludendorf, që ishte bërë kohët e fundit një nga figurat kryesore të rezistencës gjermane, bëri në fundin e vitit 1916 një panoramë të zymtë të shanseve të Gjermanisë për fitoren e luftës.
Në atë kohë, Ludendorf shkruante:”Gjermania duhet të mos harrojë se epërsia e madhe e armikut në njerëz dhe materiale, do të ndjehej edhe më dhimbshëm në vitin 1917. Nëse lufta do të zgjaste, humbja jonë dukej e pashmangshme. Ekonomikisht, jemi në një pozitë shumë të pafavorshme për një luftë të gjatë.
Duke e ditur se gjermanët kishin nevojë për një strategji të re, që të shmangnin humbjen e luftës, Ludendorf prezantoi Operacionin Alberich. Bëhej fjalë për një tërheqje të guximshme dhe strategjike, që do t’i lejonte trupat gjermane të riorganizoheshin, dhe të krijonin një linjë mbrojtëse më të shkurtër dhe më të fortifikuar, të quajtur “Linja Hindenberg”. Dhe kjo, në një kohë kur forcat aleate do të supozonin se armiku i tyre po braktiste betejën.
Në këtë mënyrë, trupat britanike do të binin pa vetëdije në një kurth, nga pozicioni i fortifikuar i krijuar nga Alberich. Tërheqja nisi zyrtarisht më 9 shkurt dhe përfundoi më 20 mars, duke e shkurtuar me 40 km frontin gjerman, dhe duke u dhënë mundësi ta mbronin atë me më pak se 14 divizione.
Por tërheqja ishte vetëm një pjesë e Operacionit Alberich. Që të siguroheshin që trupat britanike të mos kishin qasje në burimet e lëna pas, gjermanët përdorën politikën e “tokës së djegur”. Pra shkatërrimin e çdo gjëje që mund të rezultonte e dobishme për forcat aleate, përfshirë qytetet, rrugët dhe urat.
Ndërkohë, gjermanët minuan shumë zona, që britanikët të vonoheshin sa më shumë në pushtimin e zonës së braktisur tashmë nga forcat gjermane. Operacioni Alberich u zbatua me sukses. Gjermanët ia dolën të zhvendosnin vijën e tyre mbrojtëse, ndërsa britanikët besuan se armiku i tyre ishte në një tërheqje të plotë.
Pra, britanikët do të supozonin se po sulmonin një linjë mbrojëse gjermane të dobësuar, por në fakt do të zbulonin se ajo ishte e riorganizuar dhe plotësisht gati për të ndërmarrë një kundërsulm. Ky është konteksti mbi të cilin fillon filmi “1917”, kur 2 ushtarët dërgohen në një mision për të paralajmëruar trupat britanike, para se të bien në kurthuin e Linjës mbrojtëse Hindenburg të sapokrijuar.
Meqë britanikët besuan fillimisht se gjermanët po tërhiqeshin të dëshpëruar, ata supozuan se një sulm kundër tyre në atë moment, do t’i jepte një avantazh të mëtejshëm në luftë, dhe potencialisht do të çonte në një fund të shpejtë të konfliktit. Përkundrazi, ata zbuluan se gjermanët kishin krijuar një linjë të re mbrojtëse prej 128 km, e cila ishte shumë më e fortë sesa sistemi i tyre i mëparshëm mbrojtës.
Edhe pse ishte më e shkurtër, Linja Hindenburg u dha forcave gjermane disa avantazhe strategjike të mëdha, përfshirë një terren më të lartë, ç`ka ua vështirësonte trupave britanike përparimin gjatë sulmeve. Kjo vonoi ndjeshëm planet britanike në pranverën e atij viti, pasi strategjia e tyre sulmuese u ngadalësua.
Në filmin “1917”, nën/kaporali Uilliam Shofilld, arriti të njoftojë në kohë kolonelin Mekenzi që të anulonte sulmin britanik, që ishte në nisje e sipër. Në realitet, aleatët u kapën më së shumti në befasi dhe Linja e Hindenbergut e ndali vrullin e tyre. Për pasojë, rifilloi lufta e egër e llogoreve, duke zhdukur për momentin çdo shpresë për fundin e shpejtë të luftës.
Gjithsesi, Operacioni Alberich, vërtetoi se mund të ndalte vetëm përkohësisht të pashmangshmen. Forcat aleate arritën ta çanin atë më 29 shtator 1918, falë një bombardimi masiv që zgjati mbi 50 orë, përdorimit të batalioneve të tankeve, dhe një numri të madh ushtarësh amerikanë. Në atë kohë, Linja Hindenberg ishte linja e fundit mbrojtëse për gjermanët, ndaj shkatërrimi i saj e rrënoi moralin e ushtrisë gjermane.
Më 11 nëntor 1918, një armëpushim i dha fund Luftës së Parë Botërore. Mund të mos jetë e drejtë të kritikohet një komb në luftë, pse bën gjithçka që mundet për ta fituar atë. Por po të mos ishte për suksesin e Operacionit Alberich, ndoshta lufta do të kishte përfunduar shumë më shpejt, dhe mijëra burra nuk do të kishin vdekur. /Bota.al /KultPlus.com
Filmi ‘Cirku Fluturues’ vazhdon rrugëtimin e suksesshëm ndërkombëtar duke u përzgjedhur në kategoritë garuese të 3 festivaleve ndërkombëtare në Amerikë dhe Europë, shkruan KultPlus.
