Juristja e Medias, Flutura Kusari, ka pranuar sot Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë, për përkushtimin e saj për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë dhe më gjerë.
Ky nderim i saj nga presidenti federal gjerman Frank-Walter Steinmeier , u përcoll nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, moment të cilin edhe e ka publikuar në platformën X, përcjell klankosova.tv.
Ceremonia u përshëndet edhe nga ish-presidentja Atifete Jahjaga si dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.
Kusari, u nderua me këtë urdhër si shtetasja e parë kosovare, medalje e klasit të Kryqit të Meritave në Republikën Federale të Gjermanisë.
Shkrimtarja Flutura Açka ka publikuar fotografi me Helena Kadare pas takimit në Qendrën Kombëtare të Leximit, të cilat i ka shoqëruar me një shkrim mjaft të ndjerë. Shkrimtarja Açka përmes këtij postimi ka shprehur keqardhje për kohën që nuk janë takuar qysh nga viti 1996, për të shprehur fjalët e duhura në kohën e duhur.
“Paskëshin kaluar plot 28 vite. Kur u ndamë dje mendova se si nuk e kisha takuar në kohën e duhur për fjalët e duhura. Do t’i marrim me vete bashkë me heshtjen… të ruajmë kohën nga animi. Me Helena Kadarenë, maj 1996, mars 2024”, shkruan Açka./KultPlus.com
“Tulipanët e vonuar”, vëllimi me tregime i shkrimtares dhe deputetes Flutura Açka është përzgjedhur një ndër pesë finalistët e çmimit kombëtar për “Prozën e shkurtër” 2022.
“Ishte libri që më ka dhënë një kënaqësi të çuditshme: atë të përqendrimit të vetes në pak rreshta. E bën poezia këtë, por ka ritëm marrafrymës. Tregimi është një mrekulli që të magjeps ta shkruash. Ka pak lexues, thonë. Thonë, por nuk është e vërtetë, pasi çdo gjini letrare ka lexuesin e vet, dhe për shkrimtarin që e ka lexuesin e tij, është vetëm një mënyrë e re takimi, si të them, një gjuhë e re mes tyre”, thotë shkrimtarja Flutura Açka.
“Kam eksperimentuar duke e shkruar, kam ndërruar disa herë gjatë shkrimit të tij rrason e errët të jetës sime e kësisoj të mos ia vishja lexuesit zymtin tim, përzgjodha tregime me një gjeografi më të gjerë mbase se vetë jeta ime dhe stërvita durimin të ngjëroja në gurra të befta ngjarjesh, me kujdesin të mos hyj në përroin e ndërgjegjjes që shpesh më ka lypur shumë e më shumë faqe” – zbulon më tej autorja e librit me tregime, “Tulipanët e vonuar”.
Por pse të vonuar?
“Tulipanët e vonuar” ishte ura e brishtë nga “Biri” te libri që ende e kam ndër duar”, thekson Açka.
Kjo është bota ku pikturohen me nota të stilit të njohur të saj, një galeri qeniesh magjike që e kthejnë këtë libër i ckli gjendet në libraritë kryesore me një çmim për 100 lekë, është ndër më të veçantët dhe të rëndësishmit të autores.
DETAJET E LIBRIT Titulli: Tulipanë të vonuar Origjinali: Tulipanë të vonuar Gjinia: Tregime dhe novela Autor: Flutura Açka Shtëpia botuese: Skanderbeg Viti: 2022 Fq. 208
Përmbledhje mbi librin
Fantazma distopike që shfaqen në kohë pandemie, flutura të ardhura nga botëra të tjera, koleksionistë të dehur thikash, gra që ecin pikëpyetjeve të jetës njëlloj si në bulevarde qytetesh e shtigje pyjesh, fatalitete pa kohë që iu fanepsen të gjallëve në fundin e kohës së tyre biologjike, një gjindje plot larushi që ndërton shpesh gjendje surreale, me gjeografi të gjerë të atdheut të autores, Europës së sotme, dhe jo vetëm. Kjo është bota ku pikturohen me nota të stilit të njohur të saj, një galeri qeniesh magjike që e kthejnë këtë libër ndër më të veçantët dhe të rëndësishmit të autores. Pas suksesit me veprën “Biri”, fitues i Çmimit Kombëtar “Proza më e mirë e vitit 2020”, Flutura Açka vjen te lexuesi me vëllimin me tregime “Tulipanë të vonuar”, ndër më të beftët në listën e gjatë të veprave të saj./Liberale.al/KultPlus.com