Aktorët e njohur hollywoodian, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, i kanë dhuruar 1 milion dollarë për organizatat joqeveritare “Foodbanks” në Amerikën Veriore, për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për personat në nevojë në këtë periudhë krizë të shkaktuar nga koronavirusi.
Çifti i famshëm i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu kërkuar edhe të tjerëve që t’i mbështesin organizatat, “Feeding America” dhe “Food Banks Canada”, si dhe e zbuluan lajmin e donacionit të tyre prej 1 milion dollarësh, që është një ndihmë e madhe për këtë kauzë, transmeton Koha.
“COVID19 ka ndikuar tej mase tek të moshuarit dhe familjet me ta ardhura të ulëta. Blake dhe unë po i dhurojmë 1 milion dollarë të cilat do të ndahen për dy organizata joqeveritare ‘Feeding America’ dhe ‘Food Banks Canada’. Nëse keni mundësi, ju lutem dhuroni për këto organizata sepse kanë nevojë për ndihmë. Kujdesuni për trupin dhe zemrën tuaj. Leni vend për argëtim dhe lumturi. Telefononi personat që janë të vetizoluar, sepse mund të kenë nevojë për të komunikuar me dikë,” shkruhej në mesazhin e aktorëve të postuar në Instagram.
Donacioni i çiftit të famshëm vjen disa ditë pasi organizata “Feeding America” bëri thirrje për ndihmë, pasi gjatë kësaj krize të shkaktuar nga koronavirusi po provojnë të sigurojnë ushqim për personat në nevojë. / KultPlus.com