‘’PlayFest’’ së shpejti do të sjell workshopin e radhës ku pjesë e tij do të jenë dy artistet nga Ferizaji, Pranvera Sylejmani dhe Bardha Goga, përcjellë KultPlus.
Një përzierje e hijshme mes një bisede dhe një seminari interaktiv duket se është thelbi i artdashësve të cilët do të kenë rastin të jenë pjesë e kësaj punëtorie që do të hapet me datë: 05.08.2021.
Punëtoria do të filloj në orën 16:00 dhe do të mbahet në parkun ‘Liria’ në Ferizaj.
‘’Playfest’’ përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur edhe disa informacione mbi këto dy artiste:
Pranvera Sylejmani, një artiste e pasionuar gjithmonë duke krijuar dhe ndarë njohuritë e saj të artit me të tjerët. Pranvera është gjithashtu pjesë e MuralFest Kosovo si Menaxhere Artistike ku puna e saj krijuese ka ndikuar aq shumë duke e ndriçuar qytetin e Ferizaj me ngjyra të bukura dhe vepra kreative. Më 5 gusht së bashku me Pranverën ne do të ofrojmë një punëtori interaktive me temën: Vizato ëndrrën tënde!
Bardha Goga, artdashëse dhe aktiviste, ku zbulon artin përmes fotografisë, në aktivitetet e saj të shumta si fotografe gjithmonë mesazhet që përcjell prezantojnë kritikën dhe të bukurën, një gërshetim që përçon mesazhin e duhur në shoqëri. Jemi të kënaqur që kemi Bardhën në Playfest kësaj here do të elaborojë një punëtori për fotografinë me temën: Historia e Fotografisë Shqiptare.
Regjistrimi: https://www.play-culture.com/application?fbclid=IwAR0tzMV_wZDK7BdKRm8mvdjll7Y3usplXTVxuUK8D2I9Tw8ldokvcvAuwnk / KultPlus.com