Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora bën reagimin epik: Zemër si je? (VIDEO)

Vijojnë sukseset e shqiptarëve nëpër botë. Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e “The Voice Australia”.

16-vjeçarja garoi me këngën “Nothing Breaks Like a Heart” të Miley Cyrus. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike.

Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je?”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.

Ava Max për herë të parë flet për mediat shqiptare, shprehet edhe në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore që tashmë ka arritur suksese të mëdha, Ava Max ka dhënë intervistën e parë për mediat shqiptare, ku flet edhe shqip, përcjellë KultPlus.

Përgjatë intervistës Ava Max foli për rrënjët e saja ku tregoi se pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në SHBA, babai i saj është shqiptar me prejardhje nga Qeparoi kurse nëna nga Saranda.

Ajo kishte bërë plane që këtë vit të vizitonte Shqipërinë, mirëpo për shkak të pandemisë ajo u detyrua që ta anulonte këtë vizitë.

Këngëtarja shqiptare ka thënë që asnjëherë nuk e ka vizituar Shqipërinë, mirëpo shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Dua të vij shumë, kam shumë familjarë atje që po më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhën, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë. / KultPlus.com