Pse Finlanda është vendi më i mirë në botë për të jetuar

Finlanda është vendi më i mirë në botë për të jetuar, sipas një raporti të publikuar gjatë këtij viti.

Është shteti më i sigurt

Sipas raportit të fundit të publikuar gjatë këtij viti nga Travel Risk Map 2018, Finlanda është shteti me nivelin më të lartë të sigurisë

Shteti më ekologjik

Finlanda është një prej shteteve më ekologjike. Sipas Indeksit të Performancës Mjedisore të publikuar në vitin 2017, ajo renditet ndër vendet më ekologjike, me rreth 90.68 për qind, duke konkurruar fuqishëm me Islandën me 90.51 për qind dhe me fqinjën e saj, Suedinë, me 90.43 për qind. Një prej arritjeve më të mëdha të Finlandës është edhe prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme. Ajo shpreson që në dy vitet e ardhshme (deri në 2020) të prodhojë rreth 38 për qind të energjisë së saj nga burime të rinovueshme.

Nuk ka vend tjetër në Europë me më shumë pemë

Finlanda ka më shumë pyje për metër katror sesa çdo vend në Europë, ndërsa në botë renditet e 11-a.

Helsinki, kryeqyteti i gjelbër

Helsinki sapo ka hyrë në një projekt tejet ambicioz, për të ndalur përdorimin e automjeteve të vjetruara, i cili pritet t’i japë frytet e tij deri në vitin 2025.Duke shfrytëzuar fuqinë e teknologjive të reja, autoritetet duan të krijojnë një sistem publik transporti, sipas kërkesës aktuale, i cili do të jetë aq i mirë sa askush nuk do të ketë nevojë për të përdorur makinat. Ashtu si me qytetet e tjera skandinave, Helsinki kohë më parë i ka kushtuar rëndësi të veçantë promovimit të çiklizmit. Deri më sot, ky qytet ka ndërtuar rreth 4,677.6 km korsi për biçikletat, lëvizje e cila është mirëpritur nga banorët vendas.

Rreth 179,584 liqene

Jo më kot ky shtet njihet ndryshe si qyteti i qindra mijë liqeneve. Aty ndodhen rreth 179,584 liqene, duke e renditur atë të dytin në listë pas Suedisë me numrin më të madh të liqeneve në botë.

Saimaa, një prej liqeneve më të mëdhenj

Edhe pse nuk e mban titullin e liqenit më të madh në botë, ai është një prej liqeneve më të mëdhenj, me një sipërfaqe rreth 3313.3 kilometra katrorë. Ai ka një botë të pasur nënujore, rreth 320 lloje të ndryshme peshqish.

Një prej shteteve më tolerante

Sipas indeksit “Legatum Prosperity”, i cili rendit shtetet sipas lirisë së individëve, bazuar në lirinë e tyre të fjalës, fesë dhe tolerancës sociale, Finlanda mban vendin e nëntë në botë. Anglia renditet e 15-a.

Barazi gjinore për t’u pasur zili

Në vijim të pikës së mësipërme, vjen edhe barazia gjinore e cila është në nivele të admirueshme. Sipas raportit të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror për Hendekun e Barazisë Gjinore, Finlanda mban vendin e tretë në botë, pas Norvegjisë, e cila është në vend të dytë dhe Islandës që renditet e par

Spektakli i “Dritave të Veriut”

Finlanda është një prej vendeve ideale për të shkuar dhe për të parë spektaklin e “Dritave të Veriut”.

Linku: https://www.travelagentcentral.com/destinations/100-years-old-today-18-reasons-why-finland-greatest-country-earth

Foto: Freepek.com. / KultPlus.com

Finlanda është shtëpia e njerëzve më të lumtur në botë dhe sekreti numër 1 i tyre është kjo mendësi 500-vjeçare

“Sisu” është një koncept dhe mënyrë jetese që është gërshetuar në kulturën finlandeze për më shumë se 500 vjet.

Nuk ka përkthim të saktë të këtij koncepti, por përqendrohet te vendosmëria dhe guximi. Ka të bëjë me aftësinë për të ecur përpara përballë fatkeqësive dhe gjasave pothuajse të pamundura.

