Fotografitë janë të viteve 1930-1932 dhe flasin shumë, për bukuritë e fshatrave shqiptare, edhe pse jetesa ishte e ashpër.
Pamjet, – shkruan Ilir Ikonomi, – janë nxjerrë nga koleksioni i gjeografit austriak Ernst Nowack, i cili, i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë, në një ekspeditë të vështirë.
Ai udhëton përgjatë Shushicës, pastaj shfaqet në Qafën e Llogorasë, vazhdon në Dhërmi dhe Himarë e deri në Palasë.
Në këto lloj udhëtimesh, i vetmi mjet ishin kuajt dhe një udhërrëfyes i mirë. Dhe të mendosh që kjo është vetëm një pjesë e vogël e dëshmisë së tij, nëpër shtigjet e maleve shqiptare!!! / KultPlus.com
Nga Prishtina në Pejë ka 20 stacione treni. Fotografi kosovar Bujar Gashi ka marrë iniciativë t’i fokusojë këto stacione e t’i sjell për publikun, shkruan KultPlus.
Sipas Gashit, disa nga këto stacione nuk janë në gjendje të mirë dhe po shkojnë drejt shkatërrimit.
Gashi i ka sjell për publikun vetëm disa nga këto stacione që sipas tij janë më të bukurit.
“Disa prej tyre janë shumë simpatik, ndërsa shumica janë në gjendje jo të mire. Në vazhdim do ti postoj disa nga më të bukurit dhe disa nga më interesantet.
Më pëlqen shumë ai i fshatit Bardh, më duket në gjendje shumë të mirë, nuk ndaluam ta shikojmë nga brenda, por kam përshtypjen se edhe brenda është i bukur!”, ka shkruar Gashi. / KultPlus.com
Abdullah Aydemir, një fotograf nga Stambolli, beson se i gjithë universi mund të fshihet në sytë e fëmijëve. Ai bën fotografi që mund t’ju hipnotizojnë menjëherë me dukjen madhështore të fëmijëve që takon në rrugë.
Portretet e tij kapin bukurinë e modeleve të tij të vogla dhe ne nuk mund t’i heqim sytë nga fotot e tij të mrekullueshme.
Më poshtë gjeni disa nga fotografitë e fëmijëve që sytë e tyre krahasohen me gurë të çmuar./21Media / KultPlus.com
Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është bërë kartolinë në Gjermani.
Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada.
Ka qenë ministri i Diasporës, Pandeli Majko që ka publikuar sot kartolinën gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm.
Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.
Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese. /KultPlus.com
Përkundër faktit që Kosova është një vend shumë i vogël, në brendësi të saj ka shumë vende të bukura, të cilat dokmunentohen më së miri përmes fotove dhe videove të ndryshme, shkruan KultPlus.
Pikërisht me këtë gjë merret edhe Fitim Sopjani, i cili ka për synim që përmes videove të tij, të sjellë pjesë të bukura nga vendi më i ri në Evropë.
Në një intervistë për KultPlus, Sopjani thotë se puna e videove ka lindur në një pjesë të jetës kur ai ka filluar të shoh më shumë filma.
“Nuk ka qenë pjesë e fëmijërisë që të bëhem një fotograf ose të bëjë video, por kur kam filluar të shoh filma më shumë, është zgjuar dëshira për të bërë video dhe gjithmonë kam ëndërruar me arrit profesionalizmin e filmave të Hollywood, e gjithashtu edhe Hollywoodin”, thotë ai fillimisht.
I pyetur për synimin e tij në karrierë, Sopjani tenton që të forocohet sa më shumë profesionalisht në krijimin e video filmave, por në të njëjtën kohë edhe t’i shfrytëzojë aftësitë e tij që të paraqet Kosovën në një mënyrë të bukur, që deri më tash nuk e ka bërë askush.
Në anën tjetër, njëra prej vështirësive më të mëdha që ai përballet janë pikërisht mediat.
“Shumica e portaleve nuk marrin leje kur publikojnë materialet që unë i realizoj, dhe kjo është një sfidë e problem i madh që kam”, deklaron tutje ai.
