Pamje piktoreske të hënës rozë, fenomeni që përsëritet dy herë në vit (FOTO)

Më 26 prill ka ndodhur fenomeni i hënës rozë, hëna e katërt e plotë për këtë vit, por padyshim një ndër më të veçantat.

Pamja mahnitëse e saj, me ngjyrën dhe shkëlqimin e fuqishëm  ndodh për arsye se ajo në këtë pikë gjendet afër tokës, për vetëm 360000 km/h ose 24000 milje, shkruan BBC, përcjellë KultPlus.

Shfaqja e saj ka bërë që njerëzit të kapin foto mjaft piktoreske nga vendet më të famshme të botës siç janë: Statuja e Lirisë, linjat teleferike të Londrës, ndërtesat perandorake të Nju Jorkut.

Hëna rozë e këtij prilli është fenomen që përsëritet vetëm dy herë në vit. Data tjetër e shfaqjes së saj paraparë nga ekspertët botërorë është poashtu data 26 e muajit tjetër. / KultPlus.com

Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913

Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e që kishte shkrepur fotografi në disa qytete të vendit tonë, përcjell KultPlus.

Midis 1909 dhe 1931 së bashku me disa miq mblodhën 72,000 fotografi me ngjyra dhe 183,000 metra film. Këto formojnë një rekord unik historik të 50 vendeve, të njohur si Arkivat e Planetit . Kahn ndrroi jetë në moshën 80 vjeçare.

Gjatë vitit 1913, ai kishte vizituar disa vende të Ballkanit e ndër të tjera edhe Kosovën, duke sjell fotografi nga qyteti i Prishtinës, Prizrenit, Fushë Kosovës e Lipjanit./Express/KultPlus.com

Fushe Kosovë, 6 Maj 1913

Fushe Kosovë, 6 Maj 1913
Dy shitës farash, Prishtinë, 4 maj 1913
Shitës rrobash, Prishtinë, 4 maj 1913
Jean Brunhes vëzhgon katër hebrenj dhe turq, Prishtinë, 4 maj 1913
Xhamia dhe kulla e sahatit, Prishtinë, 4 maj 1913
Prizren 9 maj 1913
Prizren 9 maj 1913
Prizreni 9 Maj 1913
Prizreni 7 maj 1913

Dhjetë foto që njerëzimi s’do t’i harrojë kurrë

Që nga 1918-ta deri në 2021-ën kanë kaluar më shumë se 100 vite dhe nuk duken shumë krahasuar me historinë e pafundme të njerëzimit, por në një shekull kanë ndodhur kaq shumë ngjarje.

Disa me funde të lumtura, të tjera tragjike, por të gjitha janë aty për të na kujtuar të shkuarën dhe paraardhësit tanë.

Më poshtë do të shihni 10 foto të cilat personifikojnë fundin a fillimin e një epoke të re dhe na kujtojë si ka qenë jeta njëherë e një kohë.

1. 1918- Fundi i Luftës së Parë Botërore

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

2. 1921- Vajza e parë e shpallur Miss America

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

3. 1935- Shkrimtari i njohur Ernest Hemingway pasi kishte kapur një peshk ton.

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

4. 1951- Gratë duke u ndeshur në ring

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

5. 1961- Njeriu i parë në Hënë

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

6. 1967- Protesta për paqe ku të rinjtë u vunë përballë ushtarëve duke i dhuruar lule.

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

7.1974- Parada gay në Londër

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

8. 1980- Një përdoruese kompjuteri

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

9. 1981- Lady Diana Spencer, shpejt do të bëhej princesha e Wales-it.

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

10. 2018- Dasma e princ Harry-it dhe Meghan Markle-it! / KultPlus.com

10 foto që njerëzimi s’do t’i harrojë dot kurrë!

Fotoja e një njeriu pas një dite pune në temperaturë prej minus 49 gradë celsius

Një grua amerikane postoi një foto të burrit të saj në rrjetin social Reddit pasi kaloi ditën duke punuar në atë që ajo tha se ishte -49 gradë/Celsius.

Fotoja tregon se burri, megjithëse është i veshur me rroba të trasha, ka një fytyrë të kuqe nga të ftohtit, derisa flokët, mjekrën, mustaqet, vetullat dhe qerpikët e tij janë të ngrirë, raportojnë mediat e huaja.

Gruaja që postoi foton në komente shpjegoi se si burri i saj punon në mirëmbajtjen e fermave me erë në Dakota Veriore./ KultPlus.com

16-të fotografi që dëshmojnë se koha nuk e zbeh dot dashurinë

Koha ikën shpejt dhe ajo çka lë pas janë ndjesitë.