Për gjashtë vite me radhë, Finlanda është renditur në vendin e parë si vendi më i lumtur në botë. ‘Sisu’ luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien dhe aftësinë e njerëzve që jetojnë në Finlandë për të mbajtur një mentalitet kaq pozitiv dhe elastik.

Por, si ta ndiqni edhe ju këtë concept në jetën tuaj? Ja çfarë sugjeron një eksperte e psikologjisë, E. Elisabet Lahti.

1. Gjeni një qëllim përtej vetes.

Sipas hulumtimit nga psikologia Angela Duckworth, ne mund të rezistojmë shumë më tepër kur punojmë drejt diçkaje që kontribuon në botën përtej nesh.

Kur merrni përsipër një sfidë të re ose keni nevojë për forcë për të vazhduar, gjeni një qëllim më të madh për t’u lidhur. Mund të jetë familja ose miqtë tuaj, ose dikush që ju frymëzon, ose një kauzë që mund ta keni përzemër.

2. Rritja e elasticitetit nëpërmjet trajnimit.

Praktika dhe përgatitja e bën më të lehtë shfrytëzimin e ‘Sisu-së’ sonë të brendshme. Studimet tregojnë se trupat tanë kanë rezerva të fshehura nga të cilat natyrshëm shfrytëzohen kur kemi më shumë nevojë për to. Pra, sa më shumë e sfidojmë veten, aq më shumë marrim zakone që forcojnë elasticitetin tonë.

3. Jini të butë me veten dhe lidhuni me natyrën.

Mund të mendoni se për të qenë i suksesshëm, duhej të jesh i ashpër me veten. Por ka një kufi se sa larg mund të shkoni nëse nuk e balanconi ashpërsinë me dhembshurinë.

Në Finlandë, ecja në natyrë është një pjesë thelbësore e kulturës që ndihmon finlandezët të gjejmë një qetësi të brendshme dhe një ndjenjë lumturie që u shërben në kohë të vështira.

Finlanda ofron pushime falas për të mësuar vizitorët se si të jenë të lumtur

Vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta. Koronavirusi, rritjet e vazhdueshme, presioni, luftërat që shpërthyen e bënë shumë të vështirë nëse ndihemi të lumtur. Pavarësisht gjithë kësaj, Finlanda ka ruajtur vendin e parë në listën e banorëve më të lumtur për gjashtë vjet radhazi. Vendi nordik kryesoi Raportin e OKB- së për Lumturinë Botërore 2023 bazuar në të ardhurat e kombeve, shëndetin mendor dhe fizik dhe lirinë.

Finlandezët duket se e dinë vërtet se çfarë po bëjnë kur bëhet fjalë për lumturinë dhe tani vendi ka njoftuar se do të ndajë ‘recetën e tij sekrete’ për lumturinë.

Po, e keni lexuar mirë: Finlanda do të ofrojë ‘Mësime në Gëzimi’ plotësisht falas. Për të qenë të saktë, 10 persona do të mund të marrin pjesë në Masterclass of Happiness për katër ditë. Ekspertët do t’i mësojnë grupit të njerëzve që do të jenë në vend se si të gjejnë ekuilibrin e tyre të brendshëm dhe të lidhen me natyrën dhe veten. Masterclass do të zhvillohet nga 12 deri më 15 qershor.

Ata që dëshironin të merrnin pjesë duhej të plotësonin një aplikim online, të cilin mund ta gjeni këtu dhe të ndiqnin një sfidë të vogël në rrjetet sociale. Megjithëse regjistrimi online ka përfunduar, llogaria në Instagram mund t’ju japë shumë ide se si edhe ju mund të jeni të lumtur duke jetuar mënyrën finlandeze të jetesës.

