80-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Gonxhja ndan foton ikonike të piktorit Bukurosh Sejdini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përkujtoi sot 80-vjetorin e Çlirimit të Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë një vepër artistike ikonike nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve.

“17 Nëntori, 80 vjet nga çlirimi i Tiranës,” shkroi ministri, duke shoqëruar postimin me veprën “Çlirimi i Tiranës” të piktorit Bukurosh Sejdini, realizuar në vitin 1957.

Vepra, e cila është pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, sjell në kujtesë emocionet dhe heroizmin e atyre ditëve historike që çuan në çlirimin e kryeqytetit, duke mbetur një simbol i sakrificës dhe lirisë për të gjithë shqiptarët./atsh/ KultPlus.com

Vajza e Kadaresë ndan një foto: Babai me Dritëroin

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, ka ndarë një foto të babait të saj me poetin Dritëro Agolli.

Në këtë fotografi bardhë e zi të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, shihen shkrimtarët Kadare dhe Agolli në rininë e tyre.

“Duke sistemuar arkivat e familjes, gjeta këtë foto të bukur të babit dhe Dritëroit të rinjë”, ka shkuar Besniana Kadare.

Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare konsiderohen ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, të cilët përveç kolegë kanë qenë edhe shokë gjimnazi në shkollën “Asim Zeneli”, të Gjirokastrës./ KultPlus.com

Fotot magjepsëse të Super Hënës Blu, ja si duket në vende të ndryshme të botës

Super Hëna Blu ka ndriçuar qiellin e Tokës mbrëmjen e sotme, duke sjellë gjithashtu dhe foto magjepsëse të saj nga vende të ndryshme të botës.

Një Superhënë është kur Hëna e plotë është më afër Tokës, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se normalja.

Deri në 15% më e ndritshme dhe 30% më e madhe se Hëna e plotë e zakonshme.

Termi “superhëna” u krijua për herë të parë nga astrologu Richard Nolle në 1979, si “ose një hënë e re ose e plotë që ndodh kur hëna është brenda 90% të afrimit të saj më të afërt me Tokën”, sipas NASA-s.

Superhëna e gushtit do të jetë e para nga katër këtë vit, me të tjerat që do të ndodhin më 17 shtator, 17 tetor dhe 15 nëntor.

Ajo duket e ndryshme në vende të ndryshme të botës dhe shumë persona në rrjet nuk nguruan ta postonin si dukej ajo nga vendndodhja e tyre

Një foto e rrallë e Ismail Qemalit në Kongresin e Xhonturqve më 1902, në Paris

Nga Evarist Beqiri

Në fillim të shkurtit 1902, u mblodh në Paris, Kongresi 1-rë i Xhonturqve ose thënë ndryshe Kongresi i Opozitës Liberale Osmane. Fotografia që po sjellim është botuar në një nga revistat e përjavshme italiane më të lexuara të kohës “L’illustrazione italiana”, më 15 shkurt 1902.

Në qendër të fotografisë gjendet Princi i kurorës Sabahaddin-i (Sabahedin) dhe në të djathtë të tij gjendet Ismail Qemal Bej Vlora.

Njëkohësisht po publikojmë për herë të parë edhe artikullin për Kongresin Otoman, të publikuar nga gazeta franceze “Le Bloc”, i shkruar nga Xhorxh Klemanso (Georges Benjamin Clemenceau 1841-1929), më 22 shkurt 1902.

Aty pasqyrohet edhe zgjedhja e Ismail Qemal në Komitetin e Përhershëm. Kjo gazetë përgatitej dhe botohej asokohe nga Xhorxh Klemanso, burrështetas francez, mjek dhe gazetar, i cili më pas do të bëhej edhe kryeministër i Francës.

Ismail Qemali kishte spikatur në qarqet intelektuale turke edhe në ato evropiane si përkrahës i parimeve liberale. Ai përkrahte parimin e decentralizimit të Perandorisë Osmane, respektimin e të drejtave kombëtare dhe rivendosjen e kushtetutës osmane.

Ismail Qemal Vlora ishte një figurë kyçe si e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ashtu edhe e Revolucionit të Turqve të Rinj. Ismail Qemali, së bashku me eksponentë të tjerë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si Ibrahim Temo, Dervish Hima, Jashar Erebara etj., u përfshinë në lëvizjen e Turqve të Rinj (Xhonturqve), duke pasur parasysh synimin e kësaj lëvizjeje për rivendosjen e kushtetutës së vitit 1876.

Ata e shikonin atë si një mundësi për të realizuar të drejtat kombëtare shqiptare. Por, për shkak se Ismail Qemali i mbeti besnik vizionit dhe ideve të tij, ai u nda me Turqit e Rinj që në kongresin e zhvilluar në Paris më 1902, pavarësisht se ai ishte edhe një prej organizatorëve të tij.

Ismail Qemali pas arratisjes së tij të bujshme nga Kostandinopoja më 1 maj 1900, vazhdonte të banonte në Bruksel, ndërkohë dy djemtë e Damat Mahmudit, – princi Sabahedin dhe princi Lutfullah nga familja perandorake osmane – u kthyen nga Egjipti dhe u ngulën me banim në Paris, ku dhe po bënin plane për të thirrur një kongres për të diskutuar situatën në Turqi. Ata shkuan në Bruksel, ku e takuan dhe e ftuan edhe Ismail Qemalin që të merrte pjesë në këtë kongres të liberalëve osmanë, që ishin në azil nëpër Europë.

Ismail Qemali vendosi si kusht kryesor për pjesëmarrjen e tij në këtë kongres, që aty të përfaqësoheshin të gjitha etnitë e Perandorisë, në mënyrë që të formuloheshin dëshirat e të gjithë popujve. Kushtet e tij u pranuan dhe ai shkoi në Paris, ku u mbajt kongresi. Pas debatesh të gjata e të nxehta, shumica e Kongresit të Turqve të Rinj, e kryesuar nga princi Sabahedin dhe e përkrahur nga Ismail Qemali, dha pëlqimin t’u drejtohej një thirrje Fuqive për një regjim në përputhje me parimet e Kushtetutës së 1876. Ky organizim duhet të përfshinte të gjithë elementët etnikë në Turqi, duke u garantuar liri e drejtësi dhe mbrojtje të të drejtave kombëtare të tyre. Por një ndarje e thellë u shënua lidhur me çështjen e ndërhyrjes së huaj. Grupi, i kryesuar nga filozofi Ahmed Riza, i cili këmbëngulte për një pushtet qendror të fortë, e kundërshtonte me forcë çfarëdolloj ndërhyrje të jashtme. Kështu që midis Turqve të Rinj filluan të merrnin formë dy rryma kryesore, njëra që favorizonte nacionalizmin turk dhe tjetra otomanizmin liberal.