Pasioni i tij i madh për fotografinë dhe veçanarisht videon vazhdon të shtohet çdo ditë dhe bashkë me të edhe synimet për të ardhmen.
“Unë nuk ndihem asnjëherë i përmbushur, synimet e mija janë në çdo sekond të bëhem më profesional dhe të arrijë nivele të konkurrencës me videokreatorët më të mirë në botë”.
Ndërkaq, fotografitë dhe gjithë videot e realizuara nga ai mund t’i shikoni në rrjetin social “Instagram”.
Ishte vjeshtë e hershme, një nga ato mbrëmjet me shi. Isha në tramvajin numër 23 duke udhëtuar nga Duomo për në hotelin tim. Në një çast edhe shiu filloi të bie me rrebesh. Në çdo stacion të tramvajit ca zbrisnin dhe të tjerët hipnin. Prej që ishte përplot, udhëtarët qëndronin në kembë. Unë isha i ulur dhe mbaja kokën kërrusur i thelluar në mendime dhe duke numëruar ditët e mbetura në Milano, në këtë qytet mahnitës. Në një çast e ngrita shikimin lartë. Një nënë e re, me një vajzë të vogël qëndronin përpara meje. Ishin kthyer me shpinë. Ajo me një dorë e mbante vajzën dhe me dorën tjetër mbahej vetë. E kishte të veshur një nga ato palltot e errëta me kapelë. Në një çast ajo u kthye nga unë. Nga këndet e kapelës pikonin dromcat e shiut. Një pamje si e murgeshave, pamje si nga ikonat mesjetare, e çuditshme dhe anakronike për një nënë të re. Brenda, filloi të bëhej zapullimë. Në një nga ndaljet e tramvajit ajo u kthye dhe e hapi pallton. Unë u befasova nga pamja. Përfundi palltos, në gjirin e nënës ishte duke fjetur një foshnjë. Nga drita e dobët mezi dukej vetëm gjysma e fytyrës së foshnjes. Nuk i besoja dot syve. I ngrirë me pamjen dhe me njëmijë pyetje të heshtura: “Ç’është kjo? Çfarë po ndodh? Nëna me foshnjen e vogël, tramvaj, natë, shi, veshja, pamja, qetësia e saj…!Prej nga erdhën?!Ku po shkojnë?! Nëna me foshnjen! një pamje ikonike, biblike, dhe aq hyjnore, njëjtë sikurse edhe mijëra vite më parë. Nuk kisha përgjigje! Isha magjepsur me pamjen! Pas një çasti fillova të mendoj. Më duhet të regjistroj këtë moment. Kamerën e kisha në xhep. Por si ta bëj? Më zuri paniku. Si ta bëj? Sikurse do fotografoja herën e parë në jetë! Në mes të kësaj dileme tramvaji u ndal, ata zbritën dhe u tretën me turmën në errësirë. Unë akoma isha i hutuar dhe nuk mund të besoja. Ajo pamje nuk mund të përshkruhej me fjalë. Pas ca minuta zbrita edhe unë për të pritur tramvajin e ardhshëm, për të vazhduar udhëtimin. Shiu ishte ndalur. Tramvaji numër 9 arriti me vonesë. Ishte një nga ato të vjetra, që akoma ishin në qarkullim. Unë kërceva brenda dhe u ula. Ndriçimi ishte shumë i dobët. I mbështetur në gjunjë, i thelluar në mendime dhe duke akuzuar vehten se si nuk arrita të përjetësoj atë moment. Kur e ngita kokën, nuk mund të besoja syve. Nëna me foshnjën dhe vajzën e vogël ishin të ulur përballë! E pamundur! E pabesueshme! Nuk mund të jetë! Isha aq i shqetësuar saqë fillova të rrënqethem! Por edhe një lloj gëzimi ndieja. Nuk mund të pritja më! Me zë të ulët dhe respekt u drejtova: “Më falni zonjë! Ju,…foshnja,…vajza juaj e vogël,…familja,… është një mrekulli, … ëëë,… jam fotograf dhe nëse më lejoni të ju fotografoj? Ajo vetëm e tundi kokën në shenjë aprovimi dhe sikurse ishte e pregaditur për këtë çast! Brenda sekondash bëra disa fotografi dhe duke u falenderuar me dy pëllëmbë të bashkuara si në lindje, zbrita. Ecja në kahje të hotelit duke mos patur përgjigje në ato njëmijë pyetje në mendjen time! Nëpër mendje më kalonin me mijëra Madona nga librat, galerite, muzeumet. Madona? Madona! Si është e mundur?! Si mund t’i ndodh kjo një njeriu aq pak religjioz si unë? “Deja Vu”, sikurse edhe mijëra vite më parë, “Madona”, …këtë herë në tramvaj! /KultPlus.com
Momentet e fundit para vdekjes së rinocerontit të bardhë verior, një elefant 66-vjeçar që noton në oqean dhe primatologia e njohur Jane Goodall duke kërkuar për shimpanzetë në Tanzani në fillim të viteve 1960, janë këto disa nga momentet më të bukura të kapura nga fotografë profesionistë.
