Nostalgjia për të kaluarën përmes fotografive

Ngjarjet që ndodhën në familjen tuaj të kaluarën mundeni t’i shihni sado pak me anë të fotografisë. Shumë herë ndoshta ju ndodh të merrni albumin e vjetër të familjes dhe uleni të shikoni fotografitë interesante që janë realizuar vite më parë .Në këto fotografi do të shihni modele të ndryshme të rrobave, modele të ndryshme të flokëve dhe shumë gjëra të tjera.

Kështu disa persona kanë vendosur që fotografitë e familjes t’i shpërndajnë në internet, këtu më poshtë keni disa prej tyre:

/klankosova/ KultPlus.com

“Foto Nesha” dhe tradita e tre brezave

Kur flitet për zejen e fotografisë, në Prishtinë, “Foto Nesha” është emblemë. Është një traditë gati njëshekullore, e mbushur me plot histori e rrëfime të dy gjeneratave të familjes Dizdari nga Prizreni, që merren me këtë punë. 

Si një ndër fotostudiot më të vjetër në Prishtinë. Veprimtarinë me këtë emër e ka ushtruar prej vitit 1935
Themeluesi i saj z. Neshat Dizdari nis punën si fotograf i pavarur.
Në vitin 1941 ai hap studion në qendër të Tiranës ne emrin FOTOLUX. Studioja vazhdon veprimtarinë deri në vitin 1948 kur NESHA kthehet në Prizren. Prej vitin 1949 studioja punon me emrin FOTONESHA. Vitet 1949 -1952 e gjejnë studion FOTONESHA në Novi Sad. Prej vitit 1953 deri në vitin 1955 studioja punon në Prizren. Në vitet 1956 – 1958 studioja kishte qendrën në Mitrovicë. Prej vitit 1959 deri më sot studio FOTONESHA gjendet në Prishtinë.

Neshat Dizdari, i ati i binjakëve Luan dhe Vllaznim Dizdari, të cilët e përcjellin artin e fotografisë.

Luani, pjesën më madhe të rrëfimit ua kushton të bëmave të atit. Flet me admirim e krenari për mjeshtrin e rreptë, me sy të mprehtë artistik, që diti të gjendej në situata të ndryshme përgjatë punës me aparat fotografik në dorë. Krenari është rrëfimi për “shpikjen e blicit”, e i veçantë ai se si një fotografi që duke e përshëndetur Hitlerin e shpëtoi nga burgu. shkruan Koha.net

Megjithatë, ai ishte shpëtimtar i hebrenjve gjatë LDB-së, e fotografitë e moçme që i ruan familja e dëshmojnë këtë. Sot të gjithë bëjnë fotografi, por mjeshtri ka mbetur pak…/ KultPlus.com/

Fotografi shqiptar që fotografoi Pikason, Salvador Dalinë dhe yjet e Hollivudit

Gjon Mili, është padyshim një nga fotografët më të mëdhenj të Amerikës, që ka lënë gjurmë në historinë e fotografisë përmes punës së tij.

Gjon Mili mbahet mend për fotografitë që u ka bërë piktorëve të mëdhenj si Pablo Pikaso apo Salvador Dali.

Ai ka lindur në Korçë dhe fëmijërinë e ka kaluar në  Rumani, duke ndjekur  kolegjin kombëtar në Bukuresht. Rreth vitit 1923, Mili emigroi drejt SHBA-ve.

Në 1939, Mili filloi të punojë si një fotograf.

Gjatë viteve ai u njoh me shumë artistë të shquar në piktura dhe në artin kinematografikë të Hollivudit.

Gjon Mili është marrë edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenar të vet gjashtë filma dokumentarë.

Ai ka pasqyruar në fotoportrete interesante figura të tilla të artit e kulturës botërore si regjisorin Hitchcock, kompozitorin Stravinski.

Ekspozitën e parë vetjake Mili e ka hapur me 1934, ndërsa të fundit, më të zgjedhurat e gjithë krijimtarisë me 140 foto, më 1980 në Nju Jork me rastin e 75-vjetorit të lindjes.