Turqit e rinj përkrahnin idenë e pushtetit të qendërzuar, ndërsa kombësitë joturke si shqiptarët dhe armenët ishin për decentralizimin e pushtetit. Ideja që përkrahte Ismail Qemali ishte dhënia e autonomisë për kombësitë joturke në perandori. Ismail Qemali mori pjesë në kongresin e xhonturqve si shqiptar dhe ai kurrë nuk u bë xhonturk. Parulla e Ismail Qemalit ishte: “As me turqit e vjetër as me turqit e rinj, por të punojmë për vatanin.” Ismail Qemali ka bashkëpunuar me xhonturqit vetëm kur kjo ishte në interes të çështjes shqiptare. Ai kishte rezervat e veta ndaj krerëve xhonturq, ashtu si edhe krerët xhonturq kishin rezervat e tyre ndaj Ismail Qemalit.

Megjithatë, xhonturqit kishin nevojë për burra shteti dhe njerëz të kalibrit të Ismail Qemal Vlorës. Ata i propozuan atij kryesimin e organit të tyre më prestigjioz të shtypit, gazetës “Osmanllë”. Ai nuk e pranoi propozimin, për arsye se, siç thoshin xhonturqit, “Ismail Qemali përpara çdo gjëje mendon për Shqipërinë.”. Sejfi Vllamasi, në librin “Ballafaqime politike”, shkruan se: “Ismail Qemali, i shquar si diplomat e patriot shqiptar, dhe me një prestigj të konsiderueshëm në Shqipëri e në Turqi dhe jashtë kufijve të perandorisë, peshonte rëndë. Për këtë shkak, xhonturqit e urrenin dhe ia kishin frikën.”.

Ismail Qemali e shikonte bashkëpunimin me Turqit e Rinj si pjesë e luftës së përbashkët të shqiptarëve dhe turqve për vendosjen e rendit kushtetues në Perandorinë Osmane. Por, nga ana tjetër, ai kërkonte të ruante pavarësinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nga lëvizja xhonturke. Ai nuk dëshironte që shqiptarët të identifikoheshin si turq, osmanë apo myslimanë. Siç do të tregonin më pas faktet, politika dritëshkurtër dhe nacionaliste e xhonturqve, vuri në rrezik jo vetëm ekzistencën e popullit shqiptar, por edhe vetë ekzistencën e pavarur të kombit turk, i cili shpëtoi vetëm falë revolucionit të udhëhequr nga Mustafa Qemali.

Ismail Qemali e shikonte vijimin e bashkëpunimit midis turqve dhe shqiptarëve në luftën e përbashkët për ta futur Turqinë në rrugën e reformimit dhe njohjes së të drejtave kombëtare dhe autonomisë për popujt brenda Perandorisë, duke u dhënë atyre autonomi sa më të gjerë në përputhje me nenin 23 të Traktatit të Berlinit. Largpamësia politike e Ismail Qemalit shfaqet edhe në letrën e datës 18 tetor 1900, nga Brukseli, ku pasqyrohen mendimet e shprehura nga Ismail Qemali lidhur me të ardhmen e Perandorisë Osmane. Pavarësisht verbërisë proverbiale të xhonturqve, Ismail Qemali e kishte kuptuar që herët rrezikun që u kanosej shqiptarëve nga shpërbërja e Perandorisë Osmane. Nuk do të kalonte asnjë dekadë dhe parashikimet e Ismail Qemalit do të bëheshin realitet.

Sytë nga Perëndimi

Ismail Qemali ishte një shqiptar, i cili i përkiste fesë myslimane. Si mysliman dhe anëtar i Perandorisë, ai ishte për ruajtjen e Perandorisë Osmane. Por njëkohësisht si shqiptar, ai mbështeste një qeverisje të decentralizuar, e cila do të bënte të mundur autonominë e Shqipërisë. Në grupin e xhonturqve të Ahmed Riza-it, ai shikonte jo vetëm tendencën për një qeverisje të centralizuar, por edhe dëshirën për dominim të elementëve turq në Perandori.

Ismail Qemali përkrahte grupin e princit Sabahedin, pasi aty shikonte mundësinë për të fituar më shumë të drejta dhe liri për shqiptarët si grup etnik. Në këtë periudhë, aktiviteti i Ismail Qemalit fokusohej njëkohësisht te rrëzimi i sulltan Abdyl Hamidit II dhe në lëvizjen kombëtare shqiptare, e cila ishte duke fituar terren gradualisht. Prandaj, ai hartoi edhe një projekt për fillimin e një revolucioni kundër sulltanit nga provinca e Tripolitanisë. Ismail Qemali përkrahte decentralizimin e thellë të Perandorisë Osmane, dhe sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë nënshtetasit pa dallim kombësie dhe feje.

Ismail Qemali ishte mbrujtur me konceptet liberale, prandaj e shikonte të ndërlidhur zhvillimin ekonomik të vendit me depërtimin e kapitalit të huaj. Në lëvizjen kombëtare shqiptare ai përkrahu fillimisht autonominë kulturore dhe më pas autonominë politike dhe administrative nën Perandorinë Osmane. Këtë stad Ismail Qemali e shikonte të nevojshëm për mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit të ri dhe si pararendës të formimit të shtetit të pavarur shqiptar.

Ismail Qemali mendonte se krijimi i një shteti shqiptar të fuqishëm do të pengonte shtrirjen e mëtejshme të sllavizmit në Ballkan dhe afrimin e Rusisë në Mesdhe. Kjo doktrinë qëndronte në themel të programit politik të Ismail Qemalit dhe po ky koncept qëndron edhe sot në themelet e aleancave strategjike të shtetit shqiptar. Ismail Qemali i drejtoi sytë e shqiptarëve nga Perëndimi. Ai nuk bënte pjesë në grupin e atyre që i kishin sytë nga Lindja dhe ndiheshin më tepër myslimanë dhe turq, sesa ndiheshin shqiptarë. Ai bënte pjesë në grupin e atyre shqiptarëve që e vendosnin kombin mbi fenë dhe mundësuan krijimin e kombit shqiptar mbi tri fe të ndryshme. Ismail Qemal Vlora u përpoq që ta përmirësonte Perandorinë Osmane, së cilës i shërbeu me zell dhe i kushtoi një pjesë të mirë të jetës së tij.

