251 vite nga lindja e Hegelit, filozofi i shquar gjerman

George Wilhelm Friedrich Hegel, ishte i biri i një nëpunësi te thjeshtë te financave mbretërore. Liceun e mbaroi me 1788 dhe u anetaresua ne seminarin e Tubingenit ku studioi ne deget filozofi dhe teologji.

Ai ndante dhomën e konviktit me Fridrih Holderingun (1770-1834) dhe Fridrih von Shelingun (1775-1854). Hegeli e dha provimin perfundimtare me 1793 dhe me pas dha mësime private ne Berne deri me 1797. Nga ky vit e deri me 1800, ai dha leksione private ne Frankfurt-mbi-majn. Vdekja e babait i beri te mundur te shtinte ne dore nje trashëgimi te mjaftueshme për tu vendosur ne Jene. Atje, me 1801, mbrojti tezen e tij. E nisi si mesues privat, por me 1805 te gjithë e njihnin si profesori i jashtezakonshem i filozofise. Per dy vjet, Hegeli perfundoi vepren e tij te njohur “Phanomenologie des Geistes” (Fenomenologjia e Shpirtit).

Pak para se kjo veper te shihte driten e botimit me 1807, Hegeli mori drejtimin e gazetes se Bambergut “Bamberger Zeitung”. Ai mbajti nga viti 1808 deri me 1816, ai mbajti postin e rektorit te liceut artistik te Nurembergut. Rreth kesaj periudhe daton edhe vepra e tij e dyte “Wissenschaft der Logik” (Shkenca e Logjikes). Hegeli u martua me 1811 me Mari von Tuher e cila do te behej nena e dy femijeve te tij. Vepra e radhes mbante titullin “Enzyklopadie der philosophien Wissenschaften Grundrissen” (Enciklopedia e shkurtuar e Shkencave Filozofike) dhe nen titull shkruhej “Profesori i universitetit te Haidelbergut G.W.F. Hegel”. Dy botime me te plota pasuan ne ne vitet 1827 dhe 1830. Krahas karrieres didaktike, ne kete periudhe, Hegeli botoi (ne bashkepunim me nje reviste) studimin e tij “Heidelberger Jahrbucher” (Analet e Haidelbergut). Me 1818, ai u fut si profesor ne Universitetin e Berlinit ku zevendesoi Fihten. Leksionet e tij u bene menjehere te famshme.

Nder deget qe jepte Hegeli rreshtohen:

Logjika
Historia
E Drejta dhe Feja
Antropologjia
Psikologjia
Filozofia e Natyrës
Filozofia e Artit
Historia e Filozofisë
Historia Botërore

Shkolla e krijuar rreth tij dote ushtronte nje ndikim te madh ne opinionin publik dhe qarqet intelektuale ne vitet 1820. Nje organ i shperndarjes se mendimit Hegelian ishte dhe “Jahrbucher fur wissenschaftliche Kritik” (Analet e Kritikes Shkencore)qe dote botohej per here te pare me 1827. Megjithate, ajo qe mbahet si vepra me e rendesishme e Hegelit qe botuar para 6 vitesh dhe titullohej “Grundlinien der Philosphie des Rechts” (Parime te Filozofise te se Drejtes). Ky ishte nje traktat filozofik-politik mbi teorine e shtetit. Njekohesisht, ishte i pari dhe i vetmi cikel konferendash berlineze te botuara nen kujdesin e vete Hegelit. Ai i vizitonte rregullisht qendrat me te medha intelektuale te Europes. Me 1830, mori postin e rektorit te Universitetit te Berlinit. Gjithesesi, ai nuk e mbajti kete post gjate. Me 14 nentor 1831, Hegeli nderroi jete. Ai u varros prne Fihtes ne varrezen protestante te kishes se Berlinit. Shume nga mendimet dhe parimet qe u botuan me vone ne “Vepren e Plot te G.W.F. Hegel” ishin ne te vertete leksione qe u botuan nga studentet pasi Hegeli nuk i la te shkruara.

Filozofia e Hegelit

Merita kryesore filozofike e Hegelit është krijimi i nje sistemi teresisht te ri dhe te thjështë te mendimit filozofik. Ai e konkretizonte : “…une them nje pohim. Ky pohim quhet ndryshe edhe teze. Bashkebiseduesi im me kundershton dhe ky kundershtim interpretohet si antiteze. Nese ne ulemi dhe nxjerrim nje perfundim te perbashket me konsensus ,ajo qe del quhet sinteze e dy mendimeve te meparshme…” Sot ne e shohim se sa i dobishem është ky parim, pasi vetem kompromisi nuk e bllokon ecurine e gjerave dhe nxjerr ne pah me te miren e te dyja paleve. Duhet pasur parasysh se ne kohen e Hegelit, ekzistonte nje rivalitet i madh mes empiristeve dhe racionalisteve. Edhe pse gjeografikisht, Hegeli gjendej ne gjirin e racionalisteve, ai nuk u fut as ne kampin e tyre, as ne ate te moralisteve. Shumica mund ta quajne Hegelin nje pozitivist te bazuar te historia.