Fondet e të cilëve janë dhuruar për projekte konservimi. Fotot e 100 fotografëve nga e gjithë bota do të shiten deri në fund të vitit nga Vital Impacts, një organizatë jofitimprurëse.
“Çdo imazh ka një histori vërtet të veçantë pas saj,” tha Vitale, një fotograf i vlerësuar me çmime dhe bashkëthemelues i Vital Impacts.
Gjashtëdhjetë për qind e fitimeve nga shitja do të ndahen midis katër grupeve të përfshira në mbrojtjen e kafshëve të egra ose të habitatit: Fondacioni Big Life, Projekti Ranger i Fondacionit Great Plains, programi Roots & Shoots i Institutit Jane Goodall dhe SeaLegacy.
Pjesa e mbetur prej 40% do t’u jepet fotografëve për t’i ndihmuar ata të vazhdojnë punën e tyre./abcnews.al /KultPlus.com
Janë fotografitë ato që flasin sa një mijë fjalë, kujtimet më të bukura dhe momentet me të rëndësishme të ruajtura në sirtar të vjetër, shkruan KultPlus.
Më poshtë do gjeni disa nga fotografitë e para me ngjyrë:
The Eiffel Tower, Paris, në vitin 1914
Francë, në vitin 1917.
Nga fotografitë e para të shkrepura me ngjyrë nga Louis Lumière, 1907.
Charlie Chaplin, 1918.
Paris, 1914.
Van Besten duke pikturuar në kopshtin e tij, 1912.
Robert Capa njihet si fotograf i shkëlqyeshëm, por edhe si njeriu i cili ishte dëshmitar i “Ditës D” nga viti 1944, kur së bashku me ushtarët qëndroi në front. Derisa ata gjuanin plumba nga pushkët, ai bëri histori me kamerën e tij.
Invazioni më i madh në histori, pas të cilit mori fund Lufta e Dytë Botërore, u zhvillua më 6 qershor 1944, në Normandi.
Njeriu që e ndjeu, pa dhe e përjetoi atë ditë quhet Robert Capa. Ai me kamerën e tij depërtoi nëpër front duke e regjistruar atë që duhej ta shihte e gjithë bota. Fotot e tij regjistruan momente të cilat e treguan luftën e ushtarëve amerikanë dhe pothuajse humbën përgjithmonë, shkruan KOHA Ditore.
Capa ka lindur në Hungari, në “Ditën D” ishte 30 vjeç dhe tashmë ishte i njohur për punën e tij në luftën civile në Spanjë. Kur revista “Life” e dërgoi atë për ta mbuluar Ditën D, kjo detyrë e konfirmoi fjalinë e tij të famshme: “Nëse fotot nuk janë mjaft të mira, kjo do të thotë se nuk jeni mjaft afër”.
Invadimi filloi në ora 6:30 të mëngjesit, kur Capa doli me ushtarët jashtë. Për 90 minuta ai i bëri 106 fotografi, të cilat shpejt ia dërgoi redaktorit John Morris për procesim.