Në fund, Ismail Qemal Vlora veproi njësoj si baballarët e kombit dhe hartuesit e Deklaratës së Pavarësisë amerikane në vitin 1776, të cilët pavarësisht se i kishin shërbyer Perandorisë Britanike, në fund e luftuan shtypjen e padrejtë dhe e udhëhoqën kombin e tyre drejt lirisë dhe pavarësisë. Thomas Jefferson deklaronte se: “Nuk ka njeri në Perandorinë Britanike që ta dojë më shumë se unë bashkëjetesën me Britaninë e Madhe. Por, në emër të Zotit që më ka bërë, më mirë vdes sesa ta lejoj këtë bashkim me ato kushte që propozon Parlamenti Britanik; dhe në këtë rast mendoj se përfaqësoj ndjenjat e Amerikës.”. Një ide e ngjashme do të vërtitej edhe në mendjen e Ismail Qemalit, për raportet turko-shqiptare, 136-vite më pas kur ai shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë…/balkanweb/ KultPlus.com

Çmimet Botërore të Fotografisë së Natyrës 2024 (FOTO)

Janë zbuluar fituesit e çmimeve Botërore të Fotografisë së Natyrës!

Nga një pamje drithëruese e dy zebrave që bien viktimë e ndjekjes së një gatopardi, te një kukapik lozonjare që po kthehet në shtëpi mbi një buall të egër, fotografitë shtrihen në të gjithë globin, duke shfaqur bukurinë dhe ashpërsinë e natyrës.

Tracey Lund nga Britania e Madhe fitoi çmimin kryesor, duke marrë një shpërblim në të holla prej 1000 dollarësh, për fotografinë e saj mahnitëse të dy xhaketave që gjuanin një peshk nën valët në brigjet e ishujve Shetland.

Sjellja – Zogjtë
Fituesja: Tracey Lund – ‘Underwater gannets’

Tracey Lund: 'Underwater gannets'

Portrete të kafshëve
Fituesi: Nicolas Remy – ‘Anger fish’

Nicolas Remy: Anger fish

Sjellja – Gjitarët
Fituesi: Alex Brackx – ‘Those last seconds’

Alex Brackx: Those last seconds

Nën ujë
Fituesi: Andy Schmid – ‘Crowd control’

Andy Schmid: Crowd control

Njerëzit dhe natyra
Fituesi: Pavlos Evangelidis –  ‘Catch of the day’

Pavlos Evangelidis: Catch of the day

Sjellja – Amfibët dhe zvarranikët
Fituesi: John Seager – ‘Head massage’

John Seager: Head masssage

Arti i natyrës
Fituesi: Miki Spitzer –  ‘Earth’s treasure’

Miki Spitzer: Blue watery veins, glacial braids and golden sediment

Jeta e egër urbane
Fituesi: Roy Wiesner -‘Dragon’s nest’

Roy Wiesner: Dragon's nest

E zeze dhe e bardhë
Fituesi: Richard Li – ‘Graceful turn’

Richard Li: Graceful turn

Peizazhet dhe mjediset e planetit Tokë
Fituesi: Ivan Pedretti – ‘Winter in Stokksnes’

Ivan Pedretti: Winter in Stokksnes

Fotogazetaria e natyrës
Fitues: Celia Kujala – ‘The Dangerous Toy’

Celia Kujala: The Dangerous Toy

Sjellja – Jovertebrorët
Vendi i dytë: Panagiotis Dalagiorgos –  ‘Not so silent hill’

Panagiotis Dalagiorgos: Not so silent hill

E zeze dhe e bardhë
Vendi i dytë: Tom Way – ‘Under a mother’s guidance’

Tom Way: Under a mother's guidance

Sjellja – Zogjtë
Vendi i dytë: Laskshitha Karunarathhna:  Oxpecker and water buffalo

Laskshitha Karunarathhna: Oxpecker and water buffalo

‘Rrugët e Shkodrës n’Karnaval’, foto nga atmosfera magjike

Qyteti i Shkodrës po përjeton ditët e bukura festive të Karnavaleve që nisën të premten dhe përfundojnë të dielën me Paradën e Karvanit.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ishte e pranishme në Shkodër me fotoreporterin Agim Dobi për të kapur momentet më interesante të Karnavaleve dhe për të përcjellë atmosferën e gëzueshme që ato sollën në qytet.

Qindra qytetarë, të mëdhenj dhe të vegjël, i janë bashkuar nismës së bashkisë së Shkodrës për ta shndërruar qytetin në një “ballo me maska” për tre ditë e tre netë rresht, ndërsa aktivitetet e planifikuara kanë angazhuar dhjetëra të rinj e të reja.

Prej disa ditësh fëmijë, të rinj e të rritur, nxënës e mësues, artistë, instrumentistë e akrobatë, artizanë e bejtexhinj, punonjës të hotelerisë e kulinarisë, fotografë e dizenjues po përfshihen në atmosferën e karnavaleve.

Nga e premtja deri sot ata garuan me krijimtarinë dhe imagjinatën e tyre, ndërsa një juri profesioniste do të vlerësojë me çmime më të mirët.

E shtuna nisi me Paradën e të rinjve, ndërsa vijoi me performanca artistike nga shkollat, ndërsa pasdite pati aktivitete në punëtori, krijim i maskave, Facepainting, Kllounata.

Atmosfera vijon me shfaqjen e dritave në fasada ndërsa deri pas mesnate grupe shëtitëse artistësh me veshje e maska veneciane vizitojnë baret e restorantet e qytetit.

Aktiviteti kryesor i së dielës do të jetë parade e Karvanit.

Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen. Festimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90./atsh/KultPlus.com

NASA ka publikuar foton e parë të mostrave nga asteroidi Bennu

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka hapur më në fund kontejnerin e mostrave nga asteroidi Bennu dhe ka publikuar foton e parë të përmbajtjes së mbledhur.

Pjesë e misionit të anijes kozmike OSIRIS-REx ishte mbledhja e mostrave nga asteroidi Bennu, i cili kreu një manovër fluturimi dhe i hodhi ato për të arritur në Tokë, përpara se të fillonte një mision të ri.

