Fotografi shqiptar, Afrim Nevzadi përzgjidhet fotografi i javës në Zürich

Fotografi shqiptar, Afrim Nevzadi jeton dhe punon në qytetin e Zyrihut, Zvicër.

Fotot e tij në saj të stilit, teknikave, motiveve dhe qasjeve profesionale kanë bërë jehonë në shtypin vendas si edhe në konkurrimet e shtëpive prestigjioze.

Së fundmi fotografia e tij “Zürihorn” (Briri i Zürich-ut) është votuar nga lexuesit e portalit www.hellozurich.ch si fotografia më e mirë e javës, transmeton KultPlus.

Nevzadi është nga Vaksinca e Kosovës dhe është vendosur në Zvicër në fillim të viteve ’90-të.

Së fundmi ai ka pasion të fotografojë alpet e Zvicrës ku kalon jnë pjesë të mirë të kohës së tij. / KultPlus.com