Opera “Flauti Magjik” në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Kryevepra operistike “Flauti Magjik” është ngjitur në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës.

E kompozuar nga Wolfgang Amadeus Mozart në vitin 1791, përralla e mbushur me simbolikë, magji, aventurë, me personazhe mistikë dhe meloditë e përjetshme, mblodhi rreth vetes spektatorë të grupmoshave të ndryshme.

Për artistët kjo ishte një përgjegjësi e dyfishtë. Nga një anë sjellja në jetë e partiturës së përjetshme të Mozartit me aftësi dhe saktësi, e nga ana tjetër përshtatja edhe me më të voglin e spektator.

Dritan Lumshi, dirigjent: I kemi sjellë diçka që të jetë shumë më pranë publikut. Të bëhet emë e kuptueshme dhe më afër tyre.

Ada Gurra, regjisore e Teatrit të Operas dhe Baletit: Është një mesazh shumë i bukur për fëmijët të cilët duhet gjithmonë të kuptojnë që e vërteta dhe të jesh i sinqertë dhe i pastër gjatë jetës tënde do të çojë gjithmonë drejt suksesit.

Artur Vera, solist: Ka qenë intensivisht prova për ta sjellë në shqip për fëmijët, të jetë sa më i kuptueshëm dialogu mes personazheve, por pastaj edhe pjesën e muzikuar ta bëjmë sa më të afërt për ta.

Albertina Del Bo, artiste: Ka qenë një eksperiencë fanatastike dhe një kënaqësi e madhe të punuarit me një grup të tillë artistësh. Jam ndjerë shumë e mikpritur dhe shumë e mbështetur. Do të kthehem me kënaqësi sërish në Shqipëri për të kënduar.

Një realizim i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, shfaqja erdhi për artdashësin durrsak për dy ditë rresht, e pas kësaj do të ngjitet në skenat e tjera të qyteteve./tvklan/KultPlus.com

“Flauti magjik” i Mozartit vjen në Teatrin “Aleksandër Moisiu”

Artdashësit në Durrës, më 8-9 maj, ora 18:00, do të presin operën për fëmijë e familje, “Flauti magjik”, në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

“Flauti magjik” rrëfen historinë e luftës mes Mbretëreshës së Natës dhe Mbretit të Diellit. Tamino dërgohet nga Mbretëresha e Natës për të shpëtuar vajzën e saj, Pamina, nga mbreti i Diellit dhe babai i saj Sarastro.

Gjatë aventurës së tij, Tamino takohet me Papagenon, një gjuetar zogjsh dhe aspak trim. Gjatë rrugëtimit të tyre për të shpëtuar Paminën, Tamino njihet me Sarastron dhe çmon vlerat e tij.

Sarastro u vendos disa sfida Paminos dhe Taminos, në mënyrë të tillë që ata të gjejnë të vërtetën dhe lumturinë në dashurinë e pastër. Në fund, e mira triumfon mbi të keqen./tema/KultPlus.com

‘Flauti magjik’ për fëmijë e familje, 3 ditë në Teatrin e Operas

 Për tri ditë me radhë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka vënë në skenë “Flautin magjik”, përshtatur për fëmijë dhe familje.

Testamenti shpirtëror i Moxartit u përcoll përgjatë datave 26, 27 dhe 28 maj. “Flauti magjik” është një vepër shumëdimensionale ku të vegjlit artdashës u përfshinë tërësisht në një botë magjike.

Libreti i kësaj opere bazohet në një përrallë me nota të holla humori dhe plot mistere. Tamino dërgohet nga Mbretëresha e Natës për të shpëtuar vajzën e saj Pamina nga prifti i lartë Sarastro. Megjithatë, gjatë aventurës së tij, Tamino vlerëson vlerat dhe idealet e Sarastros dhe i bashkohet rrugëtimit të tij.

Muzika e bukur e Moxarit dhe artistët e TKOB argëtuan pa masë spektatorët e vegjël, në hollin koncertor të teatrit. Edhe orari i vendosur paradite, ishte lënë enkas për ta bërë më të mundur frekuentimin nga fëmijë e familjarë.

Vepra në formën e një Singspielit, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, i dha dinamikë shfaqjes dhe dhuroi atmosferë emocionuese për publikun./ATSH/KultPlus.com

Promovohet ‘Tingulli Magjik’, libër fëmijësh mbi operën

Një libër i ilustruar për fëmijë nga autorja Abigejla Voshtina, plot informacione për operën, është promovuar sot në kuadër të EDU Operës, një program interaktiv për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të muzikës në vend i mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Fëmijët e shkollave fillore që morën pjesë në këtë ngjarje, patën mundësi të ndjekin poashtu provën gjenerale të shfaqjes “Flauti Magjik” të Operës së Kosovës, e cila jepet premierë sontë nga ora 19:00./KultPlus.com

“Flauti magjik” vihet në skenë nga Opera e Kosovës

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Operës së Kosovës, Meriton Ferizi ka njoftuar se të enjten më 16 mars do të shfaqet opera “Flauti magjik” (version i përmbledhur).

Shfaqja do të jetë një bashkëpunim me produksionin artistik “Dragoi Blu-Tiranë” me pjesëmarrjen e disa nga artistët e (TKOBAP) dhe solistët e rinj-studentët e UART-dega e Kantos (Këndimit).

Flauti Magjik, është një operë në dy akte nga Wolfgang Amadeus Mozart, në një libret gjerman nga Emanuel Schikaneder.

Vepra është në formën e një Singspiel, një formë popullore gjatë kohës që u shkrua dhe që përfshin si këndimin ashtu edhe dialogët.

Opera u performua për herë të parë më 30 shtator 1791, vetëm dy muaj përpara se kompozitori gjenial Mozart të ndahej nga jeta.

Flauti magjik, vazhdon të jetë një nga operat më së shpeshti të shfaqura.

“Flauti magjik” vjen më 16 mars 2023, ora 19:00, në Klan Arena në Prishtinë. / KultPlus.com