Performanca e Artpolis fotografia e ditës në ‘The Telegraph’

Gazeta britanike “The Telegraph” ka përzgjedhur si foto të ditës njërën nga fotografitë e performancës së Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, që është mbajtur të premten në Prishtinë.

“Gratë performojnë ndër pëlhurën e zezë në një performancë të rrugës në Prishtinë kundër ngacmimit seksual në Kosovë”, shkruhet në mbishkrimin e kësaj të përditshme.

Kjo performancë ka ardhur nën organizimin e Qendrёs pёr Art dhe Komunitet-Artpolis nё bashkëpunim me Kvinna til Kvinna. Performanca artistike ka adresuar ngacmimet seksuale, përmes aktoreve: Daniela Markaj, Qendresa Kajtazi, Halime Bici, Diana Markaj, Genta Ramadani, Margarita Ukaj dhe Kosovare Thaqi.

Fotografia është realizuar nga fotografi Armend Nimani./ KultPlus.com