Filmi “Streha mes reve” në shtator në kinematë gjermane

Filmi “Streha mes reve” pas pjesëmarrjes në “Munich Film Fest” do të shfaqet nga 20 shtatori në 40 kinema në të gjithë Gjermaninë.

Filmi “Streha me mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina pak kohë më parë u shpall edhe filmi më i mirë në “Valletta Film Festival” në Maltë. Vlerësimi për filmin ishte me motivin: “Streha mes reve” për qasjen delikate të një subjekti të ndjeshëm për kohët që jetojmë, bashkëekzistencën paqësore mes katolicizmit dhe islamit, në sfondin kinematografik të maleve shqiptare”.

Filmi “Streha mes reve” muaj më parë u shfaq premierë botërore në një festival të kategorisë A në Estoni. Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, emra që janë të vlerësuar dhe në botë me kinemanë. Në role interpretojnë aktorët si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili, Virus Shala, etj.

Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në rininë e tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij.

Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. /atsh / KultPlus.com

Kur stilistët përdorën të njëjtat veshje për aktorë në filma të ndryshëm

“Pse të shpenzojmë para për gjëra të reja kur mund t’i përdorim ato të vjetra?”

Ishte ndoshta mendimi i krijuesve të filmave kur ata vendosën të përdorin kostume që tashmë ishin përdorur në filmat e mëparshëm.

Shumica e filmave dhe serialeve televizive thjesht nuk kanë para të mjaftueshme për të veshur të gjithë kastin në kostume krejtësisht të reja.Dhe në qoftë se një fustan ishte veçanërisht i mirë (si në Titanik), pse të mos e shfrytëzosh rastin dhe ta përdorësh përsëri?

Bright Side ka zgjedhur disa shembuj kur personazhet nga filma të ndryshëm kanë veshur rrobat e njëjta.

Vetëm shikuesit më të vëmendshëm do t’i kishin vënë re ato. Ndoshta ju jeni një prej tyre?

Ndoshta ju jeni një prej tyre? /Telegrafi/

1. Pride & Prejudice, 2005 — Sense and Sensibility, 2008

2. Elizabeth, 1998 — Camelot, 2011

3. Gossip Girl, 2010 — The Carrie Diaries, 2013

4. Dangerous Liaisons, 1988 — Hocus Pocus, 1993

5. Head in the Clouds, 2004 — Race, 2016

6. My Cousin Rachel, 2017 — Victoria, 2017

7. Manolete, 2008 — Brooklyn, 2015

8. Isabel, 2014 — The Hollow Crown, 2016

9. The Duchess, 2008 — The Scandalous Lady W, 2015

10. Pride and Prejudice and Zombies, 2016 — Mary Shelley, 2018

11. Mad Men, 2009 — The Help, 2011

12. Snow White and the Huntsman, 2012 — Once Upon a Time, 2017

13. Friends, 1994 — Edgar Allan Poe’s Murder Mystery Dinner Party, 2016

14. Titanic, 1997 — Tuck Everlasting, 2002

“Fusha e Mëllenjave”, tregimi i pamundësisë, tradhëtisë dhe kokave të larta të pasluftës

Ai është i vetmi që nuk ka folur. I vetmi prej shokëve të luftës që e pëson me tredhje, i vetmi që nuk mund të ketë fëmijë, i vetmi që e pati një fëmijë por të cilin ia mbytën.

Personazhi kryesor kthehet prej Londrës në Prishtinë, për ta kuptuar se sa shuplakë të fortë i ka dhënë jeta. Ish i burgosur politik, ai kthehet në Kosovë për të hapur dosjen e tij dhe shokëve, sepse dhimbjet e tij janë të forta – të ditëpërditshme.

Histori edhe më e thellë trajtohet në filmin “Fusha e mëllenjave” me regji nga Arzana Kraja, i cili mbrëmë hapi edicionin e 11-të të PriFest në kryeqytet.

Është mbajtur sot edhe konferenca e filmit i cili erdhi mbrëmë premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin regjisorja Arzana Kraja, producenti Besnik Krapi, aktorët Shkumbin Istrefi, Irena Cahani dhe Xhevdet Doda.

Sipas regjisores Arzana Kraja filmi, ka marrë kritika mjaft të mira, kritika të cilat regjisorja nuk i kishte pritur. Ajo tha se është ndarë shumë e kënaqur me gjithçka, si me kritikat, me punën e realizuar nga stafi e veçanërisht me punën e aktorëve.

Producenti i filmit – Besnik Krapi tregoi për punën e vështirë dhe kohën që ka marrë filmi. Disa pjesë të filmit janë xhiruar në Angli e disa prej tyre në Kosovë. Duke qenë se ky është filmi i parë i Besnikut si producent, ai deklaroi të jetë shumë i kënaqur me punën dhe realizimin në tërësi.

Ngjarja e filmit nuk është e bazuar në ngjarje të vërtetë, mirëpo e inspiruar nga mijëra ngjarje të ngjashme me atë të filmit.

Regjisorja Kraja tregoi se dajtë e saj ishin të burgosur politik dhe se ajo fëmijërinë e ka kaluar duke dëgjuar të tilla skenare si ajo i trajtuar në filmin e metrazhit të gjatë.

Irena Cahani, e cila në film luan një grua amvise, mjaft llafazane, tha se është kënaqur shumë me një rol të tillë sepse për të rolet e tilla nuk janë shumë të zakonshme. Ajo për filmin u shpreh se është një rrëfim që të rrëmben dhe nuk të lë të shkëputesh as edhe një moment prej tij. Dhe më pas si me shaka tha: “Këtë film është mirë me ardhë me pa politikanët tanë”.

Sa për ironi, në sallën ku u dha premiera ishte Ramush Haradinaj – një prej emrave më të lakuar të spektrit politik në vend.

Shkumbin Istrefi, i cili ishte edhe personazhi kryesor i këtij filmi pohoi se nuk ka qenë aspak e lehtë realizimi i personazhit, shkruan KultPlus.

Beqa, është një personazh kompleks, introvert.

Beqa më shumë kthehet për tu ballafaquar me shokët e tij sesa të informohet rreth shtatzënisë së ish të dashurës. Shkumbin Istrefi, poashtu tha se ka pasur dilemat e veta se “a jam i duhuri për këtë rol”, mirëpo falë ndikimit të producentit dhe regjisores, realizimi i personazhit u bë më i lehtë.

Tradhëtia, mohimi, trishtimi, gënjeshtra, të gjitha këto përnjëherë i përplasen në fytyrë Beqës i cili kthehet në Kosovë për të zbuluar disa të vërteta që kanë të bëjnë me jetën e tij intime dhe më pas ndeshet me të vërteta krejtësisht të tjera që kanë të bëjnë me jetën e tij si i burgosur politik, të vërteta këto që ai i ka shtypur thellë në vete pa dashur t’i pranojë. Në fund fare personazhi mbetet buzë greminës, dhe sipas regjisores kjo ndodhë sepse ajo ka dëshiruar që shikuesi të vendosë se çfarë ndodh me fatin e personazhit, vazhdon të jetoj apo i jep fund jetës në atë moment.

“Filmi do të jetë pjesë e shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi krejt për fund producenti Besnik Krapi./ KultPlus.com

Misioni Apollo 11, përmes filmave

Shkenca dhe forca e shpirtit njerëzor bënë të mundur misionin Apollo 11 të zbritjes në Hënë para 50 vjetësh, por regjisorët dhe ekspertë të kulturës thonë se shumë përpara 16 korrikut të vitit 1969 ishte kultura popullore ajo që e imagjinoi njeriun atje.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Penelopi Poulou u hedh një vështrim filmave dhe serialeve televizive që u dhanë mundësinë njerëzve të ëndërronin dhe ndihmuan suksesin e Apollo 11, si edhe filmave më të rinj që i janë kushtuar vetë misionit historik.

