Filmi ‘Derë e hapur’ e Florenc Papas, fitues i dy çmimeve në Festivalin Evropian të Filmit

Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” ka fituar çmimin e publikut dhe çmimin cineuropa në Festivalin Evropian të Filmit, shkruan KultPlus.

Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin. / KultPlus.com

4 filma shqiptarë në Festivalin e Filmit Europian në Leçe

Katër filma shqiptarë do të prezantohen në Festivalin e Filmit Evropian në Leçe. Në këtë edicion të 21, filmi “Derë e hapur” i Florenc Papas do të jetë në garë, si një ndër filmat më të mirë evropianë.

Në këtë periudhë të vështirë që po kalon mbarë bota, përmes prodhimeve më të mira filmike europiane shfaqet dhe zbulohet qëllimi i kinematografisë, për të qenë një busull i domosdoshëm, që argëton dhe informon publikun mbi situata ekzistenciale. Nën këtë moto organizatorët  festivalit të filmit europian në Leçe kanë përzgjedh për të shfaq për publikun në këtë edicion të 21-të, edhe katër filma bashkëkohorë shqiptarë.

“Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit, “Dita zë fill” i Gentian Koçit dhe “Portreti i pambaruar i Klara Belinit” i Namik Ajazit do të jenë pjesë e seksionit Ballkanik gjatë netëve të këtij festivali. Ndërsa, “Derë e hapur” i Florenc Papas, i përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në OSCAR është gjithashtu edhe një ndër pretendentët në garë, për  trofeun si filmi më i mirë evropianë.

Në këtë edicion i 2020-s, i cilësuar si një gëzim i shtyrë nga pranvera në vjeshtë, përkatësisht në datat 31 deri në 7 nëntor për shkak të emergjencës së covid 19 do të konkurrojnë dymbëdhjetë filma evropianë për trofeun e festivalit.

Sikundër çdo vit, në qendër të festivalit është një nga mjeshtrat e mëdhenj të kinemasë europiane, kësaj here homazhet janë për regjisorin francez Oliver Assayas. Ndërsa, 30 vjet pas vdekjes do të kujtohet edhe Aldo Fabrizi, protagonist i neorealizmit dhe i komedisë italiane./shqiptarja/ KultPlus.com

‘Dera e hapur’ i Florenc Papas, filmi kandidat i Shqipërisë për Oscars 2021

Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” është filmi përfaqësues i Shqipërisë për Oscars që do të mbahet gjatë vitit 2021, shkruan KultPlus.

Lajmi u bë i ditur nga vetë regjisori i filmit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

‘Falemnderit dhe urime të gjithëve’, ka shkruar regjisori në njoftim.

Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin.

“Derë e hapur” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. / KultPlus.com

Përfundojnë xhirimet e filmit “Derë e hapur”, në fokus historia e dy motrave

Filmi “Derë e hapur” ka bërë bashkë regjisorin Florenc Papas dhe producentin Eno Milkani. Një filmi cili sjell në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare, por dhe emra të rinj, një projekt me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja.

Ky është një film i metrazhit të gjatë dhe regjisori tregon se xhirimet kanë përfunduar, duke shtuar se ka shumë rëndësi në aktivitetin e tij ky projekt. “Për mua realizimi i këtij projekti kinematografik ka rëndësi dhe përgjegjësia është e madhe. Një regjisor debutant merr një përgjegjësi ndryshe nga ato të karrierës, pasi vepra e tij do ta ballafaqojë me audiencën dhe me industrinë e filmit. Nga ana tjetër përgjegjësia vjen dhe prej bashkëpunëtoreve të tu, institucioneve financiare dhe një gjë e rëndësishme është sfida që ti bën me veten”, tregon regjisori. Sipas regjisorit Florenc Papas në këtë film në qendër është njeriu i thjeshtë.

““Derë e hapur” do të jetë një film intim, ku në qendër është ai njeriu i thjeshtë me plot ndjesi dhe komplekse brenda tij”, zbulon ai për filmin e tij që ka përfunduar xhirimet. Rolet në filmin “Derë e hapur” i janë besuar aktorëve të njohur për publikun por nuk mungon dhe një djalë 5 vjeçar. “Kasti i aktorëve përshin një shumëllojshmëri aktorësh, që nga djali i vogël 5-vjeçar deri tek emra të mëdhenj të kinemasë shqiptare si Guljelm Radoja, Lutfi Hoxha dhe Sotiraq Bratko”, vijon më tej regjisori. Ai tregon se dy personazhet kryesore i luajnë emra të njohur të ekranit Luli Bitri dhe Jonida Vokshi.