“E kam pritur të martën dhe të mërkurën për t’i marrë fotot nga luftimet. Isha shumë anksioz dhe pjesërisht u qetësova vetëm kur Robert më thirri të mërkurën pasdite për të më treguar se i kishte dërguar fotot përmes korrierit. E gjithë bota po i priste fotot e tij”, tha John Morris.
Morris shtoi se korrieri shpejt mbërriti me foto, dhe i dërgoi menjëherë në dhomën e errët për zhvillim. Ai donte t’i merrte sa më parë dhe theksoi se ato duhej të zhvilloheshin sa më shpejt që të ishte e mundur.
“Pak minuta më vonë, një djalosh i ri i quajtur Dennis Banks vrapoi në zyrën time. Ai tha se fotografitë ishin prishur. Ai tha se në nxitim nuk i kishte kushtuar vëmendje detajeve, dhe fotografitë gjatë zhvillimit ishin shkatërruar plotësisht. Nxitova të kontrolloja nëse kjo ishte e vërtetë dhe shpejt e kuptova se arritëm t’i shpëtonim vetëm disa fotografi”, tha Morris, duke shtuar se pikërisht këto fotografi u bënë të famshme në mbarë botën. / KultPlus.com
Fotografi shqiptar, Afrim Nevzadi jeton dhe punon në qytetin e Zyrihut, Zvicër.
Fotot e tij në saj të stilit, teknikave, motiveve dhe qasjeve profesionale kanë bërë jehonë në shtypin vendas si edhe në konkurrimet e shtëpive prestigjioze.
Së fundmi fotografia e tij “Zürihorn” (Briri i Zürich-ut) është votuar nga lexuesit e portalit www.hellozurich.ch si fotografia më e mirë e javës, transmeton KultPlus.
Nevzadi është nga Vaksinca e Kosovës dhe është vendosur në Zvicër në fillim të viteve ’90-të.
Së fundmi ai ka pasion të fotografojë alpet e Zvicrës ku kalon jnë pjesë të mirë të kohës së tij. / KultPlus.com
Artistja vizualeMarina Vitaglione ka përdorur një teknikë fotografike tradicionale për të prodhuar imazhe të botës tjetër të mostrave të ndotjes së ajrit në Londër, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Fotografitë:Marina Vitaglione
Drury Way, Wembley, north-west London, sample collected in August 2020
Duke punuar së bashku me shkencëtarët nga Rrjeti i Cilësisë së Ajrit në Londër, pjesë e Imperial College London (ICL), Marinës iu dha mundësia e marrjes së mostrave të ajrit nga e gjithë kryeqyteti, duke përfshirë Brixton Road dhe Lewisham, në jug të Londrës.
Loampit Vale, Lewisham, south-east London (left), and Drury Way, Wembley, north-west London (right), samples collected in August 2020
Disa i vuri në një shirit letre, duke përdorur një pajisje për monitorimin e zbutjes beta (BAM) dhe më pas i fotografoi përmes një mikroskopi (më poshtë).
BAM samples under a microscope and a digital photo of the resulting close-up
Në të tjerat ajo u zgjerua dixhitalisht përmes spektroskopisë Raman, matjes së intensitetit dhe gjatësisë së valës së dritës së shpërndarë nga molekulat.
Marina më pas aplikoi një proces shtypje cianotipi, një nga metodat më të vjetra të prodhimit të imazheve me dritë, duke vendosur negativë transparentë të këtyre imazheve dixhitale në letër të veshur me emulsion fotosensitiv (poshtë), të cilën ajo e ekspozoi ndaj rrezeve të diellit.
Beddington Lane, Croydon, south London, sample collected in July 2020
“Unë zgjodha këtë teknikë sepse lejoi Diellin të zbulonte grimcat toksike në letër dhe në këtë mënyrë të bëhej pjesë e shtypjes,” i tha Marina BBC News.
“Në një nivel estetik, toni cianotip i blu-blu më kujton qiellin e pastër, pa re, në kontrast me vizionin e reve gri që kemi kur mendojmë për ndotjen e ajrit”.
