Projekti filmik “Hana” mbështetet për zhvillim të mëtutjeshëm në WEMW – Trieste

Filmi artistik “Hana” më regji të Ujkan Hysaj, është përzgjedhur për zhvillim të mëtutjeshëm në prestigjiozen WEMW – Trieste.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisori teksa fton publikun t’i bashkohen në këtë rrugëtim kinematografik emocionues teksa “Hana” është vënë në qendër të vëmendjes në një nga ngjarjet më të njohura në industrinë e filmit.

“Kjo është një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit të ekipit tonë të jashtëzakonshëm”, shprehet Ujkani.

Filmi i cili ndërtohet nga skenari i Fadil Hysaj, për temë ka dhunimin e grave dhe prapa vetes kishte një ekip të madh dhe aktorë tashmë të dëshmuar në fushën e kinematografisë. / KultPlus.com