Është mbajt finalja e garës së vajzave më të bukura të Gjermanisë “Miss Germany 2020”, dhe fituese ka dalë të jetë Leonie Charlotte von Hase , shkruan KultPlus.
Këtë vit kjo garë ka marë një kthesë të madhe, pasi që, vajza që është kurorëzuar me këtë titull është një 35 vjeçe, që hapë një portë të re për vajzat që synojnë këtë titull edhe në një moshë më të madhe.
Por veshja e këtyre vajzave nuk është një risi, kreatorja shqiptare tash e sa vite kujdeset për dukjen e vajzave që synojnë më të bukurën e këtij shteti, edhe këtë vit Flora Suldashi ka bërë kreacionet e kësaj gare, ku treshja më e mirë, pikërisht në momentin e kurorëzimit ishte e prezantuar me veshjet e Flora Suldashit./KultPlus.com