Duke shpjeguar frymëzimin pas masterklasës për herë të parë, Heli Jimenez, drejtuese e programit pas masterklasës, tha: “Një pyetje që ne shpesh bëjmë është: ‘Si je kaq i lumtur?’ Ne besojmë se lumturia finlandeze buron nga një marrëdhënie e ngushtë me natyrën dhe nga mënyra jonë e jetesës me këmbë në tokë: nuk është një gjendje mistike, por një aftësi që mund të mësohet dhe të ndahet. Tani ne duam t’i ndihmojmë njerëzit të gjejnë dhe zotërojnë këtë mentalitet finlandez. Ne zgjodhëm trajnerët më të mirë, një nga resortet më emocionuese në Finlandë, në natyrën finlandeze dhe një periudhë të hershme vere për klasën tonë master.“/ KultPlus.com

Finlanda po ndërton një mur 200 km në kufirin e saj me Rusinë

Finlanda filloi sot ndërtimin e një muri të ri, 200 kilometra të gjatë, në një pjesë të kufirit të saj me Rusinë. Projekti u vendos dhe u miratua pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Puna nisi sot me prerjen e pyjeve, pasi pengoni në ndërtimin e rrugës dhe vendosjes së murit”, thekson roja kufitare. Ndërtimi i murit do të zbatohet midis 2023 dhe 2025, kryesisht në pjesën juglindore të vendit nordik, në një seksion 1340 km në kufi të Finlandës me Rusinë.

Helsinki planifikon të ngrejë 200 km mur, si pjesë e një projekti masiv që kushton një total prej 380 milionë euro.

Barrierat metalike të larta tre metra do të mbulohen me tela gjemba, me kamera nate, llamba, dhe altoparlantë në vendet që konsiderohen të ndjeshme. Faza e fundit pritet të përfundojë në vitin 2026.

Nga frika se Moska do të përdorte flukset e migracionit për të ushtruar presion, kandidatja e NATO-s Finlanda amendoi ligjin e saj të rojes kufitare në korrik, duke e bërë më të lehtë ndërtimin e gardheve.

Kufijtë e Finlandës aktualisht sigurohen kryesisht nga barriera të lehta prej druri, të dizajnuara për të parandaluar lëvizjen e kafshëve. Estonia, Letonia dhe Polonia gjithashtu kanë rritur (ose planifikojnë të shtojnë) masat e sigurisë në kufijtë e tyre me Rusinë.

Në shtator, rusët u dyndën në Finlandë pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e rezervistëve për të luftuar në Ukrainë. Si përgjigje, Helsinki kufizoi ndjeshëm hyrjen e qytetarëve rusë në territorin finlandez.

Në pyllin e magjepsur

Një autor anglez shumë i dashur edhe nga të rinjtë, imagjinon një aventurë Krishtlindjesh në pyjet finlandeze, perfekte për lexuesit e të gjitha moshave. Në të cilën një njeri gjen shpresë falë një magjie të çuditshme

Kisha ecur gjithë ditën në pyllin e dendur finlandez. Laura nuk kishte qenë kurrë në Finlandë, pasi pyjet nuk i interesonin. Ndoshta kjo shpjegonte gjithçka. Nuk kishte asgjë në Finlandë që të më bënte të mendoja për të. Por mbi të gjitha doja të largohesha për Krishtlindje; ishte një strategji shmangieje. Vitin e kaluar e kisha gjetur veten të bllokuar. I bllokuar nga Krishtlindjet, i rënduar me peshën e zisë, i paaftë për të dalë nga shtëpia.  Gjithë ato dritare, ato pemë Krishtlindjeje dhe gjithë ato familje të lumtura.

Nuk po funksiononte. Edhe këtu, në natyrën e egër të Finlandës, nuk mund t’i shpëtoja mungesës së shpresës. Kuptova se njeriu mund të jetë i aftë për të mbajtur larg të ftohtin, por jo dhimbjen.

Dhe pastaj e pashë.

Plaku u ul në tokë, me shpinën pas një peme.

