Filmi “Rruga” i regjisorit Besim Ugzmajlit është shpërblyer me çmimin “Best Human Rights” në New York True Venture Film Festival, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e filmit në Facebook.
”Shume urime ekipës ma të mirë në botë e me rrethinë”, thuhet në postimin e publikuar.
Filmi “Rruga” trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore.
Në film luajnë Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega. Lena dhe Genti janë personazhet kryesore të këtij filmi, këta të dy takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa që duket në fillim, të dy këta, kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar nga njerëzit e tjerë.
“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin. / KultPlus.com