Strand building rooftop, King’s College, central London, samples collected in December 2017
“Përdora letër japoneze gampi, fletët e bëra me dorë, të hollë dhe delikate, ngjallin vetë lehtësinë e ajrit. Qëllimi im ishte ta bëja të padukshme të dukshme dhe ta tregoja çështjen në një mënyrë të re për të rritur ndërgjegjësimin për të”.
Brixton Road, Lambeth, south London, sample collected in August 2020
Grupi i Kërkimeve Mjedisore, në ICL, mbledh më shumë se 70 milion matje të ndotjes së ajrit në vit në të gjithë Anglinë jug-lindore.
“Ashtë një sfidë e vërtetë të ndash me publikun kuptimin tonë për kërcënimin kryesisht të padukshëm [ndotja e ajrit] për shëndetin tonë,” tha profesori Frank Kelly.
“Për këtë arsye, ne duam të punojmë me artistë vizualë si Marina Vitaglione. Ndotja e ajrit është e lidhur me kushtet e frymëmarrjes të tilla si astma, sëmundjet kardiovaskulare dhe ka prova të shfaqura të shoqatave me sëmundje njohëse siç është çmenduria”.
Strand building rooftop, King’s College, central London, samples collected in April 2017
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ndotja e ajrit është përgjegjëse për vdekjet e hershme të shtatë milion njerëzve në të gjithë botën çdo vit.
Strategjia e fundit e qeverisë së MB për cilësinë e ajrit njohu ndotjen e ajrit si rrezikun kryesor mjedisor për shëndetin e njeriut në MB dhe kërcënimin e katërt më të madh për shëndetin publik pas kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe mbipeshes.
Brixton Road, Lambeth, south London, sample collected in August 2020
Në dhjetor, një mjek i mjekut zbuloi se ndotja e ajrit kishte shkaktuar vdekjen e Ella Adoo-Kissi-Debra, nëntë vjeç, në Lewisham.
Dhe hulumtimi i ICL sugjeron që plumbi nga benzina vazhdon në ajrin e Londrës pavarësisht se u ndalua në 1999.
Strand building rooftop, King’s College, central London, samples collected in March 2017
Gjatë bllokimit të parë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, vitin e kaluar, nivelet e ndotjes së ajrit ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve, në vitin 2000, sipas Rrjetit të Cilësisë së Ajrit në Londër.
Por tani, profesori Kelly tha: “Statistikat qeveritare tregojnë se trafiku rrugor është kthyer pothuajse në nivelet para-pandemike pasi disa njerëz janë ende duke shmangur transportin publik dhe kanë kaluar në përdorimin e makinave të tyre më shumë. Kjo është reflektuar në qytete anembanë botës.”
“Duket se revolucioni i punës nga shtëpia më vete nuk do të zgjidhë problemet tona të ndotjes së ajrit. Duke pasur parasysh shkallën e problemit, duhet një rrugë e gjatë për të bërë.”
“Por rritja e ndërgjegjësimit përmes projekteve artistike si ajo e Marinës, së bashku me politikat e shëndosha të mbështetura nga provat, mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet tona. Sidoqoftë, ne duhet të jemi vigjilentë për sfidat e reja të reja, siç janë ato të paraqitura nga grimcat mikroplastike të rritura në ajrin që thithim”, shtoi ai.
Tolworth Broadway, Kingston Upon Thames, south-west London, sample collected in October 2020
Imazhet e ndotjes së ajrit të Marinës janë pjesë e ekspozitës What On Earth, në Koppel Project Exchange, në Londër, deri më 25 korrik. / KultPlus.com
Kush nuk fotografon një kafshë shtëpiake të lezetshme ndërsa është duke fjetur ose një flutur shumëngjyrësh kur është në park? Na pëlqen të kemi një kujtesë fizike të asaj që mendojmë se është e bukur apo interesante. Por, ka njerëz që bëjnë fotografi për një qëllim krejt tjetër.
Njerëzit që paraqesin punën e tyre në konkursin e fotografisë “BigPicture Natural World” shkojnë përtej dhe përtej për të kapur foton e duhur në kohën e duhur, transmeton rtv21.tv.
