Albin Kurti, kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, sot ka mbajtur fjalimin e parë të tij si kryeministër para deputetëve të Parlamentit të Kosovës, shkruan KultPlus.
Në vijim KultPlus ju sjell fjalimin e plotë të Albin Kurtit.
Fjalimi i plotë.
Sot po e hapim një kapitull të ri në Republikën e Kosovës, ajo që ngjante e pamundur ishte kështu vetëm në dukje sepse një popull që refuzon të nënshtrohet e bënë gjithçka të mundur.Është populli që me zgjedhjen e tij të lirë e në me angazhimin dhe veprimet tona i japim kuptim kushtetutës dhe ligjeve tona, dhe vendosim për mënyrën tonë të jetesës dhe përparimit.Këtë e kemi bërë me 6 tetor këtë po e bëjmë sot kur me krijimin e qeverisë që qytetarët e kanë votuar, po jetojmë entuziazmin dhe shpresën e krijuar më 6 tetor.
Ndryshe nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë populli ynë nuk ka duruar kurrë robërinë, nuk ka duruar kurrë pushtuesit e jashtëm por as sundimtarët e brendshëm.Ne jemi pasardhësit e Skënderbeut, Fan Nolit, Hasan Prishtinës, Ukshin Hotit, të Azem Bejtës e Adem Jasharit, prandaj edhe nuk na rrinë e nuk na ka hije korrupsioni sepse ata nuk vodhën e nuk u pasuruar kurrë në emër të popullit prandaj edhe nuk na rrinë padrejtësia sepse ata dhanë jetën që ne të jetojmë në një shtet të lirë e të drejtë.
Prandaj edhe nuk na rrinë paaftësia e injoranca sepse ata rrezikuan e sakrifikuarin gjithçka që ne të kemi gjuhën dhe shkollat dhe dijen.Prandaj sot nuk ka fituar LVV-ja dhe LDK-ja, sot kanë fituar qytetarët të cilët saherë që janë përballur me padrejtësitë janë ngritur në këmbë sepse ne jemi popull kryengritës, jemi popull që nuk nënshtrohemi, jemi popull që nuk përulemi.
Sot pushtetin e shtetin e ka fituar populli sepse atij i takonte, atij i takon e do ti takojë përherë, ne të gjithë jemi vetëm se kalimtare e shërbëtorë që veprojmë e punojmë në emër të popullit e për popullin.
Ne të gjithë jemi të zëvendësueshëm por populli mbetet i përhershëm, prandaj kontributi i secilit nga ne duhet të matet me atë se sa i japim popullit e jo sa i marrim atij sesa shumë e pasurojmë popullin e jo vetveten.Unë zotohem këtu para jush që do të jap maksimumin e aftësive dhe kapacitetit tim për të mirën e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Nga sot pavarësisht sesi e kënd keni votuar unë do të jem kryeministër i të gjithë juve dhe do të dëgjoj zërin tuaj sidomos kur nuk pajtohemi sepse ne do të kemi qëndrime e mendime të ndryshme por ndajmë ëndrra e të ardhme të përbashkët.Sot fillon rruga jonë e të ardhmes së përbashkët të palodhshme për të sjellë ndryshimin që të gjithë kemi pritur e që vendi ynë ka nevojë.Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë përmes klientelizmit, favoreve e monopolit dhe fillon një etape e re e qeverisjes me integritet e me dinjitet.
Unë ftoj të gjithë punonjësit të secilin institucion publik që të përqafojnë shtetin e së drejtës të distancohen e ta denoncojnë korrupsionin të sfidojnë të korruptuarit e shkelësit e ligjit sepse sot ka një lidershpi të ri i cili konsideron aleat të gjithë ata që kujdesen për pasurinë publike por që do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit.Liria e qytetarit në Republikë varet nga ndarja e pushteteve, të gjithë fitojmë kur e ndajmë mirëqenien e progresit, le ti mbajmë pushtetet e ndara në shtet të përbashkët dhe le ta ndajmë mirëqenien dhe progresin bashkë.
Demokracia jonë është parlamentare dhe deputetët janë përfaqsues të popullit, populli na zgjedh për të punuar në emër të tyre, për të mirën e interesat e tyre e jo për interesa tona përsonale, a grupore qofshin ato.
Derisa sot fillon një kapitull i ri në qeverisjen e brendshme sot fillon gjithashtu një kapitull i ri i politikës së jashtme. Politika e jashtme duhet të jetë unike, koha kur brenda qeverisë dërgohen mesazhe të ndryshme mbaron sot dhe fillon koha kur flasim me një zë dhe të koordinuar.
Atyre që njohin dhe respektojnë vendin tonë ne u themi se do të fuqizojmë bashkëpunimin dhe partneritetin, atyre që hezitojnë të na njohin ne u themi se do të punojmë që të fitojmë njohjen dhe respektin tuaj, atyre që mohojnë të drejtën tonë dhe që synojnë të na pushojnë nga jashtë e të na ndajnë përbrenda unë u them që ë ka një kryeministër të ri dhe koha kur interesat e personave ishin mbi interesat e shtetit kanë mbaruar, është vend i pavarur dhe sovran kjo është premisa e çdo dialogu e epilogu e çdo marrëveshje.
Në synojmë bashkërisht anëtarësimin në BE e në NATO, avancimin e bashkëpunimit, afrimin e integrimin me Shqipërinë që ta ruajmë e ta kultivojmë aleancën e partneritetin me SHBA-të.Ka shumë nga ata që janë ankuar se po flasim shumë, andaj nga sot do të flasim më pak e do të punojmë më shumë, shumë më shumë. / KultPlus.com