Nëse vitet mbulojnë me harresë shumëçka, dashuria nuk është njëra prej tyre…

“Gjyshja duke i lexuar tim vëllai një përrallë, 21 vite më vonë”
“Rikrijuam fotografinë tonë të martesës, pas 25 vitesh”
“2 dekada miqësi”
“Unë, vetëm 2 vjeç dhe gjyshja ime. Sot jam 17”
“Gjyshja dhe vëllai i saj binjak, kur ishin 3-4 vjeç (1940-1941)”
“10 vite shokë”
“Shoqe dhome. Sot, 11 vite më pas, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë”
“Ende shokë…”
“Në Ditën e Babait, unë dhe vëllai veshim uniformën e punës së babit tonë. Ka ndërruar jetë 18 vite më parë”
“Unë dhe mikja ime e ngushtë, dikur dhe 16 vite më pas”
“Prindërit e mi, 40 vite dashuri”
“Bashkë”
“10 vite pranë”
“Nga klasa e parë, në diplomim”
“Unë, i vogli i gjyshit”
“8 vite më pas rikrijuam fotografinë tonë të mbrëmjes së maturës, tashmë si bashkëshortë”

Imazhet që tregojnë se sa ka ndryshuar bota në 100 vitet e fundit (FOTO)

Nëse krahasojmë fëmijërinë e dikurshme me atë të ditëve të sotme, do të shohim se sa shumë gjëra kanë ndryshuar.

Nuk po i referohemi ndryshimit në pamje apo aspekteve specifike të jetës sonë, por kryesisht për mjedisin dhe botën ku jetojmë.

Nëse u hedhim një shikim vendeve ku kemi vizituar, do të shohim se kanë ndryshuar plotësisht që kur ne ishim fëmijë.

Dhe nëse në 10, 20, ose 30 vjet bota mund ta ndryshojë kaq shumë, thjesht imagjinoni se sa gjëra mund të ndryshojnë gjatë 100 viteve të tjera?

Kjo është arsyeja pse “Bright Side” ka mbledhur këto fotografi të qyteteve dhe vendndodhjeve ikonike për ju, për të parë se sa ato kanë ndryshuar. /KultPlus.com

Historia e një fotografie të vitit 1938, takimi në Shkodër i penave të vetëtimshme të shqipes

Nga Frank Shkreli

Ishte viti 1938. Ky vit shënonte 30-vjetorin e veprimtarisë si Ordinar Universiteti të Profesor Ernest Koliqit.  Me këtë rast u botua edhe kjo foto në të përkohëshmen, “Përpjekja Shqiptare” që, sipas revistës “Shëjzat”, (10-12, 1969) përgjithmonë kujton takimin e katër poetëve, më të njohur të Shqipërisë të asaj kohe, dy breza letrarësh – dy nga jugu e dy nga veriu – At Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi.

Ata kishin udhëtuar në Shkodër, të ftuar nga Ernest Koliqi me rastin e kujtimit të 30-vjetorit të tij si Ordinar Universiteti.  Në revistën Shëjzat shënohet se me atë rast, poetët u pritën nga banorët e Shkodrës me, “shfaqje të nxheta simpatije e admirimi”, për ta dhe thuhet se para një numri jashtzakonisht të madh qytetarësh, të mbledhur në Sallën e Kinema Rozafat, Poeti Kombëtar At Gjergj Fishta u dha “mirëseardhjen dy poetëve toskë me nji fjalim të shkëlqyeshëm si Ai e kishte zanatë”.

Në revistën “Shëjzat” shënohet, shkurtimisht, në kujtim të kësaj fotografie, se asaj radhe Asdreni e Poradeci qëndruan në Shkodër për pesë ditë, kur edhe u muar kjo fotografi e ku paraqiten të bashkuar katër poetët më të njohur shqiptarë të asaj kohe, e të cilët njiheshin gjtihashtu si, “përfaqsuesit ma të cilësuem të Parnazit shqiptar”.

Ashtu siç shënohet edhe në fotografi, ajo është së pari botuar në të përkohëshmen e dalluar të asaj periudhe të historisë së Shqipërisë, “Përpjekja Shqiptare”, e që drejtohej nga “shkrimtari shumë me vlerë dhe nji njeri i pajisun me kulturë të gjanë historike e sociologjike, Branko Merzhani”, theksohet në shënimin e revistës “Shëjzat” të Ernest Koliqit.

Është kjo një fotografi historike që tregon përfaqësinë intelektuale më të denjë të Kombit shqiptar, por nepërmjet tyre tregon edhe unitetin kombëtar në fushën e gjuhës e të letërsisë, të politikës dhe të diplomacisë shqiptare të asaj kohe. Këta të katër përfaqsues unik të kombit shqiptar me të cilët do krenohej çdo popull i qytetëruar – Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, At Gjergj Fishta dhe Asdreni — shpesh janë cilësuar edhe si, “katër gur themelet e binasë sonë kombëtare, qytetnuese, letrare, politike dhe diplomatike.”

