Filmat e vjetër shqiptar që duhet t’i shohë secili

Komedi, drama dhe filma historikë. Nëse s’keni parë këto filma, bëni mirë të uleni dhe t’i shikoni me radhë.

Skënderbeu (1954)

– Sergei Yutkevich – Filmi flet për jetën e Skënderbeu, nga lindja deri në vdekje. Bazuar kryesisht në veprën e Marin Barletit, filmi nis me rrëmbimin e Skënderbeut nga turqit dhe trajnimin e tij për t’u bërë një nga luftëtarët më mbreësëlëns në Perandorinë Otomane. Më pas, Gjergj Kastrioti kthehet në Atdhe ku edhe organizon rezistencën heroike që zgjati më shumë se 30 vite. Prej tij, perandoria më e madhe në tokë e asaj kohe, nuk arriti të pushtojë Shqipërinë.

Lulëkuqet mbi mure (1976)

– Dhimitër Anagnosti – Filmi është i vendosur në një jetimorë të Tiranës gjatë viteve të pushtimit fashist italian në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Është bazuar në romanin Bonjakët të Petraq Qafëzezit dhe interpretohet mrekullisht nga Timo Flloko, Kadri Roshi, Pavlina Mani, etj. Jetimët e strehës vorfnore, nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit, detyrohen të pastrojnë parrullat në mure të komunistëve. Katër shokë protagonistë organizojnë plane kundër bashkëpunëtorëve të urryer të fashistëve dhe që këtu filmi zhvillohet gradualisht.

Përrallë nga e kaluara (1987)

– Dhimitër Anagnosti – Për të plotësuar dëshirat dhe nevojat e prindërve, Gjino 14-vjeçar martohet me mblesëri me Marigonë 20-vjeçare. Gjino bindet, se është fëmijë, ndërsa Marigoja që dashuron një tjetër, përpiqet me lloj lloj mënyrash për t’u larguar. Filmi eksploron rolin e gruas në shoqëri, shfrytëzimin dhe emancipimin e saj. Hajrie Rondo, Robert Ndrenika dhe Elvira Diamanti janë të shkëlqyer në rolet e tyre.

Nëntori i dytë (1982)

– Viktor Gjika – Nëntori i dytë është një film dramatik që shpalos rrugën e ndjekur nga patriotët shqiptarë drejt shpalljes së pavarësisë. Personazhe janë figurat më të famshme të kombit si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi luajtur nga më të mirët e skenës shqiptare.

Zonja nga qyteti (1976)

– Pirro Milkani – Komedia për zonjën dhe të bijën që shpërngulen nga qyteti në fshat është një perlë e kinematografisë shqiptare. E bija e Teto Ollgës, zonjës nga qyteti, bie në dashuri me një djalë nga fshati. Ndërkohë, Ollga s’lë gurë pa lëvizur që të bijën ta martojë me dikë nga qyteti. Një histori e vjetër sa kohë, një komedi që të bën për të qeshur çdo herë që e sheh.

Vdekja e kalit (1992)

– Saimir Kumbaro – Një ndër filmat e parë antikomunistë shqiptarë, Vdekja e kalit flet për Agronin (Timo Flloko), i cili shpëton një kal nga ekzekutimi dhe dënohet nga gjyqi ushtarak. Gruaja e tij, e cila luhet nga Rajmonda Bulku vendos të ndërmarrë masa ekstreme. Të lë një ndjesi të hidhur, të nevrikos dhe është fantastik.

Kapedani (1972)

– Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi – Në Shqipërinë e viteve ’70, një hero i Luftës së Dytë Botërore kthehet në shtëpinë e tij në fshat dhe has probleme me revolucionin kulturor dhe të drejtat e grave dhe të burrave. Në një kontrast brilant mes të resë dhe të vjetrës, Kapedani mund të jetë fare mirë komedia më e dashur shqiptare.

Njeriu me top (1977)

– Viktor Gjika – Bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Dritëro Agolli, Njeriu me top ndjek historinë e konfliktit mes Mato Grudës dhe plakut Mere. Në hangar, Mato mban një top të braktisur nga italianët që ëndërron ta përdorë kundër plakut Mere. Filmi është poetik dhe i paharrueshëm.

Dy herë mat (1986)

– Bujar Kapexhiu – Një tjetër komedi e mrekullueshme me regji dhe rol kryesor nga Bujar Kapexhiu. Ilo Pinci, specialist i midhjes dhe peshkut, njëherazi shahist i njohur, ftohet në një qytet bregdetar për një konkurs shahu. Në të vërtetë, Ilo është më i interesuar për kultivimin e midhjeve dhe i futet konkursit pa teklif, me idenë se do t’i mundë të gjithë pa problem. Rudina e vogël i vërteton të kundërtën.