Pema ishte si mijëra të tjera që kisha parë tashmë. Ishte një pishë, jo bredh. Burri i mbante sytë mbyllur dhe kishte veshur një pardesy ngjyrë kafe. Duhet të ketë qenë tek të shtatëdhjetat, ndoshta edhe më shumë. Fytyra e tij, sipër mjekrës, ishte e skuqur, me shenja. Për një moment mendova se kishte vdekur. Kish mbetur i palëvizur. Por më pas, vura re lëvizjen e lehtë të barkut të tij të rrumbullakosur. Ishte si një diell që lindte, perëndonte dhe lindte përsëri.

“Ah,” tha me një buzëqeshje të butë, sikur të ishte mikpritës në një festë ku nuk e dija se isha ftuar. “Ja tek qenke. Pothuaj në kohë.” Anglishtja e tij ishte e përsosur, madje edhe përtej standardeve skandinave. “Pothuaj në kohë?”, përsërita unë, i hutuar.

Ai qeshi me të madhe. Pastaj ai u ngrit në këmbë, duke u mbështetur me njërën dorë në tokë.

“A jeni mirë, zotëri?”, e pyeta.

“Rrallëherë,” tha ai. “Por unë nuk ndalem së shpresuari. Dhe gjithmonë duhet të shpresosh, apo jo? Në çdo moshë”.

Nuk kisha përgjigje. Si mund të shpresosh, kur të ka ikur gjëja më e mirë në gjithë jetën tënte?

Një zog u ul pranë çizmes së majtë të plakut. Hodhi sytë përreth, duke lëvizur me tundje, si të gjithë zogjtë.

Plaku zgjati dorën dhe mbylli sytë.

“Unë shpresoj që ky zog të ndalet në gishtin tim,” tha ai.

Ishte i çmendur, mendova. Natyrisht. U përpoqa të gjeja një justifikim për t’u larguar. Problemi me pyjet është se të gjitha ligjet që rregullojnë arratisjen në jetën moderne (ke një takim dhe nuk mund të vonohesh, ke rezervuar një restorantet, do të të mbyllet dyqani) nuk vlejnë.

Por në atë moment, ndërsa belbëzova fjalën e parë të një fraze të improvizuar, zogu i vogël fluturoi dhe u ndal mbi gishtin tregues të burrit. Ai e pa krijesën me aq ëmbëlsi dhe habi, sa nuk i ngjante aspak një plaku.

Mund të ishte fare mirë edhe 7 vjeç.

Sikur të më kish lexuar mendjen ai tha, “A të kujtohet kur ishe nëntë vjeç, Sam?”

Sam.

Nga e dinte emrin tim?

“E mban mend shtëpinë e zogjve që kishin prindërit e tu? A të kujtohet që shihje zogjtë që mbërrinin dhe nuk gjenin ushqim? A të kujtohet mëngjesi i Krishtlindjes kur dilje për të ushqyer zogjtë para se të hapnit dhuratat? Ti vishje pantoflat e babait dhe dilje në oborrin e mbuluar nga ngrica”.

Ndjeva një shtrëngim në gjoks. “Kush dreqin je ti?”

Ai pa zogun. “Tani shko. Thuaj që jam gati”.

“Shiko, më mirë të shkoj… duhet të kthehem. Në hotelin tim. Nëse errësohet, rrezikoj të mos e shoh rrugën”.

Ai tundi kokën mençurisht. “Nëse errësohet, rrezikon të mos e shohësh rrugën. Kurrë nuk kam dëgjuar gjë më të vërtetë. Por rruga është ende aty”.

“Më falni, nuk jam shumë i mirë në gjëegjëza.”

“Më ke parë një herë, apo jo?”

Tashmë isha larguar prej tij dhe falë Zotit, sepse tashmë fytyra ime ishte ngrirë nga tronditja e vetëdijes së papritur. Ose të paktën, vetëdijësimit se ndoshta po çmendesha.

“Nuk kam parë asgjë. Kam pasur një imagjinatë të madhe kur isha fëmijë. Besoja çdo gjë. Edhe drerët fluturues. Në fakt, ishte një yll që po binte”.

“Fëmija është ende aty, ta dish. Vetëm duhet të gjejë përsëri një shpresë. Pak besim”.

Mbylla sytë nga trishtimi.  U përpoqa të kontrolloja zërin tim.  “Eshte e pamundur”.