Vet Lasgush Poradeci në një analizë rreth jetës dhe veprës së At Gjergj Fishtës, e ka quajtur Poetin e Madh si “Shkëmb i Tokës dhe Shkëmb i Shpirtit Shqiptar”.  Në një shkrim botuar tre muaj pasi kishte ndërruar jetë Gjergj Fishta, në Mars të vitit 1941, Lasgush Poradeci vlerëson lartë veprën dhe figurën e At Gjergj Fishtës. Ja një fragment të shkurtër nga vlerësimi i Poradecit, ndaj punës fetare dhe atdhetare të Fishtës:

“Gjithë vepra poetike dhe shoqërore e At Gjergj Fishtës u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombëtar. Me të vërtetë, ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe, më të denjëshme për t’a derdhur dhe kënduar në art, sesa ideja e Zotit, ideja e Atdheut! Këto thema Fishta i përlavduroj si artist dhe si njeri dyke realizuar të dy atributet e përjetëshme, luftonjësinë dhe mendonjësinë të besimit fetar ku ish kushtuar, të cilin ay e rrethonte përhera me fytyrën mistikërisht të adhuruar të Atdheut.

Thua se gjithë vepra e tij, në krye të së cilës dhe veçanërisht për sa po mirremi ne këtu përmi çdo tjetër konsiderim Lahuta është konceptuar dhe trajtuar nga një frymëzim i realitetit të prerë shqiptar. Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar – ky është si të thesha monopolariteti gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t’i thesha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i kombit: në të cilën duket sikur këndon ose lufton vëndi dhe jo fjala, dhe e cila duket sikur është mbërthyer ose shpërthyer prej tokës dhe jo prej fjalës.

Tashi jemi në Qëndrën e artit të tij. Një fjalë, një shprehje, na tërheqin përnjëheresh vërrejtjen t’onë. Sepse ajo fjalë s’ është fjalë po element, ajo shprehje s’ është shprehje po prapë element, element i pandarë dhe integrant i naturës që është Dhënësja e madhe e përjetëshme e frymëzimit të tij. Natura i jep Fishtës copa nga gjiri i saj, jo ekspresione. Dhe kur themi naturë duhet të kuptojmë gjithnjë Shqipërinë, ky është urdhëri i çasit dhe i ditës dhe i kohës dhe i jetës së At Gjergj Fishtës që domethënë jeta e Shqipërisë, e Atdheut të shkëmbshëm dhe të shtërgatshëm të burrave të dheut. Prej asaj shtërgate dhe mi ata shkëmbenj dhe përmi krye të kësij burrave këputen dhe përplasen shkrepjet e elementeve, të ndrydhura me vështirësi ndër prangat e gjuhës së hekurt, në lëndën e stilit fizik të Fishtës:

Fishta e ka veshur lirizmën e tij të vërtetë si tërë kryeveprën epike në një stil thelbësisht origjinal të shkulur për rrënje nga trupi dhe nga truri i racës, dyke fituar me këtë atavizmë artistike gjithë të drejtat e përjetësisë ndaj Kombit — anasjelltas dyke i dhënë Kombit privilegjin e mburrjes dhe të mbështetjes së kurdoherëshme mi Këngëtorin e math të fateve të tija. Sikundër e pat lënë shprehursisht për trashëgim me verbin solemn të gojës së vet përmes shokut të pandarë At Pal Dodajt dy ditë përpara vdekjes, të Premten më 27 Dhjetor 1940, ora 3.30′ pas mesdite, në Spitalin e Shtetit në Shkodër: trashëgim i shqiptuar për kuptim të math në gjuhën paralajmëronjëse dhe të djegur për Atdhe të Dantes: fundi i fundit, edhè Kombi ka të drejta mbi mua”, ka shkruar Poradeci për jetën dhe veprën e mikut të tij At Gjergj Fishtës.

Me këtë citim të Poradecit të amanetit të fundit të mikut të tij të shtrenjtë — dy të mëdhejve të Kombit — na lë të kuptohet se Fishta ishte i vetdijshëm për kontributin ndaj Atdheut dhe si i tillë mendonte se me të drejtë edhe Atdheu, anasjelltas, në fund të jetës së tij kishte të drejta mbi të, pasi me lapidarian që kishte lënë pas, ai tani i përkiste mbarë Kombit.  Fati i keq e tragjik i At Gjergj Fishtës nën regjimin komunist të Enver Hoxhës dihet mirë, aq sa që as varri nuk i dihet dhe eshtrat ia kanë tretur, i cilësuar si “armik i popullit”, “tradhëtar” dhe “kolaboracionist”.

Po sot, pothuaj 30-vjet post-komunizëm në Shqipëri dhe në trojet shqiptare, cili është kujtimi dhe trajtimi i këtyre katër të mëdhëjve të Kombit, përfshirë mikun e ngushtë Lagush Poradecit, At Gjergj Fishtën, që në një libër dhuruar Poetit të  madh kishte e cilësuar atë si, “Njeriun e Zotit meditans dhe militans, burrin shqiptar përfaqësonjës më të madhit epik të shekullit”.

