politika i ndanë njerëzit, në të mirë, në të keq, në asnjanës, politikë ka dhe në dashuni. politika luftë bindjesh, të majta dhe të djathta, si faqet tua, unë? dyjat i dua, por ti, më detyron të zgjedhë. politikë ka në dashuni, t’i shkosh deri në fund bindjes, apo të dëgjosh tjerët, tek thonë “tërhiqu”, por, ç’tërheqje, unë pa ty thyhem, qeveria ime rrëzohet, zonjë. në shkallën më të lartë qëndron, në karrigen e nxehtë që nxitë luftna’, unë të dua, por, politika, ajo na ndanë. unë s’di të bëjë politikë, jam krah i joti – edhe po më ike, e në mbetsh’ veç mike?! epo, çështje politike. unë politikan s’jam, dhe në luftën për karrige, s’ndërroj bindje, ti mbetesh qeveria ime, por ama dije, unë e urrej politikën./ KultPlus.com
e lënduar e mërzitun, e thyer kurrë e nënshtruar edhe tronditje ke për t’ndje, me paletë ngjyrash n’duar të sotmen, ke me pikturu edhe ma të bardhë se dje.
ka me kalu kohë, kur ti s’e din as kush je? kurora s’ka me tu lëkund ama në mesin e përjetimeve të randa paqja ka me kanë fitore.
mos prit mesazh prej një poezie veç ik e gjej ngushëllim në kangën që ta shkundi zemrën në kafenë që gjete shpëtim.
mos u ndiej e fyer, të lutem, qaj, bërtit, e fytin shtjerr se edhe lisat nga erërat lëkunden por, rranjët të mbjelluna i kanë thellë.
mos u dërrmo as mos u përhumb vetëm leje ndjenjën të t’marrë e kur ndjenja të vret si plumb merre zemrën tërhiqe zvarrë.
zvarrë diku përtej vetës përtej vetës dhe përtej jetës përtej jetës ku takon me vdekjen tek vdekja ku engjëjt preken.
leje atje, mos shiko prapa ti vazhdo jeto në tokë në këtë tokë ku robi duhet duhet, ruhet dhe ëndërron.
do jesh lënduar dhe e mërzitur, do jesh thyer por kurrë nënshtruar, edhe tronditje ke për t’ndje por, me paletë ngjyrash n’duar të sotmen, ke me pikturu edhe ma të bardhë se dje.
mos prit mesazh prej një poezie veç ik e gjej ngushëllim në kangën që ta shkundi zemrën e në kafenë që gjete shpëtim.
mbrëmë ra shi trupin ta përshkuan, pikat e tij nga këmba në gjoks deri tek koka të arrinë të paktën dy pika ta shijuan njerëzinë. mbrëmë ra shi e me shiun ike dhe ti në furinë e stuhishme, amshimi t’u bë shtëpi. dy pika nga lart bien të tretën e hedh ti as lot, as vaj, vetëm buzë që ngrijnë pse ike nuk pyes pse s’qëndrove mbaj mëri. marri, ç’ndjenjë e hipokrizi në mesin e turmës më e mira ti, një rrebesh që s’kryhet e tmerrshme kjo stuhi, në shiun që ra dje amshimin e bëre shtëpi. sot doli dielli, një ditë e re nisi pak përmbi re, fytyrë jotja qeshi bota s’të pranoi, paqen tënde s’e deshi! në zjarrminë e saj, gjithçka mbetet njësoj secili soj në trajtë të njëjtë jeton e fryma që ndryshe u morr me shiun dje shkoi. mbrëmë ra shi mbi trupin tënd, dy pikat e tij mbi pika shiu, lot i ç’njerëzisë ata që të shanë, të shkruajnë poezi marri, ç’ndjenjë e hipokrizi në mesin e turmës më e mira ti, një rrebesh që s’kryhet e tmerrshme kjo stuhi, në shiun që ra dje amshimin e bëre shtëpi. e sot? rilinde mbinjeri. / KultPlus.com
Çdo mëngjes si t’qohesh ki me u dhunu prej ktij vendi!!
Faturat që t’vijnë te dera si listë dëshirash për babadimrin t’duhet me i zgjedhë cilat me i pagu sot e cilat me i shty për mujin tjetër se rroga nuk të del me i përballu krejt shpenzimet, ti nënpaguhesh e të duhet me duru edhe të padinjitetshmen prej shefit, se s’ki zgjidhje tjetër mbijetese.
– Kur t’del prej dere takohesh me kojshinë që çdo natë i bërtet grusë t’vet pse s’ka gatu edhe ta përplas para kamve kesen e bërllogut tu e kru gjyksin me lesh e tu t’pa shtrembt pse po ja lshon sytë.
Rrugës i sheh dy polic tu ndalë çika për mos vendosje t’maskës ama kshtu’ ja’u lypin veç instagramin.