Për nder të tij, dhjetë vjet pas vdekjes, në fund të vitit 1994, në Haward Greenberg Gallery të Nju Jorkut u paraqitën punë të bëra prej tij në harkun kohor 1930-1970, si dhe objekte nga jeta dhe vepra e Milit në lëmë të fotografisë dhe filmit.

Gjon Mili vdiq në Stamford, Connecticut, ShBA më 14 shkurt të vitit 1984./KultPlus.com

Fotografi kosovar, fitues i garës së fotografisë të organizuar nga BERZH-i

Arben Llapashtica, fitues i garës së fotografisë të organizuar nga BERZH-i.

Kameramani, Arben Llapashtica, është shpallur fitues i garës së fotografisë të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), me bazë në Londër.

Llapashtica në këtë garë ka konkurruar me një fotografi të shkrepur në Malet e Rugovës.

“Fotografia është shkrepur nga fshati Shtupeq derisa isha në një aventurë të hikingut. Rugova është e pasur me shpella, ujëvara, liqe të ndryshme, pika të larta malore dhe tunele. Është një nga destinacionet më të mira për hiking, skijim, paraglajding dhe për piknikë”, ka thënë Llapashtica kur e ka sqaruar motivin e fotografisë së përzgjedhur në këtë garë, fotografi e cila doli të jetë fituese, raporton Koha.net.

BERZH-i, në thirrjen për pjesëmarrje në garë, ka thënë se Ballkani Perëndimor është një nga rajonet më të bukura ku kjo bankë punon. Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia veriore dhe Serbia janë përplot befasi.

Aty përmendet Nikola Tesla, si zbulues dhe matematikan serb (i lindur në Smiljan gjatë Perandorisë Austriake, tani në atë që quhet Kroaci) dhe Nëna Terezë (apo Mari Tereza Bojaxhiu), fituese e çmimit Nobel për paqe, e cila ka lindur në atë që tash njihet si Maqedonia e Veriut.

Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës, që ishte nikoqir i sivjetmë i Takimit Vjetor dhe i Forumit të Biznesit të BERZH-it, ishte një prej qyteteve të para që kishte sistemin e vet të tramvajit.

Lord Bajroni kishte lavdëruar veshjet shqiptare në letrat dërguar nënës së tij. Ndërsa druri më i vjetër në Evropë – Stara Maslina (Ulliri i Vjetër) – rritet në Tivar të Malit të Zi dhe është mbi 2 mijë vjeç.

Fituesi i garës u shpall në bazë të pëlqimeve që kishte marrë në platformat Instagram dhe Facebook.

Kujtojmë se të drejtë pjesëmarrjeje në këtë garë kishin të gjithë pasionantët e Ballkanit Perëndimor nga mbarë bota./KultPlus.com

Sot Dita Botërore e Fotografisë

Fotografia i ka fillet tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë dot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.

Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi” përfshinë fotografi të vjetra më shumë se 150 viteve që ruhen në Shkodër./ KultPlus.com

Fadil Berisha dhuron fotografitë për Bekim Lumin

Aktivitetet për Bekim Lumin krahas Kosovës, po organizohen edhe në Amerikë. Atje do të mbahet një mbrëmje me muzikë shqiptare, në mënyrë që të kontribuohet në shërimin e regjisorit dhe profesorit Bekim Lumi, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje është iniciativë e artistëve dhe miqve të Bekim Lumit, shumica e të cilëve jetojnë dhe veprojnë në New York. Në mesin e tyre është edhe fotografi i njohur Fadil Berisha, i cili ka dhuruar si donacion disa nga fotografitë e tij.

Kjo mbrëmje do të mbledh disa artistë të shquar shqiptarë si Riad Ymeri, Ergin Oda, Lekë Salihu, Faton Macula, Kushtrim Hoxha, Donika Ukshini-Gjokaj, Lori Miho, Angelo Miho, Bekim Qela , Shpend Xani dhe Arens Leka, e emra të tjerë. Të gjithë të ardhurat e kësaj mbrëmje do të shkojnë në shërimin e regjisorit, Bekim Lumi.

