Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka shpallë ekspozitën e finalistëve të çmimit Artistët e së nesërmes 2017, shkruan KultPlus.
Ekspozita hapet më 3 nëntor dhe qëndron e hapur deri më 4 dhjetor, atëherë edhe kur shpallet fituesi i këtij çmimi, në Klubin e Boksit në kryeqytet.
Çmimi Artistët e së nesërmes është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve vizuele – YVAA (Young Visual Artists Aëards) – pjesë e dhjetë çmimeve të ngjashme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.
Juria e çmimit Artistët e së nesërmes 2017, e përbërë nga Charles Esche, drejtori i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Nataša Petrešin-Bachelez, kritike e artit dhe kuratore e pavarur, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Renaud Proch, Drejtor Ekzekutiv i Independent Curators International (ICI), Neë York, ka përzgjedhur finalistët bazuar në kriteret e inovacionit, praktikave të fuqishme dhe interdisiplinare, meritat e portfolios artistike, arritjet e mëparshme, ekspozitat si dhe potenciali i demonstruar deri më tani.
Finalisti i parë i çmimit Artistët e së nesërmes 2017 është Meriton Maloku i cili ka befasuar jurinë me vizionin e ndërthurjes së tamatikave më aktuale të përditshmërisë.
Finalistja e dytë është Enesa Xheladini, që dëshmon praktikë të theksuar vizuele e shprehur në formë të skeçeve dhe shënimeve për skulptura dhe instalacione publike, e gjitha si reuzultat i praktikës së saj në fushën e arkitekturës.
Finalisti i tretë është Jetullah Sylejmani që hulumton pyetjet civilizuese mbi burimet, luftën dhe demokracinë në një mënyrë të theksuar ambicioze vizuele.
Ekspozitat e fundit përfshijnë: “Artistët e rinj”, Galeria Kombëtare e Kosovës – GKK, 2017; Biennale des Jeunes Créateurs de l’Europe et de la Méditerranée, 2017; “Artistët e rinj”, Galeria Kombëtare e Kosovës – GKK, 2016, Çmimi Artistët e së nesërmes 2014, Galeria Kombëtare e Kosovës – GKK; Ekspozitë në Gallery Art-Villamagna – Ville-la-Grand, Francë, 2014; La Galleria Arte Maggiore – Associazione Culturale “ICREATTIVI”. RioneMonti, Romë, Itali, 2014; Albanska Udruga Šibenske-Kninske, Kroaci, 2013; Mother Theresa, Biblioteka Editrice Vaticana, Romë, Itali, 2012.
Çmimi Artistët e së Nesërmes është çmim kyç dhe i pavarur i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York, mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding në New York dhe sponsorët kryesor të Çmimit Artistët e së nesërmes në Kosovë, Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Çmimi Artistët e së Nesërmes është një projekt unik që u ofron artistëve të rinj në fushën e arteve vizuele nën moshën 35 vjeçare mundësinë e krijimit të veprave të reja artistike, të jenë pjesë e procesit të kuruar edukativ, të kenë mundësinë e takimeve dhe prezentimeve para një jurie ndërkombëtare të përbërë nga profesionistë të njohur botërisht, të kenë ekspozita të përbashkëta me finalistët, të kuruara nga ekipi kuratorial i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë si dhe të bëhen pjesë e rezidencës artistike në SHBA, që të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të New York-ut gjatë dy muajve të rezidencës artistike në Residency Unlimited.
Fituesit e Çmimi Artistët e së Nesërmes pas kthimit të tyre nga SHBA-të kanë ekspozitën e tyre personale në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, si pjesë e programit të ekspozitave të institutcionit dhe të programit Çmimi Artistët e së nesërmes.
Çmimi Artistët e së nesërmes është pjesë e Young Visual Artists Aëards program – rrjeti i dhjetë çmimeve të ngjashme të organizuara nëpër Evropën Qendrore dhe atë Lindore të themeluar në vitin 1989 në Çekosllovaki nga presidenti Vaclav Havel dhe artistë disident me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rris potencialin e çmimit Artistët e së Nesërmes dhe të bëjë çmimin me ndikim në zhvillimet e përgjithshme të artit bashkëkohor në gjithë territorin e Kosovës.
Fituesi i Çmimi Artistët e së Nesërmes në Kosovë do të shpallet nga juria më 4 dhjetor 2017.
Sponsorët kryesor për Çmimi Artistët e së nesërmes në Kosovë janë Raiffeisen Bank in Kosovo dhe Ambasada Amerikane në Kosovë. Çmimi Artistët e së Nesërmes sponsorizohet edhe nga Komuna e Prishtinës dhe DZG./ KultPlus.com