 Ai shikoi qiellin. “Pamundësia është vetëm një mundësi që nuk e kupton ende”.

Ndoqa vështrimin e tij dhe e pashë edhe unë. Atë që kishte parë si fëmijë. Dhe në atë moment ndjeva një ngrohtësi që nuk e kisha ndjerë për një kohë të gjatë. Një ngrohtësi që nuk kishte lidhje me shtatë shtresat e rrobave që kisha veshur. /bota.al/ KultPlus.com

Rusia tërheq papritur trupat e saj nga kufiri me Finlandën

Pamjet satelitore të bëra më 13 dhe 24 maj tregojnë se numri i pajisjeve ushtarake në repartin ushtarak është ulur ndjeshëm.

Ata regjistrojnë, në veçanti, heqjen e tankeve dhe traktorëve MT-LB – në total deri në njëqind njësi, si dhe, me sa duket, instalimet e artilerisë vetëlëvizëse “Gvozdyk”.

Sipas përllogaritjeve të ekspertit ushtarak Marko Eklund, nga reparti ushtarak në Alakurt së bashku me pajisjet mund të largoheshin deri në 800 ushtarakë.

Ai supozon se Rusia vendosi t’i transferojë ato në Ukrainë për të marrë pjesë në luftë.

Eklund e konsideron të pamundur versionin që ushtria u tërhoq nga Alakurtti për të kryer stërvitje, pasi ato fillojnë çdo gjashtë muaj dhe duhet të përfundojnë pikërisht në kohën e pranve rës.

Kujtojmë se Finlanda së bashku me Suedinë kanë dorëzuar kërkesën për anëtarësim në NATO në maj.

Më 5 korrik, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet për anëtarësimin e shteteve në Aleancë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që procesi i ratifikimit të zgjasë “me muaj”. / KultPlus.com

Finlanda ia rikthen Kosovës shpresat për heqjen e vizave

Në qershor, kur shpresat për liberalizimin e vizave u rritën më shumë se kurrë më parë, kosovarët morën një tjetër zhgënjim. Tashmë s’ishte çudi. Shpresat për liberalizim, kosovarëve ua ktheu disi Finlanda këtë të hënë.

Nga samiti dyditor i krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë kishte pritje që çështja e liberalizimit të vizave ta merrte mbështetjen vendimtare në Bruksel. Kështu nuk ndodhi. Në samitin e 23 qershorit nuk pati dakordim për liberalizimin e vizave për kosovarët, ndërsa në Prishtinë pati një protestë.

Zhgënjimi u shtua kur u bë e ditur se në BE dukej se po planifikonin ta shtronin edhe një copë rrugë drejt liberalizimit te vizave, disa vjet pasi Kosova ka arritur dhe po e pret vendimin aty ku BE-ja i kishte thënë se ishte caku deri ku duhej të shkonte.

Komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë një debati në Parlamentin Europian në fund të qershorit paralajmëroi nxjerrjen e një udhërrëfyesi shtesë për Kosovën lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës në një mënyrë të ngjashme si në rastin e Shqipërisë që, së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, tha ai.

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen të hënën vizitoi Kosovën. Në një konferencë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi tha se beson në rezultate konkrete për çështjen e vizave në muajt e ardhshëm.

“Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha për të ecur përpara. Ne i kemi mbështetur negociatat që janë në favor të Kosovës në këtë drejtim. Kështu që mund të them se jam optimiste se do të ecim përpara në këtë çështje dhe besoj se në muajt e ardhshëm, ndoshta këtë vjeshtë, do të shohim rezultate pozitive”, tha ajo.

Presidentja Vjosa Osmani shpreson që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë Presidencës Çeke të Këshillit Europian, që nisi nga 1 korriku.

Gjatë vizitës në Slloveni, Osmani përsëriti se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se nuk ka nevojë për të vendosur kërkesa të mëtejshme.

Në qarqet diplomatike, thuhet se një vendim përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën mund të vijë në vjeshtë.

