Publikohet traileri i filmit “Mala” (VIDEO)

Filmi i metrazhit të gjatë “Mala” i cili vjen me regji të Faton Bajraktarit tashmë ka publikuar trailerin, shkruan KultPlus.

Filmi “Mala” i cili premierën do ta ketë në festivalin PriFilmFest, bazohet në një ngjarje të vërtetë, ngjarje e cila ka ndodh gjatë luftës së fundit në Kosovë. Filmi në qendër të tij ka Malën, një dëshmitar të gjallë të tmerrit të përjetuar në një masakër por edhe gjykimit të padrejtë që i bëhet atij nga ndërkombëtarët pas luftës.

Disa nga aktorët të cilët do të jenë pjesë e këtij filmi janë Abdullah Gjikokaj, Shkumbin Istrefi, Besim Ajeti dhe Esela Pasqyli. / KultPlus.com

“Mala” filmi që sjellë efektin e pseudo-gjykatave

Sot kanë filluar xhirimet për filmin “Mala” të metrazhit të gjatë me skenarë të Faton Bajraktarit dhe Trim Musliut, shkruan KultPlus.

Filmi sipas skenaristëve bazohet në ngjarje të vërteta të cilat kanë ndodhur gjatë luftës së fundi në Ballkan, asaj të Kosovës. Filmi në qendër të tij ka Malën, një dëshmitar i gjallë i tmerrit që ka përjetuar, masakrës por edhe gjykimit të padrejtë të tij nga ndërkombëtarët.

Ky film po realizohet mbi vullnetin e mirë të disa aktorëve profesionist dhe ekipit të filmit pa asnjë përfitim financiar, ka treguar skenaristi Trim Musliu. Sipas tij realizimi i këtij filmi po bëhet pasi që është përgjegjësi e të gjithëve që të rrëfehet e vërteta mbi drejtësinë.

“Një këndvështrim real mbi efektin ‘gjykatë speciale’ dhe pasojat e pseudo-gjykatave të ngjashme. Ne duhet ti paraqesim botës të vërtetën tonë si popull, çka kemi përjetuar, me çka po ballafaqohemi çdo ditë si pasojë e padrejtësive politike dhe si këto padrejtësi po mveshën me petkun e gjykatave të ndryshme që po marrin frymë dhe jetë vetëm tek ne në Kosovë. Deri kur zëri ynë do të shuhet nga zërat e padrejtë që marrin jehone nga një drejtësi e bazuar në të padrejtën , manipulimin dhe shtypjen”, është shprehur ai.

Regjinë e filmit e ka bërë Faton Bajraktari. Disa nga aktorët të cilët do të jenë pjesë e këtij filmi janë Abdullah Gjikokaj, Shkumbin Istrefi, Besim Ajeti dhe Esela Pasqyli. Drejtor i fotografisë është Isal Duraku./ KultPlus.com