Kjo mbrëmje do të filloi në orën 19:00, të hënën tjetër, në Scandinavia House, 58 Park Ave, New York. Tiketat do të mund të blihen në hyrje të derës kurse çmimi i tyre është 50 dollarë./ KultPlus.com

Charles O’Rear, fotografi që shkrepi fotografinë më të famshme në botë (FOTO)

Është sfondi i parazgjedhur për Microsoft Windows XP, një nga pamjet e cila njihet nga pothuajse çdo përdorues i kompjuterit, përcjellë KultPlus.

Kjo fotografi e njohur me emrin “Bliss”, është shkrepur nga fotografi Chuck O’Rear.

21 vite më parë, O’Rear u pozicionua para një kodre të gjelbër të Sonama, ku kapi këtë pamje.

“Unë së shpejti po i mbush shtatëdhjetë e gjashtë vite jetë dhe çdo ditë e më tepër e kuptoj se sa shumë rëndësi ka pasur fotografia “Bliss” e Microsoft-it në jetën time. Si krijues i fotografisë më të shikuar në histori, unë kam gëzuar çdo minutë të famës”, ka thënë fotografi O’Rear.

Charles O’Rear fillimisht e kishte dërguar këtë fotografi në Corbis në vitin 1996, dhe më pas Microsoft kishte blerë të drejtat e fotografisë në vitin 2000. /KultPlus.com

Shqipëria në vitet e para pas çlirimit, fotografi të rralla (FOTO)

Koleksioni Wilfried Fiedler ka shkrepur disa fotografi mjaft domethënëse rreth vitit 1957 gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri.

Flitet për një fond personal fotografik të koleksionistit gjatë harkut kohor nëntor-janar 1956-57 dhe maj-gusht 1957.

Në këtë koleksion, mund të shikojmë Shqipërinë, në vitet e para pas çlirimit./ KultPlus.com

Fotografi kosovar fitues i edicionit të 7-të të PreFoto (FOTO)

Në Preshevë sot është mbajtur edicioni i 7-të i konkursit ndërkombëtar të fotografisë artistike, PreFoto.

Pjesëmarrës në këtë edicion ishin fotografë nga Kosova, Shqipëria dhe nga vende te ndryshme të botës.

Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë e ka fituar Bleron Caka nga Kosova.

Vendin e dytë e mori Anatolie Poiata nga Moldavia.

Kurse vendin e tretë Willem Halbach nga Holanda.

Fitues i çmimit special ishte Musa Talasli nga Turqia, ndërsa fituesi i çmimit Inkurajues Iljada Ndoci, po ashtu nga Kosova. E me çmimin karrierës u shpërblye, Seude Selimi, raporton KP. Të pranishmeve iu drejtua drejtori artistik i këtij konkursi, Edon Agushi i cili tha se ndjehet tejet i lumtur që kjo garë ndërkombëtare e fotografisë tashmë është tradicionale në Preshevë, gjë e cila sipas tij ndikon në promovimin e vlerave kulturore të këtij vendi në mbarë botën.

“Na vjen mirë qe PreFoto tashmë është bërë tradicionale dhe është bërë një vendtakim për të gjithë fotografët e rinj dhe profesionistë që veprojnë në të gjithë botën. Është një ndjenjë e mirë qe e kthejmë vëmendjen e Preshevës duke e njohur edhe më gjerë, e jo vetëm në trevat shqipfolëse. Kjo do të jetë ndoshta gjëja më e mirë që PreFoto do ta promovojë Preshevën edhe në vendet e tjera, duke e njoftuar me kulturën tonë këtu”, tha Agushi.

