‘Diplomaci’ nga Flutur Mustafa, poezi finaliste në konkursin e poezisë ‘KultStrofa’

Flutur Mustafa

U panë rrugës!
Të dy, nëpër shi!
S’dinin në iu rëndonin çadrat 
Apo pengu që mbanin në gji.

Dhe vunë buzën në gaz pa shkas,
Si për të thënë e po kjo s’është ndonjë çudi,
Edhe do takohen ndonjëherë qytetit 
E do përshëndeten me kurtoazi! 

Si në takime diplomatike do pyesin për jetën, pa futur shumë hundët gjithsesi,
Duke mos cënuar sovranitetin,
Pa pyetur për territoret si filozofi. 

U panë rrugës, hapat hodhën ngadalë! 
Asgjë s’kishte ndryshuar, si për habi! 
Aty ishte gjithçka-ja dhe asgjëja vet,
Ai i asaj, dhe ajo e atij!

Ulën shikimin, hapat u tretën!
A u tretën ndjenjat? Pak ka rëndësi…
Kur u pyetën nga ata që ua shtrëngonin dorën; kush ishte? 
Të dy si njëherësh, thanë: “Fytyrë e njohur nga diku, por s’më kujtohet, nuk e di!”/ KultPlus.com

Me emër shqip ‘flutur’ zyrtarizohet bashkëpunimi Dua Lipa dhe PUMA

Dua Lipa dhe Puma po e vazhdojnë parnteritetin e tyre, duke arritur të realizojnë një bashkëpunim të ri mes veti, shkruan KultPlus.

Pasi u emërua vjeshtën e kaluar si ambasador i markës, fituesja e Grammy dhe Puma po nxjerrin një koleksion të quajtur “Flutur”.

Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-s me një flutur.

Dua Lipa and Puma Team on First Collection

Koleksioni Puma x Dua Lipa “Flutur” do të publikohet më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane. Çmimi i koleksionit varion nga 30 deri në 110 dollarë. /KultPlus.com