Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi të rrallë

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi të shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve, të niste armiqësia – shkruan Blendi Fevziu, i cili përcjell këtë shkrepje historike.

“Vjenë, 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, në një fotografi të rrallë.

Të dy, më pas do të ishin deputetë, kryeministra dhe deri armiq politikë.

Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake, për atentatin e dështuar ndaj mbretit Zog në Vjenë, ndërsa Zogu u akuzua për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik. Të dy bashkë, i kanë sot monumentet në qendër të Tiranës”, – shkruan ai. / KultPlus.com

Fotografi e rrallë e Mbretit Zog kur bënte plazh në bregdetin e Durrësit

Në këtë foto, Mbreti Zog është në bregdetin e Durrësit, duke shijuar rrezet e diellit, në vitin 1925.

Imazhin e ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Drejtorisë së Arkivave

Duke të uruar një fundjavë të bukur në bregdet, bëje dhe ti një foto si Mbret!

Foto origjinale: Mbreti Zog në bregdetin e Durrësit, viti 1925.
( https://fototeka.arkiva.gov.al/…/17107-fotografi-te… )

(foto me ngjyra: përpunim nga Sektori i Promovimit dhe Komunikimit) / KultPlus.com

Një fotograf udhëtimesh kaloi 210 ditë në Azi dhe solli fotot e rralla

Dima Gilitukha është një fotograf i suksesshëm, i cili ndërthur sfondin e tij shkencor me ekspeditat e gjata në vendet ekzotike.

Seria e fotove të Gilitukhas, e cila ishte pjesë e kërkimit të tij mbi zjarret në pyje, e bëri atë të njohur.

Dima kohët e fundit kaloi 210 ditë në Azi, dhe kjo përfshinte një qëndrim 1-mujor në Vietnam. Ai mori aparatin fotografik me vete dhe memorizoi momente të veçanta të natyrës dhe njerëzve, në vendet që vizitoi dhe çdo imazh është i veçantë, me një mesazh të caktuar. / KOHA.net / KultPlus.com

Fotografi e rrallë e shoqërisë letraro-politike “Bashkimi”

Në Shkodër, godina në sfond njihet si “Shtëpia e Abatit” ose selia e shoqërisë “Bashkimi” (sot në Rrugën Justin Godard, pranë Katedrales së Shën Shtjefnit).

Shoqëria letraro-politike “Bashkimi” u themelua në vitin 1899 nga abati i Mirditës, Imzot Preng Doçi – në fotografi i ulur në qendër- dhe personalitete të tjera fetare dhe laike të kohës ndër të cilët si At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Anton Xanoni, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, Atë Ambroz Marlaskaj, Nikollë Sheldija.

Programi i shoqërisë ishte përhapja e gjuhës së shkruar shqipe përmes botimeve. Shoqëria hartoi “Alfabetin e Bashkimit” i cili hodhi bazat e alfabetit të sotëm shqip  që u miratua në Kongresin e Manastirit, si dhe botoi “Fjaluer i ri i i shqypes përbam prej shoqnijet Bashkimi” (1908).

Foto kortezi e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”/ KultPlus.com

Pamje të papara deri më tani: Adem Jashari, nga koha e kryerjes së shërbimit ushtarak

Ndonëse është thënë e treguar për jetën e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili me tërë familjen e tij u flijua për lirinë e vendit, një fotografi e tillë nuk është parë deri më tani.

Në këtë fotografi shihet komandanti legjendar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në kohën e ish-Jugosllavisë.

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari shihet i shoqëruar edhe nga Jetullah Geci dhe dy persona tjetër, në këtë fotografi.

Kullajt e Jasharëve  në Prekaz të Skenderajt, të cilat janë bërë tashmë simbol i lirisë që gëzojmë sot, vizitohen nga mijëra njerëz gjatë tërë vitit.

Familja Jashari mbetet dëshmia më e fuqishme e luftës dhe rezistencës të popullit shqiptarë, i cili donte vetëm një gjë, të ishte i lirë në vendin e vet. /indeksonline/ KultPlus.com

Fotografi e vjetër, Gjelosh Gjokaj bashkë me Edi Ramën (FOTO)

Sot shënohet përvjetori i parë i vdekjes së artistit të madh shqiptar Gjelosh Gjokaj, po gjurmët që ka lënë në artin shqiptarë vlerësohen të jenë një pasuri e madhe për këtë komb, shkruan KultPlus.

Se një marrëdhënie të mirë artistike kishte pasur Gjelosh Gjokaj me artistin shqiptar Edi Rama, tashmë kryeministër i Shqipërisë, pat treguar në statusin e vitit të kaluar vetë Edi Rama.

Kurse KultPlus ju sjellë një fotografi nga kjo miqësi, e realizuar në galerinë Schröder, Augsburg në vitin 1992. Në radhën e parë, nga e majta Schröder Galerist dhe Gjelosh Gjokaj, radha e dytë nga e majta Sami Bicaj Taki Pavlovski dhe Edi Rama./KultPlus.com