Gjatë muajit mars dhe prill filmi do të shfaqet në Sofia International Film Festival në Bullgari, një festival shumë i rëndësishëm Europian, ku Cirku Fluturues do t’a ketë premierën regjionale i përzgjedhur në kategorinë garuese të filmave ballkanik.
Poashtu në muajin mars, filmi do t’a ketë premierën e Bregut Perendimor Amerikan në festivalin Method Film Fest në Beverly Hills, festival ky që ka në fokus aktorët, për të vazhduar në muajin prill në Cleveland International Film Festival në Ohio (USA), ku do të shfaqet në kategorinë kryesore garuese.
‘- Jam shumë i lumtur që filmi ynë po vazhdon rrugëtimin nëpër festivale të mira ndërkombëtare, por edhe më i lumtur që nga 12 marsi do të fillon shfaqjen në gjitha kinematë e Kosovës. Poashtu jam shumë krenar që publiku ynë do ta ketë rastin ta shijon filmin së bashku me gjithë ekipin e madh të filmit’ – tha regiisori dhe skenaristi Fatos Berisha.
Filmi ‘Cirku Fluturues’ nga 12 marsi do të shfaqet si premierë vendore në kinematë Cineplexx Prishtinë, Kino ABC Prishtinë, Cinemarine Prizren, Cineplexx Prizren, Dokukino Prizren dhe Kino Jusuf Gërvalla në Pejë.
Filmi
‘Cirku Fluturues’ tashmë është fitues i 2 çmimeve ndërkombëtare si Filmi më i
mirë ndërkombëtar në Santa Barbara International Film Festival dhe Fabrique du
Cinema Awards në Romë.
‘Cirku Fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe kishte premierën botërore në Tallinn Black Nights International Film Festival të Estonisë në muajin nëntor të vitit të kaluar. /KultPlus.com
Kur regjisori i “Parasite”, Bong Joon-ho, pranoi “Oscarin” për filmin më të mirë, të dielën, në edicionin e 92-të të “Academy Awards” në Los Angeles, ai sakaq hodhi dritë të re mbi kinemanë ndërkombëtarisht të nënvlerësuar të Koresë së Jugut. Ata që e njohin industrinë e filmit të këtij vendi thonë se është për kohën.
Bong është ftuar në skenë në “Dolby Theater” katër herë radhazi gjatë ngjarjes. Krahas filmit më të mirë, “Parasite” ka fituar çmime për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë origjinal (i bashkëshkruar nga Bong) dhe filmin më të mirë të huaj. Ka pasur një garë të fortë sa i përket filmit më të mirë, përfshirë filmin epik mbi Luftën e Parë Botërore “1917”, i cili prej shumë vetave pritej të merrte çmimin.
“Parasite” ka bërë historinë e filmit duke u bërë filmi i parë joanglisht që ka fituar “Oscarin” për filmin më të mirë. Gjithashtu ai ka shënuar për herë të parë qysh prej vitit 1955 që fituesi i Festivalit të Filmit në Cannes “Palme d’Or” të fitojë edhe çmimin kryesor të “Oscarëve”.
Patrick Brzeski, që mbulon kinemanë koreane për “The Hollywood Reporter”, e ka cilësuar fitoren e Bongut si “kthesë në shumë drejtime”. “Para këtij viti, asnjë film korean nuk është nominuar ndonjëherë për ‘Oscars’ në çfarëdo kategorie”, ka thënë ai për DW-në. “Kritikët dhe dashamirët e filmit prej kohësh e kanë cilësuar këtë si skandal, duke pasur parasysh prurjet e pareshtura të industrisë koreane të filmit të kinemasë risuese e të paharrueshme gjatë 20 e më shumë vjetëve të fundit”.
Nderimet me çmimet “Oscar” për “Parasite” kanë vënë në vend një “lajthim bezdisës”, ka thënë Brzeski, duke shtuar që vendimi i Hollywoodit për të shpërblyer me çmimin e filmit më të mirë mbart edhe rëndësi të gjerë.
“Duke marrë parasysh hakërrimin e vazhdueshëm mbi mungesën e laramanisë dhe përfaqësimit në Hollywood dhe ‘Oscar’, fakti që ‘Parasite’, një film krejtësisht në koreanisht e që sjell një kastë të tërën koreane të cilën shumica e amerikanëve nuk e njohin, fitoi për filmin më të mirë, është një moment i fuqishëm simbolik”, ka thënë reporteri i filmit. “Duke lënë anash çështjet e identitetit, kjo nënkupton gjithashtu se ‘Oscarët’ tani janë më pak çështje mendjengushtësie”, ka shtuar ai. Derisa në vitet e mëhershme një grusht filmash të huaj kanë marrë tundje të kokës, Brzeski beson se “Parasite” ka dëshmuar përfundimisht që “filmat nga çdo anë, në çdo gjuhë, janë tani të aftë të marrin nderimet kryesore të Hollywoodit. Ata më nuk janë të kufizuar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar”.
“Parasite” është një satirë sociale në qendër me dy familje që jetojnë në skaje të kundërta të sistemit klasor në Korenë e Jugut. Bong përdor sensin e tij të humorit dhe suspensën për të vënë në pah ndërveprimet e tyre.
Sipas Brzeskit, përderisa cilësia e kinemasë koreane ka qenë fshehtësi e hapur për më shumë se dy dekada, “Parasite” ka prekur në tel audiencat e gjëra.
