Shitësi i librave në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Florim Beqiri i bënë thirrje Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të ditur arsyen e përjashtimit të tij si librashitës nga fondi që është ndarë vitin e kaluar në ndihmë për Covid-19, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Beqiri ka thënë se Kosova po humb moralin dhe dinjitetin për tu kujdesur për njerin nënshtetas të tij.
“Ky pak shtet që ka mbetur po humb moralin e dinjitetin për tu kujdesur për njeriun nënshtetas të tij.
Mkrs edhe pas disa ankesave nuk më ka kthyer përgjigje për arsyet e përjashtimit tim si librashitës nga fondi që ndau vitin e kaluar në ndihmë për covid-19.
Për të përfituar tender e fonde nga Mkrs duhet te kesh një biznes apo shoqate sipas rastit te skemave te dyshimta.
Mbi një skemë te dyshimtë është ngritur edhe i ashtuquajturi Panair Libri”, ka shkruar ai. / KultPlus.com