Tirana mirëpret edhe këtë vit kineastë dhe fotografë nga e gjithë bota për të qenë pjesë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme artistike. Edicioni i dytë i Travel Fest Albania ka ngritur siparin në Amfiteatrin e Tiranës, falë një ekrani gjigand e plot filmave premtues.
“Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Fotografisë “Travel Fest Albania” në Amfiteatrin e Tiranës!Tirana mirëpret edhe këtë vit kineastë dhe fotografë nga e gjithë bota për të qenë pjesë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme artistike”, thekson Veliaj.
Në tërësi do të shfaqen 112 filma të përzgjedhur, të cilët i adresohen njeriut, qenies që mbetet gjithmonë e njëjtë, pavarësisht vendit ku jeton e vepron.
Ekrani i madh në zemër të Amfiteatrit të Tiranës tërhoqi pas vetes grupmosha të ndryshme. Dhe ekrane të ngjashme premtojnë se do të dallohen nga i njëjti pasion e dashuri për kinematografinë, për plot 4 ditë dhe në qytete të tjera. /tvklan.al/ KultPlus.com
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dropull 2023” mbërrin në edicionin e tij të tretë.
40 filma kryesisht të regjisorëve grekë, shqiptarë dhe kosovarë janë në konkurrim, 11 prej të cilëve filma të animuar për të rritur. Një pjesë e tyre u projektuan mbrëmë në amfiteatrin e Sofratikës, në Adrianopol, aty ku 2000 vjet më parë kanë interpretuar poetët, filozofët, oratorët dhe janë luajtur dramat e tragjeditë e mëdha të kohës.
Në festivalin e Dropullit konkurojnë filma të metrazhit të shkurtër.
Ata janë realizuar nga regjisorë të rinj e sjellin tematika të përditshmerise. Ka filma që kanë në qendër forcën njerëzore mbijetesën dhe shpesh absurdin e diktuar prej zhvillimeve pa busull.
Festivali është një maratonë 4-ditore jo thjesht e filmit por edhe artit pamor, vizatimit, muzikës, zakoneve e jetës lokale.
Mbrëmja e parë, në teatrin antik të Adrianopolit, solli një koncert në kitarë dhe një film të shkurtër grek të realizuar në vitet `60./atsh/KultPlus.com
Filmi “Dune” ishte njëri prej filmave shumë të pëlqyer të lansuar në vitin 2021. Ky film që është adaptim nga romani i Frank Herbert i vitit 1965, u realizua me regji të Denis Villeneuve, ndërkaq në të luajnë një kastë e gjerë aktorësh të mirënjohur.
Edhe filmi vazhdim i tij, i pagëzuar “Dune: Part Two” synon të arrijë sukses. Lansimi i tij po pritet me padurim.
Filmi “Dune: Part Two” fillimisht u planifikua të lansohet në tetor të këtij viti, por më pas u shty për nëntor po këtë vit. Më saktësisht, ai do të lansohet me 3 nëntor 2023.
Tani ai do të lansohet në këtë periudhë ku do të lansohet edhe filmi tjetër “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds and Snakes”.
Sa i përket filmit “Dune: Part Two”, traileri i tij na kthen në botën e Frenk Herbert.
Në të shihen Florence Pugh, Autin Butler, Zendaja e Timote Shalamet.
Në këtë film me role paraqiten edhe shumë aktorë të tjerë të mirënjohur./21Media/KultPlus.com
Në top listën e filmave më të shikuar të javës së boks ofisit, kryeson filmi “Spider-Man Across the Spider Verse”.
Kjo është java e katërt që ai u vlerësua në këtë ranglistë.
Ky film është vazhdim i filmit” Spider-Man: Into the Spider-Verse”, të realizuar në vitin 2018. Ai u dha premierë në Los Angeles më 30 maj 2023.
Filmi “Spider-Man Across the Spider Verse” paraqet njeriun Merimangë, Majlls-in, i cili takohet me një ekip të ri të personave merimanga, të njohur si shoqëria e merimangave.
Ashtu si filmat tjerë para tij Spider-Man, edhe ky film mori kritika pozitive nga kritikët, dhe po ashtu arriti sukses në boks office. Ai u realizua me një buxhet prej 100 milionë dollarësh. Në boks ofisin amerikan fitoi 316 milionë e 754 mijë dollarë, ndërkaq në atë botëror 563. 1 milion dollarë./21Media/KultPlus.com
Regjisori Christopher Nolan ka folur për përshtypjet e para që ka marë nga njerëzit për filmin e tij më të ri, “Oppenheimer”.