Filmi vë në pah disa probleme universale në shoqërinë bashkëkohore, veçanërisht hendekun në zgjerim e sipër midis të pasurve dhe të varfërve. Bong është regjisor i zoti që arrin t’i bëjë dëfryese temat e rënda. Ai është “duke shënuar lirshëm pikë kthese në zhanre të ndryshme klasike: krimin, thrilerin, komedinë e zezë, horrorin, dramën familjare e kështu me radhë”, ka thënë Brzeski.
David Tizzard, profesor asistent në Seoul Women’s University dhe komentator social, ka thënë se fitorja e Bongut ka “zhgrehur një shpërthim të euforisë kombëtare” në Korenë e Jugut.
“Sikundër në vendet perëndimore kur ekipi kombëtar luan në ndonjë garë si Kupa Botërore e Futbollit, jugkoreanët kanë pasur një gëzim kolektiv dhe dhembje në ngjarje si kjo, kështu që i gjithë vendi u bashkua prapa ‘Parasite’”, ka thënë ai për DW-në. “Ata mund të kenë dallime në mendime sa i përket qeverisë, në shtetin dhe ekonominë e Koresë së Veriut, por absolutisht nuk ka asnjë pikëpamje kundërshtuese në këtë”.
Tizzard pajtohet që kinemaja koreane është “nënvlerësuar keqas” nga pjesa tjetër e botës për një kohë të gjatë.
“’Parasite’ ka pasur një vlerësim të madh në vend, dhe tani ka të njëjtin vlerësim në skenën botërore, ndaj mendoj që ky është një rast kur pjesa tjetër e botës po kap atë çfarë ngjan këtu dhe po sheh cilësinë që ekziston në kinemanë koreane”, ka thënë ai.
Distributorët e filmave jugkoreanë pritet të kenë një lulëzim nga fitorja e Bongut. Me një buxhet prej vetëm 11 milionë dollarësh (10 milionë euro; 13 miliardë uonë jugkoreanë), “Parasite” tashmë ka bërë më shumë se 170 milionë dollarë gjithandej globit. “Distributorët e filmit duhet të inkurajohen të kuturusin më shumë në përmbajtje koreane e ndërkombëtare”, ka thënë Brzeski.
Një shpërthim i hershëm i kinemasë koreane erdhi më 2003, me trilerin aksion të regjisorit Park Chan-wook “Oldboy”, i cili më vonë ishte ribërë nga regjisori amerikan Spike Lee. Megjithatë, Brzeski beson se “Parasite” ka etabluar një precedent të ri për më shumë regjisorë jugkoreanë, qofshin meshkuj a femra, si Lee Chang-dong, Hong Sang-soo, Kim Bora, Lim Sun-ae dhe Lee Kyoung-mi, për të bërë fitime të rëndësishme në tregjet ndërkombëtare.
Nëse shfaqet një film në koreanisht para audiencës amerikane ose asaj gjermane, të gjithë filmat e dhënë para shikuesve në gjuhë të tjera përballen me çështjen e përjetshme të qasshmërisë.
Brzeski mendon se Bong e ka shpjeguar më së miri muajin e kaluar gjatë fjalimit të tij teksa pranoi “Golden Globe” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj: “Sapo ta kapërcesh pengesën e gjatë prej një inç të titrave, ju do të njiheni edhe me më shumë filma të mahnitshëm”, kishte thënë regjisori.
Sidoqoftë, reporteri i filmit ka tërhequr vërejtjen kundër deklaratave në hava: “Nuk mendoj që mund të përdoret Bongu për të përgjithësuar krejt filmbërjen koreane, përveçse të thuhet që Koreja bën filma të shkëlqyeshëm, dhe që mbase një pjesë e botës po zgjohet vonë për këtë fakt”.
Duke folur para gazetarëve kur pranoi “Oscarët” e tij, Bong i është rikthyer komentit të tij të janarit për titrat, duke thënë: “Njerëzit tashmë po tejkalojnë këtë pengesë nëpërmjet shërbimeve të streamingut, videove të YouTubes dhe mediave sociale. Në mjedisin që po jetojmë tani, mendoj se të gjithë jemi të lidhur”.
“Prandaj mendoj që natyrshëm po vijmë te dita kur një film i huaj apo jo nuk do të ngrejë kandar, dhe që me shpresë kur një film i huaj fiton të mos bëhet më vonë temë”, ka shtuar ai /Deutsche Welle /KultPlus.com
Mark Ruffalo ka bërë prova për ta siguruar një rol protagonist në versionin televiziv të filmit të regjisorit jugkorean Bong Joon-ho, “Parasite”, i cili e fitoi çmimin “Oscar” në kategorinë “Filmi më i mirë”.
Ylli i filmave “Avengers” ishte i pranishëm në publik të dielën mbrëma, dhe e shikoi se si regjisori i këtij filmi i rrëmbeu katër trofe të rëndësishme “Oscar”, në edicionin e 92-të të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve akadamike. Dhe tashti, ai po konsiderohet si aktorë potencial për t’u angazhuar në serinë televizive të kanalit HBO, të adaptuar nga filmi i shumë shpërblyer nga Kore Jugore, transmeton Koha.net.
Sipas një burimi të panjohur, regjisori Bong po i bashkon forcat me regjisorin amerikan, Adam McKay, në realizimin e pesë ose gjashtë episodeve të serisë, dhe Ruffalo po konsiderohet favorit për ta luajtur njërin nga rolet protagonist në këtë projekt. Ndërkaq, detajet e sakta të personazhit që aktori mund ta luaj në seri, nuk janë zbuluar ende.