Eksplorimi i hënës ishte tema e filmit 14 minutësh “Një udhëtim në hënë” i regjisorit Georges Melies në vitin 1902. Mes të tjerash, filmi ishte frymëzuar nga romanet fantastiko-shkencore të Zhyl Vernit.

Në vitin 1950, në filmin fantastiko-shkencor “Destinacioni: Hëna” të regjisorit George Pell, astronautët pasi zbresin në sipërfaqen e hënës, shohin që nuk kanë karburant të mjaftueshëm.

Apollo 11 rrezikoi me të vërtetë të mbeste pa karburant dhe kishte vetëm një shans të ndizte motorin për t’u ngritur nga hëna. Kjo histori tregohet në dokumentarin me tre pjesë të regjisorit Robert Stone, “Duke ndjekur hënën”.

“Nëse motori nuk ndizej, gjithçka do të merrte fund! Dhe ne ishim gati me titullin për atë skenar”.

Një vit para misionit Apollo 11, përsëri kultura popullore ishte në pararojë, duke imagjinuar përtej hënës.

“Po të shohësh filmin ‘2001: Një Odise në Hapësirë’, të regjisorit Stanley Kubrick’, që doli në vitin 1968, ai parashikon përtej uljes në hënë, duke përshkruar një kohë kur udhëtimet e rregullta në hënë, janë pjesë të jetës së përditshme”.

Dhe ndërsa gara hapësinore ishte në kulmin e saj mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, pasi kosmonauti sovjetik Yuri Gagarin u bë njeriu i parë në hapësirë në vitin 1961, ((Marrë nga: “Star Trek”, Paramount Pictures)) seriali “Star Trek” i regjisorit Gene Roddenberry, parashikonte një federatë planetesh, që punonin së bashku në paqe për eksplorimin e hapësirës.

“… dhe imagjinonte një të ardhme ku burra dhe gra të racave dhe kombësive të ndryshme, madje edhe një jashtëtokësor, punonin së bashku në anije”, thotë zonja Weitekamp.

Dekada pas misionit Apollo 11, përparimet teknologjike në kinematografi u kanë dhënë mundësi studiove që të transformojnë xhirimet origjinale të NASA-s dhe të tjera xhirime historike në formatet IMAX, HD dhe 3D. Kjo u ka dhënë mundësi regjisorëve si Robert Stone që të ofrojnë një vështrim bindës dhe historikisht gjithpërfshirës të garës hapësinore.

Në bashkëpunim të ngushtë me NASA-n dhe Arkivat Kombëtare, regjisori i dokumentarit “Apollo 11”, Todd Douglas Miller ofron një kapsulë kohore të javës së zbritjes në hënë që nga nisja e deri tek kthimi i astronautëve.

Ekipi kinematografik transformoi xhirime historike të papublikuara dhe 11 mijë orë audio inçizime të misionit Apollo 11.

​Filmi artistik I regjisorit Damien Chazelle rreth Apollo 11, “Njeriu i Parë”, rrëfehet nga perpesktiva e Neil Armstrongut dhe familjes së tij, duke kombinuar në mënyrë të përkryer pamjet kinematografike dhe xhirime nga arkiva./ VOA/ KultPlus.com

Zbulohen idetë e panjohura të Kubrickut, për filmat që nuk u bënë kurrë

Konsiderohet mjeshtër i kinematografisë, por i kishte bërë vetëm 13 filma. Tani po dalin në ditë idetë për tre skenarë të panjohur, me të cilët ka punuar Stanley Kubrick, e që ndërlidhen me martesën, me xhelozinë dhe me kurorëshkeljen. Ato janë të viteve 1954-56, kohë kjo kur kishte probleme martesore me gruan e dytë, Ruth Sobotka, që ishte aktore dhe valltare, transmeton Telegrafi.

Nën titullin punues “Burri i martuar” janë 35 faqe. Një tjetër quhet “Martesa ideale” dhe ka shtatë faqe. Ndërsa, e treta “Xhelozia” është me 13 faqe.

Te rreshtat e parë te “Burri i martuar”, Kubrick shkroi: “Martesa është si një vakt i gjatë me ëmbëlsirën që shërbehet në fillim… A mund t’i imagjinoni tmerret e jetesës me një grua që lidhet për ty si një ngjitës e ku e tërë jeta sillet rreth teje… Është si mbytja në detin me pupla. Të zhytesh thellë e më thellë në thellësitë e buta ngulfatëse. Sikur të luftonte. Sikur të çmendej nga xhelozia, madje veç një herë…”.

Materiali u transferua së fundmi në arkivin e Kubrickut në Universitetin e Arteve në Londër. Nathan Abrams, profesor i studimeve filmike, thotë: “Është material i ri që nuk e dinim se ekzistonte. Janë projekte që Kubricku donte t’i bënte, por nuk i bëri”.

Brenda këtyre skenarëve ka ide për filmin “Eyes Wide Shut” që u bë katër dekada më vonë (sidomos xhelozia). Kubricku, amerikani që kaloi shumicën e jetës së tij në Britani, vdiq më vitin 1999 menjëherë pas përfundimit të këtij filmi – një triler kontrovers psikoseksual ku luanin Tom Cruise dhe Nicole Kidman. Abrams shpreh zhgënjim se si kaq shumë materiale u shfaqën në kohën kur e mbaroi librin e tij të fundit dedikuar 20-vjetorit të këtij filmi.

“Kubrick nuk ishte shkrimtar. Ka një arsye pse ka punuar me shkrimtarë të tjerë te filmat e tij. Sa i përket meritës letrare, nuk shquhej shumë për këtë. Kubrick ishte regjisor. Pra, kjo ishte ajo që për të kishte ka rëndësi. Kirk Douglasi dikur tha: ‘Stanley… gjithnjë ka funksionuar më mirë nëse e ka një shkrimtar të mirë e ai punonte si redaktor i tij…”, thotë Abrams. “Sobotka, me të cilën ishte i martuar kur po i zhvillonte këta skenarë, kishte ndikim tek ai. Por, nuk dimë aq shumë për këtë apo atë. Gjërat nuk po shkonin mirë me të në Los Anxhelos. Iku në Gjermani për të bërë filmin ‘Paths of Glory’, më 1957, ku u takua me një nga aktoret e tij, Christiane, që u bë gruaja e tij e tretë dhe e fundit”. /Telegrafi/

Nisin audicionet e filmit “Unë dhe Millosheviqi” me regji të Arben Kastratit

Filmi “Unë dhe Millosheviqi” i përket zhanrit dramë – komedi dhe do të realizohet nga regjisori Arben Kastrati, shkruan KultPlus.

Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës, kurse xhirimet e filmit fillojnë në shtator të këtij viti.

Rolet kryesore të këtij filmi janë zgjedhr, ndër ta do të luaj edhe aktori i famshëm francez Gerard Depardieu

Si pjesë e kastit është edhe aktorja francezë Nathalie Boyer. Ajo do të sjellë rolin e një gazetareje, profesioni i së cilës është mjaft i vështirë në rrethana normale por që bëhet edhe më i vështirë gjatë raportimit në luftë. Ky rol e bëri për veti aktoren në momentin e parë që ajo e lexoi skenarin dhe u bë arsyeja që Boyer të vijë në Kosovë dhe të qëndrojë për një kohë këtu për xhirime.

Ndërsa për rolet tjera është hapur audicion.

