Filmi ”Rruga”, nën regji të Besim Ugzmajlit, ka fituar cmimin e Filmit më të mirë të huaj, në Festivalin nndërkombëtar Route 66.
Filmi i metrazhit të shkurtër “Rruga”, trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore dhe pikërisht kjo temë është një nga pikat e forta që e ka bërë filmin të ketë sukses.
Lajmin e ka bërë të ditur regjisor përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook.
Filmi ”Rruga”, ka qenë i nominuar edhe në shumë festivale të tjera, prej tyre edhe festivale të akredituara nga Akdemia Oscar.
“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin. / KultPlus.com
Sukseset e filmave shqiptarë po dëshmohen në nominime, e çmime të shumta në festivale të ndryshme botërore, shkruan KultPlus.
Ndonëse tek
ne filmat realizohen me shumë vështirësi, kryesisht financiare, është puna e
madhe e regjisorëve e aktorëve që po rezultojnë që këta filma të shfaqen karshi
atyre botërorë e madje shpesh edhe të dalin triumfues.
Një ndër
filmat shqiptar që rrugën drejt suksesit e ka nisur qysh në fillim e po vazhdon
fuqishëm, është edhe “Rruga”, film ky i realizuar nga regjisori Besim Ugzmajli
i cili gjithmonë përkujdeset të thumbojë me temat që i trajton në projektet e
tij filmike.
Filmi i metrazhit të shkurtër “Rruga”, trajton
temën e trafikimit me qenie njerëzore dhe pikërisht kjo temë është një nga
pikat e forta që e ka bërë filmin të ketë sukses.
“Meqë kjo
temë vazhdimisht trajtohet përmes kinematografisë, unë jam munduar të gjejë
diçka sa më origjinale dhe që është ekskluzivisht ngjarje kosovare. Prandaj konsideroj
që njëra prej arsyeve që filmi ka pritje të mirë, është fakti i origjinalitetit
të tij në disa segmente”, ka thënë regjisori Ugzmajli për KultPlus.
Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega janë aktorët që luajnë në këtë film, i cili edhe në trilerin e tij tregon se është premtues dhe i veçantë në këtë trajtim.
Lena dhe
Genti takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i
ndryshëm sesa duket e tingëllon në fillim. Të dytë kanë përjetuar dhimbje të
shkaktuar prej njerëzve tjerë.
Kjo histori
e veçantë ka bërë që filmi të ketë seleksionime të shumta në festivale me
bagazh.
I kënaqur me
ecurinë e filmit është edhe regjisori Besim Ugzmajli, i cili për KultPlus ka
treguar më shumë për këtë sukses.
“Jam shumë i
kënaqur me ecurinë e filmit në festivale të ndryshme. Filmi do të vazhdoj edhe
në festivale të tjera relevante përgjatë vitit, dhe kjo sigurisht është një
motiv për punën tonë”.
Filmi deri
më tani është përzgjedhur në disa festivale, por e rëndësishme për regjisorin është
fakti se filmi po shihet gjithkah nëpër botë, dhe kjo i shton kënaqësi punës. Por,
ai pohon që kënaqësinë kryesore e ka gjetur gjatë procesit të realizimit të
filmit, por që festivalet po ja shtojnë atë.
Filmi i cili
premierën kombëtare e pati në muajin gusht në DokuFest, deri më tani ka qenë në
disa festivale, tri prej tyre festivale të akredituara nga Akademia Oscar.
Regjisori ka
treguar se filmi deri tani është përzgjedhur për Edmonton International Film
Festival në Kanada, Rhode Island International Film Festival”, në festivalin e
19-të Ndërkombëtar të Filmit në Kansas, në Tirana International Film Festival, në
XXVI Oldenburg Film Festival në Gjermani, në Tetova International Film
Festival, në Maqedoni, Seanema Film Festival në Mal të Zi, Annual St Cloud Film
Fest në Minnesota, Ravac International Film Festival në Maldova, si dhe së
fundmi në Route 66 International Fil Festival në Springfield.
Selektimi i
filmit në këto kategori është shumë i rëndësishëm për regjisorin, por edhe
ndonjë çmim eventual, do të ishte vetëm një motiv plus, thotë ai.
Tashmë distributori
ka në listë edhe disa festivale në të cilat është shumë optimist, dhe sigurisht
që shumë shpejtë pritet që filmi të ketë seleksionime të reja.
I pyetur nga
KultPlus se cili element bëri që filmi të seleksionohet e pëlqehet aq shumë,
regjisori ka thënë: Nuk mund ta di me siguri, por ndoshta loja e mirë e aktorëve
dhe puna e përbashkët e të gjithë ekipës.
“Filmi ka
pasur deri më tani një sukses kogja solid, mirëpo unë konsideroj se jemi në mes
të rrugës së filmit “Rruga”.”
“Rruga”
është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim
Ugzmajlin.
Ugzmajli me filmin paraprak “Forgive me” është prezantuar në rreth 55 festivale të filmit në botë, duke triumfuar në dhjetë prej tyre dhe duke u nominuar në 15 kategori të rëndësishme që vlerësojnë filmat me arritje. Ndërsa filmi “Rruga” është në vijën e njëjtë por me të gjitha gjasat do vazhdojë edhe gjatë të jetë pjesë e seleksionimeve e pse jo edhe triumfit. / KultPlus.com
Filmi “Rruga”, me regji të Besim Ugzmajlit është përzgjedhur për Festivalin e 19-të Ndërkombëtar të Filmit në Kansas, që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti.
Për filmin “Rruga”, Ugzmajli ka zgjedhur temën e trafikimit me qenie njerëzore. Personazhet, Lena dhe Genti takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa duket e tingëllon në fillim. Të dytë kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar prej njerëzve tjerë, shkruan KultPlus.
Regjisori ka njoftuar për KultPlus se filmi tashmë është përzgjedhur për Edmonton Film Festival në Kanada, festival i akredituar nga Akademia Oscars, për të propozuar për Oscars, në rast se filmi triumfon në këtë festival respektiv. “Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin./KultPlus.com
Filmi “Rruga” i regjisorit Besim Ugzmajlit është seleksionuar edhe në “2019 Flickers’ Rhode Island International Film Festival”, festival ky i akredituar nga Akademia Oscars. Filmi poashtu paraprakisht është përzgjedhur edhe për Edmonton Film Festival edhe ky i akredituar nga Akademia Oscars, shkruan KultPlus.
Filmi “Rruga” trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore.
Në film luajnë Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan
Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega. Lena dhe Genti janë personazhet kryesore
të këtij filmi, këta të dy takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i
tyre është më i ndryshëm sesa që duket në fillim, të dy këta, kanë përjetuar
dhimbje të shkaktuar nga njerëzit e tjerë.
“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin. /KultPlus.com