Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas fitores së xhudistes Distria Krasniqi ndaj italianes Odette Giuffrida, në Lojërat Olimpike 2024 në Paris.
Ministri Çeku përmes një shkrimi në facebook ka thënë se fitorja e medaljeve olimpike nga xhudstja Krasniqi është e jashtëzakonshme, historike dhe frymëzuese.
“Medaaaljeeeee!
Ju lumtë Disi e Toni!
Tri Olimpiada, tri herë medalje. E jashtëzakonshme, historike, frymëzuese.
Shteti ynë sërish në majat e suksesit botëror”, ka shkruar Çeku në facebook./ KultPlus.com
Nata e parë e festivalit evropian të këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe më 11 maj. Pas votimit të publikut në finalen e madhe do të shkojnë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.
Nata e parë “Eurovision Song” që mbahet në Malmo të Suedisë dhuroi një spektakël të vërtetë teksa festivali u hap nga këngëtarja me orgjinë shqiptare Eleni Foureira ndërsa eventi mban sloganin “Të bashkuar nga muzika”.
Mbrëmja e sotme shënoi gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, ndërsa të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima.
E shtuna do të shënojë finalen e madhe më 11 maj prej nga do të dalë fituesi i festivalit evropian të këngës. Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024 Malmo, të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë.
Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmë-finales. Versioni i ri në anglisht i këngës vjen si një bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti. Video-klipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën. Me këngën “Zemër n’dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion, në Festivalin e 62-të Këngës në RTSH.
Eurovision 2024 transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar. Vetëm 20 shtete zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikpritës që është Suedia.
Nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse. Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, në votimin “rest of the ëorld”, ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online, mund të votojnë për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës./rtsh.al/ KultPlus.com
Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës edhe një tjetër medalje të madhe në xhudo.
Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian në Zagreb, duke e siguruar kështu medaljen.
Me tri fitore dhe një tjetër pa luftë, Distria Krasniqi, u kualifikua në finale të Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Zagreb”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës./KultPlus.com
Mbrëmë, në natën e dytë të gjysmëfinales të Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Anxhela Peristeri u kualifikua e para për finale.
Në konferencën për shtyp, që u mbajt pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë, Anxhela u shpreh e lumtur për suksesin.
E pyetur se si ndjehet pasi doli vet në skenë dhe arriti që të sigurojë votat e Evropës për finalen e madhe, Anxhela tha “Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit”, transmeton KultPlus.
Ndërsa, e pyetur nga gazetarët se si ndihet pasi Shqipëria për herë të tretë radhazi futet në finalen e madhe të “Eurovision”, këngëtarja kishte disa fjalë edhe për artistët e tjerë.
“Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë”, u shpreh ajo. / KultPlus.com
Natën e sontme u mbajtë nata e dytë e gjysëm finales të Eurovision-it, shkruan KultPlus.
Me gjithsej 17-të këngë që u performuan sonte nga shtete të ndryshme, ndër ta ishin edhe Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë dhe Gjon’s Tears, shqiptari që përfaqësoi Zvicrën. Të dy këta sonte mahnitën publikun e këtij festivali.
Pas Anxhela Peristerit, ishte edhe Gjon’s Tears ai që u nominua për finalen e këtij edicioni.
Më poshtë KultPlus sjell performancën e Gjon’s Tears. / KultPlus.com
Sonte në natën e dytë të gjysëm finales në skenën e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, nga sonte Shqipëria me Anxhela Peristerin shkon në finale të Eurovisionit. Peristeri ishte e para këngëtare finaliste.
Ajo me këngën e saj ”Karma” arriti të ngjallë emocione të mëdha sonte tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.
Më poshtë, KultPlus ju sjell performancën e sontme të Peristerit, e cila sonte u rendit e 11-ta me radhë për të performuar. / KultPlus.com
Medalistja e bronztë botërore në xhudo, Distria Krasniqi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj.
Ajo u kualifikua në finale (-48 kg) të njërës prej garave më të forta në xhudo, Mastersit të Qingdaos së Kinës.
Xhudistja kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit.
Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë, ndërsa në finale do të përballet me një tjetër mongoleze, Narantsetseg Ganbaatar. Blloku final fillon pas një ore.
Sot garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që kampionia dhe nënkampionia e Evropës u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut. / KultPlus.com