Ja si duket ‘Willy Wonka’ i filmit të ri?!

Warner Bros do të nxjerrë filmin “Wonka” në 17 mars të vitit 2023, pas filmit të suksesshëm “Charlie dhe Fabrika e Çokollatave”, i cili do të fokusohet në kohën kur arkitekti i ëmbëlsirave, Willy Wonka ishte më i ri, para se të kishte perandorinë e tij të ëmbëlsirave.

Filmi ka qenë në zhvillim e sipër për rreth katër vjet dhe tani, ka edhe një emër konkret për rolin kryesor, Timothee Chalamet, transmeton KultPlus

Këtë fundjavë, aktori u dha fansave pamjen e parë të Willy Wonka-s, me kapelen klasike dhe një xhaketë kadife.

“Suspanca është e tmerrshme. Shpresoj që të zgjasë”, shkroi ai në Instagram, transmeton tutje KultPlus.

Paramount në vitin 1971 publikoi filmin orgjinal “Willy Wonka & the Chocolate Factory”, me protagonist Gene Wilder në rolin kryesor, bazuar tek novelisti Roald Dahl. Kurse në 2005-ën, Warner Bros shfaq versionin e filmit me protagonist Johnny Depp, film i cili grumbulloi rreth $475 milionë dollarë. / KultPlus.com

Johnny Depp as Willy Wonka (Warner Bros.)

Publikohet traileri i ‘Free Guy’ (VIDEO)

Është publikuar trailer i ri i filmit të ardhshëm të zhanrit aksion dhe komedi, “Free Guy”, i cili e sjellë aktorin e njohur hollywoodian, Ryan Reynolds, në rolin e një burri i cili e kupton se është personazh dytësor në një videolojë.

Në projektin e shumëpritur filmik luan edhe aktorja Jodie Comer, e njohur për rolin e vrasëses Villanelle në serinë e shumëshpërblyer, “Killing Eve”, si dhe aktorët Lil Rel Howery, Utkarsh Ambudkar dhe Taika Waititi.

Me regji të Shawn Levy, filmi do të publikohet nëpër kinema më 13 gusht të këtij viti.

“Free Guy” është vetëm një prej projekteve të shumta me buxhet të lartë të ndikuara nga pandemia. Ndër filmat e shumtë që pritej të lansoheshin në vitin 2020 por u shtynë për një vit, janë edhe “Black Widow”, “Eternals”, “Minions: The Rise of Gru”, “Jungle Cruise”, “No Time to Die” dhe të tjerë. / KultPlus.com

Kënga e filmit të ri të James Bond iu besua Billie Eilish-it

Këngëtarja e njohur amerikane, Billie Eilish do të këndojë këngën e filmit më të ri të James Bond, “No Time to Die”. Këtë e kanë bërë të ditur producentët e filmit, Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli.

“Jemi të ngazëllyer të njoftojmë se Billie dhe Finneas kanë shkruar një këngë jashtëzakonisht të fuqishme dhe prekëse për filmin ‘No Time To Die” thanë producentët.

Billie, vetëm 18 vjeçe, e njohur për hitin e saj “Bad Guy” – është artistja më e re në histori që ka shkruar dhe kënduar këngë për filmin e James Bond.

“Ndjejnë e çmendur të jesh pjesë e kësaj në çfarëdo mënyre. Që të mund të incizosh këngën e filmit që është pjesë e një serie aq legjendare është nder i madh. James Bond është franshiza më e mirë e filmit që ekziston ndonjëherë. Akoma jam e shokuar“,  tha Billie.

“No Time to Die” paraqet kthimin e aktorit Daniel Craig si spiuni britanik James Bond, i cili thirret nga pensionimi për të shpëtuar një shkencëtar të rrëmbyer. Ekipi i tij i portretizuar nga Ralph Fiennes, Ben Whishaw dhe Naomie Harris të gjithë kthehen, dhe poashtu Lashana Lynch që luan Nomi – agjenten 00, pas pushimit të Bond nga shërbimi aktiv. E sa u përket tipave të këqij, Christoph Waltz kthehet si Blofeld dhe Rami Malek bashkohet si keqbërësi Safin. “No Time To Die” me regjit të regjisorit amerikan Cary Fukunaga do të shfaqet premierë më 8 prill 2020./21Media / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=BIhNsAtPbPI&feature=emb_title