Mostrat hynë me sukses në atmosferën e Tokës dhe më pas u ulën të sigurt në Tokë, por shkencëtarët në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s patën probleme me hapjen e kontejnerit. Konkretisht, problemi ishte në dy grila nga 35 gjithsej që përbëjnë Mekanizmin e Përvetësimit të Kampioneve Touch-and-Go (TAGSAM).

Për shkak të kësaj, tetorin e kaluar u ndalua çmontimi në mes të procesit, me qëllim që të projektohen dhe prodhohen dy vegla shumë-pjesëshe nga metali më i fortë, një lloj specifik prej çeliku inoks jomagnetik kirurgjik.

Ekipi i shkencëtarëve testoi me sukses mjetet e reja dhe vazhdoi me hapjen e TAGSAM. Procesi u krye me sukses dhe më në fund shkencëtarët fituan akses në ekzemplarët, të cilët u fotografuan në detaje nga Erika Blumenfeld dhe Joe Ebersold./alsatm/KultPlus.com

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi të rrallë

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi të shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve, të niste armiqësia – shkruan Blendi Fevziu, i cili përcjell këtë shkrepje historike.

“Vjenë, 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, në një fotografi të rrallë.

Të dy, më pas do të ishin deputetë, kryeministra dhe deri armiq politikë.

Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake, për atentatin e dështuar ndaj mbretit Zog në Vjenë, ndërsa Zogu u akuzua për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik. Të dy bashkë, i kanë sot monumentet në qendër të Tiranës”, – shkruan ai. / KultPlus.com

Fotografitë ekskluzive të shpalljes mbret të Ahmet Zogut

Nga Aurenc Bebja

“Excelsior” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit dhe të premten e 7 shtatorit 1928, në faqet n°6, fotografitë e ceremonisë së shpalljes mbret të Ahmet Zogut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Shpallja e Ahmet Zogu, mbret i Shqipërisë, si Zog I – Excelsior 6 shtator

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pasi priti delegacionin e Asamblesë Kushtetuese, i cili i komunikoi lartësimin e tij në fronin e Shqipërisë, Ahmet Zogu, i shoqëruar nga oficerë dhe një skuadron kalorësish, shkoi në Asamblenë Kushtetuese, ku u betua për detyrën e re duke lexuar formulën e shenjtë, të cilën më pas e nënshkroi.

Foto : Në Tiranë, në dalje të Parlamentit shqiptar pas shpalljes së mbretërsië – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Në Tiranë, në dalje të Parlamentit shqiptar pas shpalljes së mbretërsië – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Anëtarët e trupit diplomatik me rroba civile dhe personalitetet shtetërore morën pjesë në takim. 

Foto : Ahmet Zogu – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Ahmet Zogu – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pati njëqind e një të shtëna me top me rastin e  ngjitjes së tij në fron.

Foto : Rezidenca e mbretit të ri të Shqipërisë në Shkodër – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Rezidenca e mbretit të ri të Shqipërisë në Shkodër – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Festimet që shoqëruan, në Tiranë, kurorëzimin e mbretit të Shqipërisë, Zogu I – Excelsior, 7 shtator

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne bëmë një përmbledhje të detajuar të ceremonive që u zhvilluan në Tiranë për kurorëzimin e Ahmet Zogut si mbret i Shqipërisë.

Foto : Mbreti në mes të ministrave të tij pas shpalljes. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Mbreti në mes të ministrave të tij pas shpalljes. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Parada e ushtarëve para shtëpive të zbukuruara. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Parada e ushtarëve para shtëpive të zbukuruara. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Studentët demonstrojnë në favor të Zogut I – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Studentët demonstrojnë në favor të Zogut I – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sot morëm fotografitë që botojmë më lart, të cilat ilustrojnë këto ngjarje dhe tregojnë shkëlqimin dhe entuziazmin me të cilët u festua shpallja e sovranit të ri.

Zogu I, i cili ka bërë betimin për detyrën e re duke lexuar formulën e së cilës ai ka nënshkruar tekstin, do të jetë një sovran kushtetues.

Ai njoftoi kombet e ndryshme me rastin e ngjitjes së tij në fron/KultPlus.com

Kushtrim Kunushevci, mjeshtër i “retouching” për koleksionin ‘Barbi’ të veshjeve ‘Zara’

Si një virtuoz i “retouching”, Kushtrim Kunushevcit i është besuar fotosesioni i koleksionit të brendit të veshjeve “Zara” në bashkëpunim me filmin më të përfolur të momentit “Barbie”, shkruan KultPlus.

Ky artist i fotografisë, është një talent i shquar në përpunimin e fotografive, me një aftësi të rrallë për të sjellë magjinë dhe përsosmërinë në çdo imazh.

Puna e tij e më hershme, vizioni i qartë artistik dhe pasioni i thellë për detajet, ka bërë që të marr besimin e plotë të fotografes së njohur Nadia Lee Cohen e cila për të finalizuar fotografitë e këtij koleksioni ka zgjedhur kosovarin Kushtrim Konushevci.

Në këtë rast, ai ka qenë pjesë e një projekti të jashtëzakonshëm, ku ai është përfshirë në përpunimin e fotove të koleksionit të ri të brendit të njohur “Zara”.

Ky koleksion është një përzierje e stilit dhe elegancës, që sjellë në jetë punën e shquar të dizajnerëve të talentuar të brendit.

Ndërsa bota e modës dhe e kinemasë vazhdon të evoluojë, Kushtrim Kunushevci mund të shihet si frymëzim për të rinjtë, duke ju dhënë shembull që me punë dhe përkushtim arrihet edhe deri te bashkëpunimet e tilla. / KultPlus.com

Fotografi nga dasma e Dhimitër dhe Roza Anagnostit (FOTO)

Roza dhe Dhimitër Anagnosti janë një çift i njohur shqiptar, të cilët gjatë jetës së tyre kanë ushtruar profesione nga bota e filmit, shkruan KultPlus.

Dhimitër Anagnosti (Vuno, 23 janar 1936) është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Ndërsa Roza Anagnosti,  (Tiranë, 27 tetor 1943) është aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë e cila mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Roza dhe Dhimitër Anagnosti janë martuar në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, nga dasma e të cilëve KultPlus ju sjell një fotografi:

Koliqi, Asdreni, Fishta dhe Lasgushi në një fotografi të rrallë

Kjo është një fotografi e rrallë në të cilën shihen disa nga emrat e mëdhenj të letërsisë shqipe në një fotografi të përbashkët, shkruan KultPlus.