Drejtori i kastingut ka dërguar këtë njoftim te ne

Për rolet dytësore dhe të tjera:

Kërkohen aktore dhe aktorë nga mosha 18 – 75 vjeç. Ju lutemi që CV-të tuaja me fotografi, përfshi: moshën, gjatësinë, ngjyrën e flokëve dhe ngjyrën e syve, t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected]

Kërkohen tre fëmijë (dy vajza dhe një djalë) nga mosha 8 – 18 vjeç. Ju lutemi që fotografive të fëmijëve t’ju bashkangjisni dhe një përshkrim të shkurtër, që përfshinë: moshën, gjatësinë, ngjyrën e flokëve dhe ngjyrën e syve, dhe informacionet t’i dërgoni në adresën elektronike: unedhemillosheviqi@hotmail.com

KultPlus.com

Regjisorja e cila me art mbron të drejtat e njerëzve

Leslie Thomas është regjisore e avokuese e të drejtave të njeriut. Një grua e fuqishme, e cila artin e përdor si mjet për të shfaqur problemet e botës, të cilat mund edhe të mos zgjidhen.

Arti i saj është një reflektim i asaj që po ndodh nëpër botë duke ua zgjatur një dorë viktimave të krimeve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Pjesë e veprave të saj artistike janë përjetimet e fëmijëve të trafikuar, grave të trafikuara, fëmijëve që detyrohen për të punuar, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë konflikteve, njerëz që kanë përjetuar gjenocidin, që përjetojnë dhunë me bazë gjinore, apo u mungojnë kushtet themelore të kujdesit shëndetësor.

Artin ajo e sheh si një mjet për të biseduar me këtë pjesë të shoqërisë. Qëllimi i saj është që të ndërtohet një botë ku çdokush mund të ndihet i lirë të tregojë përjetimet e tij gjersa luftohet që ato të mos përsëriten. Një sërë ligjesh ekzistojnë e ajo që duhet bërë është vënia në zbatim e tyre. Sistemi i drejtësisë është një hapësirë tjetër ku Thomas eksploron përmes artit.

Një rrugë me shumë ndalesa deri te regjia

E lindur në veri të Kalifornisë, mirëpo e rritur në jug, Leslie Thomas ka krijuar që në fëmijëri një lidhje me natyrën. Midis maleve dhe detit ajo ka kuptuar se njerëzit jetojnë në të njëjtin ambient, prandaj duhet që të kujdesen për njëri-tjetrin.

Kjo ishte edhe shkëndija e parë e ndezur brenda saj për t’ua zgjatur një dorë të tjerëve. Kjo e bënte edhe atë të kapej për dikë tjetër e të ndihej më e fortë. Si adoleshente, ajo një pjesë të madhe e kalonte duke udhëtuar. E gjendur në një situatë ku njerëzit përreth saj ndryshonin vazhdimisht, Thomas asnjëherë nuk ka qenë në qendër të vëmendjes.

Filmi “Bohemian Rhapsody” i sjell shitje magjike grupit “Queen”

Rock bendi britanik “Queen” ka shitur më shumë albume në Amerikën e Veriut sesa çdo artist tjetër në gjysmën e parë të vitit 2019, ndërkohë që muzika e shfaqur në filma dhe televizione i ngriti shifrat e streamingut dhe shkarkimeve në qiell.

Një raport gjysmëvjeçar nga Nielsen Music, i publikuar të enjten, tha se kolona zanore e muzikorit “Bohemian Rhapsody”, i cili i fitoi katër “Oscarë” në shkurt, ishte kënga më e shitur rock gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, ndërsa kompilacioni “Greatest Hits 1 i Queen” vjen në vendin e dytë.

“Queen” i ka shitur më shumë se 731.000 albume – më shumë se çdo artist tjetër – si dhe më së shumti këngë digjitale me më shumë se 1.3 milionë shkarkime, tha Nielsen.

“Queen” në shkurt u bë rock bendi i parë që e hapi ceremoninë për Oscar kur e filloi ceremoninë vjetore në Hollywood me një performancë live të We Will Rock You dhe We Are the Champions, shkruan KOHA Ditore.

Performanca e “nxehtë” e Lady Gaga dhe aktorit-regjisorit Bradley Cooper në skenën e “Oscarit” për duetin e tyre fitues Shallow nga A Star is Born gjithashtu i rriti shitjet. Balada romantike i ka pasur 648.000 shkarkime të versionit digjital deri më tani sivjet, tha raporti.

Biopiku i Elton Johnit “Rocketman” e pati një rritje prej 138% në shitjet e albumeve për kantautorin britanik në javën e parë pas shfaqjes së filmit më 31 maj.

Bashkëpunimi i reperit Post Malone me Swae Lee për këngën Sunflower arriti në krye të top listës Billboard Hot 100 në janar pasi u paraqit në filmin e animuar “Spider-Man: Into the Spider-Verse”.

Kënga e pati një rritje prej 170% në radiotransmetime, ndërsa videoja është shikuar më shumë se 642 milionë herë në YouTube.

PriFest sjell 70 filma në Prishtinë

Edhe këtë verë të nxehtë, PriFest do t’u jap një mundësi unike që mbrëmjet t’i kaloni në kinema. Janë plot 70 filma që do të shfaqen gjatë festivalit PriFest, edicionit të 11-të që pritet të fillojë në mes të korrikut me datën 16 deri me 21 korrik kur dhe shënohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Në gjithsej 10 programe të ndryshme, nga të cilat pesë janë garuese dhe 5 jogaruese vijnë, 6 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 17 premiera regjionale dhe 34 të tjera premiera në Kosovë.

Fatos Berisha, drejtor artistik i PriFest shprehet shumë i kënaqur me numrin e aplikimeve në festival dhe kualitetin e filmave.

Jam i kënaqur me numrin e aplikimeve, por edhe më shumë me kualitetin e filmave, sidomos në disa kategori garuese. Numri i premierave botërore dhe regjionale flet se PriFest me kalimin e kohës është shndërruar në festival të rëndësishëm ndërkombëtar në rajon”, tha ai.

Sipas një komunikate të organizatorëve, shfaqja e filmave do të bëhet në katër lokacione, në Teatrin Kombëtar ku dhe do të jetë hapësira kryesore e festivalit, Kinemanë ABC dhe Kino Armata, si dhe në hapësirën tradicionale të festivalit në qiellin e hapur në sheshin Zahir Pajaziti.

Biletat e festivalit për të përcjellur filmat edhe sivjet do të jenë 3 euro, ndërkohë që do të ofrohen edhe kartelat pako ‘All in One‘” që për 15 euro mund të përcillet i gjithë programi i festivalit, pra 70 filma. Edhe këtë vit si çdo vit tjetër festivali ofron edhe mundësinë gratis për të moshuarit, moshën 65 e më shumë, dhe për studentët. Filmi Kosovar “Fusha e mëllenjave” në regji të Arzana Kraja hap festivalin me datën 16 korrik. Në natën e parë, hapja e festivalit do të shënohet me filmin “Fusha e mëllenjave” që do të shfaqet në dy salla, në Teatër Kombëtar nga ora 21.00h dhe në Kinema ABC nga ora 22.00h. Shumë mysafirë të huaj nga rajoni dhe vendet tjera si dhe aktorë e filmbërës nga Kosova do të jenë prezent për të prezantuar filmat e tyre por edhe për të marrë pjesë në aktivitetet e shumta përcjellëse të festivalit që do të ofrohen në kuadër të PriFORUM, mbrëmje muzike, press konferenca, biseda dhe masterklasa, andaj ju ftojmë që gjatë javës së PriFest të qëndroni në Prishtinë që së bashku të festojmë javën e filmit në PriFest. Filmi Kolumbian “Birds of Passage” me regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra i cili pati premierën botërore në Cannes do të shfaqet para publikut Kosovar si përzgjedhje e programit special Fipresci”, thuhet në komunikatë.

