Filmat e animuar më të shikuar ndër vite

Janë të shpeshta renditjet që bëhen për filmat më të ndjekur, në kategori të ndryshme si komedi, aksion, thriller, horror por së fundmi edhe ata të animuar.

Duke parë fitimet që filmat e animuar po marrin dhe klasifikimet e tyre në top lista bën që shumë regjisorë t’i kushtojnë rëndësi krijimit të tyre.

Më poshtë CBC ju rendit listën e serive të animuara më të shitura në Box Office, transmeton KultPlus.

Frozen

Disney vuri një bast shumë të vështirë me këtë produksion, një prodhim origjinal nga autori Hans Christian Andersen, me titull “Frozen”. Basti u fitua sepse “Frozen” është filmi i animuar më i shitur, me një fitim prej 1.27 miliardë dollar.

Toy Story

Episodi final i “Toy Story” ka qenë shumë sfidues, sepse Andi u rrit dhe i duhej të hiqte dorë nga të gjitha lodrat e tij të fëmijërisë. Si fëmijë dhe të rritur kanë qeshur dhe qarë me këtë seri. Fitimet e filmit arritën në 1 miliard dollarë.

Minions

Që në krijimin e serisë së parë pritej një fitim i jashtëzakonshëm i “Minions”, madje se do të kalonte edhe atë të “Frozen” apo “Toy Story”. Gjithashtu konsiderohet si një nga titujt e filmave të animuar më të ndjekur në 11 shtete.

The Lion King

Edhe pse është krijuar në një epokë tjetër, me një format të ndryshëm vizatimi dhe një listë të përzgjedhur me kujdes këngësh, The Lion King është një ndër serialet që është parë nga të gjithë. Fitimet e tij ishin afërsisht 987 milionë dollarë.

Finding Memo

Historia e një peshku të vogël që largohet nga shtëpia është parë me mijëra herë nga fëmijët dhe mendohej se kjo seri nuk kishte nevojë për një tjetër episod, por nuk është kështu. Fitimet e filmit ishin afërsisht 937 milionë dollarë.

UP

Pjesa e parë që zgjat 10 minuta dhe tregon gjithë historinë e Carl Fredricksen dhe bashkëshortes së tij, është një nga pjesët më prekëse në gjithë historinë e filmave të animuar, edhe pse nuk është e shoqëruar me muzikë. Ky është një nga ata filma që nuk ka nevojë për seri të tjera. Fitimi ishte 731 milionë dollarë.

Shrek

Një nga filmat më të suksesshëm ishte edhe  “Shrek”, me të cilin Dream Works Animation bëri një paraqitje të denjë. Fitimet e kësaj serie të animuar ishin 920 milionë dollarë. / KultPlus.com

‘Peppa Pig’ cenzurohet në Kinë

Seriali vizatimor për fëmijë, “Peppa Pig”, është hequr nga një prej platformave më popullore të medias sociale në Kinë, Douyin.

Kështu sipas mediave kineze, rreth 30 mijë video të serialit janë censuruar dhe nuk do të shfaqen më, transmeton KultPlus.

Sipas autoriteteve, karakteri vizatimor nisi të lidhej me një nënkulturë të përdoruesve të internetit, grup shoqëror për të cilin thuhet se kanë qëndrime antiqeveritare, rebele apo “sjellje të fortësh”.

Ata theksojnë se figura e Peppa Pig është përdorur në meme, video dhe shumë kontekste të konsideruara si vulgare dhe është kthyer në simbol të personave që bien ndesh me vlerat e shoqërisë, janë dembelë dhe që përgjithësisht nuk kanë një punë të qëndrueshme.

Kjo nuk është hera e parë që një personazh vizatimor censurohet në Kinë, pasi më herët, “Winnie the Pooh” u ndalua sepse në shumë meme krahasohej me presidentin Xi Jinping. / KultPlus.com