Në këtë film, aktori Cillian Murphy e luan rolin e shkencëtarit J. Robert Oppenheimer, i cili njihet si “babai i bombës atomike” për rolin e tij në Projektin e Manhattanit.
“Disa njerëz e lënë filmin absolutisht të dërrmuar. Ata as që mund të flasin. Ka një element të frikës që ndodhet në histori dhe në themelet e saj”, ka thënë Nolani.
“Mirëpo dashuria e personazheve, dashuria e lidhjeve, është po aq e fortë sa çdo gjë që kam bërë ndonjëherë”.
Filmi do të dalë për publikun e gjerë më 21 korrik të këtij viti./klankosova/KultPlus.com
Filmi i animuar Frozen, prodhim i studiove Disney Animation, arriti të popullarizohet duke pushtuar kështu audiencën e të gjitha moshave. Ai u lansua në vitin 2013 dhe shpejt u bë sensacion botëror.
Ngjarja në këtë film zhvillohet rreth dy motrave princesha, Elsa dhe Anna, të cilat jetojnë në mbretërinë Arendelle. Ato fillojnë të kenë probleme kur Elsa dështon të kontrollojë fuqitë e saj magjike, dhe izolohet nga të tjerët.
Suksesi i Frozen dhe muzika e tij, përfshirë këngën “Let It Go”, çoi në lansimin e vazhdimësisë së Frozen në vitin 2019. Tani katër vite më vonë, studioja filmike Disney është gati që të sjellë në skenë edhe një film Frozen, që do të jetë i III-ti me radhë.
Vendimi për realizimin e filmit të III-të Frozen arsyetohet me sukseisn e pazakontë global.
Megjithatë jo shumë detale janë zbuluar për Frozen III. Por besohet se falë personazheve të ndërtuara të tij do të jetë fascinues.
Ka gjasa që Frozen III do të vazhdojë aty ku ka mbetur i dyti, kur Anna bëhet mbretëreshë e Arendell.
Nuk është dhënë ndonjë datë e lansimit të filmit Frozen III, por sipas disa të dhënave, ai ka mundësi të lansohet në vitin 2024.
Në lidhje me filmin, regjisorja e tij Jennifer Lee në një intervistë për “The Wrap” ka thënë se është e emocionuar për realizimin e tij.
Është e sigurt se rolet për këtë film do t’i reprizojnë një radhë aktorësh si: Kristen Bell, Idina Menzel, Josh Gad e Jonathan Groff. Ata do të huazojnë zërat për personazhet si: Ana, Elsa, Olaf dhe Kristof./21Media/KultPlus.com
”Spider-Man: Across the Spider-Verse” është filmi më i shikuar në Amerikën e Veriut, duke fituar 19.3 milionë dollarë shtesë këtë fundjavë.
Në vendin e dytë është “Elemental” me 18.5 milionë dollarë, i ndjekur nga “The Flash” me 15.3 milionë dollarë. Në vendin e katërt u rendit “No Hard Feelings” me 15.1 milionë dollarë dhe “Transformers: Rise of the Beasts” në të pestin me 11.6 milionë dollarë.
“Asteroid City” u rendit në pozitën e gjashtë me 9 milionë dollarë, “The Little Mermaid” në të shtatën me 8,7 milionë dollarë, “Guardians of the Galaxy” në pozitën e tetë me 3,5 milionë dollarë, “Blackening” në të nëntën me 3 milionë dollarë dhe “The Boogeyman” në pozitën e dhjetë me 2.5 milionë dollarë./rtv21/KultPlus.com
Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë ka ulur siparin me ndarjen e çmimeve filmave që spikatën. Gjatë 5 ditëve, ky festival i solli më shumë gjallëri qytetit të Pogradecit, i cili tashmë ka një frekuentim më të gjerë nga vendas por edhe turistë të huaj. Ky ishte edicioni i 13-të për Balkan Film & Food Festival.
Çmimi “Best Movie Award” shkoi për filmin “Dignity”i regjisorit grek Dimistris Katsimiris. Marko Santic nga Kroacia fitoi “Best Balkan Spirit Award” me filmin “Marko”, ndërsa regjisori shqiptar Edmond Mandro ka rrëmbyer çmimin “Best Short Movie Award” me filmin e tij “Kllouni”.