Megjithëse ka një çmim monetar për fituesin, konkursi shpreson që këto imazhe që marrin frymë nga e gjithë bota dhe do të frymëzojnë të tjerët për të mbrojtur dhe ruajtur planetin Tokë. /21Media / KultPlus.com
22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.
Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.
Në vijim, KultPlus risjell disa fotografi të 12 qershorit të vitit 1999. Fotografi këto që shfaqin emocionet e mëdha të qytetarëve të Kosovës, në ditën e çlirimit të vendit.
Fotografitë: Profili i Kenneth Andresen. / KultPlus.com
Fotografi Platon ka realizuar pamje me kontrast të lartë të disa prej fytyrave më të njohura në botë, duke përfshirë këtu, ish-presidentin amerikan Barack Obama, presidentit rus Vladimir Putin, tenistes Serena Williams, biznesmenit miliarder Elon Musk, themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg, e këngëtarëve Adele dhe Harry Styles.
Të gjithë këta janë fotografuar nga Platon, derisa qëndronin të ulur përballë kamerës së tij.
Por tani artisti britanik, po heq portretet e tij, duke lëshuar një koleksion të ri të veprave që secila përmban vetëm një iris nga sytë e këtyre të famshmëve, udhëheqësve të fuqishëm politikë dhe figurave të diskutueshme. Ndërkohë, se kujt i takon irisi, do të mbetet sekret për të tjerët, përveç blerësve të imazheve.
Platon, i cili është fotograf i rregullt për revistën “Time”, ka thënë se ka parë anë të ndryshme të syve të figurave që ka fotografuar, përcjell KultPlus.
“Kam shikuar në sytë e Gaddafit dhe Putinit. Gjithashtu ka pasur momente të ngushta me Princin dhe Edward Snowden”, ka thënë ai duke bërë të ditur se projektin e tij për të ndarë vetëm irisn e syrit të të famshmëve, e ka quajtur “Eye Love You, Eye Hate You”.
Të gjitha këto pamje, në total fotografitë më 36 irisë të syve të disa prej njerëzve më me ndikim në botë, ai do t’i shesë ndërkohë që vetëm blerësi do të mund të kuptojë se syrin e kujt po e blen. / KultPlus.com
Në arkivin e Sulltan Abdylhamitit II në Stamboll, një prej më të rëndësishmëve në botë për fotografinë, është zbuluar një koleksion i fotografit Pietro Marubi.
Lucjan Bedeni, Drejtor i Muzeut Kombëtar “Marubi” ka rënë në gjurmët e këtij koleksioni teksa hulumtonte për doktoraturën, punë që ka të bëjë me jetën dhe veprën e fotografit italian, i cili e zhvilloi aktivitetin në Shkodër.
“Stoli vërtet magjepsëse, të Marubit, në Stamboll.
Këto fotografi, që janë riprodhime nga origjinalet, që kemi ne në arkivin tonë, në imazhe ‘cabinet carte’, siç quheshin gjatë shekullit XIX, vijnë të rrethuara nën zbukurimet me motive lulesh”, – thotë Bedeni.
Arsyet pse fotografitë e Marubit mbërritën në Stamboll, janë në kuadrin e hipotezave.
“Arsyet i kërkojmë në histori. Në fund të jetës së tij, ky sulltan u bë paranojak se mos e vrisnin, gjë që e detyroi atë të izolohej. Një mënyrë tepër origjinale që ai gjeti për të shikuar zhvillimet e perandorisë, ishte komisionimi i studiove fotografike. Pietro Marubi është një prej fotografëve që është komisionuar nga sulltani, ndaj ne gjejmë praninë e këtyre albumeve në Stamboll”, – thotë Bedeni.
Një tjetër hipotezë mbi mbërritjen e koleksioneve ne Stamboll, është ajo që pashallarët që drejtonin vilajetet, i bënin dhurata sulltanit, pamje nga perandoria. Nga gjithë koleksioni ka vetëm një pjesë që muzeu Marubi nuk e ka.
