Kryetari Veliaj: Krenar për triumfin e Florian Markut në Tiranë

Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Floriani mund të kishte zgjedhur çdo arenë, në çdo vend të botës, por zgjodhi Shqipërinë dhe Tiranën për të triumfuar. Kryebashkiaku tha se pas një fitoreje të madhe, ka shumë punë, mund dhe djersë.

“Sot jam shumë i lumtur për suksesin e vëllait tonë, Flor Markut. Një histori e jashtëzakonshme, nga ato historitë që fantazia ndoshta nuk e përshkruan dot, por realiteti ndonjëherë tejkalon edhe fantazinë. Pas fytyrës se tij nuk është vetëm fati, por ka shume mund dhe djersë e shumë punë”, u shpreh Veliaj.

Florian Marku të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver./ KultPlus.com

Kushi pret boksierin Florian Marku, para sfidës së madhe në “Air Albania”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti sot në një takim boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku.

Gjatë takimit Kushi uroi që Marku të dhurojë fitore në ndeshjen përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez më 25 gusht në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Me kënaqësi të veçantë mirëprita në MAS një tjetër kampion, boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, i cili është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë ëBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez”, theksoi Kushi në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Kushi u shpreh se “uroj që Floriani dhe çunat kuqezi të na dhurojnë fitore të merituara dhe emocione të bukura në këtë ngjarje madhështore sportive, në 25 gusht, në stadiumin “Air Albania””.

Boksieri shqiptar, Florian Marku fitoi një vit më parë për herë të parë titullin kampion bote në IBF. /atsh /KultPlus.com

Florian Marku: Dueli në ‘Air Albania’ është ëndrra e fëmijërisë

Florian Marku do të realizojë një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë, pasi do të zhvillojë një nga përballjet më të rëndësishme të tij në Shqipëri, në “Air Albania”.

Boksieri shqiptarë, kampion bote në peshën “welter” në kategorinë IBF International ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka rrëfyer gjithçka për karrierën dhe të ardhmen e tij.

Shqiptari deri tani është i pamposhtur, pasi ka arritur të fitojë 11 duele ndërsa vetëm një herë është ndalur në barazim, duke shkruar historinë e boksit shqiptar. Për duelin e “Air Albania”, Marku është shprehur se kushdo që të jetë kundërshtari i tij, ai do të fitoj, pasi kërkon titullin botëror.

Marku synon të ngjitë shkallët e këtij Divizioni, ndërkohë që në duelin e fundit ai mposhti me “KO teknik” britanikun Chris Jenkins në vetëm katër raunde, për të mbrojtur titullin e kategorisë IBF International.

“Nuk më intereson se kë boksier do të me sjellin përballë. Ne luftojmë çdo ditë, stërvitemi çdo ditë, për ne është si të pimë një kafe. Unë mund të dueloj ndaj kujdo që do të më sjellin në ring. Sigurisht që ka emra të mirë në kategorinë e peshës “welter”. Gjithsesi, këdo që të më sjellin, unë do të luftoj ndaj tij” ka theksuar fillimisht boksieri shqiptar.

Një objektiv tërheqës për të do të ishte Chris Kongo, një luftëtar i fortë, i cili në fillim të këtij muaji mundi Sebastian Formella, pretendenti gjerman që ka luftuar me Conor Benn dhe Shawn Porter më parë”.

Nëse më paguajnë mirë, sigurisht që do të përballem me Kongon. Nëse shpërblimi financiar do të jetë i mirë, le të më sjellin edhe nga dy boskierë njëherazi. Nuk më intereson. Nuk më intereson vërtet. Unë dua të siguroj të ardhmen e familjes time dhe të jem kampion bote.

Conor Benn po paraqitet shumë mirë. Luftime të shkëlqyera, ai ka bërë punë të shkëlqyer. Sigurisht që do të doja të luftoja me të, por ai dëshiron të më shmangë dhe nuk dua ta diskutoj atë. Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Jam i kënaqur me rezultatet e mia. Unë jam i ri në këtë sport, ju e dini. Kam qenë një kikboksier dhe boksi është pak më ndryshe. Gjithsesi, jam duke u përmirësuar shumë dhe kam shumë më tepër për t’u treguar njerëzve.

Në Shqipëri, ndoshta në fund të gushtit, do të ishte një sfidë e madhe. Kjo ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Do të jenë rreth 26,000 njerëz atje dhe nuk mund të pres. Nëse kjo ndodh, është diçka e pabesueshme dhe të gjithë shqiptarët do të jenë atje”, ka përfunduar “shqiponja” kuqezi.

https://www.skysports.com/watch/video/12637844/florian-marku-its-my-dream-to-fight-in-albania / KultPlus.com

Kurti për fitoren e Markut: Na bëri krenarë të gjithëve

Florian Marku ka nokatuar në raundin e katërt Chris Jenkis dhe kësisoj ka arritur ta mbrojë titullin IBF në peshat e lehta, shkruan KultPlus.

Për fitoren e Markut ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është krenuar me sukseset e boksierit.

“Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur. Ndeshja e tij e 12-të, fitorja e 11-të. Kësaj radhe nuk iu deshën më shumë se 4 raunde për të mbrojtur titullin e tij, e për të na gëzuar e bërë krenarë të gjithë ne”, shkroi Kurti në “Twitter”.

Në 12 ndeshje, Marku nuk ka akoma asnjë humbje. /KultPlus.com

Boksieri Florian Marku fiton titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme.

Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin.

Kështu me vendim të ndarë, Florian Marku e fitoi këtë meç.

Dy gjyqtarë i dhanë pikët Markut, kurse njëri Prodanit. /KultPlus.com