Historikisht i nënpërfaqësuar në Kanë, filmi i animuar është sërish në festival me dy mjeshtra të tij: izraelitin Ari Folman, i cili u bë i famshëm me “Vals me Bachir-in” dhe japonezin Mamoru Hosoda, i njohur me “Miraï, motra ime e vogël”.
I përzgjedhur gjithashtu në Croisette, është edhe një film investigativ francez për alpinizmin, që ofron një përshtatje të suksesshëm të një mange nga Jiro Taniguchi dhe që, ashtu si dy të tjerët, do të dalë në kinema këtë vjeshtë, transmeton KultPlus.
“Ku është Anne Frank?” nga Ari Folman
Në lidhje me filmin “Ku është Anne Frank?”, për të cilin u punua tetë vjet dhe u mobilizuan 12 studio nga vende të ndryshme, Ari Folman u frymëzua nga një prej librave më të famshëm të shekullit XX, “Ditari i Anne Franck”.
Premtues, filmi gjithsesi mori një pritje të përzier në Kanë.
Filmi ndjek Kitty-n, një mike imagjinare e adoleshentes hebreje që vdiq në internim në 1945 dhe librin e saj që përshkruan vitet e fundit tragjike ndërsa ishte e fshehur në Amsterdamin e pushtuar nga nazistët.
Duke u endur midis së kaluarës dhe së tashmes, ai ofron një reflektim mbi fatin e refugjatëve të sotëm.
“Belle” nga Mamoru Hosoda
Tashmë i përzgjedhur në Kanë me “Miraï, motra ime e vogël”, regjisori i “Dy javë”, Mamoru Hosoda, 53 vjeç, kthehet me historinë e një nxënëseje jetime nga nëna, Suzu , e cila shpik një jetë të dyfishtë në internet, ku bëhet muza muzikore e miliona të rinjve.
Një shpërthim i vërtetë grafik me një gamë të shfrenuar ngjyrash, filmi plot romantizëm është një pikturë e botës së adoleshencës, mundimeve të saj romantike, përdorimit të saj të rrjeteve sociale.
Ai lidh këngë dhe skena aksioni në një sfond pyetjesh për rëndësinë e të qenët vetvetja dhe peshën e maskave sociale.
Ky është filmi i tretë në të cilin Hosoda përqafon çështjen e internetit, tashmë të shfaqur në “Digimon” (2000) dhe “Summer Ëars” (2009).
“Maja e perëndive” nga Patrick Imbert
I vlerësuar me çmimin César si “Filmi më i mirë animacion” 2018 me “Dhelpra e madhe e keqe dhe përralla të tjera”, projektuesi dhe regjisori Patrick Imbert braktis universin e të rinjve për një film realist që lë pa frymë, i vendosur midis Alpeve, Japonisë dhe Himalajeve, në gjurmët e një fotografi reporter dhe një alpinisti të vdekur në majën e Everestit.
I dokumentuar shumë mirë, filmi është punuar nga fotot dhe topologjia e vërtetë e Everestit: “gjithçka është pikturuar si për një ambient normal të animuar”, specifikon regjisori. / KultPlus.com