Koncert në vitin 1936 (1978)

– Saimir Kumbaro – Një këngëtare e re Donika dhe një pianiste Eleni nisin një turne koncertesh në qytete të vegjël provincialë duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra. Dy artistet e reja takojnë mikpritës midis të cilëve popullin e thjeshtë dhe autoritetet lokale që kërkojnë të duken oksidentalë por që në thelb janë të konfrontuar me njëri tjetrin.

Liri a vdekje (1979)

– Kristaq Mitro, Ibrahim Muçaj – Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Nën interpretimin brilant të Timo Fllokos, Kadri Roshit, Kastriot Çaushit, Bujar Asqeriut, Reshat Arbanës, e plot të tjerëve.

Prefekti

– Besim Levonja – Artisti i Popullit Robert Ndrenika interpreton Qazim Mulletin. Një punë e Besim Levonjës, komedia “Prefekti” përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist, Qazim Mulletin dhe një vartës të tij që ishte drejtues i policisë së Tiranës po në atë kohë, Mon Kukaleshi. Kjo komedi bazohet në stereotipa dhe krijon vetëm të tilla. /anabel/ KultPlus.com

Gjashtë filmat shqiptarë më të mirë për fëmijë

Kinematografia shqiptare numëron qindra filma të cilët lanë gjurmë të mëdha në artin skenik, filma këta që do të mbesin gjatë në kujtesën e historisë së atit shqiptar, shkruan KultPlus.

Në vijim, KultPlus ju sjell disa nga filmat shqiptarë që konsiderohen të jenë më të mirët për fëmijë.

“Beni ecën vetë” – Është historia e djalit të vogël, që nga Korça, shkon te xhaxhai i tij në fshat dhe aty mëson të bëhet një fëmijë i pavarur.

“Tomka dhe shokët e tij” – Është historia e djemve që luftojnë për të shpëtuar fushën e tyre të lojës nga armiqtë që kishin pushtuar dhe zaptuar vendin.

“Shoku ynë Tili” – Është historia e nxënësit që nuk bindej të mësonte, por që me një klasë të bashkuar dhe një mësuese të përkushtuar arriti të bëhet edhe nxënës i mirë.

“Mimoza Llastica” – Është historia e llasticës, që kishte konflikte me bashkëmoshataret, sepse ishte përkëdhelur më shumë se ç`duhet dhe në fund arrin të integrohet me shoqet e saj.

“Një vonesë e vogël” – Është e gjithë aventura e disa fëmijëve të vegjël që dalin në mëngjes nga shtëpia për të shkuar në shtëpinë e mësuese për 7 Mars dhe vetëm në darkë arrijnë ta gjejnë, pasi humbasin adresën.

“Taulanti kërkon një motër” – Është drama e një djali të vogël, i cili kërkon dëshpërimisht të ketë një motër të vogël dhe në fund, dëshira e tij do të realizohet. / KultPlus.com

Vajzat e para në filmat shqiptarë

Ato dhanë shembullin e emancipimit dhe përkushtimit, ato dëshmuan personalitetin e gruas dhe aftësitë e saj edhe në këtë fushë të artit që u krijua nga e para, ato e përjetësuan personalitetin e tyre në qindra filma dokumentarë, artistikë dhe të animuar, ato u shndërruan në dallëndyshet e para të këtij arti të ri, kinematografisë.

Xhanfize Keko, themeluesja e montazhit të filmit dokumentar dhe regjisorja e suksesshme e filmave artistikë që shkëlqeu sidomos në filmat me tematikë edukative dhe për fëmijë që u shndërrua në regjisoren e çiltërsisë fëmijërore, nderuar me disa çmime në festivalet kombëtare e ndërkombëtare dhe e para regjisore në kinematografinë shqiptare që u nderua me çmimin e madh “Artiste e popullit”, Vitore Çeli, themeluesja e sektorit të montazhit të filmave artistikë dhe regjisore dublazhi që kur kaloi si regjisore në filmat dokumentarë la një trashëgimi të suksesshme që u nderua me dy çmime të para në festivalet e filmit shqiptar, veterania e luftës që nuk e përmendi asnjëherë këtë fakt në jetën e saj.

“Artistja e Merituar” Marianthi Xhako/Qemo/ regjisorja e parë me arsim të lartë profesional në filmin dokumentar që e filloi krijimtarinë e saj me filmin që I kushtohej qytetit të saj të lindjes “Qyteti I një mbi jë dritareve”/Berati/ dhe xhiroi rreth 60 filma, Adriana Elini- vajza e heshtur e përkushtuar dhe e pasionuar që sakrifikoi çdo gje, që edhe dy ditë mbas martesës u ngrit natën nga shtrati martesor dhe e gdhiu gjithë natën duke montuar një film dokumentar/1964/, regjisorja e montazhit dhe regjisorja e filmit dokumentar me krijimtari të suksesshme që mbajnë vulën e personalitetit të saj.