Në këtë 80-vjetor, e botojmë këtë fotografi jo vetëm në shenjë kujtimi e falënderimi për punën e këtyre katër të mëdhejve të Kombit, por edhe si shpërblim fisnikërie ndaj këtyre dhe veprës së tyre të madhe ndaj Kombit dhe për trashëgiminë lënë pas, të shembullit të tyre të bashkpunimit vëllazëror për të mirën e Atdheut të përbashkët, dashurisë e miqësisë me njëri tjetrin, si shqiptarë të vërtetë — mbrojtës të mëdhej të Shqipërisë dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta shekullore. I kujtojmë edhe si përfaqsues të përjetëshëm të “fshehtësisë e forcës dhe të fuqisë së racës shqiptare, atavizma dhe dinamizma e gjakut shqiptar”, siç është shprehur, ndër të tjera, Lasgush Poradeci për At Gjergj Fishtën. /KultPlus.com

Fotografia e Arian Mavriqit e realizuar në Kosovë komentohet nga Microsoft

Fotografi Arian Mavriqi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një fotografi të realizuar në fshatin Koretinë, në komunën e Kamenicës e cila ngjason shumë me fotografinë e famshme të Windows XP, shkruan KultPlus.

Kjo fotografi është shpërndarë nga shumë persona e madje edhe personalitet të vendit e ambasada.

Por, askush nuk e ka pritur që kjo fotografi do të arrijë deri te gjigandi Microsoft të cilët kanë komentuar foton në Twitter.

Ndërsa fotografi është shprehur i lumtur që Microsoft ka komentuar fotografinë e tij.

“A ka mjes ma i mirë se ky? Kur zgjohesh dhe sheh se #Microsoft ka komentuar në fotografinë që e kam realizuar unë! Epo padyshim se jo 😀.Vazhdojmë punojmë…”, ka shkruar Mavriqi. / KultPlus.com

Fotoja e rrallë e Patrikanës së Pejës, e shkrepur nga Edith Durham

Historiani i njohur, Jahja Drancolli, ka publikuar një fotografi të vjetër të Patrikanës së Pejës.

Fotografia i përkiste fillimit të viteve 1900, e bërë nga artistja britanike Edith Durham, në kohën kur ajo kishte vizituar Shqipërinë.

Drançolli, nëpërmes kësaj fotografie dokumenton historinë e komplkesit mijëvjeçar të Patrikanës së Pejës.

“Fotodokument bardhezi: Histori me vertikale mijëvjeçare e kompleksit të Patrikanës së Pejës, ç’prej periudhës paleokristiane, romano-katolike, ortodokse bizantine e rasiane, nuk i shpëtoi as objektivit të aparatit fotografik të Miss Mary Edith Durham, një studiuese dhe udhëpërshkruese zulmëmadhe britanike dhe botërore…!
Burimi: British Museum (Museum number Eu,A1.65), phot. by Miss Mary Edith Durham (1900-1905)”, ka shkruar Drançolli.

Mary Edith Durham u njoh nga shqiptarët si “princesha” mbrojtëse e çështjes shqiptare të kohës, njëra ndër intelektualet që ngriti zërin kundër padrejtësive që iu bëheshin shqiptarëve nga shtetet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha të Evropës.

Nëna shndërron në art autizmin e të birit

Pikëllim, zemërim, pranim, art. Ky është udhëtimi i një nëne fëmija i së cilës vuan nga autizmi, përderisa ajo vazhdon të përballet me sfidat e radhës.

“E dua djalin tim pa kusht, për personalitetin e tij të bukur, të këndshëm e sfidues. Brengosem jashtëzakonisht shumë për të ardhmen e tij. Edhe pse ka ditë kur ne nuk e pëlqejmë njeri tjetrin, dashuria gjithmonë është aty, kurrë nuk largohet.

Për mua autizmin nuk është një problem shkencor, është mënyra unike dhe poetike se si ai e sheh botën”.

Kështu është shprehur nëna e cila shndërroi autizmin e djalit të saj në art, përmes fotografive në të cilat paraqitet perspektiva e tij në jetën e përditshme.

Fotoja “Berat, 1936” dhe historia pas saj

Një ndër fotot e dalë nga duart dhe aparatet e fotografit beratas, Ilia Xhimitiku, e mbërritur në ditët e sotme e publikuar shpesh në shtyp, është edhe kjo me titullin “Berat, 1936”.

Në të vërtetë ky emër iu vendos, ndonëse autori e saj e ka përfshirë në numrin e madh të fotove që kishte realizuar atë ditë në qytet, por pa pagëzuar asnjerën.

