Ajo nisi të punojë në fusha me prindërit e saj kur ishte e vogël në shkollën e mesme. Çdo ditë, pas shkollës ajo punonte duke mbjellë luleshtrydhe.
Një studente e sapodiplomuar në Universitetit e Kalifornisë, në San Diego ka vendosur që të nderojë prindërit e saj duke i realizuar fotot e diplomimit në fushat e fermave ku ata punuan për të mbështetur shkollimin e saj, transmeton lajmi.net.
“Unë doja t’i bëja ato fotografi atje, posaçërisht në terren, sepse ky vend më bëri të shkoj në kolegj. Babi më ka shtyrë gjithmonë duke më thënë, se nëse nuk ndjek një arsim të lartë, do të të duhet të punosh këtu pjesën tjetër të jetës tënde”, tha Jennifer Rocha për “Good Morning America”.
Ajo nisi të punojë në fusha me prindërit e saj kur ishte e vogël në shkollën e mesme. Çdo ditë, pas shkollës ajo punonte duke mbjellë luleshtrydhe.
Rocha, e rritur në Coachella, California, tha se prindërit e saj e inkurajuan atë dhe vëllezërit e motrat e saj për të ndjekur një arsim të lartë. Duke u rritur, ajo i shihte motrat e saj më të mëdha si modele, sepse të dyja kishin mbaruar kolegjin dhe ajo donte të ndiqte hapat e tyre.
“Babai im gjithmonë na thoshte se ëndrra e tij ishte që ne të merrnim një diplomë kolegji. Prindërit e mi kanë punuar si punëtorë migrantë në terren që kur ishin 6 ose 7 vjeç. Unë gjithmonë i shihja ata që na siguronin për ne para tyre”, u shpreh ajo. / KultPlus.com