Marie Lasgush Pogradeci, pati publikuar një fotografi të realizuar në shkurt të vitit 1938 gjatë festimeve në Shkodër, në Kinemanë Rozafa.

Në këtë fotografi mund të shihni të ulur Ernest Koliqin, tutje Asdrenin, Gjergj Fishtën dhe Lasgush Poradecin. / KultPlus.com

Fisnikëria femërore përmes tre grave në tre breza dhe tre kohë të ndryshme

Në fotot e mëposhtme, pasqyrohen tre periudha të ndryshme historike të Shqipërisë gjatë shekullit XX, përmes tre protagonisteve femërore që janë përjetësuar në këto pamje fotografike në tre dhjetëvjeçarë të ndryshëm të njëqindvjeçarit të kaluar.

Në foton e parë shfaqet zonja Ana, një korçare e fisme dhe tepër e hijshme, me origjinë nga Dardha e kulturuar, vatër patriotike dhe simbol përparimi e qytetërimi në kreshtën malore përmbi Korçë, një vendbanim kryeneç ku patën vluar veprimtaritë atdhetare qysh në shekullin XIX, dhe nga ku qenë nisur ndër shqiptarët e parë në mërgim gjer në SHBA, ku do të themelonin shoqatat kryesore në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare.

Në këtë foto të fundit të viteve 1920 në Korçë, zonja Ana (e cila pikërisht kështu do të vijonte të quhej nga të gjithë, përfshirë funksionarët monistë, edhe në periudhën e errët të regjimit totalitar, ku fjala “zonjë” ishte tashmë e ndaluar, dhe të tërë quheshin “shokë e shoqe”) gjendet në një Soirée, siç quheshin nga frankofonët korçarë, ballot festive që zhvilloheshin rregullisht gjatë kremteve të rëndësishme shtetërore dhe fetare, në Korçë e rrethina.

Ballot e tilla përbënin rastet e veçanta, ku qytetaria korçare, mblidhej bashkërisht për të kremtuar nën ritmet e vallëzimeve më në modë të importuara vazhdimisht nga Oksidenti, të veshur gjithnjë alla-frënga me petka farfuritëse, duke dëfryer njëlloj sikur të gjendeshin në Paris, Londër apo Romë.

Ndërkaq në foton e dytë, mund të shohim Antigonin, vajzën e zonjës Ana, e cila në fillimin e viteve 1940, është nxënëse në Institutin Femëror Nëna Mbretëreshë në Tiranë, i cili gjatë pushtimit italian, do të quhej më tutje Donika Kastrioti.

Në këtë institut patën studiuar vajzat e familjeve më të kamura, më të kulturuara dhe më të spikatura të Shqipërisë dhe më gjerë të trojeve shqiptare, përfshirë disa nga eksponentet më të njohura të regjimit të ardhshëm monist, por edhe disa nga disidentet më të shquara, të cilat do ta pësonin nga diktatura.

Në foton në fjalë, Antigoni është mes shoqeve të saj të klasës, bijat e disa nga familjeve më të ngritura kulturalisht të Tiranës dhe Durrësit, bashkë me profesorin e tyre të latinishtes dhe greqishtes së lashtë.

Kurse në foton e tretë gjejmë Luizën, vajzën e Antigonit dhe mbesën e Anës, e cila, veshur me kostumin tradicional të nusërisë së Shqipërisë së Mesme, në fundin e viteve 1970, ka pozuar për një konkurs të njohur të asaj periudhe, kushtuar trashëgimisë etnografike dhe kulturore shqiptare.

ELVI SIDHERI

Shkrimtar dhe përkthyes shumëgjuhësh…

Stërnipi, nipi dhe djali i protagonisteve të këtyre fotove të paharrueshme. / KultPlus.com

Kështjellat e lashta të Evropës vijnë në një dritë të re përmes fotove dramatike


Për shekuj me radhë, kështjellat mesjetare – të mëdha, triumfet e izoluara të muraturës – kanë mbajtur një vend të veçantë në imagjinatën perëndimore, duke ngjallur njëkohësisht një ndjenjë historie, fantazie, lufte dhe romantike. Ato janë sfondi i përjetshëm për dramat e periudhës dhe librat për fëmijë, broshurat e udhëtimit dhe përhapjet e modës.

Por në librin e tij të fundit, “Epoka e gurit: Kështjella e lashtë e Evropës”, shkrimtari dhe fotografi Frédéric Chaubin u përpoq të prishte stereotipet e njohura, duke përdorur prozën dhe fotografinë për të lidhur mesjetarin me modernistin.

“Në vend që t’i konsideroja ato thjesht si mbetje historike, unë isha shumë më i interesuar të ndërtoj një lidhje midis kësaj arkitekture shumë primitive dhe bazave dhe parimeve të modernizmit, të cilat u krijuan pak a shumë në fillim të shekullit të 20-të përmes punimeve teorike të Adolf Loos ose Le Corbusier”, shpjegoi ai në një intervistë telefonike, duke iu referuar teoricienëve dhe arkitektëve me ndikim që lobuan kundër zbukurimeve dhe nderuan forma të pastra.” (Parimi) që forma ndjek funksionin shprehet në mënyrë të përsosur në këtë arkitekturë shumë, shumë primitive. ”

Kur kështjellat u shfaqën për herë të parë në shekullin e 10-të si një alternativë ndaj strukturave prej druri, ato u parashikuan si banesa të fortifikuara për klasën sunduese. Dekorimi i trullosur i mbrojtjes: Kullat u ndërtuan lart për të mbrojtur banorët nga kërcënimet e jashtme, hendeqet ishin mbrojtje në vend të elementeve ujore dhe dizajnet u përshtatën për t’iu përshtatur rregullave të ndryshimit të luftës ose nevojave shtëpiake të banorëve të kështjellës.

“Epoka e Gurit” është libri i dytë i Chaubin, pas librit “CCCP: Cosmic Communist Constructions Photographed” të vitit 2011, një botim elegant që prezantoi fotografi dhe kërkime shtatëvjeçare në arkitekturën e Bashkimit Sovjetik. Për librin e tij të ri, megjithatë, ai u armatos me një aparat fotografik tradicional me format të madh dhe udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Spanjë, Gjermani, Baltik dhe më gjerë, duke fotografuar më shumë se 200 kështjella të ndërtuara midis shekujve 10 dhe 15.

