Lumbardhi prezanton ekspozitën “Kino” të artistit Vladimir Miladinović

“Kino” është një ekspozitë e komisionuar nga Lumbardhi në mbështetje të procesit të ndërtimit dhe interpretimit të arkivit të Kinemasë Lumbardhi, me datë 19 Korrik paraqet ekspozitën “Kino” të artistit Vladimir Miladinović, përcjell KultPlus.

Ekspozita “Kino” do të hapet në ora 19:30 dhe do të qëndroj e hapur deri më 11 Gusht

Artisti u ftua të hulumton dhe të ndërvepon me arkivin e kinemasë, duke sjellë një tregim të shumëdimensional që kaplon pesë dekada të jetës së institucionit. Duke zbatuar metodën e tij të riprodhimit të përzgjedhjeve nga materialet arkivore të shkruara dhe vizuale, të cilat janë shtypur ose margjinalizuar në kujtesën kolektive të komuniteteve të vogla, Miladinović shfaq momente dhe marrëdhënie nga jeta e përditshme e një institucioni të dedikuar për shpërndarjen e vlerave, normave dhe praktikave në masa të gjera përmes filmit.

Projekti u zhvillua dhe u prodhua në partneritet me Forumin ZFD në Kosovë dhe Forumin ZFD në Serbi me mbështetjen e Ministrisë Federale për Zhvillim të Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ). Hulumtimi për këtë ekspozitë është mbështetur nga Foundation for Arts Initiatives.

I bazuar në Beograd, Vladimir Miladinović punon si artist i pavarur që nga viti 2007. Ai aktualisht është rezident i Arkivit UAL dhe Qendrës së Koleksioneve Speciale si hulumtues i arkivit të Stanley Kubrick dhe është pjesë e rrjetit të Metodologjive Vizuale të Trupëzuara VEM me bazë në Kolegjin Kings në Londër. Ai diplomoi në Fakultetin e Arteve Aplikative në Beograd dhe përfundoi doktoraturën në Departamentin e Teorisë së Artit dhe Medias në Universitetin e Arteve të Beogradit. Miladinović ishte anëtar i grupit punues “Katër fytyra të Omarskës”, një grup i artit/teorik që vë në pyetje strategjitë e prodhimit të memorialeve. Interesat kryesore të Miladinovićit qëndrojnë brenda politikës së kujtesës, manipulimit të medias dhe krijimit dhe riinterpretimit të historisë. Ndërsa puna e tij angazhohet me traumën e luftës dhe të pasluftës, që kanë të bëjnë jo vetëm me median, forenzikën, identifikimin politik dhe etik të prezantimit të krimeve të luftës, ato përqendrohen gjithashtu në ideologjitë aktuale të tranzicionit të mohimit dhe fshirjes. Duke pyetur se si mediat dhe institucionet në shoqëritë e pasluftës krijojnë hapësirë publike, gjithnjë duke formuar kujtesën kolektive, Miladinović përdor artin si një forum për të krijuar një kundër-sferë publike që ngre pyetje rreth luftës, propagandës mediale, manipulimit të narrativës, përgjegjësisë historike dhe angazhimit intelektual. Ai

ishte laureati në 53 vjetorin e çmimit të Salonit të Tetorit në Beograd dhe e fitoi çmimin nga fondi “Vladimir Veličković”./KultPlus.com