Në natën e ndarjes së cmimeve, një moment special iu kushtua regjizorit të nderuar Kristaq Mitro dhe pasurisë kinematografike që ai la pas.
Edicioni i vitit 2023 solli pranë qytetarëve e vizitorëve të Pogradecit rreth 80 filma. Në program kishte filma të shkurtër, filma animacion, dokumentarë e filma të gjatë nga 11 vende të Ballkanit.
Veprat filmike përfaqësuan Turqinë, Rumaninë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Greqinë dhe Malin e Zi./atsh/KultPlus.com
Nis sonte në qytetin e Pogradecit, edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Festivali do të zhvillohet nga data 20 deri 24 qershor.
Edicioni i vitit 2023 do të sjellë pranë qytetarëve e vizitorëve të Pogradecit, kineastëve dhe artdashësve nga vendi e rajoni, rreth 80 filma. Në program është parashikuar të projektohen filma të shkurtër, filma animacion, dokumentarë e filma të gjatë nga 11 vende të Ballkanit.
Veprat filmike përfaqësojnë Turqinë, Rumaninë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Greqinë dhe Malin e Zi.
Këtë vit filmat do të shfaqen përgjatë 5 ditëve, në dy lokacione: programi i paradites do të shfaqet në kinemanë e qytetit, duke filluar nga ora 11.00. Programi i mbrëmjes do të fillojë nga ora 19.00, në lokacionin e dytë, pak metra larg liqenit të Ohrit, në Odeonin e mundësuar nga Bashkia Pogradec. Çdo mbrëmje aty do të shfaqen filma të vjetër shqiptarë të cilët janë restauruar së fundmi.
Edicioni i 13-të i Festivalit mundësohet falë mbështetjes së çmuar të Bashkisë Pogradec, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë e partnerëve të tjerë./atsh/KultPlus.com
Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të shfaqin filmin e animuar të Sonit “Spider-Man: Across the Spider-Verse”. Këtë e ka bërë të ditur Vox Cinemas, megjithatë nuk ka dhënë sqarim për këtë.
Por, në bazë të debateve që po bëhen online në mes fansave të këtij filmi në Emirate, flitet se filmi trajton tema për transeksualë, dhe ka mendime se kjo mund të jetë edhe arsyeja e ndalimit të shfaqjes së tij atje.
Filmi “Spider-Man: Across the Spider-Verse”, që është vazhdim i filmit “Spider-Man: Into the Spider-Verse” i vitit 2018-të, u lansua me 2 qershor 2023 në SHBA, ndërkaq në rajonin e Gjirit ishte planifikuar të lansohet me 22 qershor po këtë vit.
Sidoçoftë për ta bërë këtë më të qartë, sipas Vox që është filiale e biznesmenit Majid Al Futtaim, filmi nuk do të shfaqet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook, ndërkaq nuk ka komentuar më tepër rreth kësaj.
Zinxhiri i kinemave të mëdha në Arabinë Saudite, në Katar, Kuvait, Oman e Bahrain, nuk e kanë futur këtë film në listën e tyre të filmave të publikuar në veb faqe.
Debate rreth filmit “Spider Man Across the Spide Verse” më saktësisht janë bërë rreth personazhit Gwen Stacy, që është transeksuale. Një skenë në trailerin e filmit tregon një shenjë ku shkruan “mbroni fëmijët transeksual”.
Mediet në anën tjetër nuk kan arritur të thonë nëse kjo është arsyeja e ndalimit të lansimit të filmt atje.
Edhe vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe u ndalua shfaqja e filmit të Diznit “Lightyear”. Arsyeja ishte sepse në të paraqiten personazhe të gjinisë së njëjtë në lidhje.
Ministria e rinisë për kulturë atje me këtë rast ka thënë se ky film ka përmbajtje që cenon standardet mediale të vendit./21Media/KultPlus.com
Pas katër ditësh kanë përfunduar xhirimet e filmit ‘Keep Going’, të regjisores Valmira Hyseni, shkruan KultPlus.
Filmi “Keep Going” me regji të Valmira Hysenit trajton një temë frymëzuese rreth endrrës së një vajze të quajtur Hana, e cila është në përfundim të shkollës së mesme dhe përpiqet t’a arrijë ëndrrën e saj, të luajë futboll profesionist mirëpo babai i saj, Sherifi, ka një plan tjetër për të, e që është të vazhdojë studimet akademike.
Filmi ështē realizuar nga shtëpia filmike “Plan Bee Films”, producent i filmit: Zgjim Terziqi dhe skenaristë: Valmira Hysenit dhe Zgjim Terziqi.