Programi i filmave të ndarë në kategori:

PROGRAMI GARUES I BALLKANIT  / KINEMAJA MJALTË DHE GJAK

1.      PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR / regjisor: Kushtrim Bekteshi / Maqedoni, Kosovë, Shqipëri 2019 / Premierë Regjionale (112 min)

2.      A DECENT MAN / regjisor: Hadrian Marcu  / Rumani 2018 /Premierë / 93 min

3.      HOLY BOOM / regjisore: Maria Lafi / Greqi 2018 /Premierë / 99 min

4.      MALI / regjisor: Antonio Nuić /Kroaci /Premierë / 90 min

5.      STREHA MES REVE / regjisor: Robert Budina / Shqipëri, Rumani 2018 /Premierë / (84 min)

6.      THE ANNOUNCEMENT / regjisor: Mahmut Fazıl Coşkun / Turqi-Bullgari 2018 /Premierë (94 min)

PROGRAMI GARUES EUROPIAN

1.      AMARE, AMARO / regjisor: Julien Paolini / France 2018 / Premierë Regjionale/ (89 min)

2.      BAD BAD ËINTER / regjisor: Olga Korotko / Kazakistan-Francë 2018 /Premierë / (84 min)

3.      CONSEQUENCES / regjisor: Darko Štante / Slloveni 2018 /Premierë/ 95 min

(Let it be program)

4.      ELEPHANTS CAN PLAY FOOTBALL / regjisor: Mikhail Segal / Rusi 2018 /Premierë (89 min)

5.      NOË IT’S DARK / regjisor: ArildØstin Ommundsen /  Norvegji 2018 /Premierë (125 min)

6.      THE DAYS TO COME / regjisor: Carlos Marques-Marcet / Spanjë 2019 /Premierë (94 min)

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM

1.      IDENTITETI / regjisor: Erman Memedi 2019 / Premierë botërore / 25 min

2.      500 / regjisor: Bogdan Albu/ Rumani 2018/Premierë / 25 min

3.      1410 / regjisor: Damian Kocur / Poloni 2018 /Premierë / 28 min

4.      CASTLE TO CASTLE/ regjisor: Emmanuel Marre / Belgjikë 2018 /Premierë /40 min

5.      LET`S THE DEATH BE ALIVE / regjisor: Uriel Jaouen Zrehen / Francë 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min

6.      MAMA TOLD ME NOT TO LOOK INTO THE SUN/ regjisore: Lilli Tautest/ Gjermani 2018/ Premierë Regjionale / 60 min

7.      ONIONS/ regjisor: Anna Bressanini dhe Martin Alan Tranquillini / Itali 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min

8.       THAT MORNING / regjisor: ËONG Ëai Nap / Hong Kong 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 46 min

9.      THE DISCRETE ËAY / regjisor: Ho Lam / Francë 2019 /Premierë / 25 min

10.  THIRD KIND / regjisor: Yorgos Zois / Greqi 2018 /Premierë / 32 min

PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTAR/ PRIDocs

1.      ALLA VITA/ regjisore: Coline Confort / Zvicër, Francë 2018 / Premierë Botërore/ 80 min

2.      BLUE BREATH / regjisor: Rodrigo Areias/ Portugali, Finlandë, Francë 2018/ Premierë regjionale/ 78 min

3.      BURN JUST NOË/ regjisor: Robert Adanto / USA 2018/ Premierë / 85 min

4.      BOYS ËHO LIKE GIRLS/ regjisor: Inka Achté/ Finlandë, Norvegji, Indi 2018 / Premierë regjionale/ 56 min

5.      GREEK ROCK REVOLUTION/ regjisor: Miguel Ángel Cano Santizo / Spanjë -Greqi 2019/ Premier Ndërkombëtare / 95 min

6.      MIEL-EMILE/ regjisor: Peter van Houten/ Holand 2019/Premierë/ 145 min

7.      NORMAL/ regjisore: Adele Tulli/ Itali, Suedi 2019 / Premierë / 67 min

8.      THE BRINK/ regjisor: Alison Klayman / Premierë /  81 min

9.      THE SIGNS / regjisor: Ëojciech Klimala / Poland 2018 / Premierë Regjionale/ 56 min

10.  THE SËORN VIRGIN AND THE GIRL / regjisore: Kristine Nrecaj, Birthe Templin / Germany 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 43 min

11.  TO BE CONTENUED / regjisor: Ivars Seleckis /  Latvia 2018 / Premierë Regjionale/ 96 min

12.  YESES / regjisor: MIGUEL FORNEIRO / Spanjë 2019 / Premierë / 85 min

PROGRAMI GARUES I STUDENTËVE

1.       Blue Dream / regjisore: Roseli Gonzalez / USA 2019 / Premierë Botërore  3 min

2.      Në Nëntor / regjisor: Murat Zherka / Maqedonia e Veriut 2019 / Premierë Botërore 12 min

3.      Trilemma / regjisor: Dritëro Mehmetaj / Republika Çeke 2017 / Premierë Regjionale15 min

4.      All’s Ëell / regjisore: Sylëia Rosak / Poland 2018 / Premierë Regjionale(16 min)

5.      Benidorm 2017 / regjisore: Claudia Costafreda / Spanjë 2019 /Premierë (23min)

6.      Boyana / regjisore: Traiana Nescheva / Bulgaria 2018 / Premierë Europiane

7.      Colour Cage / regjisor: Daniel Reascos / Ekuador 2017 /Premierë/ 15 min

8.      Machisimo / regjisore: Natalia Bombala /  Afrika e Jugut-Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 2 min

9.       Mishko / regjisor: Hanis Bagashov / Maqedonia e Veriut 2018 /Premierë 15 min

10.  Person Aciden / regjisor: Alvaro Martin / Spanjë-Francë 2018 /Premierë 31 min

11.  Pierre’s Heart / regjisor: Olivier Binder / Francë 2018 /Premierë 19 min

12.  The Apartament / regjisor: Belkıs Bayrak / Turqi 2018 / Premierë Regjionale/ 10 min

13.  The Ashes / regjisor: Aryan Golsoorat / Iran 2019 /Premierë 13 min

14.  Tsantsa / regjisor: Robin Lipo / Poland 2018 /Premierë 30 min

15.  Ëonder Girls / regjisore: Anastazja Dabroëska / Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 20 min

PROGRAMI LET IT BE

1.      A MOMENT IN THE REEDS/ regjisor: MIKKO MAKELA/ Finlandë-UK/ 2018/ Premierë /104 min

2.      EVA AND CANDELLA/ regjisor: RUTH CAUDELI/ Kolumbi 2018/ Premierë Regjionale / 90 min

3.      I AM SOFIA / regjisor: Silvia Luzi / Italy 2019/ Premierë Ndërkombëtare/ 83 min

4.      RAFIKI/ regjisor: Ëanuri Kahiu/ Kenia 2019/ Premierë / 83 min

PROJEKSIONE SPECIALE

1.      FUSHA E MELLENJAVE/ regjisor: Arzana Kraja / Kosovë – Britani e Madhe – Shqipëri 2019 / Premierë kombëtare / 90 min