Muajt e fundit, çështja e heqjes së regjimit të vizave u përmend nga liderë të vendeve anëtare të BE-së. Kjo madje u bë pjesë e programit të koalicionit qeveritar mes SPD-së dhe të Gjelbërve në Gjermani.

Në programin e përbashkët që kishte 177 faqe, për herë ta parë Ballkani Perëndimor zinte një vend të veçantë. Ndër rreshtat e tjerë thuhej se prioritet ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Kur kryeministri Albin Kurti shkoi në Gjermani më 4 maj me ftesë të kancelarit Olaf Scholz, ky i fundit tha në konferencën e përbashkët që Gjermania do të angazhohet me këmbëngulje brenda BE-së që Kosovës t’i hiqen vizat.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha së fundmi se ai do të jetë ambasadori i fundit gjerman që do të pyetet për liberalizimin e vizave.

Komisioni Europian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave. Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe në pranverë të këtij viti.

Të njëjtën e ka bërë edhe Parlamenti Europian. / Gazeta express / KultPlus.com

Finlanda refuzon anëtarësimin në NATO pa Suedinë

Finlanda nuk do të vazhdojë procesin për anëtarësimin në NATO pa Suedinë, kështu ka thënë presidenti finlandez Sauli Niinistöm në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas medieve vendase Helsinki nuk do t’i bashkohet Aleancës nëse problemet e Stokholmit me Turqinë çojnë në shtyrjen e anëtarësimit të Suedisë.

Në një konferencë për shtyp, Niinistö theksoi se propozimi i Turqisë në lidhje me aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO ishte një surprizë totale.

“Kur vizitova për herë të fundit Suedinë, e thashë shumë qartë. Në Suedi është thënë se “puna e Finlandës është e jona”. Në të njëjtën mënyrë, kauza e Suedisë është e jona. Kjo do të thotë që ne shkojmë më tej krah për krah”, ka thënë kryeministri finlandez.

Presidenti i Turqisë Erdogan ka deklaruara  se nuk e sheh ngrohtë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë ne NATO, pasi sipas tij ato janë kthyer në baza të sigurta për anëtarët e PKK-së, të cilën Turqia e ka shpallur organizatë terroriste prej shumë vitesh. / KultPlus.com

Finlanda e mbështet plotësisht anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova ka marrë edhe mbështetjen e Finlandës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në “Twitter”, Sekretarja e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Finland, Johanna Sumuvuori, është deklaruar pas takimi që ka zhvilluar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti.

Sumuvouri ka thënë se Finlanda e përkrahë plotësisht Kosovën në rrugën e saj evropiane.

“Diskutime të shkëlqyeshme me zëvendësministrin e Kosovës në çështje të ndryshme, përfshirë vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Finlanda përkrahë plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ajo.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, derisa shtetit më të ri në kontinentin e vjetër i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare.

Optimizmi është shtuar pas largimit të Rusisë nga kjo organizatë, të cilët kanë qenë kundër anëtarësimit të Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar në Këshillin e Atlantiku, se nëse ju intereson paqja, përjashtojeni Rusinë dhe futeni Kosovën në KE.

Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur këtë aplikim të Kosovës, ndërkaq Franca është shprehur skeptike. /KultPlus.com

Finlanda e Suedia po përpiqen të anëtarësohen në NATO, kërcënohen nga Rusia

Ndërsa Finlanda dhe Suedia konsiderojnë anëtarësimin në NATO, Kremlini ka paralajmëruar se zgjerimi i aleancës nuk do të sjellë më stabilitet në Evropë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se vetë aleanca është më shumë një mjet për konfrontim. Kjo nuk është një aleancë që siguron paqe dhe stabilitet dhe zgjerimi i mëtejshëm i aleancës, natyrisht, nuk do të çojë në më shumë stabilitet në kontinentin evropian”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Zyrtarët e NATO-s i thanë CNN se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA thanë se çështja doli në takimin ministror të NATO-s të kësaj jave, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.

Qeveria finlandeze do të paraqesë një dokument sigurie që përfshin një anëtarësim të mundshëm në NATO për diskutim parlamentar të mërkurën, njoftoi të hënën Ministri i Jashtëm i vendit.

