Së paku 100 të vrarë deri më tash dhe më shumë se 4.000 të plagosur është bilanci i shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, më 4 gusht.
I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, afër pjesës ku ndodhet porti.
Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës.
Fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë tejet të dhimbshme dhe kanë prekur zemrat e miliona njerëzve nëpër botë të cilët po solidarizohen me këtë ndodhi të tmerrshme.
Njerëz të vdekur, fëmijë të gjakosur, lot, dhimbje e ndërtesa të shkatërruara janë imazhet që po tronditin botën.
KultPlus ka përzgjedhur disa nga fotografitë më tronditëse nga kjo tragjedi. / KultPlus.com




