2.      THE LOAD / regjisor: Ognjen Glavonic / Serbi – Francë – Kroaci – Iran – Katar 2018 / 98 min

PROJEKSIONE SPECIALE PERZGJEDHJE NGA FIPRESCI

1.      HOUSE OF HUMMINGBIRD / regjisor: KIM Bo-ra / Korea Jugore – SHBA – 2018 / Premierë / 125 min

2.      BIRDS OF PASSAGE / regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra / Kolumbia – Danimarka – Meksika – Gjermania – Zvicrra – Francë 2018 / Premierë / 138 min

PROJEKSIONE SPECIALE KINEMATOGRAFI SHQIPFOLESE / IN ALBANIAN

1.      MALI I HARRUM/ regjisor: Ardit Sadiku / Shqipëri 2018 / Premierë Botërore /

94 min

2.      MALA / regjisor: Faton Bajraktari / Kosovë 2019 / Premierë Botërore / 73 min

3.      DY GISHT MJALTE / regjisor: Ermir Khalilzadeh 2019 / Shqipëri – Kosovë – Francë – Greqi / 101 min

4.      DELEGACIONI / regjisor: Bujar Alimani / Shqipëri 2018 / 77min

PROGRAMI EKSPERIMENTAL

1.      THE END OF ETERNITY/ regjisor: Pablo Radice / Argjentina 2018 / Premierë /

10 min

2.      SALVATIERRA / regjisor: Alejandro Silva, Ivan Rodriguez / Kolumbia 2019 / Premierë Ndërkombëtare / 24 min

3.      ICEBERG NATIONS / regjisor: Fernando Martin Borlan / Spanjë / Premierë Regjionale / 4 min

4.      TUPINAMBA LAMBIDA / regjisor: Lucas Parente / Brazil 2018 / Premierë /11min

5.      CROSS THE LINE / regjisor: Tonia Trujillo / Spanjë 2017 / Premierë Regjionale 15min /Insajderi /KultPlus.com

Filmi kosovar jep premierën në Karlovy Vary

“Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj hapi konkurencën e ‘East of the West’ në festivalin ndëkombëtar të Karlovi Varit (Karlovy Vary) të Çekisë. Filmi u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku në një premierë të rëndësishme dhe domethënëse.

Filmi përcjellë Agën (Arti Lokaj) 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babain e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi. Hapja e konkurencës ‘East of the West’ në Karlovi Vari (Karlovy Vary) me filmin e Lenditës është momenti më
i rëndësishëm i radhës për filmin kosovar.

Shpia e Agës ka për producent Bujar Kabashin. Rrolet i luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj. Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit WOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

“Love Death Robots” filmi që do t’u bëjë ta shihni botën nga perspektiva e robotëve

“Love Death Robots” është filmi i animuar futuristik që provon ta shpjegojë natyrën njerëzore përmes perspektivës së robotëve, transmeton KultPlus

Filmi është i ndarë në episode të vogla dhjetëminutëshe ku çdo herë trajtohet një tjetër e metë e natyrës njerëzore.

Filmi tregon një botë ku arroganca njerëzore do të sjellë shkatërrimin e Tokës dhe njerëzit do të detyrohen të shndërrohen në robotë ose të jenë azil në planetë tjera.

Filmi luan me idenë e realitetit dhe virtualitetit duke na quan në një botë imagjinare.

Pikat më të forta të këtij filmi janë skenografitë të cilat çdo herë përfundojnë me një PlotTwist të jashtëzakonshëm./R.J/KultPlus.com      

Filmi vizatimor që po çmend kinezët, shfaqet 18 vjet me vonesë ngaqë u prodhua në Japoni

Filmi i animuar japonez, Spirited Away ka dominuar “box office-t” në Kinë, 18 vjet pasi shfaqjes së tij për herë të parë, duke grumbulluar më shumë të ardhura “Toy Story 4” i “Disney”.

Filmi i studios “Ghibli” ka mbledhur 27.7 milionë dollarë, sipas Maoyan, “site” më i madh kinez për kinematografinë. Spirited Away u shfaq zyrtarisht në vitin 2001, por vetëm tani, 18 vjet më vonë, ai i mbërriti dhe publikut kinez.

Kjo në sallat e kinemave, sepse shumë vendas janë rritur duke e parë këtë film mjaft të preferuar, përmes DVD-ve apo shkarkimeve pirate.

“Toy Story 4” solli 13,2 milionë dollarë të ardhura në fundjavën e prezantimit në Kinë, por nuk arriti të mposhte joshjen e “Spirited Away”. Filmi vizatimor mjaft kompleks rrëfen historinë e një vajze të vogël, e cila e gjen veten në një botë fantazie pasi hyri në një park të braktisur lojërash me prindërit e saj.

Filmi ka mbërritur praktikisht një ndjekje prej kulti, siç thotë BBC, dhe mbetet më fitimprurësi i të gjithë kohërave për studion Ghibli. Ai është gjithashtu filmi i parë i animuar jo në anglisht që ka fituar një çmim “Oscar”.

“Men in Black: International” i prin paradës së zhgënjimit

Pjesa e fundit e serisë së filmave “Men in Black” ka mbërritur nëpër kinema gjatë kësaj fundjave, ama veshjet e zeza nuk janë më aq të mprehta sa kanë qenë dikur. 

“Men in Black: International” i “Sonyt” ka shitur 28.5 milionë bileta nga e premtja deri të dielën. Ama shifra nuk doli të ishte e mjaftueshme për ta shndërruar atë në filmin më të shikuar nëpër kinematë e Amerikës Veriore këtë fundjavë. Numrat flasin megjithatë për një rezultat goxha zhgënjyes, duke pasur parasysh faktin se analistët prisnin shitje të biletave me vlerë prej mbi 30 milionë dollarësh, ndërsa dihet se buxheti i produksionit të filmit kishte kapur vlerën prej 100 milionë dollarësh, shkruan sot Koha Ditore.

Duke ia dhënë hakun emrit, “Men in Black: International” përnjëmend shtegton përtej oqeanit; sipas të dhënave të studios prodhuese, filmi ka shitur gjatë fundjavës edhe 73.7 milionë dollarë bileta shtesë në vendet e tjera të botës. 

Në vazhdimin e serisë së filmave aktorët Will Smithin dhe Tommy Lee Jonesin, dy yjet kryesore të dy serive të para të “Men in Black”, zëvendësohen me Chris Hemsworthin dhe Tessa Thompsonin, duke e krijuar një çift të ri kundruall pushtuesve alienë. E kjo formulë për shumë kritikë të filmit u cilësua si monotone. KultPlus.com

Ky është filmi më i ri i Adam Sandler që po thyen të gjitha rekordet e Netflix

Filmi me titullin ‘Murder Mystery’ është shikuar nga 30.9 milionë përdorues të Netflix vetëm për 3 ditë.

Filmi më i fundit i Adam Sandler për Netflix, ‘Murder Mystery’ ka thyer një rekord të madh.

Aktori, i cili ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare me Netflix në vitin 2017, është bërë sërish bashkë me aktoren Jennifer Aniston, për një komedi që tregon historinë e një çifti nga New York të cilët rastësisht kapen në një aventurë nëpër një udhëtim në Evropë.

Megjithëse kritikët nuk është se po e vlerësojnë Sandler dhe filmat e tij, përdoruesit e Netflix duket se po e duan ende, përcjell Gazeta Express.

Në tri ditët e para që nga publikimi, raportimet tregojnë se filmi është shikuar nga gati 30.9 milionë përdorues, që është një nga hapjet më të mëdha për një film të realizuar nga Netflix.

‘Murder Mystery’ pritet të kalojë edhe filmin e rekordeve të Netflix, ‘Bird Box’, i cili është shikuar 80 milionë herë në muajin e parë të lansimit./Gazeta Express/KultPlus.com

Obsesioni për tragjeditë në ekranet e vogla!