“Kjo i jep Parlamentit tani një mundësi për të diskutuar të gjitha aspektet e anëtarësimit të mundshëm në NATO dhe/ose zgjidhje të tjera të sigurisë. Dhe më pas bazuar në atë debat, sigurisht, qeveria do të nxjerrë përfundimet së bashku me Presidentin e Republikës”, u tha Pekka Haavisto gazetarëve përpara takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Haavisto shtoi se ishte “e rëndësishme” që Suedia fqinje po ndjek një “proces të ngjashëm” për të cilin ai pret të marrë kohë. “Por sigurisht që ne shkëmbejmë informacione gjatë gjithë kohës dhe, shpresojmë, nëse marrim lloje të ngjashme vendimesh, ne mund t’i bëjmë ato në të njëjtën kohë”, tha ai./ KultPlus.com

Evropia ‘epiqendra’ e lumturisë, top 10 vendet më të lumtura në botë

Çfarë e bën një vend të lumtur? A është aksesi në kujdes shëndetësor cilësor, jetëgjatësi e lartë, stabilitet financiar, liri, lidhje sociale apo një kombinim i gjithçkaje? Dhe si mund të bëni renditjen e një cilësie që është pothuajse e pamundur të përcaktohet në mënyrë sasiore?

Kjo është një sfidë që Raporti Botëror i Lumturisë ka marrë përsipër gjatë nëntë viteve të fundit, duke u mbështetur në një larmi të gjerë të dhënash – veçanërisht në Sondazhin Botëror të Gallup – për të përcaktuar se si renditet çdo vend në mbarë botën kur bëhet fjalë për lumturinë, apo çfarë raporti i quan “vlerësime mesatare të jetës kombëtare”.

Përveç marrjes në konsideratë të të dhënave të zakonshme, ekipi këtë vit rishikoi efektet e COVID-19 në cilësinë e jetës së njerëzve, duke marrë parasysh gjithçka nga shëndeti mendor dhe ndërveprimi social deri te siguria e punës dhe reagimi i qeverisë ndaj pandemisë.

Gjetjet e tyre vënë në pah vendet që jo vetëm u ofrojnë banorëve të tyre një jetë të lumtur dhe me cilësi të lartë, por gjithashtu u kanë ofruar mirëqenie qytetarëve të tyre gjatë gjithë epokës së trazuar COVID-19.

Finlanda, Islanda, Danimarka, Zvicra, Holanda, Suedia, Gjermania, Norvegjia dhe Zelanda e Re konsiderohen të jenë top 10 vendet më të lumtura në botë. /KultPlus.com

The Tor at Waiake beach in Torbay on Auckland's North Shore, with moored boats and dog walker, evening
(PHOTO: Getty Images)

Pavarësisht pandemisë, Finlanda ende vendi më i lumtur në botë

Finlanda u rendit vendi më i lumtur në botë për të katërtin vit radhazi, sipas një raporti të OKB , rreth një vit pasi OBSH shpalli koronavirusin një pandemi.

Studiuesit thanë se kjo “nuk erdhi si befasi”, duke cituar që Finlanda “gjithmonë ka qenë shumë lartë në masat e besimit të ndërsjellë që kanë ndihmuar në mbrojtjen e jetëve dhe mjeteve të jetesës gjatë pandemisë”, transmeton KultPlus.

Finlanda ishte një nga 23 vendet e anketuara që kishin një grua kryetare të qeverisë.

”Raporti Botëror i Lumturisë” bazohet në tre vjet sondazhe të kompanisë ”Gallup” se sa të lumtur e perceptojnë veten qytetarët.  / KultPlus.com

Finlanda qeveriset nga pesë parti, të gjitha të drejtuara nga gratë

Finlanda, një nga shtetet që shquhet për nga qetësia dhe mirëqenia e standardit të jetës, u komentua gjatë një vit më parë, kur 34-vjeçarja Sanna Marin u bë kryeministrja më e re në botë. Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që tërhoqi vëmendjen: Finlanda qeveriset nga një qeveri koalicioni, e përbërë nga pesë parti, të gjitha të drejtuara nga gra. Pra, si është jeta në Finlandë, një vit pas udhëheqjes së grave?

