Mezosopranoja Flaka Goranci me koncertin “La Femme” në Vjenë

Mezosopranoja Flaka Goranci ka njoftuar se së shpejti në Vjenë do të mbaj koncertin e titulluar “La Femme”, shkruan KultPlus.

Ky koncert vjen si bashkëpunim me dirigjenten ukrainase Aleksandra Korobka dhe orkestrën e grave “World Chamber Orchestra” do të sjellin histori dhe muzikë të veçantë nga kompozitore femra nga e gjithë bota, që vijnë si mesazh dhe thirrje për paqe në botë.

Lajmin e ka bërë të ditur mezosopranoja Goranci në facebook./ KultPlus.com

Mbyllet ‘Film Flaka’, u prezantuan gjashtë filma

Për tri ditë me radhë, më 18, 19 e 20 janar, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, janë prezantuar 6 filma artistik e dokumentar, prodhime të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK).

Në natën e tretë, sipas programit janë shfaqur dy filma. Ai i shkurt artistik, “Tisa” me regji të Valter Lucaj, si dhe filmi dokumentar “Rojtari i Bjeshkëve”, me regji të Antoneta Kastrati.

Subjekti i filmit “Tisa”, përshkruhet me sa vijon: Beni është një adoleshent i talentuar në futboll. Ai është i lumtur në trekëndëshin e tij shoqëror, me shokun e tij Gëzimin, i cili gjithashtu luan futboll, si dhe me të dashurën Emën, të cilën që  të dytë e pëlqejnë!

Rrugëtimi jetësor i Benit bëhet dramatik kur ai merr një ftesë për një (s’)provë në një ekip futbolli francez! Rrjedha e përmbajtjes së filmit përcillet me elemente narrative, me tekst të ngjeshur, dialogje simpatike, ndërsa kthesa dramatike – kulmi ndodhë në  momentin kur Beni pritet të ikën për të vazhduar karrierën në  Francë!

Fati i tij, përkundër talentit, është në duartë e byrokracisë permanente të “instaluar” nëpër zyret të përfaqësive dilomatike, si atyre vendor ashtu edhe procedurave byrokratike e diplomatike.

Për pasojë, Beni detyrohet që, në vend të rrugëve legale, të ‘provojë’ ato alternative – ilegale!.

Filmi i dytë i mbrëmjes, “Rojtari i Bjeshkëve”, i punuar nga regjisorja Antoneta Kastrati, pasqyron orvatjet dhe tratativat e  vazhdueshme të një rojtari të bjeshkëve, për t’i shpëtuar ato.

Me përshkrime vizuele të peisazheve të natyrës, përfshirjes dhe përshkrimit të kohëpaskohshëm narrativ, si dhe deklaratave nga personazhe të intervistuara, pasqyrohet tentativa e vazhdueshme e luftës për të shpëtuar malet e Rugovës nga prerja dhe shkatërrimi mjedisor.

Derisa kupton historitë e rinisë së kryepersonazhit, (Fatosit), herë – herë të paraqitur në reminishencë, publiku kupton njëherit historinë e frustrimit të tij me politikën e pasluftës, ndjenjën e tij të strehimit në male, dhe përfundimisht lidhjen shpirtërore e vendosmërinë për t’i ruajtur pyjet.  

Skenat e realizuara në mjedise urbane e rurale, të ndërlidhura, si dhe përshkrimet e degradimeve të pyjeve, shfaqin pikëllimin e paskaj të tij, sidomos kur hasë në drunjë që duhet të presin kohë  të gjatë për t’u rritur, ndërsa aq pak ndjesi për përkujdesje mjedisore, e akoma më pak përkujdesje për t’u ruajtur nga degradimet si dhe djegiet pamëshirshme.

Paraprakisht, në  kuadër të “Film Flaka 2024”, janë prezantuar 4 filma tjerë, poashtu të shkurtë e dokumentarë, kryesisht prodhime nga QKK, si: “Pa Vend”, me regji të Samir Karahoda; “Daullet e Rezistencës”, punuar nga Besa Luci; “Kanarinat e Dinë: nga Kaltrina Krasniqi, si dhe filmi “Një Muaj”, i realizuar nga regjisori, Zgjim Terziqi.

Drejtori i Drejtorisë  për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan, Kushtrim Zeqiri, ka thënë enkas se “Film Flaka” është realizuar me iniciativë  vetanake, pa kosto apo Thirrje Publike, duke u shprehur i kënaqur me rrjedhën e filmave dhe prezantimeve.

“Përgjatë këtyre tri ditëve patëm rastin të shohim 6 filma, nga dy në secilën natë. Rëndësia e “Film Flaka” është se rikthen për aderues të filmit pas disa vitesh, krijimet filmike të autorëve vendor. Për “Film Flaka” nuk ka pasur Thirrje Publike. Ajo ka ardhur si iniciativë e DKRS-së, që me ndihmën e QKK-së, është  mundësuar shfaqja e filmave.”, ka thënë Zeqiri.

“Flaka e Janarit 2024”, me shtyllat përkatëse që e karakterizojnë tradicionalisht, vijon pjesën teatrale “Talia e Flakës 2024”, duke filluar nga 23 deri më  28 janar.