Në film luajtën aktorë shumë të mirënjohur si, Luan Jaha, Adriana Matoshi, Era Balaj dhe Eli Gashi./KultPlus.com
Filmi “Era” dhe filmi “Gülizar”të mbështetura nga Qendra Kinematografike janë përzgjedhur në seksionin “Work in Progress” në Festivalin e 57-të të filmit në Karlovy Vary.
Filmi “Era” është film i metrazhit të gjatë me regji dhe skenar nga Parta Kelmendi.
Ngjarja e filmit përcjell dramën e viteve të 90-ta në Kosovë. Kur populli i Kosovës ballafaqohej me ndjekjet dhe nxjerrje nga puna në mënyrë masive.
Përmes personazhit kryesor Era, trajtohet jo vetëm ngjarja, por edhe psikologjia dhe ndikimi i tjetërsimit të vlerave kulturore dhe njerëzore të asaj kohe.
Filmi u xhirua me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të Qendrës Kinematografike të Maqedonisë së Veriut.
Skenariste dhe regjisore është Parta Kelmendi, ndërsa producente e filmit është Afërdita Saraçini Kelmendi.
Filmi “Gülizar” është filmi i parë me bashkëprodhim Turqi-Kosovë, i xhiruar në Turqi dhe Kosovë. Producente e filmit nga Kosova është Valmira Hyseni.
Filmi tregon historinë e një gruaje që shkon në një udhëtim nga Turqia në Kosovë për t’u martuar.
“Gulizar” është mbështetur nga Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit dhe Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com
Debutimi i filmit “The Litttle Mermaid” ka dështuar në Kinë dhe Kore të Jugut, me shikuesit që kritikuan në baza raciste mbi caktimin e aktores Halle Bailey si personazhi kryesor Ariel.
Ribërja e Disney-t ka arkëtuar vetëm 3.6 milionë dollarë në Kinën kontinentale që nga hapja atje më 26 maj, sipas Box Office Mojo. Në Korenë e Jugut, “The Little Mermaid” ka fituar 4.4 milionë dollarë që nga 24 maji.
Filmi tërhoqi rreth 472,000 shikues në javën e parë në kinema atje, më pak se 643,000 fansa që u shfaqën për filmin e ri “Fast and Furious” “Fast X”, për të njëjtën kohëzgjatje, sipas Këshillit Korean të Filmit. “Fast X” u hap një javë para “The Little Mermaid”.
Pritja e ftohtë erdhi pasi shikuesit në të dy vendet vunë në dyshim zgjedhjen e Bailey-t si yllin e filmit, një vendim që është përshëndetur diku tjetër.
Në Shtetet e Bashkuara, vajzat e reja me ngjyrë kanë përshëndetur vendimin e Disney-t, duke thënë se ndjehen të përfaqësuara në ekranin e madh për shkak të rolit të saj titullar.
“The Little Mermaid” gjithashtu ka dalë mirë në arkat e Shteteve të Bashkuara, duke u renditur si filmi numër dy gjatë fundjavës së kaluar, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.
Por në IMDb, filmi është goditur nga vlerësimet, një praktikë ku përdoruesit lënë komente negative për një titull në përpjekje për të ulur vlerësimin e tij. Çështja bëri që IMDb javën e kaluar të paralajmërojë për “aktivitet të pazakontë votimi” dhe të ndryshojë mënyrën se si llogarit vlerësimet.
Në nivel global, filmi tani ka sjellë rreth 327 milionë dollarë, me 186 milionë dollarë që vijnë nga SHBA-ja dhe 141 milionë dollarë të nxitura nga audienca ndërkombëtare./rtv21/KultPlus.com
Filmi i animuar “Spider-Man: Across the Spider-Verse” është filmi numër 1 në Amerikën e Veriut, duke fituar 120.5 milionë dollarë në të ardhura këtë fundjavë.
Në vendin e dytë renditet “The Little Mermaid” me 40.6 milionë dollarë, e ndjekur nga “The Boogeyman” me 12.3 milionë dollarë, “Guardians of the Galaxy Vol. 3” në vendin e katërt me 10.2 milionë dollarë dhe “Fast X” në të pestin me 9.24 milionë dollarë.
