Nga Aurenc Bebja
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 26 prillit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me interesimin asokohe të mbretërisë shqiptare për të krijuar flotën e saj detare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shqipëria dëshiron të ketë një flotë detare
“Tiranë, 25 prill.
Aktualisht, qeveria shqiptare është duke negociuar me përfaqësuesit diplomatikë italianë blerjen e një kryqëzori prej çeliku (anije lufte shumë e shpejtë), i cili do të jetë njësia e parë e flotës detare shqiptare.
Është planifikuar më pas blerja e disa njësive të tjera që do të formojnë zemrën e flotës së luftës së shtetit shqiptar. (Centropa).”