Pak ma tutje krejt çka ninë prej dy djemve t’ri 17-18 vjeç osht qysh e kishin “asish” njanën që asht kah gutet me nxanë 3-shin.
E pak pa mbrri n’punë nji nanë i bërtet çikës t’vet pse u rrxu se ajo ke shumë nxanë tu ba selfie n’shesh e krejt afër oborrit të shkollës i ninë nxansat’ tu u dertu para testit se mësusi ju ka thanë që ka me i ngelë se nuk ka vakt me i pytë ka 3 herë.
Këtu të dhunon prindi, të dhunon shefi, të dhunon kojshia, të dhunon nji i ri me lugë t’kafes n’gojë, t’dhunon mësusi e të dhunon krejt aparati i kalbun shtetnor që ndërrohet çdo dy vjet.
Ky vend, nuk t’jep kurrfarë ndjenje tjetër pos dëshirës me ikë prej ktuhi, me u zhdukë, se qëtu s’rritet as fmija, as shpresa, as vullneti, kurgja hiç.
I njëjti vend, ta vnon në dyshim secilën ndjenjë njerëzore që e ki përmrena teje se çka n’dreq mundesh me kriju këtu pos ndjenjës së neverisë n’secilin hap që e shkel se as jetesë të dinjitetshme s’të le me bo.
Ky vend, të përdhunon për ditë, pa pushim n’çdo lloj mënyre, ta fyen intelegjencën, të zh’burrënon e të bon me lujtë mendsh.
(Shkrimi është marrë i plotë nga Majkovci pa ndërhyrje nga redaksia.) / KultPlus.com
agoni, pritje e përjetshme për jetën, zor për zotin? s’është aspak në katër mure e dhjetë metra katror reflekton, sa shpejt ikën jeta? shpejt sa një thirrje telefonike 1 minutëshe fëmijëria të dëftohet n’sekonda çdo sekond që kalon, merr një kujtim e secili kujtim merr kuptim sa shpejt ikë jeta? aq shpejt sa brenda një dite qesh e në fund të saj ? të presin katër mure e dhjetë metra katror. agoni, pritje e përjetshme e bardha bahet katran e dielli bahet plloq’ përveluese shiu të bahet makth e erërat s’fshijnë dot gjurmët! pritje në përjetime pulsi që matet, një zemër që dobët rreh ta dëfton fëmijërinë n’sekonda çdo sekond që kalon, merr një kujtim e secili kujtim merr kuptim cili është kuptimi? sa shpejt ikë jeta? jeta ikën aq shpejt, sa nga këtu e andej nga vdekja të ndajnë katër mure e pak metra e as diell, as shiu e as erërat s’të shpëtojnë nga e vërteta! / KultPlus.com
kur e mendoj shkumjen tande i kthehem dy gotave që i pim’ aty e gjej vetën, ty, e neve. n’dy gota na flet e ardhmja jonë por ti ik e gjeje veten, fluturo, ç’mallu, shlirou’ e përjeto, merre për dore ndjenjën që bashkë na bani mu e ty! kur e mendoj shkumjen tande të jem i njejti dua prap’ jo se m’mbeti ambël por i ambël ishte përjetimi i parë kur në sy të pashë! mu duk të njihja dy jetë, në dy gota flet e ardhmja jonë në të tretën ti ke vdekë, sot rri vetëm, duhan, pak kafe e muzikë vaji i burrit thonë kanga e në secilën kangë po më vjen ti, ik gjeje veten, fluturo ç’mallu, shlirou’ e përjeto merre për dore ndjenjën që bashkë na bani mu e ty. se unë sot rri vetëm duhan, vaj e muzikë në dy buzë kafeje më vjen ti sakaq edhe më ikë. /KultPlus.com
me të dasht ty duhen dy zemra jetë me jep por shpirtin ma merr një zemër s’mjafton e dy s’i kam me të dasht ty asht tmerr. tu t’lyp çdokund, harroj vetën çliromë prej këtyne zinxhirëve e drejtim jepëm, se rob i joti jam, me të dasht ty duhen dy zemra një s’mjafton e dy s’i kam. ti je gjithçka që tjerat s’ishin, je shumë ma tepër se veç dashni fat i keq që dashnia s’fle n’ty po nejse, ti s’flen as me mu, je me vetminë. historia më e bukur që u kthye n’trishtim shpirti i shpirtit tim s’asht ma shpirt i im andrra e nji nate vere, e shndërruar n’makth në ditët e mia të dimnit, tash je larg. kur pranvera nisë të çelë sythat unë sytë e tu s’i kam afër jetoj veç me kujtimet, me ato pak që s’mi more, një gotë, pak duhan, e nji fletore ku të qëndisi me poezi, fjalëpak, me të dasht ty duhen dy zemra po unë veç nji zemër kam. /KultPlus.com
Sa kushton paqja? kur thyhesh në copa e s’ngjitesh në malet që i vetëm ngjit teposhtëzeve që lëshohesh kur të lëshon pija sa kushton paqja? për akullin që se thyen dot detin që se përshkon me not ditëve që kujtimet ja falin të djeshmes e nuk gjejnë kohë për sot sa kushton paqja? çfarë vlere e blen? a shitet? a nuk tregtohet hiç? zemra a mbushet mend? a në thatësi rri kyç, kiç? sa kushton paqja? a bërtitet për të ?