Regjisori Bong, i cili bëri histori me triumfin e tij në ceremoninë “Oscar” me ç’rast “Parasite” u bë filmi i parë në të cilin nuk flitet anglisht dhe që e fitoi çmimin akademik në kategorinë “Filmi më i mirë”, së fundmi kishte treguar se ka pasur shumë ide për ta realizuar një seri televizive të bazuar në këtë histori.
Xhirimet për serinë “Parasite” pritet të fillojnë në vitin 2021. / KultPlus.com
Filmi “Brecht” i regjisorit Heinrich Breloer u shfaq për herë të parë gjatë Berlinales – dhe tani vjen në televizionin francez dhe gjerman. Filmi hedh një shikim mbi jetën e poetit Bertolt Brecht.
“Unë mendoj se ne kemi mendime të ndryshme për Brechtin,” thotë regjisori Heinrich Breloer -dhe kjo është e vërtetë. Gjatë Berlinales, festivalit të filmit që u mbajt në muajin shkurt regjisori prezantoi idetë e tij për Brechtin. Premiera botërore e filmit të tij u shfaq në ekranin e kinemasë së festivalit. Tani filmi “Brecht” do të transmetohet në televizion në Francë. Në Gjermani filmi mund të shihet fillimisht tek “Arte” dhe pak ditë më vonë tek ARD. FIlmi është një nga ngjarjet më të mëdha televizive të vitit 2019
Brehti – fiktiv dhe real në kinema
Regjisori Heinrich Breloer shihet (bashkë me kolegun e tij që ka vdekur më 2013, Horst Königstein) si zbuluesi i dramës dokumentareske, së ashququajturës Doku – Drama, një formë e përzier me pjesë përbërëse të filmit dokumentar dhe të filmit artistik. Breloer, e ka kthyer këtë zhanër në mjeshtëri dhe ka prodhuar shumë filma mbi personalitete dhe ngjarje politike, historike dhe kulturore, që janë vlerësuar e kanë marrë çmime.
Doku- Drama vlerësohet nga specialistët për shkak të formës së saj “të hapur”, sigurisht kur kjo arrihet. Filmat tregojnë “të vërtetën” që fshihet pas fiksionit. Ose e thënë ndryshe: Ato pasurojnë filmin dokumentar nëpërmjet shtesave filmike. Kështu që nuk është çudi që Heinrich Breloer mori në dorë Bertolt Brechtin, për të bërë një film për të.
Premiera e filmit Breht në Berlinale 2019, regjisori Heinrich Breloer dhe aktori Tom Schilling
Vizioni i Brechtit për teatrin: Kundër iluzionit si art
Edhe Brecht ka qenë luftëtar i “formës së hapur” artistike dhe kulturës së skenografisë së inskenuar. Spektatorët nuk duhet të merren me çështjen e iluzionit. “Po ashtu si Brecht i ve aktorët të flasin për rolin e tyre, duke ua hequr iluzionin, po ashtu ky lloj distancimi luan një rol edhe në doku-drama, kur unë alteroj dokumentacionin me lojën artistike,” thotë regjisori për formën dhe përmbajtjen e filmit të tij.
Shikuesi e përjeton Brechtin për herë të parë në një doku-drama tri orëshe, gjatë periudhës së Republikës së Vajmarit, periudhë gjatë së cilës ai ngjitet mes yjeve të teatrit gjerman, fillimisht si djalë i ri në gjimnaz ku shkruan tekste jopatriotike, pastaj si poet gjeni në moshë të re, dhe më pas me pjesën “Baal” ku e inaguron veten dhe vet dhe teatrin si makinë emocionale.
“Opera për tri groshë” kthehet në pjesë klasike të teatrit
Aktori Tom Schilling në rolin e Bertold Brehtit
Më pas Brecht shihet si autor i etabluar në skenë, si shkrues i pjesës “Daulle natën” dhe “Opera tregroshëshe”. Kjo e fundit kthehet në sukses shumë të madh teatral gjatë Republikës së Vajmarit. Në fund të pjesës së parë të filmit për Brehtit, shënohet viti 1933, vit kur nacionalsocialistët erdhën në pushtet dhe Brechti morri rrugën e ekzilit për në Pragë.
Pjesa e dytë e filmit e tregon poetin në periudhën e Gjermanisë së paluftës. Në Gjermaninë Lindore, Brechti vlerësohet prej disave si një nga inovatorët më të mëdhenj dhe prej disa të vjetërve shihet me sy skeptik. Heinrich Broeler, tregon në filmin e tij se Brecht ka miq dhe armiq në të dy kampet politike: tek dashamirësit dhe publiku nga njëra anë, por edhe tek burokratët dhe kujdestarët e mendimit të njëtrajtshëm socialist, nga ana tjetër.
Figurë politike e diskutueshme: Bertolt Brecht
Leonie Benesch dhe Tom Schilling në filmin për Brehtin
Gjatë jetës së tij Brechti, nuk ka qenë dikush, për të cilin të gjithë kanë të njëjtin mendim, në asnjë kohë dhe në asnjë vend. Edhe në Gjermaninë Perëndimore, të orientuar nga ekonomia e tregut, Brechti ka pasur në periudhën e pasluftës si përkrahës ashtu edhe kundërshtarë të fortë, të cilët e shihnin poetin si “komunist”.