“Super Mario Bros” është renditur në pozitën e gjashtë me 2.4 milionë dollarë, “About my Father” në pozitën e shtatë me 2.1 milionë dollarë, “The Machine” në të tetën me 1.8 milionë dollarë, “You Hurt My Feelings” në të nëntën me 770,000 dollarë dhe “Kandahar” në pozitën e dhjetë me 765,000 dollarë./KlanKosova/KultPlus.com
Edicioni i 14-të të Festivalit i Animacionit Anibar, i cili këtë vit do të mbahet në qytetin e Pejës, në fokus do të ketë temën e dashurisë “LOVE | DASHNI”, shkruan KultPlus.
Përmes këtij edicioni të Anibarit synohet që të rikujtohet që dashuria nuk njeh kufij dhe si e tillë nuk mund të definohet.
Përmes një komunikate oraganizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se këtë vit përmes këtij edicioni do të tentojnë të gërmojnë dimensionet e shumta të dashurisë, duke hedhur dritë në kompleksitetin e saj dhe duke zbuluar manifestimet e saj të ndryshme.
“Por mos kini frikë, kjo nuk është një mbretëri klishesh apo ëmëlsie sakarine. Ne gërmojmë në dimensionet e shumta të dashurisë, duke hedhur dritë në kompleksitetin e saj dhe duke zbuluar manifestimet e saj të ndryshme.
Përgjatë shtatë ditëve të festivalit, programi ynë artistik do t’ju zhysë në një kaleidoskop të çudirave të animuara, dhe përmes kësaj teme ne do të eksplorojmë fuçinë transformuese të lidhjeve njerëzore.
Bashkohuni me ne, ndërsa përqafojmë natyrën e shumëanshme të dashurisë, një forcë që tejkalon gjuhën dhe flet me thelbin e njerëzimit tonë. Le të festojmë format e panumërta që dashuria ndikon në jetët tona, ndez shpirtrat tanë, dhe na frymëzon për të qenë më të mirë, si individ dhe si shoqëri”, thuhet në një kounikatë të lëshuar për media.
Edicioni 1 14-të të Festivalit I Animacionit Anibar këtë vit do të zhvillohet në datat 17 korrik deri 23 korrik 2023, në qytetin e Pejës /KultPlus.com
Filmi aksion “Hidden Strike”, ku me rolet kryesore paraqiten aktorët e mirënjohur Jackie Chan e John Cena, ka pasur të dhëna se është realizuar në vitin në vitin 2018. Më në fund u lansua traileri i tij. Fillimisht ai u pagëzua Snafu, por më pas iu ndërrua titulli.
Lansimi i filmit “Hidden Strike” nuk është bërë siç është thënë për shkak të një radhe çështjesh.
Arsyeja e parë ishte pandemia e COVID-19. Në veçanti në Kinë, kur kinematë filluan tël rihapeshin pas pandemisë, pati kërkesa për filma bllokbasterë në gjuhën zyrtare, si: Hi, Mom, The Battle at Lake Changjin e Moon Man.
Veç ndryshimeve në këtë treg, gjatë një vizite në Kinë për prezantimin e F9 në vitin 2021, Sina aksidentalisht potencoi Tajvanin si vend i pavarur nga Kina, gjë që kotribuoi në vonimin e lansimit të mëtejmë të filmit “Hidden Strike” atje.
Megjithatë, pas të gjitha këtyre, traileri i tij u lansua, dhe ai ofron skena nga Chan e Cena. Ata luajnë rolet e ish ushtarëve të forcave speciale në një mision, të cilët përcjellin civilë në një prej rrugëve më të rrezikshme në botë, që quhet “Highway of Death”, e cila rrugë kalon nëpër Bagdat.
Regjinë e filmit “Hidden Strike” e ka bërë Scott Waugh. Ai në një deklaratë ka treguar se ky film do të lansohet së shpejti, megjithatë nuk ka bërë të ditur datën se kur./21Media/KultPlus.com
Ka përfunduar xhirimet filmi i metrazhit të gjatë, “Hana” me regji të Ujkan Hysaj dhe skenar të Fadil Hysaj.
Ky film i cili për temë ka dhunimin e grave, prapa vetes kishte një ekip të madhe dhe aktorë tashmë të dëshmuar në fushën e kinematografisë.
Përmes një statusi në facebook, regjisori Ujkan Hysaj është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me punën e ekipës dhe gjithë aktorëve pjesëmarrës në film.
Tutje ai ka falënderuar edhe skenaristin e filmit, Fadil Hysaj duke u shprehur se bashkë kanë arritur të nxjerrin një skenar të fuqishëm.