I pranishëm në këtë edicion, ishte edhe i deleguari i Ministrisë së Kulturës në Kosovë, Valon Kashtanjeva, i cili përcolli mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, sa herë që Lugina e Preshevës të marrë iniciativa të tilla kulturore e artistike. Anëtari i jurisë nga Kosova, Mumim Jashari, para ndarjes së çmimeve tha se ky eveniment është një tjetër dëshmi se është vetëm arti ai që i bashkon popujt e vendeve të ndryshme.

“Kjo është edhe një dëshmi se vetëm arti na bashkon, këto ngjarje kulturore të cilat janë shumë të rëndësishme për këtë vend. Artistët janë ambasadorët më të mirë, të gjithë ata që vijnë dhe vizitojnë Preshevën, te cilët kanë dëgjuar për Preshevën por tash po vijnë po e prekin Preshevën dhe po e përjetojnë këtu ku nuk mungon dashuria për artin”, tha Jashari.

Juria e konkursit ndërkombëtar të fotografisë artistike për këtë edicion ishte e përbërë nga: Albes Fusha nga Shqipëria, Vladimir Jovanovski nga Maqedonia dhe Mumin Jashari nga Kosova.

Edicioni i 7-të i PreFoto u mbështet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Ministria e Kulturës Kosovës, Komuna Preshevës, Komuna Bujanocit si dhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar./ KultPlus.com

Imazhi i një emigranti 16-vjeçar fitoi çmimin e portretit “Taylor Wessing”

Gazetari spanjoll César Dezfuli ka fituar çmimin prej 15,000 funtash me fotografinë e një adoleshenti të shpëtuar nga Deti Mesdhe, shkruan The Guardian, përcjellë KultPlus.

Fotoreporteri spanjoll u shpall fitues i çmimit të vitit 2017 “Taylor Wessing” në një ceremoni që u mbajt mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Portreteve të Londrës. César Dezfuli këtë çmim e mori me fotografinë e tij të Amadou Sumaila, një nga më shumë se 100 njerëzit e shpëtuar nga Deti Mesdhe më 1 gusht 2016, diku rreth 23 milje nga Libia.

Juria ishte shprehu se “drejtësia e shikimit të Sumailës është e habitshme dhe shqetësuese. Portreti fuqishëm përcjell humbjen, vetminë dhe vendosmërinë e tij”.

Dezfuli kishte qenë i vendosur në një anije shpëtimi derisa dokumentonte gjendjen e emigrantëve që iknin nga lufta, persekutimi dhe varfëria.

Ai u shpreh portreti i 16-vjeçarit është i dallueshëm për shkak të emocionit që transmeton.

“Ai sapo ishte shpëtuar nga një anije evropiane, duke e përmbushur kështu ëndrrën e tij. Megjithatë, pamja dhe qëndrimi i tij tregojnë frikë, mosbesim dhe pasiguri, si dhe vendosmëri dhe force”, është shprehur fotoreporteri Dezfuli./ KultPlus.com

Galeria më e re e fotografisë “ Fotografiska London” do të hapet në vitin 2018-të

Një galeri e re e artit kushtuar fotografisë do të hapet në Londër vitin e ardhshëm. “Fotografiska London” do të jetë hapësira më e madhe e përhershme e kryeqytetit duke përfshirë 89.000 metra katror, me shtatë hapësira ekspozuese, një kinema, dy restorante, një kafene dhe një bar, shkruan The Telegraph, përcjellë KultPlus.

Bazuar në Whitechapel, East London, ajo do të drejtohet nga organizata fotografike suedeze, e cila që nga viti 2010 ka organizuar ekspozita ku ka shfaqur punën e fotografëve të mirënjohur, përfshirë Annie Leibovitz, Helmut Newton dhe David LaChapelle në Galerinë e saj në Stokholm.

Kryetari i Fotografiska London, Tommy Rönngren thotë “Ne do të jemi ekspozuesi më i mirë i fotografisë ndërkombëtare duke krijuar një hapësirë të klasit botëror për ndërveprim shoqëror”.