Foton, në madhësi kartoline, e kisha kaluar shumë herë para syve, kur vështroja albumet vjetra fotografike të familjes. Ndër to, si më e hershmja ishte një foto e tim Eti në moshën 18-19 vjeçare (fillimi i viteve ’20) ulur në një karrige, në oborrin e shtëpisë apo të ndonjë studio fotografike të Beratit.

Këtu ka një peng për autorin e këtyre rreshtave, sepse ende nuk është mundësuar gjetja e emrit të fotografit.

Sidoqoftë, fotoja tek e cila qëndroja më gjatë ishte ajo ku paraqiteshin disa burra të veshur mirë duke mbajtur dy arkëmorte. Habinë dhe pyetjen e vetvetishme si fëmijë e shkaktonte numri dy i atyre që do përcilleshin për në vendprehjen përfundimtare. Përvoja e paktë fëminore më kishte njohur deri atëherë me funerale vetëm me një arkëmort.

Më vonë nga shpjegime brenda familjes mësova se bëhej fjalë për një Nderim që qyteti i Beratit i u bënte dy atdhetarëve, luftëtarit të njohur, Çerçiz Topulli dhe publicistit Muço Qulli, me rastin e çvendosjes së eshtrave të tyre nga Shkodra në qytetet e tyre (Gjirokastër dhe Leskovik). Ata ishin vrarë nga shovinistët malazezë në vitin 1915 në rrethinat e qytetit verior, por deri nga korriku i vitit 1936, nuk ishte përcaktuar vendi i varrimit të tyre. Në anën e pasme të fotos ishte vula e njomë me formë vezake dhe ngjyrë vjollcë “Ilia Xhimitiku-Fotograf-Berat” dhe një numur, 1936, pra viti kur ishte realizuar fotoja.

Disa vite pasi u mësua shkaku (historiku) i fotos, ajo u përfshi në albumin në fund të librit tim “150 vjet Fotografi Shqiptare”(2009), që me shumë gjasa ishte hera e parë e publikimit të saj.

Tre vite më vonë, 2012 fotoja shoqëroi artikullin “Ilia Xhimitiku-fotografi simbol i Beratit” (Gazeta Tirana Observer, 19.8.2012), të cilin e ribotuan (bashkë me foton) edhe 2-3 organe të tjera shtypi, si edhe disa portale. Kështu, fotoja nisi të popullarizohej, por edhe të nxiste pyetje të shumta nga shikuesit e saj. Ndërkohë, më 2013, fotoja u paraqit edhe në albumin me foto të zgjedhura shqiptare brenda “Fjalor i Fotografisë”(2013) dhe kishte dalë tashmë në rrugë të madhe, por duhej plotësuar historiku i saj.

Për fat, ceremonia që pasqyron fotoja ndodhi në mes të shtatorit (rregullisht data 15), koha ishta me diell dhe mjaft e përshtatshme për fotografim.

Përfytyrohet disi fotograf Xhimitiku, atëherë plotë energji, ende pa mbushur 30 vjet, duke fotografuar gjindjen, por edhe duke shkëmbyer fjalë me bashkëqytetarët e tij, që pothuaj të gjithë e njihnin. Herë pas here, ai do të këtë ndaluar disa çaste për të rregulluar parametrat teknikë të aparatit që mbante të varur në qafë…. Shumë foto të asaj dite kanë përngrirë brenda tyre edhe mjaft qytetarë beratas, e sa prej këtyre ndoshta ndodhen edhe sot nër familjet e vjetra të qytetit, fatkeqësisht pa ju a ditur vlerën dhe rëndësinë për historinë e qytetit, por edhe të gjithë Shqipërisë.

Nga Shkodra, ku kishte shkuar edhe një dërgatë e posaçme nga Gjirokastra, arkëmortet u përcollën me një ceremoni të madhe të organizuar nga Bashkia e qytetit në datën 14 shtator 1936. Aty u mbajtën fjalime të ngrohta për dëshmorët nga personalitete të njohura të qytetit, midis tyre, At Anton Harapi, Ernest Koliqi etj.

Me shumë mundësi, udhëtimi për në jug e gjeti kortezhin e makinave në të ngrysur në Berat e atje kanë ndaluar. Autoritet vendore me të marrë njoftim, ka të ngjarë të kenë vendosur që të nesërmen, figurave të shquara t’u bëhej nderimi i merituar edhe nga populli i Beratit.

Kështu arkëmortet u vendosën në Bashki, dhe njerëzit e shumtë me kënaqësi përuleshin me respekt të thellë para tyre.

