1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës, fitore e Evropës

Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë.

Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do të qëndrojë pranë Ukrainës derisa të arrihet fitorja.

Osmani tha se fitorja e Ukrainës do të jetë fitore e Evropës.

“1000 ditë qëndrueshmëri e jashtëzakonshme, forcë e palëkundur… Fitorja e Ukrainës do të jetë fitore e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë”.

“Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”, shkroi Osmani në X.

Hendbollistet e Kombëtares U18 arrijnë fitoren e dytë në Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Kinë.

Të dielën paradite, Dardanet e reja mundën Kanadanë me rezultat 26:20 .

Diferenca u bë në pjesën e dytë, në të cilën vajzat tona shfaqën lojë më të mirë se kanadezet.

Pjesa e parë përfundoi 12:9 për Kanadanë, por në pjesën e dytë Kombëtarja e Kosovës u kthye furishëm.

Ndeshja i takoi Grupit II të President’s Cup, ku garohet për pozitat prej 17 deri në 32. Është kjo faza e dytë grupore.

16 kombëtaret më të mira garojnë për të avancuar në fazën nokaut, ndërsa 16 të tjerat për plasman më të mirë.

Sara Gjergjaj shkëlqeu te Kosova dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Ajo bëri dallimin me shpërthime individuale, sidomos në pjesën e dytë. I shënoi shtatë gola nga shtatë tentime. Diona Dreshaj e Andra Uglani i kishin nga katër gola, kurse tri i shënoi Arona Krasniqi.

Pas dy ditësh Kombëtarja jonë luan ndaj Koresë së Jugut.