Ajo çka Heinrich Breloer nxjerr në pah në filmin dypjesësh është jeta private e lirikut, autorit të pjesëve teatrale dhe aktivistit politik. Si një zinxhir perlash, tema “Brecht dhe gratë” përshkon të 180 minutat e filmit. Poeti ndriçohet si mik i grave, dhe njeri të cilit nuk i intereson shumë morali dhe mëshira.
Tema e filmit: gratë në krah të tij
“Miqtë dhe punonjësit që e kanë parë filmin”, thotë Heinrich Breloer, mendojnë se “kur sheh filmin të bën të mendosh për #MeToo.”
Kjo është e pashmangshme. Elisabeth Hauptmann, Ruth Berlau, Marianne Zoff, Paula Banhölzer, Regine Lutz dhe aktorja Helene Weigel – e kanë shoqëruar poetin në vitet e jetës së tij. Shpesh ato jetonin paralelisht bashkë me të. Dhe të gjitha vuanin me Brehtin.
Broeler nuk e heq vëmendjen nga këto gjëra, por i ndërthur ato me njëra-tjetrën, jetën dhe veprën, dashurinë dhe finesën poetike. Megjithatë filmi “Brehti” nuk do t’u pëlqejë të gjithëve. Disa mendojnë se vështrimi në pjesën private është shumë intim, shumë personal, kaq shumë vjet pas vdekjes së poetit. Të tjerët mendojnë se filmi e ul Brechtin nga piedestali. Si thotë edhe regjisori: “Unë mendoj se ne të gjithë kemi mendime të ndryshme për Brehtin.” /KultPlus.com
“Contagion”, një film i 2011-ës për një epidemi me ngjashmëri të frikshme me koronavirusin, është ngritur në shifrat e shikueshmërisë sërish, duke reflektuar se si njerëzit e përdorin kinematografinë si një mënyrë për të pranuar realitetin.
Por ai nuk është filmi i vetëm, i cilësuar si i parashikues i koronavirusit. Filma si “The Omega Man”, “World War Z” dhe “Pandemic” ndjekin të njëjtën linjë.
Këta filma gjithsesi marrin trajta më fantastike. “Contagion” ndërkohë përkon në shumë detaje me situatën momentale në botë.
Ai fillon me një grua, që luhet nga Guineth Paltrou, e cila kthehet në Minesota me një sëmundje të çuditshme , pas një udhëtimi në Hong Kong. Brenda pak ditësh ajo vdes, duke e lënë të shoqin,që luhet nga Met Demon, në një gjendje shoku. Nuk kalon shumë kohë deri sa dhe të tjerë fillojnë të shfaqin të njëjtat simptoma, teksa ato përhapen përreth gjithë globit.
Me regji të Stiv Soderberg dhe tekst të Skot Z. Bërns, filmi ofron një alternativë tmerruese të ngjarjes. Thashethemet dhe paniku fillojën të përhapen, ndërsa shohim karantina, aeroporte të boshatisura dhe një pamje shokuese të qyteteve.
Ajo që filmi nxjerr në pah është se një vendim i gabuar qeverie apo një pakujdesi mund të shkaktojë një seri ngjarjesh shkatërrimtare.
Një konsultant i filmit, Lori Garet, e cilësoi situatën në film si plotësisht të mundshme.
Është e kuptueshme pse, me përhapjen e koronavirusit, ky film po shihet sërish në mënyrë masive. /KultPlus.com
Filmi “IFIREHS” me skenar dhe regji të Ben Apollonit vjen premierë sonte në Kinemanë ABC, shkruan KultPlus.
Ky film i metrazhit të shkurtër,
është i bazuar në ngjarje të vërtetë.
Producente e filmit është Erza
Ramku e cila njëherit edhe luan një ndër rolet kryesore në film.
Në film luajnë edhe: Valon
Nuhiu, Erza Ramuka, Edona Berisha- Bekteshi, Gjelbrim Emini, Asdren Selimi,
Rexhep Ramuka,
Drejtor fotografie i filmit është Fisnik Halili, editor Avdi Thaci, skenograf dhe kostumograf Ardian Kadriu, tonist dhe dizajn i audios Engjëll Mahmuti, ndërsa make-up artiste Lirije Laqi etj.
Filmi vjen premierë sonte në ora 19:00. / KultPlus.com
Në Pallatin e Kongreseve mbrëmë u shfaq premiera e filmit “I Love Tropoja”, me regji të Ermal Mamaqit. Në premierë ishin të pranishëm mijëra adhurues të filmit, familjarë, kolegë dhe miq të Mamaqit dhe kastit të filmit.
Pas shumë duartrokitjeve, në premierë pati edhe incident. Disa të rinj kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili është pjesë e filmit. Në disa fletushka shkruhej “Shqipëria digjet, Rama krihet”, ndërsa në disa të tjera janë foto të familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në çadër, si dhe të Ramës me flokë të gjata, sipas rolit të dajës në filmin ‘I Love Tropoja’.
Përveç kësaj, filmi i Mamaqit ka marrë kritika të ashpra në rrjetet sociale nga shumë qytetarë nga Tropoja, të cilët thonë se janë ndjerë të ofenduar me pjesë ku për të nderuar mikun e tyre, tropojanët i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të. Në llogarinë Tropoja në Facebook, qytetarët kanë publikuar këtë reagim, duke paralajmëruar protesta.
Kujtojmë se pjesë e filmit “I Love Tropoja”, përkrah Mamaqit luajnë Arjola Demiri, Enca Haxhia, Mariana Kondi, Bruno Shllaku e shumë të tjerë./21Media / KultPlus.com
Jim Carrey ka zbuluar se do të ishte i interesuar ta realizon një vazhdim të ri të filmit “The Mask” por e ka një kusht të veçantë për këtë.
