Piktori shqiptar, pjesë e “Art Athina 2023”, evenimenti më i madh vjetor i artit në Greqi

Piktori shqiptar, Fotis Kllogjeri prej kohësh jeton dhe vepron në Selanik të Greqisë. Duke qenë shumë aktivë, aisëfundmi u bë pjesë e “Art Athina 2023”, evenimenti më i madh vjetor i artit në Greqi.

Foti Kllogjeri është një artist i lindur në Shqipëri (1973) me diplomë nga Universiteti i Arteve të Bukura të Tiranës. Që nga viti 1996 jeton dhe pikturon në Selanik Greqi, qytet i cili pati një ndikim të madh në temat e tij të pikturës. Kryesisht pikturon me vajra në telajo pambuku, por është i dashuruar edhe pas bojërave uji, duke kuruar një ekip artistësh shqiptarë në festivalin vjetor të akuarelit në Fabriano-Itali. Mes shumë temave të pikturës, ai është fokusuar kryesisht në peizazhet e sotme të qytetit, mjetet e transportit, udhëtarët dhe vrullin e jetës së përditshme. Duke balancuar stilin e tij të pikturës midis figutativës dhe abstraktit, ai zbërthen temat e tij, me pika bojërash, shtresa të trasha boje dhe linja e forma gjeometrike. / / KultPlus.com