pse dreqin s’kuptohet pa za e fryma që merret, zanin që s’ma kthen zemrën then e telat mi këputë sa kushton paqja?
e pa çmim është pyetjet rreshtohen, gatitu rrijnë lamshi bahet edhe ma i madh fjalitë s’kryhen me pikë! sa kushton paqja? kur thyhesh në copa e s’ngjitesh në malet që i vetëm ngjit teposhtëzeve që lëshohesh kur të lëshon pija? sa kushton paqja? a vjen, nëse po kur? e nëse jo, pse? a blihet paqja? sot ku të rri, s’dua t’jetoj në dje… /KultPlus.com
marrëzi, marsh në zi jetë ne hije, pa shije vetmi, unë dhe ti largazi, ndaras lagemi lagesh ti s’pari e unë i dyti i ndytë, kur t’i shoh sytë e më mbytë që çdo natë s’je pse? kur vjen nuk rri? a më mbanë mëri? apo ke shumë dashni? pse më vret? kur shkon java e s’më flet në fletë, të puthi e të ndjej sa rrokaqiejt ndjenja për ty e rroka n’qiell diellin me sy se nuk i besoj kur më fyen a vyej a s’vyej kur i vetëm sonte gotën kryej e ti largazi, bardh e zi e barkazi shtrihesh, dridhesh, ngjitesh me tehun pritesh po mu s’më prite. sa inat që edhe kjo natë s’na gjen bashkë po të ndarë ti sigurt fjetun e unë pa ty i heshtun tragjedi, sa erdhe ti e pashë vetminë vetmia më e madhe se vjetët e mia marrëzi, marsh në zi unë dhe ti largazi, ndaras lagemi në andrra a në poezi, largësi që s’bëhet realitet darkë a drekë? a mërzi pas orës tetë, prap të ruaj në fletë, se aty t’kam afër lagesh ti s’pari e unë i dyti i ndytë, kur t’i shoh sytë e më mbytë që çdo natë s’je sa rrokaqiejt ndjenja për ty e rroka n’qiell diellin me sy se nuk i besoj kur më fyen a vyej a s’vyej kur i vetëm sonte gotën kryej e ti largazi, bardh e zi e barkazi shtrihesh, dridhesh, ngjitesh me tehun pritesh po mu s’më prite. / KultPlus.com
kur vdiq nana; baba, u mshel ditë për ditë në cdo ditë zemër xehër harroi të qante edhe drutë po s’harroi të qante natën se nanën s’kish, jetën s’kish, nuk kish kurën e sëmundjes t’tij baba lëngonte nga lumturia “sëmundje” që i rritej përditë pranë nanës zemra e babës e vogël s’duroi tan at’ lumtuni, e nana iku. baba u shua, si edhe lumtunia e tij, bota e refuzoi, e rrahu, e leqiti po jo edhe nana. i kalova tan ato vjet, tue pa babën mërzitun, tu harru t’qeshmen e tij harrova që kisht gojë, se kur vdiq nana, baba s’bëzani ma harroi vetën, harroi jetën, m’harroi mu, bahçja u ba mal i pashkelun, lulet me therra e shtëpia burg se kur vdiq nana vdiq edhe shpresa. i kalova tan ato vjet mërzitun me mërzinë e babës, harrova vetën botën e jetën, por jo babën, thinjat ia kreha, këmishën ia drejtova duhanin në llullë përditë ia lashë, e dje, vdiq baba. llullën e ngrehu për të fundit herë, frymën e mori si ndër hundë, edhe thirri nanën me za. kur më vdiq nana, qajta, u mërzita por jetova, për babën, për bahçen, për kurajon jeta vazhdoi, rrejshëm si lumtunia e babës e kur vdiq baba, u theva, s’qajta, s’bëzana, s’flejta, veç pashë tek më shkatërrohej andrra se kur më vdiq baba kuptova jetën? që kurgja s’asht përgjithmonë, as andrrat, as dashunia. bota të refuzon, të rreh, të leqit e prind’t nuk janë imun ndaj vdekjes. e kur te dyt’ ikën, i qajta drutë, por s’qava natën, se kur më lanë dyt’ e kuptova jetën, bota të refuzon, të rreh, të leqit e prind’t nuk janë imun ndaj vdekjes. / KultPlus.com