Cameron Diaz e ka shpjeguar vendimin për t’u larguar nga aktrimi duke thënë se karriera e saj në ekranin e madh po e pengonte të menaxhonte pjesë të tjera të jetës personale.
Aktorja 48-vjeçare ishte një nga yjet më të suksesshëm të industrisë së filmit, e njohur veçanërisht për rolet në “There’s Something about Mary”, “Charlie’s Angels dhe “The Holiday”.
Filmi i saj i fundit ishte përshtatja e “Annie” në 2014, ku ajo interpreton rolin e Hannigan-it.
Në një intervistë me aktorin dhe komedianin Kevin Hart në shfaqjen e tij të re “Hart to Heart”, ajo tha: “Kur bën diçka në një nivel vërtet të lartë për një periudhë të gjatë kohore, kur je personi që po jep një gjë, atëherë ti je ai personi që je në ekran, të gjitha pjesët e tua që nuk kanë lidhje me ekranin duhet t’u lihen personave të tjerë”, transmeton KultPlus.
Diaz shpjegoi se kjo përfshinte “pjesë të ndryshme të jetës sime, shtëpinë time, çdo aspekt, nga financat, edhe vetë menaxhimi i vetvetes si një qenie njerëzore, jo i vetvetes si Cameron Diaz-makina”.
“Për sa i përket anës sime personale, shpirtërore, po kuptoja se, ajo pjesë e imja që funksiononte në një nivel të lartë, nuk ishte e mjaftueshme”.
“Thjesht pashë përreth dhe kishte aq shumë pjesë të jetës sime që nuk i prekja, nuk po i menaxhoja dhe nuk mund t’i menaxhoja, sepse gjithçka ishte aq masive”.
Diaz tha se ajo arriti në këtë përfundim kur ishte rreth 40 vjeç dhe kjo i dha asaj mundësinë për të rivlerësuar çdo aspekt të jetës së saj. / KultPlus.com