“Pjesa më e veçantë, apo më e magjishme, e këtij koleksioni, atë të cilën ne nuk e kemi, janë fotografitë e pikturuara me bojëra vaji, me velatura të lehta”, deklaron Bedeni, por që sipas tij, është fakt i njohur që ai pikturonte. /konica/ KultPlus.com
James Barnor është fotografi më i vjetër në shtetin e Ganës, i cili kishte filluar profesionin e fotografit në vitin 1946.
Ai thotë se është fotografi i parë profesional, qëkur kishte marrë kamerën e parë fotografike “Baby Brownie”.
Gjatë karrierës së tij 75-vjeçare ka zhvilluar mijëra fotografi dhe disa nga to sot po i jetësohen në vendlindje, duke u vendosur në muret e galerive dhe muzeve të ndryshme, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Ndër yjet e njohura që kishte fotografuar është boksieri Mohammed Ali. Barnor thotë se fotografinë e vazhdon edhe ditëve të sotme, kur teknologjia ka përparuar dukshëm dhe mjetet fotografike janë zhvilluar. / KultPlus.com
Dima Gilitukha është një fotograf i suksesshëm, i cili ndërthur sfondin e tij shkencor me ekspeditat e gjata në vendet ekzotike.
Seria e fotove të Gilitukhas, e cila ishte pjesë e kërkimit të tij mbi zjarret në pyje, e bëri atë të njohur.
Dima kohët e fundit kaloi 210 ditë në Azi, dhe kjo përfshinte një qëndrim 1-mujor në Vietnam. Ai mori aparatin fotografik me vete dhe memorizoi momente të veçanta të natyrës dhe njerëzve, në vendet që vizitoi dhe çdo imazh është i veçantë, me një mesazh të caktuar. / KOHA.net / KultPlus.com
Realitetet mizore të Luftës së Parë Botërore që janë dëshmuar nga ushtarët në të gjithë botën, janë risjellë sërish në fokus në një seri fotografish të ripunuara me ngjyra në mënyrën më të duruar dhe realiste.
Në imazhe shihen luftëtarë britanikë në llogoret e ferrit, dhe kavaleria indiane përkrah tyre në betejën e Somme në 1916.
Të tjera imazhe mahnitëse sjellin ushtarë kanadezë në Betejën e Amiens në 1918 në Francë, “fuzilierët” britanikë në barkat e betejës së Gallipoli pranë Turqisë në 1915, ose valën e dytë të trupave të Rusisë që presin të mësyjnë në Ukrainë në 1917.
Fotot origjinale bardhë e zi janë ngjyrosur me dhimbje e dashuri nga elektriçisti uellsian Royston Leonard, 56 vjeç nga Kardifi, përcjell KultPlus.
Ai tha: “Këtë e bëra për të kujtuar gjeneratat e humbura nga të gjitha pjesët e botës, që ishin aq të rinj dhe u zhdukën në miliona. Prandaj ne nuk duhet të lejojmë kurrë që kjo të ndodhë përsëri. E kemi bërë këtë dy herë, prandaj ju nxis t’i shikoni fotot dhe më pas të vendosni vetë”.
Në Luftën e Parë Botërore gjetën vdekjen 9 milionë luftëtarë dhe 13 milionë civilë, dhe ajo ishte kontribuese për pandeminë e gripit spanjoll në 1918, që vrau 50 deri në 100 milionë njerëz. /tch/ KultPlus.com
Fotografi Mick Rock përshkruan momentin e realizimit të një fotografie ikonike me ish-liderin e grupit Pink Floyd, Syd Barrett, i cili për shkak të problemeve mentale ishte larguar nga grupi, e që më vonë do ta kalojë jetën në izolim.
Shkrimin e tij e gjeni më poshtë.
Duhej të shkoja të fotografoja Syd Barretin, lart në banesë, por kur e pash jashtë makinën e tij, thash: “Duhet ta bëjë edhe një foto me këtë”. Ishte si rekuizitë e mirë. Nëse mbaj mend saktë, ishte një Pontiac Parisienne, që hapej me sustë, me ngjyrë rozë. Mickey Finn, që luante bongon për grupin T-Rex, e kishte marrë në një ankand. Syd e këmbeu Minin e tij për të. Por, nuk kishte asnjë ide si ta ngiste këtë makinë masive amerikane, që në fakt nuk punonte. Mund të shihni se rrota e pasme ishte shfryrë. Mbase është tërhequr deri aty.