Nga një letër (email, dt.9.1.2019) e dërguar nga Nju Jorku, z. Luan Leka (dt.1930), atëherë nxënës i shkollës fillore, mësohet së para Bashkisë, përveç qytetarëve, ishin rreshtuar edhe shkollarët e qytetit me mësuesit e tyre. Mandej, pas ceremonive të rastit, të gjithë e shoqëruan kortezhin deri te Ura e Goricës, njerëzit me arkëmortin e Çerçiz Topulli e kaluan urën dhe vijuan për në Gjirokastër, ndërsa pjesa tjetër e mbajti arkëmortin e Muço Qullit deri te Çikrikët për të vazhduar rrugën për në Korçë e mandej në Leskovik (Letër e z.Parashqevi Sahatçiut, 23.1.2019). Në një foto tjetër po të Xhimitikut, shkrepur disa minuta më pas asaj ceremoniale, vërehet se kortezhin e drejtuar për në jug e printe një ushtarak, e po ashtu anash shoqërohej nga ushtarakë të tjerë, çka tregon për një protokoll të studiuar nga organet administrative. Gjithsesi, edhe ky version i dytë nuk ja ul fare vlerën e nderimit qytetar të banorëve të Beratit për dy Dëshmorët e Kombit, se Homazhet mund të kryheshin edhe në qytete të tjera gjatë rrugëtimit nga Shkodra drejt vendlindjeve të Fatosave, psh, në Tiranë, Durrës, Kavajë.

Vetvetiu, lind pyetja: pse do të sillej arkëmorti i Muço Qullit deri në Berat, mandej ta kthenin sërish deri në Rrogozhinë e prej andej në Korçë dhe Leskovik?

Më e udhës do ishte qe rrugën nga Shkodra deri në Rrogozhinë të dy arkëmortet të ishin bashkë, aty njeri të vazhdonte drejtë Beratit, ndërsa tjetri, të kthehej majtas për në Elbasan, Korçë dhe Leskovik. A mos ishte gjithçka e organizuar nga organet shtetërore, për të zhvilluar nje ceremoni nderimi në qytetin e Beratit? Po ashtu, pjesëmarrja në Homazhe nga autoritet kryesore të qytetit, ndërprerja e punës në administratë dhe e mësimeve në shkolla, flet për një veprimtari të parapërgatitur me kujdes, ndoshta prej një urdhëri nga Tirana. Kështu, mund të ketë ndodhur që ndalesa për homazhe në Berat, siç u përmend sëpari, nuk ishte rutinë, por gjithçka e organizuar me protokoll shtetëror të dërguar nga Tirana.

Më kthjellët e më ndryshe për këtë ngjarje shkruhet në librin studimor “Topullarët e Gjirokastrës-Bajo e Çerçiz”. Aty ndër të tjera thuhet se :”Përcjellja plot madhështi dhe emocion e Shkodrës do pasohej me pritje e përcjellje spontane e po aq emocionuese edhe nga populli i Beratit dhe Këlcyrës” (Bajo Topulli-Topullarët e Gjirokastrës-Bajo e Çerçiz-Albin, Tiranë, 2008, f.335). Pra, homazhet dhe përcjellja me ceremoni e arkëmortevve të dy martirëve ishin spontane, dmth, jo të urdhëruara (nga të dhënat e deritanishme) nga qeveria, po të organizuara nga autoritetet e qytetit dhe populli i tij, çka ja shton vlerën morale ceremonisë së Beratit. Për më tepër, si Çerçiz Topulli ashtu dhe Muço Qulli, mesa dihet, nuk kishin ndonjë lidhje farefisnore a miqësore të veçantë me beratasit.

Si shenjë vlerësimi për nderimet ndaj dy dëshmorëve, Bashkia e Gjirokastërs u dërgoi më vonë telegrame falenderimi bashkive të Shkodrës, Beratit dhe Këlcyrës për veprimtaritë dhe homazhet nderuese për ta.(Gazeta “Demokratia”, 3 tetor 1936).

Dy nga të pranishmit në foto, mendohet se do kenë vendosur nderimin për dy atdhetarët, kryetari i Bashkisë Kolë Rrodhe dhe Prefekti Qazim Bodinaku. Krahas këtyre, në rreshtin e parë, përpos letrës së z.Leka, edhe me ndihmën e historianit nga Berati Ahmet Kondo (disa vite më parë) , saktësohen emrat e dy juristëve institucional të Beratit, Prokurorit të Shtetit, av.Rakip Leka (I ati i z.Leka të letrës) dhe Kryetarit të Gjykatës, Av.Avni Koka. Përveç tyre, dallohen pjesëmarrës si Selami Qulli, i vëllai i Muço Qullit, farmacisti Vangjel Haxhistasa, av. Andrea Sahatçi, ekonomisti Jakub Vrioni, av.Hasan Dosti, av.Xhevdet Mehqemeja, Milto Tutulani. Thuajse të gjithë pjesëmarrësit ne ceremoni, në shenjë respekti të thellë, kanë hequar kapelet nga kokat.