Aktori i cili në vitin 1994 bëri histori me portretizimin e një bankieri të dashur dhe të turpshëm, Stanley Ipkiss, i cili me anë të një maskeje magjike shndërrohet në një gangster të plotfuqishëm ngjyrë gjelbër, ka treguar se do të ishte i gatshëm t’i rikthehej këtij personazhi të pëlqyer nga publiku mbarëbotëror, vetëm nëse filmi do të realizohej nga ndonjë regjisor vizionar dhe me krijimtari të çmendur, transmeton Koha.net.
Duke folur për rolin e tij në filmin e adaptuar nga video-loja e famshme “Sonic The Hedgehog”, Carrey po ashtu e përmendi të vetmin kusht që do ta kishte, për të pranuar ta përsëris rolin e “The Mask”.
“Në fakt kjo do të varej tërësisht nga regjisori i cili do të caktohej për ta realizuar filmin. Nuk dua ta rikthej këtë personazh, vetëm sa për t’ia bërë qejfin disa njerëzve. Por, sigurisht që do ta pranoja ofertën, nëse filmi do të realizohej nga ndonjë regjisor me vizion kreativ dhe paksa të çmendur,” citohet të ketë thënë Carrey.
Një vazhdim i filmit të famshëm ishte realizuar në vitin 2005, por pa aktorin Jim Carrey. Filmi me titull “Son of the Mask”, nuk ka shënuar suksese të pritshme në arkat filmike dhe është pritur me kritika negative nga publiku dhe kritikët në përgjithësi. / KultPlus.com
“Kultura është në margjina”, tha regjisori veteran, Isa Qosja, teksa po bënte një krahasim në rrafshin kohor, pasi kishte përfunduar shfaqja e filmit “Rojet e mjegullës” dhe kishte filluar një debat rreth tij nën organizimin e ForumZFD në Qendrën Multimedia mbrëmë në Prishtinë, shkruan KultPlus.com
Dritat u fikën
dhe të pranishmit njëzëri vendosën për heshtje. Melodia, imazhi, simbolet dhe
mungesa e tekstit po mbizotëronin në fillim të filmit. Një brum i mjaftueshëm
dhe i nevojshëm për ta bërë edhe më interesant një debat mbi tematikën dhe
teknikën e filmit, film që nuk po barte çdo gjë në mënyrë të drejtpërdrejt,
debati për të cilin do të pasonte më vonë me teoricienin Sezgin Boynik dhe
regjisorin Isa Qosja.
Një grua që
dhunohej, një i torturuar që nuk e dinte se çfarë po nënshkruante, shkrimtar të
internuar në burgje, atmosferë e zymtë, kushte të rënda, frymë e sakrificës,
dhe le të ekzistojnë edhe një mori interpretimesh tjera për filmin që ka sjell
pozitën çnjerëzore të shqiptarëve në ish-regjimin e Jugosllavisë.
Pak minuta
para fillimit të shfaqjes së filmit, dëgjohej vetëm zhurma e karrigeve që po
shtoheshin minutë pas minute, deri kur salla e mbushur që nga fillimi u stërmbushur
dhe në skenë doli përfaqësuesi i ForumZFD, Korab Krasniqi.
Krasniqi, ka
shpalosur të dhënat të përgjithshme rreth kësaj ngjarjeje.
“Këtu sonte
jemi mbledhur si pjesë e një serie të aktiviteteve që po i bëjmë me Serzginin
dhe akterët e ndryshëm ku si pikënisje po i marrim filmat që trajtojnë tema të
vështira për të nxitur diskutim në publik. Sot do të shohim filmin “Rojet e
Mjegullës” me regji të Isa Qosjës, me neve do të jetë edhe Akademik, Sezgin
Boinik”.
Teoricieni,
Sezgin Boynik, ka folur shkurt për modelin dominant të filmit si nga ana
teknike ashtu edhe nga ajo përmbajtjesore.
“Filmat bardh e zi në Jugosllavi kanë lënë pas vetes një markë të fortë të gjuhës
vizuale, madje edhe sot kur ne po flasim, ata ekzistojnë. Motivi dominant i këtyre
filmave në Jugosllavi ka qenë kritika e burokracisë”.
Boynik, ka bërë
një ndërlidhje të dyfishtë mes diskriminimit etnik në raport me sistemin
politik si dhe me lidhjen e këtyre me tematikën e filmit.
“Disa vende të Jugosllavisë e kanë përjetuar më rëndë sistemin dhe unë mendoj
se Kosova ka qenë një nga këto vende. Mendoj se është me rëndësi të përmendet
veçmas për këta të rijnë këtu që edhe pse nën një sistem, jo të gjitha vendet e
kanë gëzuar të njëjtin socializëm, të njëjtat privilegje dhe unë mendoj se ky
film është shumë i lidhur me këtë çfarë thash”.
Regjisori i
njohur kosovar, Isa Qosja, ka përmendur një ngjarje interesante që ka ndodhur
gjatë xhirimit të këtij filmi.
“Ky film ka drithërim në secilën fotografi, ka edhe një pasiguri sepse kemi pasur një pjesë të ekipit nga Serbia, e cila në një moment kur e ka parë fotografinë e Rankoviqit, në qeli atje, është rebeluar, ka dalur dhe ka ndërprerë xhirimin dhe ne nuk e kemi ditur nëse do ta vazhdonim apo jo atë”.