Kur bëri zgjedhjen e tij përfundimtare, Chaubin i dha përparësi mbresëlënësisë së vendndodhjes së një kështjelle dhe thjeshtësisë së saj arkitekturore – në përputhje me temën e tij kryesore – sesa rëndësinë e saj historike. “Bëhet fjalë për (kontekstin) shumë më tepër sesa për vetë ndërtesat,” tha ai. “Më interesantet janë ato që janë vërtet të izoluara; ke ndjesinë se i ke zbuluar”.

Një rol në zhvillim

Në mënyrë tipike, Chaubin shkrepi kështjellat pas afrimit, duke kapur madhështinë e tyre teksa u shfaqën për herë të parë – Kështjella Grimburg në Gjermani, për shembull, shfaqet si një siluetë e errët kundër terrenit të mbuluar me ngrica, ndërsa një liqen i qetë e ndan fotografin nga Kalaja Stalker e Skocisë. . Chaubin shpresonte të përcillte “momentet specifike kur e shihni për herë të parë ndërtesën”.

“Unë shpesh e shfaq kështjellën në distancë, sepse zakonisht zbuloni ndërtesa në distancë,” shpjegoi ai. “Unë po i ftoj njerëzit të udhëtojnë me mua.”

Fotografi është marrë veçanërisht me gurin ranor të rrënuar Château de Quéribus në jug të Francës, ose Manqueospese, në Avila, Spanjë, e cila është ndërtuar nga graniti lokal – kështjella që përcjellin një lidhje natyrore me rrethinën e tyre dhe “duket se po largohen nga toka”, siç tha Chaubin.

Libri është i ndarë në kapituj tematikë që trajtojnë origjinën dhe evolucionin e kështjellave, kontekstin gjeopolitik të zhvillimit të tyre dhe, më vonë, braktisjen e tyre. Ndërkohë që strukturat në qendër të vëmendjes Chaubin ndajnë ngjashmëri për sa i përket materialeve dhe formave bazë, ai e gjeti organizimin e tyre kronologjikisht një sfidë.

Kalaja Manqueospese në Spanjë, e cila duket se shkrihet në peizazhin hënor të granitit.Frédéric Chaubin/Me mirësjellje nga TASCHEN

“Është jashtëzakonisht e vështirë t’i lidhësh ato me një periudhë specifike sepse, me kështjellat mesjetare evropiane që po fotografoja, (ndërtimi filloi) rreth shekullit të 10-të, por më pas ato kaluan nëpër transformime për shekuj dhe shekuj,” tha ai.

Kështjellat e shekullit të 13-të që ai fotografoi në Uells, për shembull, u modifikuan me kalimin e kohës në përputhje me evolucionin e armatimit dhe strategjive të luftës; Kështjellat maure në Gadishullin Iberik u ridizajnuan rrënjësisht nga katolikët që më vonë i morën ato. Ndërsa Rilindja afrohej dhe kërcënimi pothuajse i vazhdueshëm i pushtimit u zhduk, elemente dekorative dhe dritare të mëdha u futën shpesh për të lehtësuar kalimin e një kështjelle nga kalaja në pallat.

“Që nga shekulli i 15-të e tutje, ato nuk kishin asnjë arsye për të qenë (një strukturë mbrojtëse), kështu që kështjellat u shndërruan në pallate ose pallate, ose u lanë të kalbet,” shpjegoi Chaubin.

Ndarja e kështjellave sipas vendndodhjes dukej po aq e kotë, duke pasur parasysh se kufijtë e Evropës ishin në lëvizje të vazhdueshme gjatë shekujve të mbuluar në libër. Bollëku i pushtimeve (që shpjegon gjurmët e kështjellave normane të epokës së kryqëzatave midis Anglisë moderne dhe Lindjes së Mesme) dhe martesat midis monarkive nënkuptonin gjithashtu se stilet arkitekturore u eksportuan gjerësisht dhe u përshtatën për të përfshirë gjuhët vendase.

Por, në fund të fundit, kjo mungesë koherence vizuale ishte një burim magjepsjeje dhe jo zhgënjimi për Chaubin.

“Më bëri shumë më tepër përshtypje grupi i dallimeve (se sa ngjashmëritë),” tha ai. “Tipologjia shumë e madhe e atyre kështjellave e bëri temën më të vështirë për t’u trajtuar, por në të njëjtën kohë, më interesante.”

“Epoka e gurit: Kështjella e lashtë e Evropës”, botuar nga Taschen, është në dispozicion tani./cnn/KultPlus.com

Një kartolinë e vjetër nga Lezha (FOTO)

Kartolinat ndër vite kanë simbolizuar një mënyrë të veçantë të komunikimit. Ato rëndom kanë përbërë peizazhe të bukura dhe mbishkrime me kuptim, shkruan KultPlus.

KultPlus sot ju sjellë një kartolinë mjaft të veçanta nga qyteti i Lezhës, të postuar nga Micky Haxhiislami. Kartolina i takon vitit 1920 dhe në të shkruhet “Ktu gjindet rrasa shkrue me shkroia arit, ktu gjindet vorri i Skenderbeg shqyptarit”.

Lezha është një grishje e përhershme dhe një estetikë e gjallë e sendeve dhe qytetërimit iliro-shqiptar, një stacion diturak i mijëvjeçarëve dhe i kënaqësive të veçanta të banorëve dhe të udhëtareve. / KultPlus.com

Foto e rrallë, si jetonte elita shqiptare 80 vjet më parë

Alfred Peza, kohë më parë ka postuar  një  foto të rrallë, ku tregon detaje nga jetesa elitare e gati një shekulli më parë.

Mes luksit plot finesë dhe standardeve të larta kulturore, krahas fotos, Peza shkruan: “Si jetonte elita shqiptare 80 vjet më parë. Kjo foto është shkrepur më 1940, në banesën e familjes Suma, një nga më të njohurat e qytetit të Shkodrës”.

Postimi i tij i plotë përmbante këto përshkrime:

Si jetonte elita shqiptare 80 vjet më parë

Kjo foto është shkrepur më 1940, në banesën e familjes Suma, një nga më të njohurat e qytetit të Shkodrës. Oxhaku i shkëlqyer që ndodhet në qendër të kësaj pamje tregon shijet e holla artistike, fuqinë ekonomike dhe standardin e lartë kulturor të elitës shqiptare të kohës.

Në të majtë, shfaqet njëri nga pinjollët e familjes Suma i cili sipas fotografit italian Giuseppe Massani (djathtas) ushtronte në atë kohë, profesionin e Noterit në qytetin më të madh të Shqipërisë së veriut.