Veprat më të njohura:

Phanomenologgie des Geistes (Fenomenologjia e Shpirtit) – 1807
Wissenschaft der Logik (Shkenca e Logjikes) – 1808-16
Heidelberger Jahrbucher (Analet e Haidelbergut) – 1818
Enzyklopadie der phiosophien Wissenschaften Grundwissen (Enciklopedia e shkurtuar e Shkencave Filozofike) – Botimi I me 1821, botimi II me 1827, botimi III me 1830.
Grundlinien der Philosophie des Rechts (Parime te Fiolozofise te se Drejtes) – 1821
Jahrbucher der wissenschaftliche Kritik (Analet e Kritikes Shkencore) – 1827
Veprat e plota – pas vdekjes / KultPlus.com

Filozofi gjerman refuzon çmimin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Filozofi gjerman Jurgen Habermas ka refuzuar një çmim letrar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) mbi shqetësimet e të drejtave të njeriut në vendin e Gjirit.

Më herët, Habermas pranoi çmimin e Librit Sheikh Zayed, një nga çmimet më prestigjioze dhe të financuar mirë të Botës Arabe, por pastaj ndryshoi vendimin pas reagimeve nga mediat gjermane.

“Njoftoj se nuk do ta pranoj çmimin e Librit Sheikh Zayed të këtij viti. Ishte një vendim i gabuar, të cilin unë e korrigjoj me anë të kësaj”, ka thënë ai në një deklaratë të shfaqur në Spiegel Online.

“Nuk ia bëra të qartë vetes mjaftueshëm lidhjen e ngushtë të institucionit, i cili jep këto çmime në Abu Dhabi, me sistemin ekzistues politik atje”, shtoi ai.

Habermas kishte marrë çmimin për “Personalitet Kulturor të Vitit” për vitin 2021.

Pas vendimit të filozofit gjerman, institucioni reagoi përmes një deklarate në faqen zyrtare.

“Çmimi i Librit Sheikh Zayed shpreh keqardhjen për vendimin e Jurgen Habermas për të tërhequr pranimin e tij të çmimit, por e respekton atë. Çmimi mishëron vlerat e tolerancës, njohurive dhe krijimtarisë, ndërsa ndërton ura midis kulturave dhe do të vazhdojë të përmbushë këtë mision”, thuhet në deklaratë. / KultPlus.com

“Asgjë nuk mund të jetë e bukur, pa të vërtetën”

Filozofi gjerman Artur Shopenhauer fitoi famë vetëm në fund të jetës së tij. Në tekstin më të rëndësishëm që ai shkroi: “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, botuar në 1819, pohonte se ajo çfarë ne shohim nuk është ajo që ekziston në të vërtetë. Në fakt, pas gjërave, në thellësinë e tyre, në esencën e tyre, fshihet një forcë e vetme që në mënyrë të vazhdueshme kondensohet dhe materializohet, duke i dhënë asaj zanafillën, që, në të vërtetë, na shfaqet në përvojën e përditshme. Kjo forcë, sipas Shopenhauerit, është vullneti. Përmes një shtegtimi skandinav nga një sërë ndalesash, njeriu, filozofi mund të arrijë të çlirojë veten nga vullneti dhe të bëhet padroni i saj, pasi ka njohur realitetin e vërtetë. Këtë gjendje Shopenhaueri, i frymëzuar nga Orienti, e quante Nirvana.

Bota do të shkojë shpeshherë drejt kalbëzimit. Bota nuk është gjë tjetër veçse paraqitja jonë. Kur ne paraqesim diçka, ne jemi, si në çdo veprim tonin, veçse organ zbatimi i një dashjeje për të jetuar të errët, që i vidhet pushtetit të vetëdijes. Nuk donte t’ia dinte nëse do ta botonin. Të themi të drejtën, Shopenhaueri, duhet theksuar, nuk ishte një tip i lehtë. E kaloi jetën në vetmi, duke studiuar, duke shëtitur, duke u grindur, shkruan Konica.al. Parapëlqente të rrinte më shumë me kafshët sesa me njerëzit. Kishte një qen qimedredhur, të quajtur Atma, në sanskrishte do të thotë shpirti i botës. Kur e qortonte, nuk i drejtoj me qen, por e quante atë “njeri”. Iu ngarkua për një vit, të mbante një kurs në Universitetin e Berlinit, kohë kur jepte mësim filozofi më i rëndësishëm gjerman, madje, ende i gjallë, Hegeli.

Shopenhaueri i planifikoi kurset e veta që të përkonin me ato të Hegelit, me qëllim që ta gjente klasën bosh. Për Hegelin, thoshte se ishte një “kokëshkëmb” dhe se askush nuk e kuptonte vërtet, madje dhe ata që thoshin se e kuptuan atë, realisht e keqkuptuan. Pati vetëm një pasues të gjallë, Philippe Mainlander, i cili, bëri vetëvrasje në moshën 35-vjeçare.

Artur Shopenhaueri, filozofi që ndërgjegjësoi njeriun për forcën e vullnetit, si zanafillë e veprimtarisë krijuese dhe asgjësuese iu përkushtua edhe shkencave të të gjallëve. Ai e donte zoologjinë, botanikën, mjekësinë. Në Sesionet e tij, rrëfente se kalonte ditë të tëra në kopshtin botanik në qytetin e tij. Një herë, ndërsa shëtiste midis bimëve ekzotike, ai u ndal para një luleje veçanërisht të harlisur. Nuk e përmbante dot veten së bëri gjeste, njëlloj siç bëjnë italianët kur duan të shfaqin habi dhe admirim. Po kalonte atypari kujdestari, i cili e pa Shopenahauerin në kumin e tij ndijimor. Iu afrua dhe me dy gishta e goditi lehtë mbi sup: “Po ti, kush je?” – e pyeti. Shopehanueri u qetësua, buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po e dite, ma thuaj, i dashur zotëri, do të të isha vërtet mirënjohës”. /Konica.al /KultPlus.com