Qosja tutje ka treguar se cila rrethanë e shtyri ish-sistemin që filmin ta klasifikojë si “Pamflet politik”.
“Vetëdija jonë për atë se çfarë na ka bërë regjimi Jugosllav, atyre ju ka shkaktua një tronditje dhe atëherë ka filluar një fushatë e tmerrshme prej asaj që filmi të kualifikohet si pamflet politik”.
Tutje, Qosja ka rrëfyer edhe për një emision që ishte mbajtur rreth këtij filmi ku një gazetar serbë kishte bërë ndërlidhje të çuditshme të simboleve të filmit, ndërlidhje kjo krejtësisht në frymë nacionaliste.
“Ekziston edhe sot një debat që ka qenë organizuar ku kanë marrë pjesë, Ibrahim Rugova, Azem Shkreli, një gazetar serb që ka përfaqësuar anën e errët të këtij filmi, i cili mes të tjerash pyeste se përse njerëzit në film janë të veshur me të bardha, ose a janë ato varkat e letrës që i keni lëshuar në ujë, varkat e lidhjes me Shqipërinë. Pra një imagjinatë e jashtëzakonshme, shumë e bujshme, që t’i trajtojnë simbolet në këtë film. Më dukej shumë naive se si gjithçka e lidhën si donin vet, edhe atë çfarë se kisha menduar mi shfaqën si ide në kuadër të një fushate që dukej qesharake dhe ironike”.
Qosja, ka vazhduar duke bërë një ndërlidhje mes karakterit të rrethanave të atëhershme dhe stimulimit të entuziazmit që ata shkaktonin.
“Po të shikohet entuziazmi, unë konsideroj se entuziazmi i njerëzve për të bërë film ka qenë i jashtëzakonshëm atëherë, pikërisht se kanë qenë rrethanat më të vështira. Dhe unë di se gjithmonë masa popullore është instaluar në fushatën e mbrojtjes së filmit”.
Pas shfaqjes së dokumentarit si dhe debatit pas tij, ky aktivitetet është mbyllur me një koktej rasti për të pranishmit. /KultPlus.com
Drama biografike “Bombshell”, për reporteret e Fox News, të cilat kanë bërë publikisht akuza për ngacmime seksuale kundër Roger Ailes, do ta marrë sivjet çmimin e veçantë nga Shoqata e producentëve amerikanë (Producers Guild of America), çmimin “Stanley Kramer”.
Çmimi në fjalë ndahet që nga viti 2002 dhe është krijuar për t’i dhënë mirënjohje produksionit, producentit ose ndonjë personi tjetër puna e të cilëve ka kontribuar në rritjen e vetëdijesimit të publikut për çështje të rëndësishme sociale, shkruan KOHA Ditore. “Bombshell” do ta marrë çmimin në ceremoninë e 31-të, e cila do të mbahet më 18 janar 2020 në Los Angeles.
Kryetaret e shoqatës, Gail Berman dhe Lucy Fisher, sqaruan se u vendos për Bombshell, sepse filmi është dëshmi që kinemaja e ka fuqinë të na sjellë momente dhe lëvizje (mendohet në projektin #MeToo) në mënyrë pozitive, dhe të na i shpjegojë ato më mirë.
Regjinë e ka bërë Jay Roach, ndërsa në rolet kryesore luajnë: Charlize Theron si Megyn Kelly, Nicole Kidman si Gretchen Carlson, Margot Robbie si Kayla Pospisil, Allison Janney si Susan Ostrich dhe John Lithgow si Ailes. Lionsgate do ta lansojë filmin për herë të parë në distribuim të kufizuar më 13 dhjetor në New York dhe Los Angeles, ndërsa me distribuim të rregullt në mbarë botën fillon më 20 dhjetor.
Shumë adhurues parashikojnë që filmi do të jetë gjithashtu një pretendent serioz për “Oscar”, veçanërisht për shkak të ekipit të fortë të aktorëve, të cilët pothuajse me siguri do të mund të nominohen në kategorinë e aktores më të mirë dhe aktores më të mirë mbështetëse, por edhe në kategorinë e grimit dhe flokëve më të mirë, pasi që Kazuhiro Tsuji e bëri një punë fantastike të transformimit të Theron. Kidman dhe Lithgowa në Kelly, Carlson dhe Ailesa duke përdorur protetikë delikate e cila lëviz me fytyrat e tyre.
Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi horrori Get Out, ndërsa disa nga filmat e tjerë fitues ndër vite janë: Loving, The Hunting Ground, The Normal Heart, Precious, Milk. Në vitin 2011, Sean Penn e fitoi çmimin dhe u bë personi i parë të cilit iu nda çmimi Stanley Kramer.
Rita Ora është duke punuar për filmin e saj të ri.
Rita Ora ka marrë sërish rol në një film ndërkombëtar ‘Olivier’ për të cilin xhirimet veçse ja ka filluar dhe këngëtarja është fotografuar gjatë setit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
28-vjeçarja ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra boksi. Ylli i muzikës u fotografua në rrugët e Londrës përkrah aktorit Rafferty Law.
Rita do luajë rolin e Artful Dodger në “Twist”. Ylli me prejardhje shqiptare mbante një kafe në duar, ndërsa përgatitej të fillonte xhirimet.
Aktori i njohur francez, Gérard Depardieu, do të luajë në filmin “Milosheviçi dhe unë” të regjisorit Arben Kastrati, i cili ka zgjedhur qytetin e gurtë të Gjirokastrës për shesh xhirimi.
