Edhe pse është shumë e vështirë që një film të largohet nga Franca për shkak të reputocionit ‘Liberte’ (liri), disa janë larguar për shkak të përmbajtjes së tyre.
Kjo është lista e filmave që u larguan nga Franca dhe arsyet pse.
Filmi: Antichrist
Përshkrimi: Teksa një çift i martuar (Willem Dafoe, Charlotte Gainsbourg) janë duke kryer marrëdhënie seksuale, djali i tyre i mitur bie nga dritarja dhe vdes. Nëna shtrohet në spital, ndërsa burri, psikiatër, përpiqet ta trajtojë. Për ta shëruar nga frika e saj, ai e çon në një vend ku kishte kaluar verën me të birin, por aty nisin episodet e dhunës seksuale ndaj bashkëshortit dhe vetes.
Arsyeja e ndalimit: Në vitin 2016, filmi u ndalua në Francë kur një lëvizje katolike tradicionale e njohur si Promouvoir, kërkoi heqjen e tij për shkak të përshkrimeve të dhunës dhe seksit.
Filmi: Baise-Moi
Përshkrimi: Manu (Raffaela Anderson) ka jetuar një jetë të vështirë. E abuzuar dhe e përdhunuar, ajo niset për të takuar Nadine (Karen Bach), një prostitutë e cila është përballur me shumë padrejtësi. Të zemëruar me botën, ato zgjedhin të kryejnë marrëdhënieve kur të duan dhe të vrasin sa herë është nevoja.
Arsyeja e ndalimit: Ka skena jashtëzakonisht të dhunshme, ndërkohë që titulli në disa vende është përkthyer si “Më përdhuno”. Në vitin 2001, u vendos që të konsiderohej si i papërshtatshëm për njerëzit nën 18 vjeç.
Filmi: The Texas Chainsaw Massacre
Përshkrimi: Sally, Franklin dhe tre miqve të tyre u mbaron benzina teksa udhëtojnë me një furgon kampesh, aty shfaqen skena të dhunshme.
Arsyeja e ndalimit: Komplot i thjeshtë dhe skena të dhunshme dhe sadiste.
Filmi: The Battle of Algiers
Përshkrimi: Kronikë e vërtetë për jetën e luftës së popullit algjerian për të përmbysur qeverinë koloniale franceze në mes të viteve 1950. Fokusi është tek udhëheqësit e Lëvizjes Çlirimtare.
Arsyeja e ndalimit: “Beteja e Algjerit” konsiderohet si një nga filmat më të mëdhenj të luftës të të gjitha kohërave. Arsyeja e ndalimit lidhej me pretendimin se filmi ka një përshkrim të padrejtë të forcave franceze.
Filmi: Battleship Potemkin
Përshkrimi: Kur ata ushqehen me mish të thatë, marinarët në Potemkin revoltohen kundër kushteve të vështira. Të udhëhequr nga Vakulinchuk (Aleksandr Antonov), marinarët vrasin oficerët e anijes për të fituar lirinë.
Arsyeja e ndalimit: Një nga filmat më të njohur të të gjitha kohërave dhe shpesh i veçuar për teknikat e tij revolucionare të krijimit të filmit, kjo epikë ruse u ndalua nga frika se do të frymëzonte një revolucion. Autoritetet në Francë u tërhoqën nga vendimi në 1953, 20 vite pasi e ndaluan.
Filmi: Le Corbeau
Përshkrimi: Remy Germain (Pierre Fresnay) është mjek në një qytet francez i cili vendoset në qendër të një fushate shpifjesh, pasi letrat e akuzojnë atë për kryerjen e aborteve të paligjshme.
Arsyeja e ndalimit: E ndaluar për një periudhë të shkurtër pas Luftës së Dytë Botërore, “Le Corbeau” u prodhua nga një kompani gjermane në Francë gjatë pushtimit nazist. Filmi u perceptua nga lëvizja e rezistencës si poshtërim i popullsisë vendase dhe regjisori u ndalua të bënte filma
Filmi: Paths of Glory
Përshkrimi: Gjeneral Mireau vendos të marrë përsipër një mision të pamundur për të kapur një post gjerman. Sidoqoftë, kur njerëzit e tij vendosin të tërhiqen nga misioni, ai i fyen ata.
Arsyeja e ndalimit: Kritikat për mënyrën e portretizimit të ushtrisë franceze. Qeveria franceze bëri presion të madh për SHBA-në në mënyrë që filmi të mos transmetohej në Europë. Filmi u shfaq në Francë në 1975.
Filmi: Carmen Jones
Përshkrimi: Carmen josh një ushtar të ri, Joe, në mënyrë që të shmangë burgosjen. Sidoqoftë, kur ajo largohet nga Joe për një burrë tjetër, ai kërkon hakmarrje.
Arsyeja e ndalimit: Probleme me të drejtat e autorit me kompozitorin Georges Bizet që shkroi operën Carmen. Problemi u zgjidh, por u deshën gati tridhjetë vjet.
Filma të tjerë që janë ndaluar në Francë:
“Afrique 50” – i ndaluar sepse kritikon sundimin kolonial francez.
“Bel-Ami” – i ndaluar në fillim, por u lejua pas dy vitesh.
“Det kære legetøj” – i ndaluar për promovimin e pornografisë./ KultPlus.com