“Artistja e Merituar” Donika Muçi, formulonjese e muzikës regjisore e montazhit dhe regjisore e filmit dokumentar që krijoi një numur filmash me vlerë, Liri Brahimi, që la shumë gjurmë në disa filma artistikë si asistent regjisore filloi veprimtarinë e saj si regjisore e filmave dokumentarë duke xhiruar mbi 20 filma me tematikë të ndryshme, Drita Koçi/Thana/ Asistente në disa filma artistikë dhe regjisore e tre filmave artistikë.

Regjisorja dhe piktorja e talentuar e filmave të animuar, pasqyrë e kulturës dhe modestisë Esperanca Konomi, fituese e dy çmimeve të para për filmat “Talenti I babit” dhe “Stop kundravajtje”, regjisorja dhe piktorja e filmit të animuar, Majlinda Agolli /Mato/, fituese e një cmimi per regjinë në Festivalin e Filmit Shqiptar.

Redaktoret dhe skenaristet e talentuara poetja dhe skenaristja Vllasova Musta me një krijimtari të gjerë me rreth 20 skenarë për filma dokumentarë dhe një numur të konsiderueshëm për filmin e animuar, gazetarja, publicistja dhe skenaristja e shkathët e filmit dokumentar me prirje e krijimtari letrare Angjelina Xhara/Papalilo/, poetja redaktorja dhe skenaristja e filmave artistikë, Natasha Lako, me një krijimtari të suksesshme sidomos me skenarin e saj të filmit “Mësonjëtorja”.

Kinooperatorët e para femra që çanë me guxim të parat në këtë profesion të vështirë sidomos në filmin kronikal e dokumentar kur bridhnin me kamera ne krah ne çdo skaj të Shqipërisë- Diana Diamanti, bukuroshja e heshtur, trimëreshë që kur xhironte në skelat e larta të furrnaltave me një dorë mbahej për skela dhe me tjetër xhironte. Sonia Mamaqi, vajza energjike dhe e përkushtuar që ju ndërpre për një kohë të gjatë pasioni I saj për artin mbasi u persekutua nga regjimi për një faj që nuk e kishte bërë.

Regjisoret e montazhit: Irena Harito nxënësja e devotshme e regjisores Xh.Keko që e filloi veprimtarinë e saj që me themelimin e kinostudios, Marika Vila-vajza e heshtur punëmadhe që mbajti një peshë të madhe në filmin artistik që e filloi veprimtarinë e saj që në montimin e filmave të parë artistikë të kinostudios, Elpiniqi Coja regjisorja energjike dhe e suksesshme që u shqua sidomos në montimin e rret 100 filmave kronikalë e dokumentarë me peshë, me meritë të veçantë në zgjedhjen dhe montimin e materialeve arkivore duke u bërë njohëse e fondit arkivor, Atalanta Pasko-vajza inteligjente e edukuar dhe e kulturuar me pasione letrare, pasqyre e përsosur e origjinës se saj-fituese e dy çmimeve për komponentët në Festivalet e Filmit shqiptar, Elsa Bushati, vajza e edukuar dhe pa buje të cilës i kërkoj falje që nuk e kam përfshirë në librin t’im “Enciklopedi e Kinematografisë Shqiptare/2002/, regjisorja e montazhit dhe aktorja, Eglantina Kume-bukuroshja energjike që la gjurmë dhe mbeti e përjetësuar edhe si aktore në rolin e Bule Naipit në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”, Neriman Furxhi/Resuli/-vajza uragan me krijimtari të madhe sidomos në filmin artistic dhe fituese e një cmimi për filmin “Misioni përtej detit”, Elda Budini/Xholi/ që punoi si regjisore montazhi në 12 filma artistike dhe ne disa filma vizatimor ku është nderuar edhe me nje medalje për filmin “Piku në gjah”,publicistja, skenaristja dhe regjisorja e montazhit Manushaqe Halili-themeluese e montazhit dhe sinkronizimit te teksteve ne sektorin e përkthimit te filmave dhe regjisore montazhi që u dallua edhe për pasione e krijimtari letrare të mirëfilltë.