Ishte vjeshta e vitit 1969. Ndodhesha në Earls Court duke u përpjekur për të bërë fotografi për albumin e parë solo të Sydit, “The Laughs Madcap”. Kishte një dukje të mahnitshme: një roker i dërrmuar. Mendoj se ai dukej më mirë se kur ishte në Pink Floyd. Ndoshta ishte gjëja më hipi aty. Ishte zgjuar nga shtrati, shkundi kokën dhe u vesh. Nuk kishte stilistë, as asistentë. Kush kishte para për këtë? “Iggy the Eskimo” bëri grimin që kishte nevojë rreth syve. Mendoj se kjo është arsyeja pse shumë foto nga vitet 1960-70 duken kaq autentike: se nuk janë stilizuar nga askush.
Duhet ta kujtoni atë kohë. Po flasim për ditët e hipikëve, të revolucionit seksual, të rinjve rebelues. Gjithçka ishte LSD, hashash dhe dashuri. Kjo periudhë prodhoi inovacione e karaktere kreative, dhe jam i sigurt se LSD-ja kishte të bënte me këtë. Unë sigurisht se nuk do të isha bërë fotograf po të mos kisha marrë LSD. Isha në mes të një udhëtimi acidik kur për herë të parë e kam kap fotoaparatin. Doli se nuk kishte film brenda, por ishte përvojë mahnitëse që më frymëzoi të merresha me fotografinë.
Isha 19 vjeç, por të gjithë ishin të rinj atë kohë. Nuk mendoj se dikush prej nesh njihte dikën mbi 25 vjeç. Ishte një botë krejtësisht e ndryshme: ideja e Mick Jaggerit që kërcen në skenë si 75 vjeç do të dukej qesharake atëherë, madje edhe për të.
Syd ishte piktor i vërtetë. Ishte në shkollën e artit. Kjo është arsyeja pse muzika e tij ishte aq unike, sepse mendonte si piktor – dhe vazhdoi të bënte piktura gjatë tërë jetës së tij. Një nga arsyet pse njerëzit e duan kaq shumë është sepse i njohin faktet e dala në shesh për jetën e tij, meqë ka dhënë pak intervista. Unë në fakt e kam bërë të fundit me të në vitin 1971, e pastaj u tërhoq përsëri në shtëpinë e nënës së tij në Kembrixh.
Njerëzit mendojnë se ai u çmend, por unë jo. Ishte shumë origjinal dhe kjo e shton mistikën. Por, ishte edhe djalë shumë i ëmbël dhe shoku im. /telegrafi/ KultPlus.com
Data 24 mars shënon sot 22-të vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s.
Bombardimet zgjatën nga 24 marsi 1999 deri më 10 qershor 1999.
Operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë bombardimeve u vranë rreth 528 civilë, u shkatërruan ndërtesa private, biznese private, ura, baraka dhe lokacione ushtarake. Ky ishte misioni i dytë i rëndësishëm i NATO-s, pas bombardimeve në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 1995.
Sipas Human Rights Watch, 60 për qind e rreth 528 të vrarëve ishin nga Kosova, derisa Serbia doli me numra se bëhej fjalë deri në 5700 të vrarë. Tre gazetarë kinezë u vranë në bombardimin e Ambasadës Kineze në Beograd.
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.
Fillimi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë ishte lajmi më i mirë që qytetarët e këtij vendi morën në atë kohë kur shpresa për liri po ju shuhej. Përmes këtyre fotografive shihet gëzimi i tyre dhe shpresa e rikthyer. / KultPlus.com
Fotografi i njohur anglez Joseph Richard Auber, kishte udhëtuar në Shqipëri dhe Kosovë, në vitin 1917, duke realizuar shumë fotografi nëpër qytete dhe fshatra.