Suksesi i befasishëm i dramave të bazuara në fakte shkatërrimtare, si “Chernobyl” (Çernobili) dhe “When They See Us” (Në sytë e tyre), na flet për publikun që nuk e kërkon gjithmonë eksapizmin, shkruan Rebecca Nicholson. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi sjell më poshtë.

Para se të përfundonte, seriali “Chernobyl” është votuar në IMDb si më i miri i të gjitha kohëve. Kjo ka nxitur kompaninë “Sky Studios” – që bashkë-prodhoi serinë me HBO-në – që të dyfishojë investimet në përmbajtje origjinale, e të konkurrojnë me lojtarët tjerë, si Netflix.

Netflix ndërkohë po ia del mbanë: seriali me regji nga Ava DuVernay, “When They See Us”, është më i shikuari – që nga premiera më 31 maj.

Të dy ngjarjet e vërteta, që janë të tmerrshme e jo eskapiste, po i tërheqin shikuesit.

Përgjatë katër episodeve brutale, “When They See Us” dramatizon rastin kur disa djem me ngjyrë dhe hispanikë akuzohen gabimisht nën akuzat për përdhunimin e një të bardhe që bënte vrap nëpër Central Park të Nju-Jorkut, e që gjoja u rrah dhe u la e vdekur. Ata që nuk e dinë rastin, tronditen nga dështimi i drejtësisë; ata që e dinë mbajnë mend se adoleshentët u dënuan me nga gjashtë deri 14 vjet dhe se u liruan kur fajtori i vërtetë u rrëfye në vitin 2002.

DuVernay shfaq shkatërrimin që shkakton hetimi i egër dhe paragjykues racist policor. I shohim familjet dhe jetët e shkatërruara, jo vetëm nga padrejtësia, por edhe nga sistemi i korruptuar penal. Kjo nuk është e lehtë për t’u parë. Madje, episodi i fundit që përqendrohet tek Korey Wise, i vetmi nga pesë të pestët që u dërgua në burgjet e të rriturve, është tronditës, i dhunshëm… i tmerrshëm!

Ngjashëm, shikuesit kanë mundur të dinë se çfarë pritet nga pesë episodet e shkëlqyera të serisë “Chernobyl”, që rindërton me profesionalizëm fatkeqësinë më të keqe bërthamore në botë dhe pasojat e saj. Seriali nis me vetëvrasjen e një burri, nën mbikëqyrjen e KGB-së, dhe shpejt kalon te shpërthimi. Nga aty, kalohet te tentimet për të shmangur dështimin, e për të dëshmuar pastaj koston njerëzore të asaj që ndodhi dhe sakrificat që u bënë.

Si tregime të vërteta, “Chernobyl” na paralajmëron për rreziqet e mashtrimeve të qeverisë dhe manipulimin e fakteve, të cilat nuk duken aq të largëta. “When They See Us” përdor pamjet arkivore të Donald Trumpit duke dhënë një intervistë raciste dhe reklamën e tij të tmerrshme ku bën thirrje për kthimin e dënimit me vdekje. Pasojat e të dy dramave i shohim në të sotmen.

Years and Years” (Vite e vite), seria me regji nga Russell T Davies që do të nis së shpejti në HBO, nuk e tregon të vërtetën si seritë e sipërpërmendura, por imagjinon të ardhmen e afërt që mund të ndodhë: luftën bërthamore, katastrofën klimatike, ngritjen e të djathtës ekstreme, krizën masive të refugjatëve… Kjo është ftesë për stres dhe shqetësim; nuk është përvojë e mirë ta shikosh. Por, megjithatë lë gjurmë dhe kërkon vëmendjen tonë. /KultPlus.com

Përkrahja nga publiku vendor, e domosdoshme për filmat e Kosovës

Prishtinë, 19 qershor – “Kino Armata” në kryeqytet ka nisur që të sjellë nëpërmjet ekranit rrëfime të cilat lidhen me transicionin e shoqërisë kosovare gjatë viteve të fundit. Për një javë rresht, në kuadër të “Javës së filmit” në këtë hapësirë, do të shpalosë kinematografinë kosovare të pasluftës.

Filmat të cilët do të shfaqen çdo natë deri më 23 qershor, përveç filmit “A Normal Life” i vitit 2003, janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK). “Java e filmit” u hap të hënën mbrëma me filmin “Ajo” të More Raçës për të vazhduar me filmin “Martesa” të Blerta Zeqirit. “Ajo” sjell historinë e një vajze të guximshme, e cila e shpëton veten dhe nënën e saj nga dhuna në familje. Pas këtij filmi, “Martesa” solli një dramë të fuqishme për lidhjet LGBT. Bekimi dhe Anita janë duke u martuar. Anita nuk është në dijeni që Bekimi është akoma në dashuri me shokun e tij më të mirë, Nolin. Pëcjellë Koha.net

Pas shfaqjes së filmave, shikuesit të cilët ishin në numër të madh patën mundësi që të bisedonin me ekipin realizues të filmit.

Regjisorja More Raça dhe producenti i filmit “Martesa”, Kreshnik Berisha, kanë biseduar për filmat dhe për kinematografinë kosovare.

Regjisorja More Raça e ka konsideruar të rëndësishme fillimin e kësaj jave të filmit dhe sidomos prezantimin e filmave të shkurtër.

Dita e dytë e “Javës…” ka sjellë filmin “Një muaj” nga Zgjim Terziqi dhe “Daullet e rezistencës” nga Methieu Jouffre. Të mërkurën vijnë regjisorja Lendita Zeqiri me filmin “Gardhi” dhe Ilir Hasanaj me filmin e tij ”Me dasht‘ me dasht‘ me dasht’”. Të enjten vjen “Tisa” nga Valter Lucaj dhe “Përtej rrugës” nga Yll Çitaku. E premtja u takon dokumentarit “Ferdonija” nga Gazmend Bajri dhe filmit “Histori maje kulmi” nga Gazmend Nela. Të shtunën do të shfaqet filmi “Shok” nga Jamie Donoghoue, që më 2016 ia solli Kosovës nominimin historik për çmimin prestigjioz “Oscar”. Po këtë ditë shfaqet edhe “A Normal Life” i regjisores Elizabeth Chai Vasarhelyi, e cila sivjet me “Free Solo” bashkë me Jimmy Chin mori çmimin “Oscar” për dokumentarin më të mirë. Java e filmit përmbyllet të dielën më filmin “Kanarinët e dinë” nga Kaltrina Krasniqi dhe “Babai” nën regji të Visar Morinës. Kjo javë organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.KultPlus.com

Seria franko-belge Asterix sivjet shënon 60-vjetorin

Në vitin 1959, Galet e pamposhtur Asterix dhe Obelix u shfaqën për herë të parë në numrin e parë të revistës Pilote, me skenar të krijuar nga René Goscinny dhe vizatimet e Albert Uderzo, transmeton KultPlus.

Për të festuar ditëlindjen e 60-të te paraqitjes së karaktereve të serisë Asterix, Monnaie de Paris do të stampoj për herë të parë në një monedhë prej 2 euro, figuren e Asterix-it, si dhe një seri tjetër monedhash me figurat e Asterix, Obelix, Idéfix dhe personazheve të tjera nga seritë komike.

Për këtë seri, secila pjesë do të përfaqësojë një karakter në evolucionin e tij stilistik nga çështjet e para në revistën Pilot deri sot. Seritë komiko-satire ndjekin aventurat e një fshati Gal, pasi i rezistojnë okupimit romak, i zhvendosur në vitet 50 p.e.s.