Nazmie Sula /Gaxholli/ me krijimtari të lartë në shumë filma artistikë e dokumtarë dhe në Arkivin e Filmit, Shpresa Papapavllo autorja e montimit të mbi 16 filmave artistikë përveç shumë filmave kronikalë e dokumentarë,Mimoza Nano, regjisore e montazhit në mbi 10 filmave artistikë si dh disa filmave dokumentarë, Perihan Mato, regjisore montazhi e shumë filmave dokumentarë e kronikale dhe e 8 filmave artistikë, etj

Formulonjëset e muzikës: Vanda Bregasi, Diana Fejziu, e para formulonjëse e muzikës me arsim të lartë Majlinda Bërxolli, bukuroshja e qeshur dhe energjike që kur montonte muzikën e filmave shkrihej edhe vetë me të, dy shoqet e pandara të formulimit muzikor dhe zhurmave, Nina Harito/fituese e një çmimi për formulimin muzikor/ dhe Mira Meçule që unë u kisha vënë nofkën “Dy jetimet” term i marrë nga filmi Italian me të njëjtin titull, që nuk ishin jetime por punonin në mjedis të veçantë të ndara nga të tjerat ku ruhesh edhe fondi muzikor gjurmët e te cilave mbeten ne shumicën e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë, inxhinieria dhe operatorja e Zërit Luiza Mataraku/Osmanlliu/ që realizoi komponentin zanor në mbi 100 filma kronikalë, dokumentarë, artistikë dhe vizatimorë, etj. /aktoret/ KultPlus.com

Timo Flloko: U kërkoj falje për filmat ku kemi promovuar krimet e komunizmit

Periudha komuniste në Shqipëri, la pas shumë pla gë për popullin shqiptar. Në kohën kur akoma nuk është kërkuar falje për kri met komuniste të kryera ndaj popullit, aktori Timo Flloko, ka kërkuar falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të dikt aturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo kr im në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në “News 24”. Flloko ka folur për rolin e tij të fundit në Teatrin Kombëtar, atë të Martin Dysartit në dramën “Equus”, me regji të Dino Mustafiç, për kritikën, por edhe për debatin në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90, transmeton KultPlus.

Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tall ëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem. “Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtr ajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tal lur e stërtal lur me ballistët.

“Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare. Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, tha Flloko. / KultPlus.com

Pesë filma shqiptarë që mund t’i shihni gjatë qëndrimit në shtëpi

Kinematografia shqiptare është shumë e pasur, duke ngërthyer në vete filma që trajtonin tema të ndryshme si ato të heronjve tanë kombëtar, tema të dashurisë, të sistemit e të tjera, shkruan KultPlus.

Në këtë kohë izolimi nga pandemia që ka kapluar pothuajse gjithë botën, qëndrimi në shtëpi bëhet i vështirë nga mungesa e aktiviteteve të cilat kanë qenë pjesë e jetës së secilit.

Prandaj KultPlus ju sjell një listë të pesë filmave të njohur shqiptarë, të cilët mund t’i shikoni gjatë qëndrimit në shtëpi.

Dy krisma në Paris

https://www.youtube.com/watch?v=JVP9yt8ttQA

Tana

https://www.youtube.com/watch?v=I6TfcXC8zps

Udha e shkronjave

https://www.youtube.com/watch?v=ZLAaqnuQuYU

Taulanti kërkon një motër

https://www.youtube.com/watch?v=nidbqDDk6fc

Beni ecën vetë

https://www.youtube.com/watch?v=pbeyYorTMoU

/ KultPlus.com

Dy filma shqiptarë shfaqen sonte në Prishtinë

Sonte në kinemanë ABC, në Prishtinë, vijnë dy filma shqiptarë të cilët kanë korrur suksese nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

“Dita zë fill”, me regji të Gentian Kocit, është filmi i cili është propozim i Shqipërisë për Oscar. Ky film vjen sonte në kinemanë ABC, në Prishtinë, pra më 7 dhjetor e enjte me fillim nga ora 20:00.

“Dita zë fill”, tashmë është edhe film i çmimeve, pasi që, aktorja e këtij filmi Ornela Kapetani ka fituar çmimin “Zemra e Sarajevës”, si aktorja më e mirë e festivalit, sikurse që ky film ka fituar edhe çmimin ‘Golden Sun’, filmi më i mirë në Cinedays Fest of European Film. Ky film flet për një nënë e cila bashkë me foshnjën e saj vendosin të jetojnë me një grua të vjetër dhe të sëmurë. Në film luajnë: Ornela Kapetani: Suzana Prifti, Hermes Kasimati, Adele Gjoka…

Ndërsa menjëherë pas përfundimit të këtij filmi në kinemanë ABC, vjen filmi horror shqiptar “Bloodlands”. Ky film zë vend në terminin e orës 22:00 në kinemanë ABC, ndërsa shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Ilire Vinca, Gëzim Rudi, Emiljano Palali, Alesia Xhemalaj, dhe ky film është prodhim australiano- shqiptarë./ KultPlus.com