Që nga hapja në Stokholm në vitin 2010, miliona vizitorë kanë kaluar nëpër dyert e Fotografiska, duke ndikuar në popullaritetin dhe në rritjen e fotografisë. Ne presim me padurim që të mirëpresim londinezët dhe vizitorët të tjerë nga vende edhe më të largëta, kur të fillojmë punën në vitin 2018”.

Galeria, e cila do të kërkojë kosto nga vizitorët për të hyrë në të, gjithashtu planifikon të mbajë klasa të rregullta për fotografët amatorë të cilat do të udhëhiqen nga artistë profesionistë.

“Fotografia është një formë arti që mund të ndjell emocione, të frymëzojë idetë dhe të shërbejë si një mjet për vetë-shprehje”, tha Jan Broman, drejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare. “Në Stokholm besojmë se kemi krijuar hapësirën më të mirë për të parë dhe ekspozuar fotografinë në mbarë botën, si dhe kemi krijuar një vend unik për njerëzit që të takohen, dhe është ky kombinim që mendojmë se do të jetë novator për Londrën kur Fotografiska të hapet vitin e ardhshëm”./ KultPlus.com

55 artistë të fotografisë pjesëmarrës në ekspozitën ‘Fokus 2017’

Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë ‘FOKUS 2017’ me kuratorët Osman Demiri dhe Burim Myftiu, tashmë kanë bërë selektimin e pjesëmarrësve për ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë “FOKUS 2017”, shkruan KultPlus.

Në këtë edicion të 8-të do të paraqiten 55 artistë të fotografisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Irani, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Gjermania, Kroacia…

Hapja e ekspozitës do të bëhet më 3 nëntor 2017, në Galerinë e Arteve në Fier. Shpallja e fituesve, do të bëhet ditën e hapjes nga grupi i jurisë profesionale ndërkombëtare.

Në vijim po sjellim emrat e artistëve pjesëmarrës të Fokus 2017:

Avin Abassi -Iran, Andi Agaraj -Shqipëri, Burhan Ahmeti -Maqedoni, Dali Alili -Macedonia, Ibrahim Aysil – Turqi, Ernest Baba – Shqipëri, Ergys Baki – Shqipëri, Ahmad Belbasi -Iran, Roland Beqiraj -Shqipëri, Fjolla Besimi -Kosovë, Goran Boricic – Montenegro, Fitim Bushati – Kosovë, Taras Bychko – Ukrainë, Enver Bylykbashi- Kosovë, Igor Coko – Serbi, Haris Čalkić -Bosnjë dhe Hercegovinë, Alfredo Oliva Delgado – Spanjë, Mariposa Fa – Zvicër, Ardian Fezollari – Shqipëri, Ando Fuchs -Austri, Nima Ghari – Iran, Bardha Goga – Kosovë, Ahmed Hadrovic – Bosnjë dhe Hercegovinë, Damon Haghgoo – Iran, Afrim Hajrullahu – Kosovë, Besnik Hamiti – Kosovë, Arton Humolli – Kosovë, Rromir Imami – Zvicër, Dashmir Izairi – Gjermani – Maqedoni, Gani Jakupi – Francë – Kosovë, Eduina Jaupi – Shqipëri, Shukri Kaçaniku – Kosovë, Eliano Kalemi – Shqipëri – SHBA, Ognjen Karabegović -Kroaci, Olga Karlovac – Kroaci, Andrea Kiss – Hungari, Artan Korenica -Kosovë, Halim Luta-Maqedoni, Ivano Mercanzin -Itali, Aleksander Mogilo-Bulgari, Olsi Qazimi -Gjermani, Vasil Qesari- Francë, Hazir Reka – Kosovë, Shkëlzen Rexha -Kosovë, Kaveh Safarnejad – Kanadë, Fahredin Spahija – Kosovë, Naim Spahiu – Kosovë, Naim Shala – Kosovë, Burak Şenbak – Turkey, Gent Shkullaku – Shqipëri, Rozafa Shpuza – Shqipëri, Iden Temali – Shqipëri, Enea Veria – Shqipëri, Qerim Vrioni – Shqipëri, Maja Zlatevska – Maqedoni. / KultPlus.com

Fotografia që na dha trishtim

Fotografia e vitit 1967, të cilën historiani shqiptar, Kastriot Dervishi e publikoi për herë të pare me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së At Zef Pllumit na dha tronditje e trishtim.