Rezistencën e tyre ata e bëjnë me anë të një ilaç magjik, të përgatitur nga Panoramix-i i tyre druid (i quajtur “Getafix” në përkthimet angleze), i cili përkohësisht i jep fuqinë mbinjerëzore atij që e pi lëngun magjik. Protagonistët, titulli, emri i Asterix-it dhe shokut të tij Obelix, kanë aventura të ndryshme. Mbarimi “-ix” i të dy emrave (si dhe të gjithë emrat tjerë pseudo-Gal “-ix” në seri) aludon në sufiksin “-rix” (që do të thotë “mbreti”) i pranishëm në emrat e shumë Galeve të vërtetë, udhëheqësit si Vercingetorix, Orgetorix dhe Dumnorix. Në shumë nga historitë, ata udhëtojnë në vende të huaja, edhe pse tregime të tjera janë vendosur në dhe rreth fshatit të tyre. Për pjesën më të madhe të historisë së serisë (Vëllimet 4 deri në 29), paraqiten skenat brenda dhe jashtë fshatit Gal, në vendosjen e personazheve kryesor, në plotë situata me elemente historike nga e kaluara, të mbushura me humor dhe satirë.

Seritë Asterix, janë komeditë më të njohura franko-belge në botë, duke u përkthyer në 111 gjuhë të botës, dhe veçanti e përkthimeve janë përkthimet në dialekte. Suksesi i serisë ka sjellë adaptimin e librave në 13 filma: nëntë animacione dhe katër shfaqje skenike (një prej të cilave, Asterix & Obelix: Misioni Kleopatra, ishte një sukses i madh në Francë). Ka pasur gjithashtu një sërë lojrash të bazuara në karaktere dhe një emertim parku afër Parisit, Parc Asterix.

Gjithashtu edhe sateliti hapsinor i parë francez, Asterix, i nisur në vitin 1965, u emertua sipas karakterit te serive. Që nga viti 2017, 370 milionë kopje të librave Asterix janë shitur në mbarë botën, ku bashkë-krijuesit René Goscinny dhe Albert Uderzo, renditën si autorët më të shitur të Francës jashtë vendit. Ekranizimi i serise Asterix, në kinemanë franceze vie me titujt “Asterix & Obelix:Take on Caesar (1999)”,”Asterix & Obelix: Mission Cleopatre (2002)”, ” Asterix and the Vikings (2006)”, “Asterix at the Olympic Games (2008)”, “Asterix and Obelix: God Save Britannia (2012)”, ku kasti i aktoreve përbëhej nga emrat më të njohur të kinematografisë, si: Gérard Depardieu, Christian Clavier,Alain Delon, Letita Casta, Roberto Benigni, Gottfried John, Catherine Deneuve, Charlotte Le Bon, Benoît Poelvoorde etj./VisarShabani/KultPlus/

Filmi “Fusha e mëllenjave” premierë kombëtare në natën e hapjes së PriFest

Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja “Fusha e mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Shtëpia filmike Circle Production ka vendosur që rrugëtimin e filmit, shfaqjen e parë publike, si premierë kombëtare jashtë programit konkurrues, ta fillojë në Kosovë duke e dhënë atë para publikut kosovar në PriFest.

Vjosa Berisha, kryesuese e festivalit shprehet e kënaqur me faktin se PriFest do të sjell përsëri një prodhim kosovar në natën solemne të hapjes

“Nata e hapjes së festivalit është mbrëmje e veçantë e festës dhe shënon një fillim të një jave përplot aktivitete të industrisë së filmit, premiera filmash nga mbarë bota dhe sjell shumë mysafirë të huaj në kryeqytet, andaj ne na gëzon fakti që këtë mbrëmje mund ta bëjmë edhe më të veçantë kur kemi prodhim vendor për të shfaqur. Fusha e mëllenjave do të shfaqet si projeksion special jashtë konkurrencës zyrtare. Ekipi i filmit me aktorë, regjisorë, producentë dhe anëtarë të tjerë të produksionit do të jenë prezent në natën e hapjes për të prezantuar punën e tyre, dhe kjo i jep edhe vet hapjes së festivalit një karakter më festiv. Filmi do të shfaqet në dy salla njëkohësisht, me distancë kohore prej 45 minutash.” ka shpjeguar Berisha.

Arzana Kraja, regjisore e filmit shprehet e lumtur për faktin që filmi do të prezantohet para publikut vendor:

“Çfarë i ndodh një idealisti të zhgënjyer? Çfarë ndodh kur ai tradhtohet nga njerëzit që u besonte? Filmi është rrugëtim i një idealisti, i cili kthehet pas një kohe të gjatë për të zbuluar të vërtetën, por përfundon edhe më i hutuar. Jam e lumtur që filmi së pari do të shfaqet para audiencës vendore në hapjen e PriFest, pasi që rrëfimi ka të bëjë me historinë e tri dekadave të fundit të Kosovës. Besoj që secili prej tyre do të mund të gjejë diçka edhe nga historia e tyre personale.” ka thënë ajo për këtë film./KultPlus/

Filmi i animuar bashkon Spice Girls

Në turneun e fundit nuk u mblodhën dot të gjitha, sepse mungoi Victoria Beckham, por këtë do ta bëjnë për një film vizatimor që i kushtohet pikërisht atyre. Filmi për Spice Girls do shfaqet në kinematë botërore në 2020-tën, i pasuruar dhe me këngë të reja të pesëshes që beri bujë të madhe nga fundi i viteve 90`.Paramount zbuloi se është duke punuar aktualisht për një film te animuar mbi grupin e vajzave joshëse, dhe përveç faktit që aty do të përfshihen si këngët klasike të tij, ashtu edhe pjesë të reja, nuk jepen shume detaje të tjera.

Me skenar të Karen McCullah e Kiwi Smith, filmi vizatimor nuk ka ende një titull, sepse është në fazën e zhvillimit. Por Mireille Soria, Presidente e Paramount Animation deklaroi se vetë vajzat e grupit kanë një ide shumë të mirë për këtë, dhe janë mjaft të përfshira në projekt.

Në këtë mënyrë, do të arrijmë t’i shohim sërish në veprim së bashku, edhe pse në versionin e animuar Melanie Brown (Scary), Emma Bunton (Baby), Melanie Chisholm (Sporty), Geri Halliwell (Ginger) dhe Victoria Beckham, që si “Posh”, nuk është prezantuar që prej viti të largët 2012.

Grupi i formuar në Londër në 1994-tën është shfaqur dhe një herë tjetër në kinema, në 1997, kur doli komedia muzikore “Spice World”, e cila grumbulloi më shumë se 150 milionë dollarë në mbarë botën. /a.a/ /a.g/

Shqipëria realizon filmin për arbëreshet

Historia dhe jeta e komunitetit arbëresh do të tregohet edhe me anën e një filmi, që do të realizohet së shpejti, me titullin “Arbëria”, shkruan albinfo.ch.

Pikërisht për këtë film, ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka pritur sot ekipin që po e realizojnë filmin, me ç’rast i ka përgëzuar për punën dhe idenë e tyre që t’i sjellin publikut një film mbi historinë dhe jetën brenda komunitetit arbëresh, të cilët ndër vite kanë ruajtur traditën dhe kulturën shqiptare, përcjell albinfo.ch.

“Filmi “Arbëria” tregon historinë e Aidës, stiliste e suksesshme, e cila zbulon origjinën arbëreshe përmes një udhëtimi në vendet e kujtimeve fëmijërore, ku njeh gjuhën, traditat dhe atmosferën në komunitetin arbëresh”, thuhet në njoftim.