Natyrisht, në veprimtari të tilla, ishte i pranishëm dhe mjaft aktiv edhe fotokronikani i njohur i Beratit, Ilia Xhimitiku. Ai, sipas letrës së z.Leka, fotografonte atë ditë pjesëmarrësit në homazhe nga pika të ndryshme, për t’u përcjellë brezave që do vinin, ceremoninë e veçantë sa më të saktë dhe emocionuese. Historia ka përherë nevojë për foto të tilla dokumentare, të cilat me kalimin e viteve marrin edhe vlera shumë të mëdha historike.

Gjithsesi, nga sa është krehur historia e qytetit të një mbi një dritareve, nderimi për Çerçiz Topullin dhe Muço Qullin përbënte ngjarje madhore shoqërore, në mos më e shquara, me frymë kombëtare të atij viti në Berat, prandaj mendohet se titulli “Berat, 1936” i qëndron fare mirë kësaj fotoje të njohur të Ilia Xhimitikut.

Çerziz Topulli dhe Muço Qulli qëndruan vetëm disa orë në Berat, por ata do mbesin përjetësisht në një vend të nderuar kujtesën historike të qytetit edhe nëpërmjet kësaj fotoje dokumentare të Ilia Xhimitikut të vitit 1936.

Historia e fotos që ka lotuar sytë e botës

Fotografi spanjoll Samuel Aranda fitoi çmimin “World Press Photo of the Year” të vitit 2011 për fotografinë të një gruaje të mbuluar që mbante në krahët djalin e saj, pas një demonstrate në Jemen.

Fotografia e Arandës, e marrë për New York Times, pothuajse shfaqte të gjithë aspektet të kryengritjeve në të gjithë Lindjen e Mesme të njohura si Pranvera Arabe, një nga ngjarjet kryesore të vitit 2011.

Fotografi deklaroi se imazhi ka tinguj fetarë “pothuajse biblik” dhe vuri në dukje ngjashmërinë e fotos me skulpturën “Pieta” të Mikelanxhelos.

Me mijëra të rinj dolën në rrugët e kryeqytetit më 15 Tetor të vitit 2011, për të protestuar kundër presidentit Ali Abdullah Saleh por u sulmuan nga forcat qeveritare. Midis tyre, edhe 18-vjeçari Zaid. Nëna e Zaidit u alarmuar sepse e dinte që në mesin e demonstruesve ishte dhe djali i saj, dhe po përpiqej ta gjente.

Fatima, nëna e Zaid kujton: “Shikoja midis të vdekurve dhe të plagosurve. E kërkova birin tim në të gjitha vendet dhe më në fund e pashë në një dhomë të vogël jo shumë larg xhamisë. Ai po përpiqej të merrte frymë dhe kuptova se po mbytej nga gazlotësjellit që kishin hedhur më parë. Kjo është arsyeja pse unë e kam atë në krahët e mi dhe e kam mbajtur shumë afër meje. Nuk e dija në çfarë gjendje shëndetësore ishte. Fatima atëherë nuk e kuptoi se dikush po e fotografonte.

“Njerëzit më pyetën më vonë, a po qaja nën burkën time!? Sigurisht që po qaja, por jo nga trishtimi , por sepse e gjeta dhe mund ta shpëtoja” .Fotografi shkoi përsëri në Jemen në shkurt të vitit 2012 , për të mbuluar zgjedhjet presidenciale dhe vizitoi familjen. Pritja nga familja ishte shumë e ngrohtë. Aranda, Fatima dhe Zaidi u kthyen në vendin e ngjarjes ku kishin përjetuar gjithçka dhe ripërsëritën skenën por këtë herë djali qëndroi përballë nënës./ KultPlus.com

Zbulohen fotografitë, si u hap arkivoli i Avni Rustemit pas 58 vitesh

Ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar disa foto të rralla Avni Rustemit. Sipas tij fotot i përkasin viteve 1924, vdekja dhe 1982 hapja e arkëmortit.

“Më 20 prill 1924 Avni Rustemi u plagos nga Isuf Reçi. Dy ditë më vonë nga plaga e vetme e marrë vdiq në spitalin e Tiranës. U desh viti 1982 kur për varrin e Avni Rustemit u interesua ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Trupi i Avni Rustemit ishte balsamosur me shumë cilësi nga doktor Sazai Çomo”, -shkruan ai në Facebook.

Avni Rustemi në dy foto të viteve 1924 dhe 1982./ KultPlus.com

Publikohen fotografitë nudo të Marilyn Monroe, do të shiten për 26 mijë dollarë në ankand (FOTO)

Fotot e rralla që tregojnë Marilyn Monroe pranë një pishine dhe duke festuar ditëlindjen e saj, do të marrin vlerën deri në 26,000 dollarë në ankand.

12 imazhet intime tregojnë yllin e Hollywoodit që gjunjëzohet në ujë dhe mbulon në mënyrë strategjike kthesat e saj të famshme me një peshqir, shkruan The Sun.

