Gjermanja Ursula Meissner punon prej shumë dekadash si fotografe në zonat e luftës, ku mes tjerash ka spikatur edhe në luftën e Kosovës.
Sipas saj, lufta në vetvete është shumë tragjike, andaj nuk ka nevojë për skenare.
“Një fotografi është fotografi e mirë, nëse zgjon emocionet. Kur unë isha në Kosovë, fotografova një fytyrë të një vajze. Vajza e vogël kishte dy ditë dhe dy netë pa fjetur duke ecur nëpër shumale – e gjithë kjo për ti shpëtuar rrezikut. Me këtë fotografi mund të përshkruhej e gjithë dhimbja e shqiptarëve të Kosovë,” thotë Meissner në intervistën e fundit të saj për “Web.de”.
Vajza e vogël shqiptare nuk kishte as forcë për të qarë.
Më tutje ajo tregon se kjo foto i kishte prekur shumë njerëz, përkundër që nuk shihej “gjak dhe armë”, pasi dhimbja njerëzore mund të tregohet edhe pa këto elemente.
“Por këto fotografi rrallë korrin sukses,” tregon ajo./ KultPlus.com
Rusia tash e shtatë ditë është duke sulmuar Ukrainën.
Nga sulmet me raketa dhe bomba janë dëmtuar shumë ndërtesat e qyteteve të ndryshme në Ukrainë, teksa gjendje më e rënduar po raportohet të jetë në qytete e mëdha të Ukrainës, si në Kyiv, Kharkiv e Mariupol.
Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga shkatërrimet që janë bërë si pasojë e luftës në qytete të ndryshme të Ukrainës. / KultPlus.com
Me gjithë mohimin e Serbisë për masakrën e Reçakut, janë faktet ato që dëshmojnë gjithçka. Disa nga këto fakte mbrëmë ishin vendosur në muret e Muzeut Kombëtar të Kosovës si një replikë ndaj Serbisë, shkruan KultPlus.
Ishte kjo ekspozita me fotografi e autorit Enver Hoxhën që
mbrëmë komunikoi me publikun e pranishëm ku tek secili mund të vëreje çfarë po
përjetonin deri sa po i shihnin ato fotografi që i quanin të tmerrshme.
Kjo ekspozitë simbolizon atë se çfarë gjenocidi u krye
tek populli shqiptar nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe, pikërisht
gjatë shekullit XX.
“Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën,
ta ndërtojmë të ardhmen”, kështu po e quan autori Hoxha ekspozitën me mbi
100 fotografi.
Enver Hoxha gjatë luftës ishte pjesë e stafit
mjekësor në zonën operative të Llapit. Ai punoi në spitalin ushtarak, por ishte
edhe në terren me ushtarët e UҪK-së dhe popullatën civile. Edhe pse ai kishte
një detyrë dhe mision tjetër, Enveri gjithë kohës ka mbajtur me vete
foto-aparatin e tij, me të cilin ka shkrepur fotografi në çdo moment dhe falë
tij, po e kujtojmë atë se me çka u përball populli kosovar.
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Ajet Leci në
fjalimin hyrës të kësaj ngjarje tha se me kënaqësi është përkrahur kjo
ekspozitë nga muzeu. E sipas tij këto pamje tregojnë sakrificën dhe vuajtjen e popullit
të Kosovës.
Objekt i kësaj ekspozite janë rreth 100
fotografi të cilat përfshijnë vetëm pjesën e popullatës civile, ku paraqiten
shpërnguljet, vrasjet, masakrat e kryera nga forcat serbe në muajt mars dhe maj
të vitit 1999.
Profesori, Ismet Salihu tha se këto fotografi tregojnë
krimet e pushtetit serb ndaj popullatës të pafajshme shqiptare. “Në këtë
ekspozitë jemi tubuar për të rikujtuar tmerrin dhe gjenocidin e pushtetit serb
ndaj popullatës së pafajshme të Kosovës në vitet ’98- 99”, tha ai.
Qemail Minxhozi,
ambasadori i Shqipërisë në Kosovë tha se kjo ekspozitë pasqyron një luftë
makabre, që nuk e kap asnjë ndërgjegje njerëzore.
“Ndihem i shokuar tek shikoj këtë ekspozitë makabre, që
nuk e kap asnjë ndërgjegje njerëzore, se si në mesin e shek XX mund të ketë
ndodhur një katrahurë e madhe antihumane, jashtë çdo rregulli ndërkombëtar”,
shprehet ai.
Ambasadori gjithashtu tha se “sot nuk është koha për
hakmarrje, po për të reflektuar që gjëra të tilla të mos ndodhin më, në mënyrë
që të jetojmë si dy popuj kufitarë, si njerëz që duhet të marrin vesh njëri- tjetrin.”
Se në Kosovë është kryer gjenocid dhe janë kryer masakra
të shumta, e dëshmon edhe masakra e Reçakut, e cila u përkujtua dje. Për të folur
për këtë fakt, e pranishme ishte edhe e mbijetuara e kësaj masakre, Saranda
Bogujevci.
“Puna e Enver Hoxhës është e jashtëzakonshme, e para se
ka qenë afër njerëzve në momentet më të vështira në këtë periudhë kohore dhe
tjetra për vetë faktin që ka arritur ta dokumentojë këtë rrugëtim. Të gjithë e
dini për mohimin që i është bërë Reçakut, në fakt është mirë që kjo ekspozitë u
hap në këtë kohë kaq të rëndësishme, duhet t’i mbledhim këto fotografi dhe
tregime, e t’ia përplasim në fytyrë Serbisë”, tha ajo.
Komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa tha
se Kosova për njëzet vite nuk ka mundur të dokumentojë ato që kanë ndodhur atë
kohë e të cilat i di secili prej nesh, e këtë ka arritur ta bëjë Hoxha me
fotografitë që janë dokument i asaj periudhe.
Vetë autori i ekspozitës pa dashur të flas shumë tha: Nuk
ka nevojë për fjalë, sepse fotografitë flasin dhe dokumentojnë atë që Serbia po
mundohet ta mohojë, e të tilla mohime thotë se po i shërbejnë armiqësisë ndaj
Kosovës.”
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 15 dhjetor duke ju ofruar mundësin që të shihni fakte që flasin në mënyrën më të mirë për ndodhitë e vitit 1999. / KultPlus.com