Varianti Omicron po “përhapet me shpejtësi rrufe” në Evropë dhe ka të ngjarë të bëhet dominues në Francë nga fillimi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar kryeministri francez Jean Castex, raporton Reuters, transmeton KultPlus.
Pikërisht për arsye se varianti i ri po përhapet kaq shpejt, Parisi ka anuluar fishekzjarret e planifikuara si dhe festimet në rrugën Champs Elysees në natën e Vitit të Ri në përputhje me rregullat e reja të qeverisë për të parandaluar përhapjen e variantit të koronavirusit Omicron.
Kryeministri francez Jean Castex tha të premten se festat e mëdha publike dhe fishekzjarrët do të ndalohen në natën e Vitit të Ri.
Gjatë këtij fjalimi ai gjithashtu edhe rekomandoi që njerëzit – edhe nëse janë të vaksinuar – të bëjnë një vetë-test për COVID-19 përpara se të bashkohen për festat e fundvitit. /KultPlus.com