Regjisore e këtij filmi është Franceska Oliveri./KultPlus.com

“Pranvеrë е Paharruar në Fshatin e Harruar”, sonte premierë botërore në Moskë

Premiera botërore e filmit artistik me metrazh të gjatë “Pranvеrë е Paharruar në Fshatin e Harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit do të jepet sonte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë (MIFF), shkruan KultPlus.

Në përzgjedhjen e 15 filmave në edicionin e 41-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, portali “Festival Film” e rekomandon edhe filmin shqiptar “Pranvеrë е Paharruar në Fshatin e Harruar”, që do të shfaqet në datat 21 dhe 24 prill.

Për këtë ka njoftuar për KultPlus, producenti i filmit Mumin Jashari i cili tregon se ai bashkë me Kushtrimin sonte janë prezent në festival për prezantimin e filmit.

Ky është një sukses i madh i regjisorit Kushtrim Bekteshi, i cili me film debutant po prezantohet në një festival të kategorisë A.

Ky film është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Në film është paraqitur jeta e zakonshme dhe e qetë e një fshati “të harruar” që e çrregullon ardhja e tri prostitutave në kafenenë ilegale të dy vëllezërve makro. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit në alkool dhe seks. Në shkollë mbizotëron gjendje kaotike, xhamia mbetet pa besimtarë. Vetëm dy të rinjë përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur të realizojnë lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit. Në fund gratë çohen në kryengritje. Si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet.

Në film është përfshirë një kastë e madhe aktorësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl  Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço, etj…

Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë. / KultPlus.com

Robert Redford pensionohet pas filmit “Old Man and the gun”

Një Robert Redford me pistoletë, mes melankolisë dhe argëtimit, do të jetë protagonisti i “Old Man and the Gun”, i cili do të jetë gjithashtu edhe filmi i tij i fundit.

Filmi i drejtuar nga regjisori David Lowery, do të mbërrijë në sallat e kinemasë Europiane me 20 Dhjetor, dhe ka në kastin e tij aktorët: Casey Affleck, Sissy Spacek, Danny Glover dhe Tom Waits.

Bëhet fjalë për historinë e vërtetë të Forrest Tucker, të arratisjes së guximshme nga burgu i “San Quintinos” në moshën 70-vjeçare, me një plan të paparë, i cili mahniti një publik të tërë dhe i la forcat e rendit të enden kot nëpër errësirë duke e kërkuar.

Gjuetinë ndaj Tucker e ndjek detektivi John Hunt, gjithnjë e më i tërhequr nga dedikimi i Forrest-it ndaj artit të vjedhjes, dhe një grua police, e cila e dashuron pavarësisht profesionit që ka zgjedhur.

Në film dallohet një Redford I regjur nga faktori kohë, por gjithnjë joshës, i cili tensionin e ngjarjeve e menaxhon me argëtim, pikërisht ashtu siç donte të ishte dalja e tij nga bota e kinemasë.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, por praktikisht kam vendosur që ky do të jetë roli im i fundit, është shprehur aktori në një intervistë për “Entertainment Weekly”, duke specifikuar që do t’i qëndrojë besnik vendimit të marrë që në 2016-ën. Tashmë Redford kërkon të gjejë qetësi në periudhën e pensionit, duke qenë se punën e aktorit e kryen që prej vitit 1957! /KultPlus.com

Filmi i Robert Budinës premierë në “Tallin Black Nights Festival”

“Streha mes Reve”, filmi i dytë me metrazh të gjatë i skenaristit dhe regjisorit shqiptar Robert Budina, do të ketë premierën e tij botërore në konkurrimin zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights.

Ai vjen si njē financim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në bashkëprodhim me RTSH. I themeluar në vitin 1997, Tallin Black Nights Film Festival është zgjeruar së shumti duke u kthyer në një prej festivaleve më të mëdhenj të Europës Veriore dhe një ndër platformat më të përqendruara rajonale të industrisë së filmit, duke mirëpritur më shumë se 1000 të ftuar dhe përfaqësues të fushës dhe më shumë se 160 gazetarë nga e gjithë bota.

Përgjatë ditëve të tij shfaqen rreth 250 filma të gjatë dhe më shumë se 300 filma me metrazh të shkurtër dhe të animuar duke shënuar një publik prej më shumë se 80 mijë vetësh çdo vit. Në vitin 2017 festivali është mbuluar në 71 gjuhë të ndryshme të botës me një mesatare të mbullimit mediatik prej 1.1 miliardë njërëz.

Në vitin 2014 festivali ka marrë akreditimin e FIAPF për realizimin një konkurrimi zyrtar ndërkombëtar çka e ka futur atë në të ashtuquajturën Kategoria A e festivaleve të filmit, ndërmjet 14 të tillëve në gjithë botën. Por më e rëndësishmja ai cilësohet së bashku me Festivalin e Kanës, Venecias dhe Berlinale si ndër 4 më të rëndësishmit në përzgjedhjen e filmave të konkurrimit kryesor. Ndaj përzgjedhja e fimit të regjisorit Robert Budina, në kategorinë zyrtare të këtij Festivali sjell me vete edhe mundësinë e madhe për kinematografinë shqiptare për të qënë pjesë e rëndësishme e industrisë së filmit në Europë dhe në botë.

“Doja të realizoja një film intim, personal të realizmit magjik në kufijtë e përrallës ku koha ka ndaluar dhe historia jonë mund të ketë ndodhur, ndodh, ose do të ndodhë. Kjo ngjarje nuk mund të ndodhte veç mes malesh dhe natyrës së vërtetë, virgjërisë, bukurisë, pastërtisë, qetësisë, aty ku e ka origjinën njëriu dhe ku ka lindur historia e tij”, është shprehur regjisori Robert Budina, i cili e ka xhiruar atë në Luginën e Valbonës dhe Dragobisë.

Në filmin “Streha Mes Reve”, interpreton aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj (i njohur për: Taken, Harry Potter dhe Deathly Hallows) në rolin kryesor, atë të Besnikut. Filmi tregon historinë e Besnikut, një bari që vuan nga një çrregullim mendor, i cili po kujdeset për të atin, një ish komunist, në një fshat në Shqipërinë malore të Veriut. Atje ku fetë e ndryshme kanë gjetur një mënyrë për të bashkëjetuar paqësisht, Besniku është një musliman i devotshëm, nëna e tij ishte katolike dhe vëllai i tij u kthye në besimin ortodoks në Greqi.

Edhe pas zbulimit se xhamia e vjetër e fshatit ishte një kishë dhe se ndërtesa ishte në të vërtetë e ndarë nga dy fetë në të kaluarën, qetësia e jetës së përditshme mund të ruhet vetem me ndihmën e Besnikut. Megjithatë, pas vdekjes së babait të tij, ndryshimet drastike kërcënojnë familjen e Besnikut dhe bariu është i detyruar të krijojë rrugën e tij.

Filmi është financuar nga QKK dhe prodhuar nga producentja Sabina Kodra (Era film) në bashkëprodhim me RTSH dhe Cristian Nicolescu, Rumani (Digital Cube). Streha mes Reve u xhirua nga Drejtori i fotografisë së Radu Jude, Marius Panduru (i cili gjithashtu ka xhiruar filmin “Album”, triumfues në festivalin e filmit të Sarajevës në 2014), montazhier Ştefan Tatu (Wolf) dhe Kompozitor Marius Leftărache. Kasti filmik përbëhet po ashtu nga Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku dhe Osman Ahmeti dhe të drejtat ndërkombëtare trajtohen nga Distribucioni Gjerman i Pluto Film. Filmi do të ketë premierën në Shqipëri në datën 13 Dhjetor 2018, shkruan Gazeta Shqip./ KultPlus.com