Lajmi u bë i ditur nga deputetja e Partisë Socialiste,
Mirela Kumbaro, e cila ka takuar aktorin e madh bashkë me kryetarin e bashkisë
së Gjirokastrës, Flamur Golemi.
“Në Gjirokastrën e historisë, të kulturës por edhe të
skenografisë gjithmonë e më të të kërkuar të kinemasë, mirëpritëm të famshmin
Gérard Depardieu, bashkë me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi”, shprehet
Kumbaro.
Deputetja thekson se “gjëra të mira shumë po i ndodhin
Gjirokastrës që kulturën nuk e ka vetëm histori, por edhe frymë të ditës”.
Filmi i Kastratit është bashkëprodhim i regjisorit me
Francën dhe përbëhet nga një kast i shkëlqyer aktorësh, si: Gerard Depardieu,
Alessandra Martines, Pamela Boëen, Nathalie Boyer, Xhevdet Doda, Afrim
Kasapolli etj.
Ndërkohë në një intervistë të pak muajve më parë,
regjisori nga Kosova tregon se “përvoja profesionale dhe jetësore e
Depardieu-në, padyshim e bënë jashtëzakonisht të veçantë. Ai është shumë i
informuar me politikën globale. Natyrisht, ai kishte njohuri edhe për Kosovën.
Dhe për Milosheviçin”.
“Ngjarja e filmit ndodh në vitin 2003. Është periudha e pasluftës, kur e gjithë popullata kolektivisht ishim të dehur nga liria. Në atë periudhë kohore, qarkullonin rrëfime nga më të ndryshmet dhe Heroi i filmit tim, ka dëftimin e tij. Një dëftim sa tragjik aq edhe komik”, është shprehur regjisori Kastrati. /atsh / KultPlus.com
Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me regjisor Kushtrim Bekteshin do të shfaqet në ekranin e madh të Cineplexx, shkruan KultPlus.
Jeta e qetë
e një fshati të harruar ndryshon me mbërritjen e tre prostitutave. Kjo komedi interesante
nis të shfaqet nga 29 tetori në qytetin e Prishtinës në Cineplexx.
Për këtë ka njoftuar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Edhe një
film i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës vjen në Cineplexx nga
data 29 Tetor! Me regji të Kushtrim Bekteshi dhe me një kastë
aktorësh të mrekullueshëm nga të gjitha trevat shqiptare është kjo komedi që ja
vlen me u pa”, thuhet në njoftimin e QKK-së.
Në film
është përfshirë një kastë e madhe aktorësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe
Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan
Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana
Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir
Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Donikë Ahmeti,
Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem
Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva,
Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta,
Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame
Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço, etj…
Filmi është
xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Drejtori i fotografisë në
këtë film është Almir Gjikolli, muzikën origjinale e ka kompozuar Trimor Dhomi,
montazhin e ka bërë Radovan Petroviç, skenograf është Durim Neziri,
kostumografe Zhaklina Krstevska dhe dizajner i zërit Darko Spasovski.
Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë. / KultPlus.com
Muaji tetor në rrugëtimin e begatshëm të filmit të shkurtër dokumentar “Në Mes” nga autori Samir Karahoda do të mbahet në mend me çmimin e fituar në festivalin Qipriot të Filmit të Shkurtër (International Short Film festival of Cyprus) që e nominon filmin nga Kosova për çmimin prestigjioz të Akademisë Europiane të Filmit në vitin 2020.
“Është një lajm jashtëzakonisht i madh si për mua e po ashtu edhe për kinematografinë kosovare”, u shpreh autori i filmit Samir Karahoda.
“Kjo më së miri e dëshmon vlerën që ka puna jonë ku edhe njëherë dua te falenderoj komplet ekipin për punën e shkëlqyer dhe të gjitha familjet për kontributin e tyre në film.”
Juritë e pavarura në 24 festivale e bëjnë përzgjedhjen e filmit më të mirë të shkurtër të festivalit që automatikisht nominohet për të garuar në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër Europian. Pas të gjitha nominimeve në shtator të vitit 2020 një panel i ekspertëve të filmit të shkurtër dhe anëtarët e bordit të Akademisë Europiane të Filmit përzgjedhin 5 filmat më të mirë që votohen nga 3500 profesionistë të filmit nga Evropa për përzgjedhjen e filmit më të mirë të shkurtër në Evropë.
“Këtë muaj e kemi pasur kalendarin e shfaqjeve shumë të ngjeshur” theksoi producenti i filmit Eroll Bilibani. “U prezantuam në shumë festivale por ky nominim që do të na mbajë nën ethe një kohë shumë të gjatë, për ne është shumë i veçantë.”
“Në Mes” këtë muaj u prezantua në BFI London Film Fest, El Gouna Film Festival në Egjipt, dhe e fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në DokuBaku të Azerbeixhanit. Këtë javë filmi poashtu arriti që ta ketë premierën në Amerikën Veriore në Chicago Film Festival, si dhe në Bosphorus Film Festival në Stamboll dhe në Uppsala International Short Film Festival në Suedi. Që nga premiera botërore në shkurt të këtij viti, “Në Mes” është shfaqur në mbi 40 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar 5 çmime si filmi më i mirë në kategorinë ku ka garuar.
Filmi “Në Mes” është prodhim autentik nga Kosova dhe është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Bankës për Biznes, Komunës së Prizrenit dhe të Prishtinës. / KultPlus.com