Gjurma e parë e kësaj familje është zbuluar në një dokument të vjetër qe fliste për një baron me emrin Demetrius Summa, që kishte jetuar rreth 700 vjet më parë, në vitin 1331, e që njihej si sundimtari i Shirqit.

Disa prej banesave të vjetra e karakteristike të familjeve më në zë të aristokracisë shkodrane, janë ende në këmbë, por me kalimin e moteve e kanë humbur shkëlqimin e tyre të dikurshëm.

Ndërsa shumë prej prej orendive të tyre unikale, pjesë e inventarit të objekteve të trashëgimisë së kulturës shqiptare, ose kanë humbur nga koha, ose janë grabitur, shkatërruar dhe trafikuar./KultPlus.com

Fotografi e rrallë e Mbretëreshës Geraldinë (FOTO)

Gazetari shqiptar Ilir Ikonomi, sot në rrjetin social Facebook, ka publikuar një foto të rrallë në Tiranë të konteshës hungareze Geraldine Appony, e cila më vonë do të bëhej Mbretëresha e Shqiptarëve, shkruan KultPlus.

Përveç kësaj fotografie të mrekullueshme të Mbretëreshës Geraldine, Ikonomi, ka bashkëngjitur edhe një rrëfim interesant të marrë nga libri i Gwen Robyns “Geraldine of the Albanians”.

Po e sjellim të plotë këtë tregim për Mbretëreshën e Shqiptarëve:

“Një foto e rrallë në Tiranë e konteshës hungareze Geraldine Appony, që do të bëhej më vonë Mbretëresha e Shqiptarëve.

Geraldina 22-vjeçare arriti në Shqipëri në fund të vitit 1937 dhe pas një njohjeje të shkurtër me Mbretin Zog, ditën e vitit të ri ai e pyeti:

– A thua se mund të më duash përgjithmonë, pavarësisht çfarë ndodh në jetën tonë?

– Po unë të dua tashmë, – u përgjigj ajo.

Pastaj ata folën për dallimet e tyre fetare.

– Unë do të të dua përgjithmonë, – tha Geraldina, – por ti je mysliman dhe unë katolike. Si do ta rregullojmë këtë punë? Asgjë në botë nuk mund të më detyrojë mua ta ndryshoj fenë. Ashtu siç shohim hënën dhe diellin, ashtu edhe unë kam fenë time dhe nuk mund ta ndryshoj.

Mbreti qeshi:

– Edhe unë e kam menduar këtë dhe nuk bëhet fjalë që ti të ndryshosh fenë. Ne jemi myslimanë evropianë dhe unë kam shumë respekt për kishën tuaj. Falë Kishës Katolike dhe manastireve në Shqipëri ne ia arritëm ta mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën Perandorinë Osmane ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nëpër manastire ishte ndryshe, prandaj ne u kemi atyre një borxh të madh që e mbajtën gjallë gjuhën tonë. A dëshiron ta mësosh shqipen?

– Më jep një mësues qysh nesër, – tha Geraldina.

(Nga libri i Gwen Robyns “Geraldine of the Albanians”)”, ka publikuar gazetari Ilir Ikonomi./ KultPlus.com

Fotoja e pabesueshme e Saturnit teksa planeti është afër Tokës

Një astrogfar amerikan, Andrew McCarthy, ka arritur të kapë një imazh mbresëlënës të Saturnit duke u ngjitur në çatinë e një parkingu.

“Fotografia është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga çatia e një parkingu në Kaliforninë Jugore”, tha McCarthy.

Astrofotografi i njohur ndërkombëtarisht, ndau këtë imazh të bukur të Saturnit me mbi 550 mijë ndjekësit e tij në Instagram dhe 95 mijë ndjekësit e Twitter-it duke marrë mijëra pëlqime dhe komente.

Thjerrëza e McCarthy arriti të kapte tërësinë e formës së “planetit të unazave”, siç quhet shpesh Saturni, duke i dhënë imazhin që të gjithë kemi në mendje.

Dhe e gjithë kjo ishte e mundur pa përdorur instrumente hiper-teknologjike si teleskopi (për shembull Hubble , nga i cili vijnë shpesh të shtënat nga hapësira, ose James Webb, por falë instrumenteve komerciale, të aksesueshme edhe nga individë të thjeshtë./Abcnews.al/ KultPlus.com

“Muaji i Fotografisë”, Margariti publikon foton e fiksuar nga Kolë Idromeno

Ministria e Kulturës e ka “pagëzuar” gushtin si “Muajin e fotografisë”, pasi përkon edhe me Ditën Botërore të Fotografisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës Elva Margariti uron fillimin e muajit me një foto të një rruge në Shkodër, e fiksuar nga mjeshtri Kolë Idromeno.

I lindur në 1860, në Shkodër, Idromeno ishte nxënës i fotografit Pietro Marubi. Në moshën 16 vjeçare shkoi në Venecia, ku nisi studimet në Akademinë e Artit. Përveç se për fotografinë, Kolë Idromeno, ka hyrë në histori si piktor, arkitekt, kompozitor, skenograf e urbanist.

Në fushën e pikturës ai njihet për punë të tilla si “Motra Tone” e “Dasma shkodrane”, të vlerësuara si kryevepra të artit figurativ shqiptar. Ndërsa sa i përket arkitekturës, ndër veprat e tij përmenden banka, kinema Rozafat e “Kafja e Madhe” e Shkodrës. / KultPlus.com

Madhështia e shkëlqimi i Fadil Vokrrit përmes fotogravie (FOTO)

Sot bëhen 4 vjet nga vdekja e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit, shkruan KultPlus.

Fadil Vokrri ka lindur në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë.

Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola. Fadil Vokrri luan për një periudhë kohe për NIM, Francë ndërsa në vitet 1990-1992 luajti për ekipin e futbollit Fenerbahçe të Turqisë dhe korri shumë suksese për këtë ekip.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë. Pas një kohe të suksesshme atje, ai u kthye në Kosovë ku ishte udhëheqës i Federatës së Futbollit Kosovar. Vokrri ishte më meritori që fillimisht Kosovës iu lejuan ndeshjet miqësore nga UEFA dhe FIFA.

Ndërkohë pas kësaj leje, Vokrri përsëri bëri punën më të madhe që FFK të pranohet me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.


