“Fokus Award”, konkursi ndërkombëtar i fotografisë, që bën bashkë autorë shqiptarë dhe të huaj, tashmë ka mbërritur në edicionin e 14 dhe ka mbyllur fazën e aplikimeve.
Si konkursi i parë i fotografisë artistike dhe dokumentuese në vend, në bazë qëndron tradita e fotografisë shqiptare, por duke ndjekur dhe eksperiencat ndërkombëtare.
Me një fillim modest që në vitin 2006 në Fier, kur një grup entuziastësh që fotografinë e kishin pasion, arritën që të konkurs ta ngrenë në nivel ballkanik e më gjerë.
Tashmë me pjesëmarrje të fotografive nga e gjithë bota, paraqitja e tyre para një jurie ndërkombëtare do të kurorëzohet me dhënin e çmimeve.
Tema e këtij viti është “ Gjërat kanë ndryshuar’ .
Gjërat kanë ndryshuar, këndonte hidhësisht dhe Bob Dylan dhe konkursi nuk do aspak ta fshehë këtë. Fokus Aëard nëpërmjet artit të fotografisë kërkon të bëhet manifest i një rezistence artistike që e kapërcen këtë ndryshim, të ndikuar nga inteligjenca artificiale etj. Sepse inteligjenca njerëzore, nuhatja dhe ndjeshmëria e fotografit janë më të rëndësishme.
Fituesi do të shpërblehet sic do vit me 1000 euro. Cmimet e gjashtë kategorive të tjera janë honorifike dhe të shoqëruara me trofeun përkatës./Top Channel/KultPlus.com