Ka edhe imazhe tjera të mrekullueshme që shfaqin Marilyn në një divan si dhe duke mbajtur një tortë ditëlindje.

Shtrirja mbresëlënëse e pozave të saj, që besohet të jenë marrë pak para vdekjes së saj në gusht të vitit 1962, do të shkojnë nën ankand në javën e ardhshme në “Heritage Auctions” në New York.

Në këtë ankand përveç fotografive të saj pritet të shiten, dhe ato të: Beatles, Frank Sinatra me roje, Muhammad Ali në disa foto të tjera të rralla, të cilat të gjitha së bashku pritet të kapin shifrën e 120 mijë dollarëve.

Nigel Russel, Drejtor i Fotografive për Ankandin e Trashëgimisë, tha: “Më 8 gusht 1969, Beatles arritën në ‘Abbey Road’ Studios për xhirimet e kryqëzimit që do të ndodhnin për së shpejti jashtë ndërtesës.

“Rreth orës 11.30 në këtë ditë me diell, një polic i Londrës u kërkua të mbajë dhe të drejtojë trafikun në rrugën e zënë nga ‘Abbey’.
“Iain Macmillan më pas pozicionoi një shkallë në mes të rrugës, vetëm një këmbë larg nga kalimi i këmbësorëve, me ngut u ngjit në shkallë, shpejt u vendos në vetvete dhe u përgatit për të marrë pozat.

“Ndërsa The Beatles kaluan disa herë nga ‘Abbey Road’, Iain Macmillan ishte në gjendje të kapë gjashtë fotografitë shpejta brenda një afati kohor prej 10 minutash”.
Grupi i mrekullueshëm i imazheve të famshëm do të jetë në dispozicion më 11 tetor në ankandin e fotografive të ankandeve të trashëgimisë në New York. / KultPlus.com


Statuja e Skënderbeut në SHBA, fotografia e ditës nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada Amerikane në Shqipëri, përmes profilit të saj zyrtar në Facebook, ka shpërndarë fotografinë e statujës së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, statujë kjo e vendosur në kodrat Rochester, Miçigan, SHBA.

Këtë fotografi, Ambasada e ka cilësuar si “Foto të Ditës”.

“Foto e Ditës | Statuja e parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Miçigan. Statuja qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70”, ka shkruar Ambasada në postimin e saj në Facebook.

Fotografia ndërkaq është shpërndarë fillimisht nga profili “Team Albanians” në Twitter./ KultPlus.com

Bebe Rexha në një foto me Jennifer Lopez (FOTO)

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, po vazhdon të postojë fotografi me yje të famshme botërore.

Së fundmi, pre e “selfieve” të Rexhës ka qenë këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez. Ajo ka postuar një fotografi në Instagram nga Las Vegasi.

Ditë më parë, Rexha postoi fotografi edhe me Sylvester Stallonen./ KultPlus.com

She da baddest 👸🏻

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Publikohen foto të fëmijërisë së Ismail Kadaresë (FOTO)

I veshur me një kostum të bardhë, pantallona të shkurtra dhe bluzë, djaloshi që nuk duhet të jetë më shumë se 4 vjeç sheh nga aparati fotografik.

Në duar mban diçka, ndërsa në kokë ka një qeleshe karakteristike të zonës. Duket sikur që fëmijë në fytyrë i është ravijëzuar një tis serioziteti, që paralajmëron atë çfarë fati kishte rezervuar për të.

Ky fëmijë është pikërisht shkrimtari Ismail Kadare dhe fotoja gjendet në odën e miqve në shtëpinë e tij në Gjirokastër.

Janë dy foto të shkrimtarit, të dyja të bërë në moshë të vogël. Në foton tjetër ai është ende vogëlush, dhe prindërit e kanë ulur në një karrige për të pozuar. Sërish i veshur me një kostum simpatik, fytyra i buzëqesh drejt kamerës.

Këto janë fotot e vetme të vegjëlisë së shkrimtarit në shtëpinë muze të tij në qytetin e Gjirokastrës, shkruan albeu.com./ KultPlus.com

Dua Lipa pozon për brendin Patrizia Pepe (FOTO)

Dua Lipa është emri që më së shumti po përmendet në media, kjo falë punës dhe sukseseve të saj, shkruan KultPlus.

Kënga “New Rules” e ka shndërruar artisten kosovare në një yll të përmasave të mëdha, ku vetëm për 1 muaj kjo këngë arriti 100 milionë klikime në YouTube. Por, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për muzikën e saj.

Dua Lipa ka angazhime edhe jashtë muzikës. Ajo ka publikuar imazhe nga fushata e re promovuese për brendin Patrizia Pepe.

Dua edhe më herët ka qenë imazh i kompanive të mëdha botërore, por kësaj radhe ajo ka mahnitur me dukjen e saj shkëlqyese. / KultPlus.com