KultPlus i sjell sot disa pamje të cilat flasin për shkëlqimin e tij në fushë. / KultPlus.com

Fotografia e çastit që u bë ikonë, historia pas fotos së Ajnshtajni ku nxjerr gjuhën

Është 14 marsi i vitit 1951 dhe Albert Ajnshtajni ka ditëlindjen, mbush 72 vjeç. Fizikanti i famshëm, i cili ka lindur në Ulm të Gjermanisë, jeton prej shumë vitesh në SHBA  dhe punon atje në “Institutin për Studime të Avancuara” në Princeton, Nju Xhersi. Në qendrën kërkimore mbahet për nder të tij një ceremoni.

Fotografia e çastit që u bë ikonë

Kur ai ngrihet për të ikur, jashtë e presin paparacët. Ata duan të dëgjojnë nga profesori me famë botërore ndonjë shprehje mendjemprehtë për situatën politike në botë dhe të bëjnë foton perfekte të ditëlindjes. Albert Ajnshtajn ndjehet i bezdisur dhe i lodhur nga të gjitha fjalimet festive, ai e urren gjithsesi zhurmën mediatike rreth personit të tij. Dëshiron thjesht të largohet që andej. Por nuk mundet, sepse ndodhet ulur në sediljen e pasme të një limuzine, midis ish-drejtorit të institutit, Frank Aydelotte dhe gruas së tij Marie. “Mjaft, mjafton …”, duhet t’u ketë thënë ai pandërprerë gazetarëve, por ata nuk e linin rehat: “Hej, profesor, ju lutem buzëqeshni për një foto ditëlindjeje”, thërret njëri prej gazetarëve.

Ajnshtajni, shpirt i lirë, jokonvencional, u nxjerr thjesht gjuhën përndjekësve të tij. Fotografi Arthur Sasse shkrep pikërisht në këtë moment aparatin dhe bën fotografinë e famshme në të gjithë botën.

Profesori i shpërqendruar, me flokë të shpupurishur dhe me veshje të lënë pas dore, që harron aq shpesh të mbathë çorapet, teorinë e relativitetit të të cilit pak kushh e kupton deri më sot, u mitifikua që në të gjallë të tij. Pamja ikonike e kësaj fotografie çasti i jep këtij truri gjenial statusin e një pop-ikone.

Por nuk është fotografi Arthur Sasse, që i jep fotografisë famë botërore, por vetë Albert Ajnshtajni. Atij i pëlqen fotografia, porosit shumë printime të tjera dhe i pret ato në mënyrë të tillë, që çifti Aydelottes të mos duket, por vetëm portreti i tij me gjuhën e nxjerrë jashtë.

Ai ua dërgon atë gjithë kolegëve, miqve dhe të njohurve. “Gjuha e nxjerrë pasqyron pikëpamjet e mia politike”, duhet t’i ketë thënë ai në konfidencë mikeshës së tij të fundit, Johanna Fantova.

Ajnshtajni rreth budallallëkut njerëzor

Ajnshtajni, i cili qe hebre, kishte ikur nga Gjermania naziste. Ai e dinte se si ndjehesh, kur shteti bën gjueti shtrigash ndaj një grupi të caktuar. Prandaj atij nuk i pëlqente Lufta e Ftohtë dhe përndjekja e gjoja komunistëve, e nxitur nga senatori John McCarthy, prej së cilës shumë politikanë, intelektualë dhe artistë akuzoheshin si “jo-amerikanë”.

“Sundimi i budallenjve është i pamundur të kapërcehet, sepse janë aq shumë dhe votat e tyre kanë po aq vlerë sa dhe tonat,” thoshte ai. I Ajshtajnit duhet  duhet të jetë edhe ky citat: “Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallallëku njerëzor. Por për universin nuk jam ende krejt i sigurt”.

Këtij budallallëku Ajnashtajni i konfrontohej me gjenialitet – dhe me gjuhën e nxjerrë jashtë. Sot këtë fotografi e gjen ende të riprodhuar miliona herë: në postera dhe bluza, kartolina urimi, filxhanë dhe piktura. Profesori gjenial ka adhurues të shumtë edhe në mesin e brezit të sotëm./dw/ KultPlus.com

Testet e raketave të Koresë së Veriut, publikohen foto nga hapësira

Koreja e Veriut ka publikuar fotografi të cilat janë marrë nga lëshimi i raketës më të fuqishme në pesë vitet e fundit, përcjell KultPlus.

Fotot e pazakonta të marra nga hapësira tregojnë pjesë të gadishullit Korean dhe zonave përreth.

Pheniani konfirmoi të hënën se kishte testuar një raketë balistike me rreze të ndërmjetme Hwasong-12 (IRBM).

Me fuqinë e tij të plotë, ai mund të udhëtojë mijëra milje, duke i vendosur zona si territori i SHBA-së Guam në distancë goditëse.

Testi i fundit ka ngritur sërish alarmin në komunitetin ndërkombëtar.

Pheniani ka kryer një numër rekord prej shtatë lëshime raketash vetëm gjatë muajit të kaluar – një stuhi intensive aktiviteti që është dënuar ashpër nga SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe vende të tjera. /KultPlus.com

Në çastin e duhur, këta njerëz realizuan foton perfekte

Ndonjëherë nuk duhet të presim momentin perfekt për të kapur një foto.

Disa njerëz janë shumë të shkathët për të kapur celularin apo kamerën, disa thjesht janë në vendin dhe momentin e duhur për të realizuar shkrepjen në mënyrë të përkryer. Sido që të jetë, fotot tërheqin menjëherë vëmendjen dhe marrin mijëra pëlqime në rrjetet sociale. Ja disa foto ‘perfekte’. / KultPlus.com

Një fotograf udhëtimesh kaloi 210 ditë në Azi dhe solli fotot e rralla

Dima Gilitukha është një fotograf i suksesshëm, i cili ndërthur sfondin e tij shkencor me ekspeditat e gjata në vendet ekzotike.

Seria e fotove të Gilitukhas, e cila ishte pjesë e kërkimit të tij mbi zjarret në pyje, e bëri atë të njohur.

Dima kohët e fundit kaloi 210 ditë në Azi, dhe kjo përfshinte një qëndrim 1-mujor në Vietnam. Ai mori aparatin fotografik me vete dhe memorizoi momente të veçanta të natyrës dhe njerëzve, në vendet që vizitoi dhe çdo imazh është i veçantë, me një mesazh të caktuar. / KOHA.net / KultPlus.com