“Një dyshe mjaft e mirë dhe do ta quaj me plot bindjen të suksesshëm bashkëpunimin. Surpriza më e madhe ka qenë djali i vogël, i cili mund ta quajmë kryesor në film pasi përshkon edhe ai gjithë rrugëtim dhe ai është Maxwell Guzja”, shprehet mes të tjerave Florenc Papas regjisor i filmit “Derë e hapur” që ka përfunduar xhirimet gjatë vjeshtës. Shumë shpejt regjisori bën me dije se do të fillojë postproduksioni i filmit. Projekti kinematografik i filmit artistik me metrazh të gjatë “Derë e hapur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri, Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Kosovë, por ka gjetur financime dhe nga Eurimages, SEE Cinema Network. Producent Eno Milkani, Co-producent Besnik Krap, Goran Stojilkovic, Line producer Gerta Qurku

Ngjarjet në film

Filmi “Derë e hapur” i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen sipas regjisorit në Tiranë, Krrabë, Prrenjas dhe Lin. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës. Sipas regjisorit, personazhet e tjera janë episodike, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tre personazheve kryesore. “Ka këtë gjeografi, pasi zhanri i filmit i përket asaj që quhet road-movie, pra filmi ndodh në rrugëtim dhe hera- herës skenat zhvillohen në “kutinë” e veturës së personazhit kryesor.

Një hapësirë e limituar nga ana vizuale, por e fortë dramaturgjikisht për dy heroinat e filmit”, cilëson regjisori Florenc Papas. Filmi “Derë e hapur” tregon historinë e rrugëtimit të dy motrave, duke shkuar tek babai i tyre në fshat, tek e shkuara, fëmijëria e tyre. Motra e vogël kthehet shtatzënë dhe e pa martuar nga Italia. Motra madhe e pret në port dhe të dyja nisin rrugën për në fshat pa ditur se si do ballafaqohen me babain e tyre. Pas shumë peripecish dhe një mori marrëdhëniesh midis motrave, në një moment në histori ato i lidh e shkuara dhe i bën bashkë derisa ja dalin të shkojnë të babai i tyre në fshat, shkruan SotNews./ KultPlus.com

Dy projekte shqiptare mbështeten sivjet nga Euroimages

Bordi i Euroimages, që mbajti edicionin e 148 në Shkup, mbështeti sivjet dy projekte shqiptare, shkruan KultPlus.

‘Portret i papërfunduar i Clara Bellinit’ nga Namik Ajazi dhe ‘Derë e hapur’ nga Florenc Papas, janë projektet shqiptare që janë mbështetur sivjet nga Euroimages.

“ “Derë e Hapur” mbështetet nga EURIMAGES! Faleminderit bordit të saj. Falenderim special për Ylljet Alicka & Majlinda Tafa për mbështetjen tuaj të sinqertë. Falenderoj cdo individ dhe institucion për besimin dhe suportin tuaj për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti i cili është në përfundim të xhirimeve”, ka shkruar regjisori Florenc Papas në rrjetin e tij social Facebook, në lidhje me këtë mbështetje./ KultPlus.com

Kanë filluar xhirimet e filmit “Open Door” me regji të Florenc Papas

Më Tiranë, kanë filluar xhirimet e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Open Door” me regji të Florenc Papas, film që ka përfshirë një kastë të gjerë të aktorëve, shkruan KultPlus.

Filmi flet për shoqërinë patriarkale shqiptare dhe boshti i filmit vendoset mes dy motrave, Rudinës dhe Elmës, të cilat e kanë një baba shumë tradicional, dhe në shtëpinë e tij, motra më e vogël Elma kthehet nga jashtë shpatëzën dhe e pamartuar.

Me rolet kryesore në këtë film luajnë aktoret shqiptare: Luli Bitri dhe Jonida Vokshi, kurse me role të tjera luajnë edhe aktorët: Maxëell Guzja, Guljem Radoja, Visar Vishka, Elidon Aliko…Filmi për producent ka Eno Milkanin, kurse drejtor të fotografisë, Sevdije Kastratin./KultPlus.com