Ndërsa pasohet me festivalin për fëmijë “Xixat e Flakës”, pjesën letrare në prozë e poezi “Pena e Flakës”, garat e enigmatikës, pjesën artistike/muzikore “Fest Flaka”, si dhe një mori aktivitetesh tjera që i përcjellin ato kryesore, deri më 31 janar 2024./rtk/KultPlus.com

Flaka, vajza nga Ferizaj që rritë flokët e saj dhe i dhuron për parukat e pacientëve me kancer

Flaka Ramadani është një vajzë 22 vjeçare nga Komuna e Ferizajt, e cila dy herë rradhazi ka rritur flokët e saj me një qëllim të vetëm, t’i dhurojë për parukat e pacientëve me kancer, të cilëve pas terapive të rënda që marrin u bien flokët. Ajo këtë gjë e bën me shumë dëshirë, dhe shkurtimi i flokëve aspak nuk e zbeh bukurinë e saj, e cila në fakt i buron nga zemra, e që me këto vepra te njeriu dallohet shumë lehtë.

Flaka ka rrëfyer për Metron këtë eksperiencë siç thotë edhe vetë ajo shumë të bukur, edhe pse brenda vetes ndihet keq për shëndetin e këtyre personoave, por kaq mund të bëj për ta dhe atë e bën me shumë qejf e vullnet.

“Flokët kam filluar t’i rrisë gjatë kohës sa isha në shkollë të mesme, do të thotë rreth vitit 2014 kur qe organizuar një ngjarje për dhurimin e flokëve për fëmijët në luftë me kancerin. Atëherë nuk e kisha gjatësinë e nevojshme dhe nuk mund t’i dhuroja, dhe që nga ajo kohë vendosa t’i rrisë dhe të jap kontributin tim edhe unë”, thotë Flaka për Metron.

Që nga viti 2014 deri në vitin 2019 ajo nuk i kishte prerë flokët më, derisa gjatësia e tyre kishte arritur në 50 cm, edhe pse për t’i dorëzuar për pacientët me kanceri mjaftonte gjatësia e flokëve vetëm 30 cm.

22 vjeçarja nga Ferizaj thotë se rritja e flokëve në një gjatësi më të madhe se sa ishte mësuar t’i mbante kishte edhe sfidat e veta, pasiqë herë pas here i dhimbtte koka për shkak të peshës së tyre, mirëpo qëllimi ishte i qartë andaj edhe kjo dhimbje durohej.

“Gjatë kohës që i kam mbajt flokët e gjata ka pasur edhe situata të sikletshme, sepse flokët e shëndetshme edhe peshojnë relativisht shumë, e kjo nganjëherë më ka shkaktuar dhimbje koke, të cilën e kam duruar duke pasë gjithmonë parasysh qëllimin”, thotë Flaka ndërkohë që thekson se është ndjerë shumë mirë saherë është marrë me flokët duket i larë e duke i tharë me kujdes, duke e ditur fundin e tyre.

Ajo që e kishte shtyrë Flakën të bëj këtë gjest qe një reportazh që kishte parë në një televizion vendor, ku shoqata”Renesanca” që ndihmon gratë me kancer në Prizren, bënte paruka për këta pacientë. Ajo njëherë i ka dorëzuar flokët në këtë shoqatë, ndërsa flokët që ka rritur për herë të dytë akoma i ka në shtëpi, për shkak se nuk ka mundur t’i dorëzojë për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, por që do ta bëj përsëri është e bindur.

“Herën e parë i kam dorëzuar në shoqatën e grave në luftë me kancerin “Renesanca” në Prizren. Për këtë shoqatë jam informuar në një reportazh televiziv. Procedura e dorëzimit ka qenë shumë e thjeshtë, vetëm kam kontaktuar me drejtoreshën dhe jemi takuar në Prizren ku edhe e kam bërë dorëzimin e flokëve”, vazhdon Flaka rrëfimin e saj.

Dhurimi i flokëve për të ka qenë ndër emocionet më të mira që ka përjetuar, duke qenë se siç shprehet ajo “ky veprim do ta bëj të buzëqeshë dikë që po lufton për jetën”.

Flaka Ramadani, thotë se është paragjykuar për stilin e ri të dukjes së saj, me flokë të shkurta, mirëpo kjo nuk i bën aspak përshtypje, sepse e bën me dëshirën më të madhe.

“Flokët e mia janë të shkurta tani! Kur njerëzit e kanë pa veprimin tim shumë me kanë gjykuar se gjoja flokët i kam pasë shumë të mira e nuk është dashtë t’i presë. Po ky koment nuk më ka bërë të pendohem aspak për nismën time, përkundrazoi më ka bërë të gëzohem që paskam pasur flokë kaq të mirë për t’i dhuruar për pacientët me kancer”, përfundon rrëfimin e saj për Metron Flaka.

Flaka Ramadani është 22 vjeçe, është studente e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prishtinës dhe njëkohësisht është mësuese e gjermanishtës në një kurs në kryeqytet. / KultPlus.com

‘Flaka e luftës në Kosovë’, që qëndroi 3 muaj e vetme në spital

Kur në muajt e parë të vitit 1999 e gjithë Kosova ishte në luftë, një foshnje nga Peja kishte mbetur pa prindërit e saj në spitalin e Prishtinës.

Ata e panë vajzën e tyre vetëm pas mbarimit të luftës pasi ajo kishte lindur në kohën më të vështirë që Kosova po kalonte, transmeton rel. 

Një grua nga Prishtina që ishte përkujdesur për atë, i dha emrin Flaka. Ky është rrëfimi për Flakën e luftës.