Finlanda ”interesohet për atë që njerëzit e tjerë mendojnë”

Gratë mbeten shumë të papërfaqësuara në qeveritë në gjithë botën, në Finlandë, Marin është kryeministrja e katërt grua.

“Ne jemi një vend i vogël, kështu që jemi shumë të interesuar për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ne. Barazia është pjesë e identitetit të vendit, kështu që njerëzit ndoqën shumë atë që po bënte kjo qeveri”, tha Johanna Kantola, profesoreshë për studimet gjinore në Tampere University.

Marin vjen nga një familje e klasës punëtore dhe u zgjodh në këshillin e qytetit Tampere kur ishte 27 vjeç. Ajo u zgjodh për herë të parë në Parlamentin e Finlandës në vitin 2015. Marin ka një agjendë që përfshin politika progresive mbi barazinë gjinore dhe ndryshimin e klimës.

Por Covid-19 ka qenë një sfidë e re për pesë udhëheqëset e partive, të cilat janë edhe ministre në qeveri. Megjithatë përgjigjja ishte efikase.

Qeveria e Finlandës është vlerësuar për reagimin e saj të hershëm ndaj krizës së Covid-19. Finlanda mbylli shkollat dhe vendin më 16 mars me pak më shumë se 300 raste të regjistruara me virus.

Për shumë ekspertë, është pjesë e listës së vendeve që duket se kanë reaguar herët, pjesërisht për shkak të veprimeve të qarta dhe të hershme për të luftuar pandeminë.

Edhe pse infeksionet janë rritur tani që është vala e dytë, udhëheqja e Marin vlerësohet si një ndër më të mirat.

Vala e dytë teston popullaritetin e qeverisë së Marin

Përkundër këtyre sukseseve të hershme, qeveria Marin tani përballet me kritika më të forta lidhur me përgjigjen e saj ndaj Covid-19. Finlanda është në mes të një vale të dytë të Covid-19 me qindra infeksione në ditë. Deri më tani, ka pasur më pak vdekje sesa gjatë valës së parë. Por të gjitha qeveritë po përballen me kritika në një kohë të jashtëzakonshme si pandemia.

Progresi mungon në disa fusha

Shumë ekspertë thonë se është e vështirë të gjykosh qeverinë aktuale sepse ato nuk kanë ecur përpara në shumë nga përparësitë e tyre. Disa vënë në dukje se qeveria duhet të ndryshojë politikat për njerëzit transgjinorë sepse nuk janë progresive. Qeveria ka thënë se është përkushtuar për ta ndryshuar atë.

Zgjedhjet e ardhshme të vendit nuk janë planifikuar deri në prill 2023, kështu që nëse Parlamenti nuk shpërndahet, qeveria do të vazhdojë të ketë kohën për të ndjekur agjendën e saj, por asgjë nuk është e sigurt në këtë situatë të ndërlikuar për shkak të pandemisë. /Albinfo.ch / KultPlus.com

Kënga përfaqësuese e Finlandës në Eurovizion, sjellë “përbindëshat” në Gjuhën Shqipe

Përfaqësuesja e Finlandës në Eurovizion, Saara Aalto, ka publikuar një version të ri të këngës së saj “Monsters” më të cilën do të konkurrojë në këtë garë. Ajo ka sjellë këngën në 34 gjuhë, ku përfshihet edhe Gjuha Shqipe, shkruan KultPlus.

Kënga e cila fillon në Gjuhën Angleze ndryshon nga çasti në çast, duke sjellë kështu tekstin të copëzuar në 34 gjuhë.

Këngëtarja gjersa luan vet në piano sjellë fjalinë “Nuk dua të kapem pas këtyre përbindëshave”, në gjuhën shqipe në minutë 2:35. Ky version mund të konsiderohet si dëshmi që muzika nuk njeh gjuhë ajo thjeshtë ndjehet./ KultPlus.com