“Një falënderim për aktoren Sheqerie Buçaj për punën e palodhshme dhe fuqinë e talentin e saj në rolin e Hanës, Ilire Vinca në rolin e Fanës, Refet Abazi në rolin e Murselit, Teuta Ajdini në rolin e Hyrijës, Ermin Bravo nga Bosnia në rolin e Ivanit, Shpend Xani në rolin e Besnikut, Xhevdet Doda në rolin e Bozhës, Fatlume Bunjaku ne rolin e Mrikës, Lumnije Muqaj ne rolin e Teutës, Agron Shala në rolin e Ilirit e shumë të tjerët si Gjejlane Godanci, Namie Sylejmani, Bislim Muqaj, Daniela Markaj etj.”, shkruan regjisori. / KultPlus.com
Ishte një debutim i suksesshëm për filmin “The Little Mermaid”. Ripërpunimi i fundit i studios “Disney” i filmit klasik të animuar, arriti që për pak ditë t’i arkëtojë më shumë se 95.5 milionë dollarë nga shfaqja nëpër 4,320 kinema të Amerikës Veriore. Projekti i cili në rolin e sirenës Ariel e sjell aktoren dhe këngëtaren, Halle Bailey, dhe armiken e saj Ursula e portretizon ylli i komedisë, Melissa McCarthy, pritet që në javën e ardhshme të vazhdojë të dominojë për nga shikueshmëria.
Në pozitën e dytë këtë javë e gjejmë filmin hit të arkave filmike, “Fast X”, me 23 milionë dollarë të fituara. Pas dy javësh shfaqje nëpër kinematë e Amerikës Veriore, ky projekt i arkëtoi gjithsej 108 milionë dollarë. Në vazhdimin e dhjetë në serinë e filmave aksion, “Fast and Furious Saga”, ngjarja zhvillohet në Vatikan ku kryepersonazhi Dom Toretto dhe ekipi i tij, mundohen ta ndalojnë shpërthimin e një bombe jo të zakonshme. Po ashtu, vihet në fokus arsyeja prapa urrejtjes së personazhit të ri në film, Dante, për protagonistin Toretto, e cila siç duket rrjedh prapa nga vazhdimi i pestë “Fast and Furious”. Dante zbulohet se është djali i Herman Reyes, personazhi i keq të cilin Dom e kishte vrarë gjatë një grabitjeje në Rio De Janeiro. Tani ai po kërkon të marrë hak, duke e kërcënuar familjen dhe ekipin e Torettos, por edhe qindra mijëra njerëz të pafajshëm. Krahas protagonistit Vin Diesel, në “Fas X” po ashtu luajnë aktoret e shpërblyera me “Oscar”, Helen Mirren dhe Charlize Theron, si dhe yjet tjerë të Hollywoodit, Jason Statham, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Ludacris, John Cena, Jason Momoa, Rita Moreno dhe Brie Larson.
Në javën e katërt të lansimi nëpër kinema, “Guardians of the Galaxy Vol. 3”, arriti të pozicionohet në vendin e tretë të arkave filmike dhe t’i fitojë edhe 20 milionë dollarë nga shitja e biletave. Shuma totale e këtij projekti deri më tani e kap shifrën prej 300 milionë dollarësh. Kjo nuk ka qenë performanca më e mirë e mundshme për një film me superheronj, të cilët zakonisht e tërheqin publikun nëpër kinema Megjithëkëtë, projekti më i ri i bazuar në universin kinematik “Marvel”, ka arritur që globalisht t’i fitojë më shumë se 746 milionë dollarë. Në “Guardians of the Galaxy Vol. 3”, superheronjtë e dashur të publikut, Starlord, Gamora, Drax, Nebula, Mantis, Groot dhe Rocket Raccoon, rikthehen në ekran të madh me një mision tjetër për ta mbrojtur universin nga një kërcënim i ri. Rolet kryesore i përsërisin aktorët e njohur tashmë për publikun, Chris Pratt, Zoe Saldaña, Dave Bautista, Karen Gillan, Pom Klementieff, Vin Diesel, Bradley Cooper, Will Poulter, Elizabeth Debicki, Sylvester Stallone, Sean Gunn dhe Maria Bakalova
Në vendin e katërt u pozicionua, “The Super Mario Bros. Movie”, me 6.5 milionë dollarë të fituara ekstra të cilat i shtohen shumës totale të arkëtuar deri më tani në Amerikës Veriore, prej 559 milionë dollarësh. Familjet me fëmijë të vegjël nuk kanë pasur pothuajse asnjë alternativë tjetër, veçse t’i vizitojnë kinematë lokale, që kur u lansua ky film i animuar. Kjo ndihmoi që Super Mario të arrijë shikueshmëri rekorde dhe t’i dominojë arkat filmike. Në nivelin global, filmi i ka fituar 1.2 miliardë dollar nga shitja e biletave.