Është fiksuar çasti kur At Zef Pllumi u arrestua nga komunistët, derisa provoi të kapërcente ilegalisht kufirin.

Pikërisht në vitin 1967, regjimi komunist ndaloi besimin në Zot dhe Shqipëria zyrtarisht u shpall i vetmi shtet ateist në botë!

At Zef Pllumi vuajti plot 25 vjet burg në Diktaturën shqiptare. Nëse shqiptarët mendojnë se janë liruar nga hija e këtij regjimi, gabojnë rëndë.

Pasi komunistët në Kosovë e Shqipëri, nuk u ndëshkuan për krimet e bëra për gjysmë shekulli, pasardhësit e tyre neokomunistët e rinj, sërish kanë nxjerrë kokën dhe dy shtetet shqiptare vazhdojnë të kërcënohen me mungesë perspektive në varfëri e izolim.
Neokomunistët ende luftojnë kundër sloganit të shenjtë: Për Fe e Atdhe. (Shkruan Bajram Mjeku)/ KultPlus.com

Hapet konkursi për festivalin e fotografisë PreFoto

PreFoto – Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë Artistike edicioni i 7 është një konkurs i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë. Të gjitha fotografitë që pranohen për t’u ekspozuar printohen nga organizatorët e festivalit.

Për 7 vite, në këtë konkurs kanë aplikuar mbi 1700 fotograf nga e gjith bota. Konkursi – Ekspozita PreFoto ka dëshmuar seriozitetin në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke e kthyer Luginën e Preshevës në një vendtakim për të apasionuarit e fotografisë.

Tani janë hapur aplikimet për edicionin e 7 që do të mbahet në muajin nëntor tema dhe këtë edicion do të jetë e lirë.

Rregullat e Aplikimit:

1. Konkursi do të organizohet në kategorinë dixhitale.
2. Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë.
3. Fotot me ngjyrë dhe bardh e zi
4.Çdo pjesëmarrës mund të aplikoj në maksimum 3 foto.
5. Fotot duhet të dërgohen në rezolucionin prej minimum 2400 piksel ose 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG.
6. Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje.
7.Cdo fotografë do të merr konfirmim për pranimin e fotove si aplikim, ndërsa do të lajmrohen vetëm ata që do të pranohen në Ekspozitë/Konkurs .
8.Fotografit e dërguara të titullohen.
9. Fotografit mund të dërgohen në e-mail adresën [email protected]
10. Data e fundit e aplikimit 20.10.2017./ KultPlus.com

Hapet konkursi ndërkombëtar i fotografisë ‘Fokus 2017’ në Fier

Është hapur edicioni i 8-të i konkursit tashmë tradicional ndërkombëtar të fotografisë “Fokus 2017”.

Të gjithë të interesuarit që të jenë pjesë e këtij konkursi duhet të dërgojnë fotografitë e tyre të cilat do t’i nënshtrohen procesit të selektimit nga ana e kuratorëve të kësaj ngjarjeje, fotografët Burim Myftiu dhe Osman Demiri. Fotografitë e nominuara për ekspozitë do të përzgjidhen në bazë të kritereve teknike dhe vlerave artistike. Fotografitë më të mira, do të shpërblehen me 3 çmime nga juria profesionale ndërkombëtare.

Themelues i këtij konkursi është fotografi Arben Alliaj i cili me shumë entuziazëm vazhdon këtë traditë, në qytetin e tij në Fier. Ekspozita ekskluzive me fotografi të nominuara do të hapet më 3 nëntor 2017, në Galerinë e Arteve në Fier.

Afati i fundit për aplikim është deri të premten më 15 shtator 2017 në emailin: [email protected]./ KultPlus.com