Alec Baldwin ka pranuar se karriera e tij e aktrimit mund të ketë mbaruar pas xhirimit fatal të filmit ‘Rust’ ku mbeti e vdekur kinematografja, Halyna Hutchins, transmeton KultPlus.
“Mund të jetë”, tha aktori 63-vjeçar në një intervistë për George Stephanopoulos të ABC News, duke shtuar se nuk i interesonte.
Baldwin tha gjithashtu se ai “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës gjatë incidentit të 21 tetorit në New Mexico.
“Dikush ka futur një plumb të vërtetë në një armë,” tha ai. “E di që nuk jam unë”.
Baldwin është më i njohur për performancën e tij në ‘30 Rock’, si dhe imitimin e tij të Donald Trump në skeçin e shfaqjes Saturday Night Live./KultPlus.com