Ndërsa top-pesëshja u kompletua me filmin “The Machine” me 5 milionë dollarë të fituara në javën e parë të shfaqjes nëpër kinema. Projekti i zhanrit aksion dhe komedi vjen me regji të, Peter Atencios, dhe i inspiruar nga shou humoristik i vitit 2016 i krijuar nga Bert Kreischer. Në rolet kryesore vijnë aktorë, Bert Kreischer, Mark Hamill, Jimmy Tatro, Jessica Gabor dhe të tjerë. / RadioPlus / KultPlus.com
“Little Mermaid” është renditur si filmi numër 1 në Amerikën e Veriut, duke fituar 95.5 milionë dollarë të ardhura në fundjavë.
Në vendin e dytë është renditur “Fast X” me 23 milionë dollarë, i ndjekur nga “Guardians of the Galaxy Vol. 3” me 20 milionë dollarë, “Super Mario Bros” në pozitën e katërt me 6.3 milionë dollarë dhe “The Machine” në pozitën e pestë me 4.9 milionë dollarë.
” About My Father” është radhitur i gjashti me 4.3 milionë dollarë, “Kandahar” në të shtatin me 2.4 milionë dollarë, “You Hurt My Feelings” në vendin e tetë me 1.4 milionë dollarë, “Evil Dead Rise” në vendin e nëntë me 1 milion dollarë dhe ” Book Club: The Next Chapter” në të dhjetin me 920,000 dollarë./KlanKosova/KultPlus.com
“Beetlejuice” do të vijë sërish në ekrane për dashamirët e tij. Warner Bros ka njoftuar se ky film do të lansohet vitin e ardhshëm.
Megjithatë nuk ka shumë informata rreth tij. Ai është ripunim nga filmi i Tim Burton që u lansua në vitin 1988, ndërkaq sjell në skenë skena me fantazma.
Filmi i ri po ashtu është me regji të Tim Burton. Në të me role paraqiten Michael Keaton në rolin e Beetlejuice e Winona Ryder të Lydia Deetz.
Veç tyre, me role vijnë edhe Jenna Ortega me rolin e bijës së Ryder, Justin Theroux, Catherine Ohara, Monica Bellucci e Willem Dafoe. Një prej producentëve të këtij filmi është Brad Pitt.
Skenarin e “Beetlejuice” e kanë bërë Miles Millar e Alfred Gough.
Në filmin e parë, një çift i sapomartuar i vdekur, rolet e të cilëve i luajnë Geena Davis e Alec Baldwin, inatosen për shkak të një familjeje e cila vendoset në shtëpinë ku kanë jetuar ata.
Rolet e prindërve i luajnë Catherine O’Hara e Jeffrey Jones, e Rydet të bijës së tyre.
Ata kontaktojnë me “Beetlejuice”, që është një fantazmë dinake nga Nëntoka. Kjo fantazmë u ndihmon që ti ndjekin banorët e rinj të shtëpisë.
Filmi “Beetlejuice” arriti sukses të madh komercial. Ai fitoi 74.7 milionë dollarë në box office në botë.
Ky film u bë inspirim për realizimin e edhe të një mjuzikli, që u nominua për çmimin Tony.
Ai u realizua në skenë për katër vite radhazi derisa u mbyll Broadway për shkak të pandemisë së COVID-19.
Filmi i ri “Beetlejuice” u caktua të lansohet në kinema nga data 6 shtator 2024./21Media/KultPlus.com
Krijuesi i serisë Family Guy, Seth McFarlane, është larguar përkohësisht nga produksioni i kësaj serie, në vazhdën e grevës së shkrimtarëve amerikanë.
Ai është larguar njëherësh edhe nga seria tjetër, American Dad, teksa shkrimtarët amerikanë po kërkojnë marrëveshje më të mira pagash.
Kjo ka cuar në stopimin e të gjitha emisioneve dhe spektakleve në ShBA, në mungesë të skenarëve.
Sipas raportimeve nga Deadline, MacFarlane nuk do të shërbejsë si skenarist por as si producent në këtë shou derisa të vazhdojë greva.
Atij i janë bashkuar edhe dy shkrimtarët tjerë të Family Guy, Rich Appel dhe Alec Sulkin, si dheBrian Boyle dhe Matt Weitzman nga American Dad./klankosova/KultPlus.com
Dashamirët e yllit të filmit Rocky, Sylvester Stallone, së shpejti këtë aktor do ta shohin me rol në filmin “Cliffhanger”, kësaj radhe në filmin e ripunuar me këtë titull, të viteve të 90-ta.
Stallone do të paraqitet me rolin e Gabe Walker.
Ky aktor, veç paraqitjes me rol në të, po ashtu do të jetë producent i tij. Ndërkaq regjinë e tij do ta bëjë Ric Roman Waugh.
Në filmin origjinal “Cliffhanger”, Stallone paraqitet si alpinisti Walker. Ai pas dështimi të shpëtimit të një shoqeje të tij, torturohet nga faji që nuk ka mundur ta shpëtojë atë.
Ashtu i traumatizuar, në kurthin e një ekipi kriminelësh. Ai duhet tu ndihmojë atyre që t’i lokalizojnë paratë të cilat i vjedhin gjatë një grabitjeje të një aeroplani.
Regjisori Waugh, në një deklaratë për media ka bërë të ditur se filmi “Cliffhanger” ripunim do të xhirohet në Alpet Italiane.
Sipas tij, ky ishte dhe mbetet filmi favorit i viteve të 80-ta e 90-ta, ndërkaq bashkëpunimi i tij në të me një yll filmi siç është Stallone, është ëndërr që po i realizohet, ka thënë ai.
Stallone së fundmi lansoi reality-shoun e tij në Paramount+, të titulluar The Family Stallone , që i mundëson fansavetë kuptojnë rreth jetës së kësaj familjeje, e cila është një prej më të famshmeve në Hollywood./21Media/KultPlus.com
Njëri nga filmat e shumëpritur nga Marvel Studios, Guardians of the Galaxy Vol. 3 arrin në Cineplexx më 3 maj, me eventin Pre Premiere ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do të mbahet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.
Chris Pratt, Bradley Cooper, Zoë Saldaña dhe të tjerë kthehen për filmin e tretë dhe të fundit të serisë të Guardians of the Galaxy.
Sa i përket ngjarjes së filmit, në Marvel Studios “Guardians of the Galaxy Vol. 3” grupi i famshëm duken pak më ndryshe se që jemi mësuar. Peter Quill, është ende i tronditur nga humbja e Gamora (që ndodhi në Avengers: Infinity War 2018). Tani ai duhet të mbledhë ekipin rreth tij për të mbrojtur universin së bashku me mbrojtjen e një prej tyre. Një mision që nëse nuk përfundon me sukses, me shumë mundësi mund të çojë në fundin e Gardianëve siç i njohim ne.
Dita e dytë e Festivalit te Filmit Polak “Visua”, solli për publikun, filmin fitues të disa çmimeve dhe nominuar nga European Film Awards, “Other People”, me regji të Aleksandra Terpinski.
Vetë regjisorja, e cila ka ardhur në Tiranë në kuadër të festivalit, mbajti një diskutim me publikun pas shfaqjes.
Ndërsa e diela solli në ekran filmin “Prindërit e çiftit” një komedi-dramë që zhvillohet pas një martese në të cilën nusja dhe dhëndri nuk shkëmbyen “po-në” e shenjtë. Askush nuk e di pse Łukasz, dhëndri, e ndërpreu lidhjen. Por të ftuarit që kanë ardhur, disa nga shumë larg, duhet të ftohen të paktën për darkë. Mbrapa sallës së dasmës, prindërit e të rinjve takohen duke u takuar njëkohësisht dy botë të ndryshme, nga klasa të ndryshme sociale. Fillimisht të dy palët shokohen por mbetet për t’u parë çfarë ka ndodhur vallë mes dhëndrit e nuses?
Ditën e hënë, salla e kinemasë rezervohet për dy orare në kuadër të festivalit: në orën 17:00 do të shfaqet një bllok filmash të shkurtër studentorë nga shkolla e filmit “Krzystof Kieslowkski” dhe në orën 19:00 nis shfaqja e filmit të gjatë “Amatorët”.
Ky është edicioni i dytë i festivalit “Visua”, që kësaj here vjen me organizimin e Agjencisë së Industrisë Kreative, si partner kryesor./atsh/KultPlus.com